Shtatë gabime që duhet t’i shmangni kur bëni marketing në Instagram

09 Jun, 2020

Shtatë gabime që duhet t’i shmangni kur bëni marketing në Instagram
	 	 

Teknologjia moderne dhe rrjetet sociale kanë ndikuar në lehtësimin e shumë gjërave në jetën e njeriut, ndër to edhe të bërit biznes. Ditëve të sotme, prezenca online e një biznesi është shumë e rëndësishme. Instagrami konsiderohet ndër platformat kryesore për të bërë marketing dhe për t'i rritur bizneset.

Mirëpo, cilat janë disa nga gabimet më të zakonshme të bizneseve kur bëjnë marketing në Instagram?

1. Bio e keqe

Bio duhet të jetë sa më e thjeshtë. Një bio e gjatë me shumë informacione rreth biznesit është shumë e mërzitshme. Mundohuni të cekni vetëm informacione të shkurta, koncize dhe të rëndësishme. Sa i përket produkteve, shfrytëzoni pjesën e "hyperlinks" për ta vendosur linkun i cili pastaj personat e interesuar i çon automatikisht tek produkti dhe aty mund të lexojnë rreth produktit apo shërbimeve. Keni parasysh se edhe përdorimi i emojis mund ta lehtësojë mesazhin për audiencën tuaj. 

2. Faqja është private

Duke e mbajtur faqen private, ju vendosni kufizime për njerëzit. Një llogari personale është e kuptueshme nëse është private por jo e njëjta duhet të ndodhë me faqet e biznesit, të cilat duhet të jenë të qasshme për audiencën. Një faqe private zbehë mundësinë për të tërhequr klientë dhe për të rritur numrin e ndjekësve.

3. Postimi i përmbajtjeve jo të mira dhe fotove jo-kualitative

Për t’i bërë marketing të mirë biznesit tuaj nëpërmjet Instagramit, një rëndësi e posaçme duhet t’ju kushtohet postimeve. Jo gjithmonë disa gjëra që postohen nëpër llogari private janë të përshtatshme edhe për faqet e biznesit. Përmbajtjet si: shkrime, foto apo video, duhet të lidhen me biznesin. Gjithashtu, kushtoni rëndësi edhe cilësisë së fotografive dhe videove që tregojnë për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve që biznesi ofron.

4. Përdorimi i gabueshëm i hashtags

Hashtags janë element thelbësor i marketingut në Instagram. Ato mund të përdoren për të promovuar emrin e biznesit. Që hashtags të jenë efektiv, duhet t’i përdorni drejtë. Ideja e përdorimit të hashtags është që të jenë më lehtë të kërkueshëm, ndërsa përdorimi i gabuar ose edhe i tepërt i hashtags mund të dëmtojë emrin e biznesit.

5. Blerja e ndjekësve (followers)

Në vend se të merrni ndjekës në mënyrë artificiale, mundohuni ta bëni atë në mënyrë organike. Kjo konsiderohet një ndër metodat më artificiale për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me ndjekësit tuaj. Ndjekësit nuk është mirë të blihen për dy arsye:

  • Ka më pak ndërveprim. Ndjekësit që blihen në Instagram, mund të mos kenë interes për faqen tuaj apo për produktet e juaja, prandaj kjo nuk ju çon asgjëkundi.
  • Humbje e reputacionit. Etika e një biznesi është shumë e rëndësishme për audiencën. Prandaj, blerja e ndjekësve është diçka që mund të vërehet nga audienca dhe kjo e vë në dyshim integritetin e një biznesi.

6. Nëse nuk ju ktheni përgjigje ndjekësve

Duke mos ju përgjigjur ndjekësve, mund të jeni duke e dëmtuar biznesin tuaj. Nëse ndonjëri nga ndjekësit ju pyet diçka lidhur me produktet apo shërbimet, merrni mundin që t’ju ktheni një përgjigje. Edhe nëse ndjekësit po ju japin vetëm sugjerime, pranoni dhe përgjigjuni me modesti. Gjithashtu, çdo klient ose ndjekës mund të ketë nevojë për ndihmë në lidhje me produktet ose markën tuaj. Ju duhet t'u ofroni atyre shërbim të mirëfilltë. 

