Mendësia e fiksuar apo e rritjes, cila ndikon më pozitivisht në punë?

10 Jun, 2020

Mendësia e fiksuar apo e rritjes, cila ndikon më pozitivisht në punë?
	 	 

Vendi i punës padyshim se është vendi ku vijnë në pah idetë, planet dhe mendësia jonë. Ne e kalojmë gjysmën e ditës sonë në punë (disa ndoshta edhe më shumë se gjysmën) dhe forma jonë e të menduarit si dhe e njerëzve përreth nesh ka ndikim në punën dhe jetën tonë.

A i pranoni kritikat konstruktive si një sulm personal ndaj jush, apo si një mundësi për përmirësim? A dëshpëroheni kur keni një dështim pavarësisht përpjekjeve, apo kjo ju nxit të mos dorëzoheni dhe të provoni përsëri?

Mendësia e fiksuar dhe mendësia e rritjes

Psikologia Carol Dweck që ligjëron në Universitetin me renome Stanford, në librin e saj "Psikologjia e Re e Suksesit", krijoi termet për mendësinë e rritjes dhe mendësinë fikse për të përcaktuar besimet e njerëzve në aftësitë dhe talentet e tyre.

Një person me mendësi të fiksuar mendon se ideja që inteligjenca, karakteri dhe krijimtaria e tij/saj janë të lindura dhe kryesisht të pandryshueshme. Një mendësi e rritjes sheh zbrazëtira në njohuritë ose aftësitë tona si mundësi për rritje, thotë Isabel Duarte, trajnere e udhëheqjes dhe mendjes në kompaninë e teknologjisë "Tucows". Sipas saj "Një mendësi e rritjes bazohet në faktin se me përpjekje, stërvitje dhe vendosmëri, aftësitë tona mund të rriten."

Ajo përdor si shembull mënyrën se si dikush e koncepton mësimin e një gjuhe të huaj. "Dikush me një mendësi të fiksuar do të kishte më shumë tendenca të dorëzohej për të mësuar një gjuhë të huaj", ndërsa personat me mendësi të rritjes do të mendonin se nëse vendosin të mësojnë dhe punojnë më shumë, ata do të bëhen më të mirë në atë gjuhë.

Si ju ndihmon mendësia e rritjes në vendin e punës?

Me një mendësi të rritjes, ju jeni të hapur për përmirësim dhe besoni se nga çfarëdo situate do të mësoni dhe përfitoni njohuri të reja, njohuri këto të cilat janë cilësi tërheqëse në vendin e punës. Mendësia juaj mund të ndikojë në gjithçka, nga mënyra sesi reagoni ndaj kritikave dhe komenteve që bëjn të tjerët ndaj jush, e deri te mënyra si i menaxhoni detyrat tuaja në punë.

Nëse ju keni një pozitë menaxheriale dhe keni një mendësi të fiksuar në menaxhimin e raporteve tuaja direkte, ka më pak gjasa të mendoni se punonjësit janë të aftë për rritje dhe kësisoj ulen gjasat që ju t'i sfidoni ata. Ndërsa, e kundërta e kësaj, nëse keni një mendësi që bazohet në rritje, ka më shumë gjasa që të pranoni komente dhe kritika qoftë pozitive apo negative dhe të krijoni mundësi zhvillimi për ekipin tuaj.

Sigurisht se për askënd nuk mund të themi se i plotësisht i përket mendësisë së fiksuar apo asaj të rritjes. Sidoqoftë, ja vlen të kuptoni se cilën mendësi e aplikoni më shumë dhe të përpiqeni të kultivoni më shumë një mendësi të rritjes aty ku mundeni. Një mënyrë e shkëlqyeshme për të përshtatur një mendësi të rritjes është të pyesni veten se si po reagoni në situata të caktuara. Si keni reaguar ndaj ndonjë kritike? A e keni parë atë si një mundësi për rritje dhe zhvillim apo keni kaluar në vetë mbrojtje dhe keni ngurruar dilni jashtë zonës suaj të rehatisë