7. Të qenit jo aktiv

Sa më shumë që postoni, aq më shume ndjekës do të keni. Bëni një plan se çka do të postoni secilën ditë dhe ndiqni atë plan. Mundohuni që postimet t’i bëni sa më kreative.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Cila është zgjidhja e saktë për: 12 : 4 x 3 – 3 + 2 (2 + 1)?
    A
    12
    B
    8
    C
    4
    D
    6
  • Cila është zgjidhja e ekuacionit: | x-2 | = 3
    A
    x = - 5 dhe x = - 1
    B
    x = 5
    C
    x = - 5
    D
    x = 5 dhe x = - 1
  • Është dhënë trekëndëshi këndrejtë me këndet α, β, γ. Nëse α=90° , sa është β + γ?
    A
    90°
    B
    180°
    C
    60°
    D
    45°
  • Nga përpjestimi: x : y = 6:4, y : z = 6:12, z : 2 = 6:3, sa është vlera e x?
    A
    x=2
    B
    x=3
    C
    x=4
    D
    x=6
  • Sa është mediana për numrat: 7, 11, 14, 23, 24?
    A
    15
    B
    14
    C
    24
    D
    7
  • Cili nga këta numra është numër i thjeshtë?
    A
    15
    B
    17
    C
    21
    D
    27
  • Çfarë trajte ka pas thjeshtimit shprehja: (a² - 2a) : (a² - a)
    A
    (a² - 2) : a
    B
    (a - 2) : ( a –1)
    C
    a : (a - 1)
    D
    (a- 2) : a
  • Nëse një veturë harxhon 8ℓ derivate për 100 km, sa do të harxhojë për 250 km?
    A
    15ℓ
    B
    18ℓ
    C
    20ℓ
    D
    28ℓ
  • Nëse çmimi paraprak i një veture ishte 18.000 € dhe pas një kohe çmimi bie në 15.300€. Sa përqind është zbritur çmimi?
    A
    10%
    B
    15%
    C
    20%
    D
    25%
  • Sa është 25% e numrit 300?
    A
    120
    B
    65
    C
    90
    D
    75
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
STRESI NË PUNË, ÇKA E SHKAKTON DHE SI TA TRAJTOJMË?
“Stresi dhe ankthi në punë kanë pak të bëjnë me punën dhe shumë me menaxhimin dhe udhëheqjen e dobët” – Simon Sinek 83% e profesionistëve në SHBA kanë stres në punën e tyre, kjo sipas një sondazhi të realizuar kohëve të fundit nga Everest College. Arsyet e këtij stresi janë ngarkesa në punë, pagesa e ulët, mungesa e krjimit të një balance punë-shtëpi, mungesa e mundësive për zhvillim profesional, mungesa e sigurisë në punë dhe moszgjedhja e fushës së duhur. Stresi në punë nuk është diçka e pazakontë. Në një moment të caktuar, secili nga ne mund ta ketë ndjerë stresin e punës. Mirëpo, stresi i tepërt në punë mund të shkaktojë probleme në shëndetin mendor dhe fizik të punëtorëve, andaj duhet të trajtohet sa më parë. Drejtoresha e Smart World TV në RTV21, Belma Bajrami-Kastrati, në një intervistë për KosovaJob foli për shkaqet e stresit në punë. Ajo përmendi ambientin e punës, aftësitë e punëtorit për t’i përfunduar punët, sigurinë në punë, etj.   “Stresi në punë është një problematikë botërore. Stresi në punë ndikon drejtpërdrejt punën sepse nëse një punëtor është i stresuar, ai nuk do të mund të performojë mirë dhe në fund të ditës bie produktiviteti. Stresi në punë varet edhe nga vetë personi, për dikë ajo çka është stres, për tjetrin konsiderohet sfidë. Varet shumë edhe nga aftësitë e menaxherit për ta identifikuar stresin e punëtorit, ta kuptojë nëse është stres i punës apo stres personal dhe të veprojë sipas situatës. Gjithashtu, menaxheri (përgjegjësi) duhet ta identifikojë sa mundet një punëtor të përballojë punën që i është dhënë sepse edhe mos përshtatja e aftësive të punëtorit me vendin dhe detyrat e punës krijon stres. Probleme të tjera që kontribuojnë në stresin në punë janë: ambienti i punës, marrëdhëniet me kolektivin dhe sigurisht rol shumë të madh luan siguria në punë”. Sa i përket sigurisë në punë, ajo theksoi çështjen e kontratave të punës të cilat tha se nuk janë shumë mirë të rregulluara ngase kryesisht kompanitë bëjnë kontrata 1-vjeçare, kësisoj rrisin stresin e punëtorit. Dallimet gjinore në vende të punës i kontribuojnë stresit Temë shumë e përfolur jo vetëm në Kosovë por edhe globalisht, është diskriminimi në punë. Znj. Belma nënvizoi këtë dukuri negative që ka të bëjë me trajtimin ndryshe të dy gjinive e që në Kosovë kjo është akoma më e theksuar se