Mendësia është e mbushur me këshilla praktike që ndryshojnë formën në të cilën mendoni dhe bashkëveproni me botën. Përmes shembujve nga hulumtimi i saj, Dweck shpjegon me elokuencë natyrën e dy mendësive dhe ndikimin e tyre në sport, biznes dhe marrëdhënie. Të kuptuarit e koncepteve themelore të mendësisë do të shtojë gjithashtu thellësi në të kuptuarit tuaj ndaj paragjykimeve e ndryshme dhe ngritjes së vetëbesimit./AkademiPune

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Cili është rezolucioni më i përshtatshëm që një fotografi duhet të ketë në mënyrë që të printohet qartë?
    A
    72 ppi
    B
    300 ppi
    C
    150 ppi
    D
    225 ppi
  • Cili program i Adobe është mirë të përdoret kur krijohet një logo?
    A
    Adobe Photoshop
    B
    Adobe Indesign
    C
    Adobe Illustrator
    D
    Adobe Lightroom
  • Kush e krijoi logon ikonike “I Love New York”?
    A
    Milton Glaser
    B
    Paul Rand
    C
    David Carson
    D
    Paula Scher
  • Çka njihet si “kerning”?
    A
    Hapësira midis shkronjave në një fjalë
    B
    Hapësira midis vijave të njëpasnjëshme të tekstit
    C
    Hapësira midis një titulli dhe një nëntitulli
    D
    Hapësira midis paragrafëve në një faqe
  • Cili program Adobe është më i miri për t'u përdorur kur krijohet një multi-page layout?
    A
    Adobe Indesign
    B
    Adobe Photoshop
    C
    Adobe Acrobat
    D
    Adobe Illustrator
  • Kush e krijoi tipin Helvetica?
    A
    JanTschichold
    B
    Erik Spiekermann
    C
    Max Miedinger
    D
    Zuzana Licko
  • Cila nga të mëposhtmet nuk është një parim në dizajn?
    A
    Theksimi
    B
    Proporcioni
    C
    Balancimi
    D
    Deformimi
  • Në cilën pjesë shkon së pari syri i njeriut?
    A
    Lart - djathtas
    B
    Fund - majtas
    C
    Në qendër
    D
    Lart -majtas
  • Në çfarë formati duhet të ruhet një dizajn për print?
    A
    RGB
    B
    CMYK
    C
    JPG
    D
    PNG
  • Cili është një shembull i fontit serif?
    A
    Proxima Nova
    B
    Arial
    C
    Helvetica
    D
    Times New Roman
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Çka nuk duhet të bëni në intervista të punës?
Në intervista të punës, qëllimi kryesor i të gjithë kandidatëve është të lënë një përshtypje të mirë që të ngelin në mendjen e rekruterit ose punëdhënësit, dhe si rrjedhojë ta marrin atë vend pune. Po aq sa është e rëndësishme të përgatiteni se si t’i përgjigjeni disa pyetjeve të mundshme, ju duhet të keni parasysh edhe se çka duhet të shmangni në intervistë, pra cilat veprime nuk duhet t’i bëni apo çka nuk duhet të thoni. Bashkëthemeluesi i kompanisë së rekrutimit, Mercurius Consulting, Shkumbin Ibraimi, njëkohësisht rekruter me përvojë, në një intervistë për KosovaJob, foli rreth disa shprehive të cilat kandidatët duhet t’i shmangin në intervista të punës. Vonesa në intervista të punës. Në një intervistë pune duhet të respektohet orari që iu është caktuar. Kandidatët që vonohen do të japin sinjalin se mund të mos jenë profesional dhe nuk kanë diciplinë. Ibraimi këshillon kandidatët që të jenë aty 5 ose 10 minuta më herët.“Menaxherëve të burimeve njerëzore nuk u pëlqen nëse vonoheni për intervistë. Unë rekomandoj të shkoni aty 5 ose 10 minuta më herët. As më shumë se 10 jo, sepse nëse shkoni shumë herët mund ta vëni kompaninë në vështirësi apo të pengoni intervistën paraprake. E them këtë ngase ka kompani që nuk duan t’i takojnë kandidatët njëri me tjetrin”. Mos gënjeni në intervista të punës. Një tjetër shprehi negative të cilën Shkumbini e përmend është gënjeshtra në intervista të punës. Ai thotë se kandidatët shpeshherë shtojnë në CV-të e tyre përvoja që nuk i kanë pasur realisht më herët, vetëm që ta kalojnë fazën e parë të intervistës. Sipas Ibraimit, kjo është e patolerueshme dhe lehtë mund të kuptohet. Shumica e punëdhënësve kërkojnë nga kandidatët ta elaborojnë një përvojë pune dhe nëse i njejti nuk arrinë të jetë bindës, ai do ta humb mundësinë qysh në fazën fillestare. Mos i jepni intervistës frymë negative. Duke u bazuar në përvojën e tij shumëvjeçare në rekrutim, Shkumbin Ibraimi thotë se ka shumë kandidatë të cilët i japin intervistës një frymë negative, e shohin nevojën të arsyetohen, të mbrohen vazhdimisht. “Ne, kur i marrim në intervista, tentojmë që ta ruajmë pozitivitetin, mundohemi të fokusohemi vetëm në gjërat qe janë pozitive tek një kandidat. Edhe kandidatët duhet të kenë kujdes që të mos e shpiejnë bisedën kah negativiteti sepse këto gjëra nuk u pëlqejnë as intervistuesve. Arsyetimet në intervista nuk janë të mira, nuk i rekomandoj, duhet ta ruajmë neutralen dhe pozitiven”, theksoi ai. Mos tingëlloni sikur e doni atë vend pune me çdo kusht. Ka shumë kandidatë të cilët gjatë gjithë intervistës e potencojnë se sa e duan atë vend pune, çka nuk rekomandohet të bëhet. Shkumbini thotë se punëdhënësve duhet t’iu bëni pyetje në intervista, të interesoheni edhe ju pak rreth tyre dhe jo vetëm ata rreth jush. Kjo konsiderohet si diçka që e balancon intervistën. Mos shkoni të papërgatitur. Ndër gjërat tjera që intervistuesit nuk rekomandojnë është edhe shkuarja të papërgatitur në intervista të punës, dmth, pa lexuar pak rreth kompanisë, kulturës së tyre, produkteve, etj. Mirëpo, rol të rëndësishëm luan edhe paraqitja. “Unë jam dëshmitar i shumë intervistave dhe kandidatët nuk i pyes nëse kanë njohuri për kompaninë ose jo sepse ne nuk e përmendim klientin, mirëpo në rastin tonë, pas intervistave të para kandidatët veç informohen për klientin dhe unë pres prej tyre që në fazat tjera të vijnë të informuar rreth kompanisë” . Ai nënvizoi se edhe  paraqitja duhet po ashtu të jetë në nivel. Kur flet për paraqitjen, ai thotë se duhet të jetë profesionale. Edhe pse kompanitë kërkojnë talentin, ka edhe kompani që i kushtojnë goxha rëndësi paraqitjes, ndaj është mirë të keni një prezantim të duhur. Mos flisni keq për punëdhënësin e kaluar. Ka edhe raste kur kandidatët fajësojnë kompaninë ose kolegët apo i tregojnë vetëm anët negative të kompanisë ku kanë punuar në të kaluarën. Kjo nuk do t’i pëlqejë punëdhënësit potencial. Ibraimi këtu thekson se të gjithë punëdhënësit në raste të tilla mund të mendojnë se si do të flisni ju në të ardhmen për ta, në rast se bëheni pjesë e kompanisë. “Kur ju pyesin se pse dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë, më e mira që mund të thoni është se jeni të interesuar për një përvojë të re, në një industri të re por assesi të flisni keq për kompaninë ku keni punuar” . Mos u ndjeni të rezervuar në pyetje të vështira. Një ndër pyetjet më të zakonshme në intervista të punës por njëkohësisht edhe më e vështira për kandidatët, është : “Cilat janë dobësitë tuaja?”. “Mos jepni përgjigje klishe, p.sh unë jam punëtor shumë i madh, në asnjë mënyrë mos e shndërroni dobësinë tuaj në aftësi,më mirë do të ishte nëse e tregoni një përvojë kur keni dështuar në një rast dhe pastaj e tregoni se si keni arritur ta menaxhoni apo çka keni mësuar prej asaj përvoje”. Mos lini përshtypje se do të punoni për një kohë të shkurtë. Diçka që punëdhënësit nuk e pëlqejnë është nëse ua krijoni përshtypjen se do të qëndroni vetëm afatshkurtë në një ambient të punës.  Kjo mund të jetë edhe më e dukshme në Kosovë, pasi që emigrimi është akoma i shpeshtë. “Një prej pyetjeve që zakonisht mund të shtrohet në intervista të punës është edhe ku e sheh veten kandidati në 3 apo 5 vitet e ardhshme, e ka edhe prej atyre që thonë se duan të largohen nga shteti, të studiojnë jashtë, të hapin ndonjë dyqan online, etj. Në bazë të përvojës time, një punëdhënës kur e merr dikënd në punë, pret që ai person nuk do të largohet nga puna të paktën 3 deri në 5 vite”. Mos pyesni për pagën. Si e fundit por jo më pak e rëndësishme është edhe kureshtja për pagën. Sipas Shkumbin Ibraimit, intervistat ndahen në disa faza, prandaj kandidatët duhet të kenë durim të presin fazën kur shtrohet në tavolinë edhe çështja e pagës. Krejt në fund, ai theksoi se një intervistë e mirë konsiderohet të jetë ajo intervistë që zgjatë 30 deri në 40 minuta ani pse varet edhe nga pozita e punës për të cilën intervistohet personi. Pas 45 minutave, ai thotë se intervista mund të kalojë në monotoni.
Lexo më shumë
Çka ndodhë nëse nuk shfaqeni në intervista të punës?
Ftesa për intervistë është padyshim një hap shumë i rëndësishëm për të fituar vendin e punës ku keni aplikuar. Kjo nënkupton që kompanisë i ka pëlqyer aplikacioni juaj dhe gjasat që ju të bëheni pjesë e asaj kompanie janë shumë të mëdha. Mirëpo, nganjëherë në periudhën mes aplikimit dhe ftesës për intervistë, dëshira juaj për t’u bërë pjesë e kompanisë mund të ketë ndryshuar.   Sipas një studimi të CV-Library, një në dhjetë profesionistë në Britani të Madhe e kanë pranuar që nuk janë shfaqur në intervista të punës. I njejti studim zbuloi gjithashtu se 34% e kandidatëve nuk u shfaqën në intervista sepse nuk e donin punën më, ndërkaq 22% prisnin të paktën edhe një konfirmim emaili ose kishin harruar fare të shkonin. Mos shkuarja në intervista të punës pa ndonjë paralajmërim mund të ketë pasoja të mëdha në punësimin tuaj. Do të futeni në listën e zezë (blacklist) të kompanisë Listat e zeza të kompanive vërtetë ekzistojnë, sidomos tek kompanitë e rekrutimit. Nëse keni aplikuar për punë dhe nuk jeni shfaqur në intervistë, atëherë gjasat që rekruterët t’iu fusin në listën e zezë janë shumë të mëdha. Kjo nuk përbën shumë dallim edhe po aplikuat direkt tek një punëdhënës, ngase në të ardhmen mund të keni dëshirë te aplikoni tek e njejta kompani për një pozitë tjetër. Mos shkuarja juaj në intervistë mund t’i zhgënjejë personat të cilët ju kanë besuar si dhe rekruterët që kanë vendosur t’iu sjellin përballë klientit të tyre. Gjithashtu, kjo do t'iu bëjë të dukeni edhe shumë jo profesional. Do të prishni urat me kompanitë Një tjetër pasojë e mos shfaqjes tuaj në intervistë është se ju do të prishni urat që do të mund të ndërtonit me kompanitë në rast se do të ishit prezent. Sigurisht, kompania ose pozita e punës mund të mos kenë qenë të përshtatshme në atë kohë por kjo nuk nënkupton se do të jenë edhe në vitet e ardhshme. Ruajtja e imazhit profesional mund t'iu sjellë shumë dobi, pasi që rekrutuesi ose punëdhënësi mund t'iu ndihmojnë të gjeni një rol tjetër në të ardhmen, sidomos kur flitet për kompanitë e rekrutimit. Rastet e mos shkuarjes në intervista të punës janë shumë të shpeshta edhe në Kosovë. Rekruterja nga kompania e rekrutimit HumanPower, Zanë Havolli, në një intervistë për KosovaJob tha se kandidatët të cilët nuk shfaqen në intervista të punës dhe nuk lajmërojnë, hyjnë direkt në listë të zezë. "Nëse një kandidat nuk shfaqet në intervistë të punës si dhe nuk na lajmëron neve si kompani, atëherë ai futet direkt në listë të zezë. Në rast se i njejti aplikon për një pozitë të re të punës, atëherë kompania merr njoftimin se ky kandidat ka qenë njëherë në listë të zezë dhe pastaj duhet ta shqyrtojmë”, ka thënë ajo. Ajo tha se kandidatët hyjnë në listë te zezë edhe nëse nuk shfaqin interes për punën e sidomos nëse janë arrogantë gjatë intervistimit. Ndërkaq, Minire Sadriu, menaxhere e burimeve njerëzore në kompaninë Albi Group, po ashtu ka thënë se kandidatët të cilët nuk shkojnë në intervistë e nuk lajmërojnë, humbin shancën për t’u ftuar përsëri për ndonjë intervistë në të ardhmen. “Ne i kemi të gjitha evidencat, me data, me orë, për të gjithë kandidatët. Ata të cilët nuk kanë ardhë në intervista të punës dhe nuk na kanë lajmëruar, nuk thirren më për intervistë. Ndërsa, sa u përket kandidatëve të cilët na japin një arsye valide, ata emra i lemë të hapur ose i kalojmë në rundin e dytë të intervistave” theksoi Sadriu. Si të shpëtojmë nga “lista e zezë” e kompanive? Mos shkuarja në intervistë mund t’iu shoqërojë me pasoja në të ardhmen sidomos nëse jetoni në një qytet të vogël ose ne ndonjë zonë ku ka mungesë të kompanive që veprojnë. Që të mos humbisni shancat për t’iu bashkuar kompanisë ndonjëherë tjetër, ju duhet të keni parasysh mënyrën se si refuzoni të shkoni në intervistë. KosovaJob, ju sjellë disa këshilla që mund t’i ndiqni, në mënyrë që emri juaj të mos mbetet në listën e zezë të kompanive. Tregoni me mirësjellje nëse pozita e punës ose orari nuk është i përshtatshëm për ju në atë periudhë. Lajmëroni në rast se keni pasur ndonjë urgjencë. Tregoni rekruterëve nëse keni pranuar një ofertë tjetër të punës e cila ju është përshtatur më shumë. 
Lexo më shumë
Si ta refuzoni një ofertë pune?
Jo gjithmonë do të dëshironi ta pranoni një ofertë pune. Ndonjëherë mund të jeni në një periudhë kur nuk dëshironi ta pranoni një ofertë për arsye të ndryshme - mbase mund të mos ju përshtatet më, ose mund t’ju ofrohen dy mundësi pune në të njejtën kohë. Refuzimi i një oferte pune nuk është diçka e lehtë, përkundrazi mund të jetë shumë e vështirë. Kërkon kurajo, maturi dhe njohuri.  Ju duhet të dini se si ta refuzoni një ofertë pune, në mënyrë që të shmangni çdo vështirësi në të ardhmen dhe të mbani një raport të mirë me punëdhënësin. Ne ju sjellim disa këshilla.   Informoni punëdhënësin sa më shpejt Nëse e keni kuptuar që oferta që ju është bërë nuk është e duhur për ju, refuzojeni menjëherë. Tregoni menaxherit apo punëdhënësit sa më herët që të mos e humbni kohën tuaj dhe të tyre. Shpjegoni shkurtimisht pse nuk po e merrni punën Mundohuni të jeni sa më të qartë në letrën tuaj. Mos e mbushni letrën me gjëra të parëndësishme. Qëndroni drejt e në pikë të asaj që dëshironi t’i thoni punëdhënësit dhe bashkëpunëtorëve tuaj. Shprehni mirënjohje  Duke shprehur mirënjohje, ju tregoni që e keni vlerësuar kohën dhe mundësinë që ua ka dhënë kompania përkatëse. Kjo mund t‘i ndikojë pozitivisht mbajtjes së një raporti të mirë në të ardhmen. Shprehni gatishmërinë për të mbajtur kontakt Nëse vërtetë jeni të interesuar të punoni për atë kompani, mirëpo roli që ofrohet nuk është i duhuri për ju, atëherë mundohuni të mbeteni në kontakt me kompaninë për ndonjë rol tjetër në të ardhmen. Në vazhdim, ju sjellim dy shembuj të e-mails që mund t’i dërgoni kur dëshironi ta refuzoni një ofertë pune dhe në të njejtën kohë të mbani një marrëdhënie të mirë me punëdhënësin. Subject: Ofertë pune – (Emri dhe mbiemri juaj) I/e nderuar (cekni emrin e personit që po i drejtoheni në letër) Fillimisht, ju falënderoj shumë që më keni ofruar pozitën e punës (shëno emrin e rolit që ju është ofruar) në kompaninë tuaj (shkruaj emrin e kompanisë). Dua t’ju informoj që nuk mund ta pranoj ofertën e punës ngase (shkruani shkurtimisht arsyen pse nuk mund ta merrni ofertën)  si p.sh : Unë jam person që e preferoj më shumë punën ekipore, ndërkaq kjo pozitë pune kërkon më shumë punë individuale. Prandaj, nuk mendoj që ky rol më përshtatet mua. Më vjen shumë keq. Faleminderit shumë për kohën dhe mundësinë e dhënë. Uroj shumë suksese për kompaninë tuaj dhe shpresoj që në të ardhmen të mund t'i bashkohem kompanisë në ndonjë rol tjetër. Përzemërsisht, (Shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj) Ju mund të mos preferoni të jepni ndonjë shpjegim pse nuk do ta pranoni një ofertë pune. Më poshtë, ju sjellim një shembull të dytë të një e-maili që mund t’ju ndihmojë ta refuzoni ofertën e punës me edukatë dhe pa dhënë shumë detaje. I/e nderuar (shkruani emrin e personit që po i drejtoheni) Dua t’ju falënderoj shumë që më keni ofruar rolin e (shkruani emrin e pozitës së punës) në kompaninë tuaj (shkruani emrin e kompanisë). Më vjen shumë keq por nuk mendoj që ky rol më përshtatet mua në këtë periudhë. Pavarësisht kësaj, une jam shumë i/e interesuar të bëhem pjesë e kompanisë suaj dhe do të isha i/e lumtur të dëgjoja për ndonjë rol tjetër nga ju.  Faleminderit shumë për vlerësimin dhe kohën tuaj. Gjitha të mirat, (Shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj).
Lexo më shumë
6 shenja që tregojnë se jeni në punën e gabuar
Të gjithë kanë synim të punojnë në një vend që premton për të ardhmen. Prandaj, duhet t'i kushtohet shumë rëndësi ofertës së punës sepse jo gjithmonë mund ta merrni vendimin e duhur. Ndër shenjat e para që jeni në një vend të gabuar të punës, është nëse nuk ndjeheni të lumtur në atë vend pune, pra e urreni punën që keni. Mendimi që duhet ta lini një vend pune apo edhe që mund të jeni në prag të pushimit nga puna, shkakton stres dhe mund të jetë shumë i dëmshëm për shëndetin tuaj. Përpos palumturisë dhe stresit në punë, tregues tjerë mund të jenë edhe pagjumësia, dhimbjet, lodhjet dhe depresioni. Por, ndonjëherë treguesit që keni nevojë ta ndërroni vendin e punës nuk janë po kaq të dukshëm sa pagjumësia ose lodhja. AkademiPune, ju sjellë disa shenja që mund të jenë duke treguar se e keni pranuar ofertën e gabuar të punës. 1. Ndjeheni të mërzitur dhe dëmtohen aftësitë krijuese Një vend i mirë i punës është ai vend ku ndjeheni të sfiduar, të motivuar dhe ku ju inkurajojnë për t’u zhvilluar në karrierë. Zakonisht, mërzitja është njëra ndër shenjat e para që shfaqet kur filloni të ngecni në rolin tuaj në një vend pune. Duke u ndjerë keq në vendin e punës dëmtohen edhe aftësitë krijuese. 2. Roli juaj dallon nga përshkrimi i punës Një tjetër shenjë që keni pranuar ofertën e gabuar të punës është nëse detyrat tuaja të punës nuk janë ato për të cilat jeni dakorduar me punëdhënësin. Gjatë intervistës së punës keni besuar që do të përfshiheni në projekte sfiduese ndërsa pas disa ditësh punë, detyrat që ju jepen nuk përputhen fare me rolin tuaj, atëherë është koha ta rimendoni se a jeni në punën e duhur apo jo. 3. Vlerat tuaja nuk përputhen me misionin e kompanisë Shumë profesionistë, gabojnë shpesh kur pranojnë një ofertë pune – pranojnë të punojnë për një punëdhënës që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat e tyre. Është shumë e rëndësishme të bëhet një vlerësim i kompanisë dhe të njihet kultura e kompanisë për ta ditur nëse duhet të vazhdoni me tutje ose jo. 4. Kompania nuk ju jep rol Të gjithë duan të kenë ndikimin e tyre në kompani. Kjo i motivon ata për të dhënë ide, për të marrë iniciativa dhe për të kontribuar sa më shumë në kompani. Nëse ndjeheni sikur nuk keni një rol brenda kompanisë dhe askush nuk e thekson asnjëherë rëndësinë që keni për kompaninë, duhet ta konsideroni nëse ai vend është vendi i duhur i punës. 5. Nuk ka vend për përparim Për të pasur një karrierë të suksesshme, nevojitet edhe ndikimi i kompanisë në zhvillimin tuaj të mëtutjeshëm. Nëse e keni vërejtur që kompania për të cilën punoni nuk lë hapësirë që ju të zhvilloheni dhe nuk shihni ndonjë ngritje në të ardhmen, mos prisni gjatë. Gjeni një vend ku ju mundësohet zhvillim. 6. Jeni të vetmuar në punë Studimet tregojnë se miqtë në punë përmirësojnë dëshirën për të punuar dhe rrisin performancen e punës. Kësisoj, të keni një shok/shoqe në vendin e punës është thelbësorë sepse aty kaloni pjesën më të madhe të ditës. Ju ndodheni në punën e gabuar në rast se nuk arrini të kaloni kohë me askënd në zyrë, kjo është shenjë se nuk jeni përshtatur brenda organizatës apo kompanisë.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.