në botë. “Një burrë menaxher  pranon të ardhura më shumë se sa një grua menaxhere, kjo është shumë e shpeshtë. Po ashtu, një fenomen i çuditshëm që zë vend në Kosovë, ka të bëjë me moshën. Meshkujt në moshë po konsiderohen ekspertë gjersa gratë po konsiderohen të moshuara. Një 50 vjeçar me përvojë pune do të konsiderohet ekspert ndërsa një grua do të konsiderohet vetëm një e moshuar. Kjo është pakëz e frikshme sepse rrallëherë do të dalë dikush ta kundërshtojë duke thënë se kjo 50 vjeçarja është po ashtu eksperte. Ky diskriminim shkakton stres dhe të fut në depresion si gjini femërore dhe ti detyrohesh të hapësh një biznes tëndin ose të qëndrosh në një punë ku nuk përparon, sepse konsiderohesh “e moshuar” . Produktiviteti është ndër gjërat kryesore që preket nga stresi në punë. Kur një punëtor pushtohet nga stresi i punës, në mënyre indirekte ndikon edhe pjesën tjetër të stafit, duke kaluar në një stres kolektiv. “Produktiviteti është kryesor për punëdhënësin, për shkak se kjo situatë mandej shkon zingjir dhe pastaj nuk ndikohet vetëm produktiviteti i atij punëtori por tërhiqën edhe një pjesë e kolegëve, duke kaluar nga një stres individual në atë kolektiv, çka pastaj ndikon kompaninë në shumë aspekte, duke e prishur edhe kulturën e kompanisë. Kështu fillon stagnimi dhe një punëdhënësi i prishet e gjithë ajo çka më herët ka qenë e rregulluar”. Identifikimi i burimit të stresit sjellë motivimin e punëtorit Identifikimi i burimit të stresit automatikisht sjellë zvogëlimin e stresit si dhe produktivitetin e punëtorit. Nëse një punëtor ka stres ose jo, më së miri mund ta dijë menaxheri i kompanisë. Stresit i kontribuojnë edhe shumë gjëra të tjera si mospërshtatja e pozitës së punës me kualifikimet e punëtorit, oraret e tejzgjatura etj. “Menaxherin po e quaj psikologun e kompanisë deri tek CEO (drejtori). Kjo varet nga hierarkia e një kompanie. Menaxherët e mirë janë ata që i bëjnë këto identifikime dhe si të tillë edhe reagojnë. Nëse nuk përshtatet pozita e punës me profilin e punëtorit, atëherë duhet ndërmarrë diçka që punëtorit t’i adaptohet pozita e punës dhe të ndjehet rehat në atë vend pune. Sigurisht, oraret e tejzgjatura, pa kompensime i kontribuojnë këtij stresi, për shkak se secili punëtor është i përgatitur të punojë me shumë vullnet, në rast se puna i shpërblehet”, Ndonjëherë, sipas Znj.Belma punëtorët i shkaktojnë stres edhe vetëvetes duke pasur pritshmëri shumë të larta nga puna që ata bëjnë. Kjo vjen si rezultat i mungesës së përgatitjes shkollore për tregun e punës, sepse kur studentët përfundojnë universitetin kryesisht kanë pritshmëri të larta krahasuar me realitetin në Kosovë. Ajo këshillon të rinjtë që të kuptojnë se sa e rëndësishme është një punë praktike, që ata të kenë një bagazh të punës dhe që drejtë suksesit duhet ngjitur shkallë-shkallë. “Punëtorët nuk i lënë kompanitë por i lënë punëdhënësit” Studimet globale kanë treguar që 79% e punëtorëve heqin dorë nga vendi i punës për shkak të mungesës së vlerësimit. Punëtorët thonë se ata nuk i lënë kompanitë por i lënë punëdhënësit e tyre. Menaxherët, sipas znj. Belma, shpeshherë e tejkalojnë pa e trajtuar procesin e identifikimit të problemeve që një punëtor ka në raport me punën.  Ajo tha se nuk duhet harruar fotografinë më të madhe, që është ajo që kompaninë e bën ekipi, dmth secili punëtor e krijon firmën, prandaj një punëdhënës duhet të kujdeset për shëndetin mendor dhe atë fizik të atyre njerëzve që e ndërtojnë atë kompani. Një rëndësi të veçantë kanë edhe “performance appraisals” apo vlerësimet e performancës, të cilat znj. Belma tha se janë tregues në lidhje me punëtorët dhe zgjidhin shumë probleme lidhur me gjendjen momentale të tyre.  
Lexo më shumë
3 PYETJE QË TOP KANDIDATËT DUHET T’I BËJNË NË INTERVISTA TË PUNËS
Kur pranohet thirrja për një intervistë pune, të gjithë synojmë të përgatitemi sa më mirë në mënyrë që të dalim të suksesshëm në atë intervistë. Shumica e kandidatëve përqëndrohen se si të japin përgjigjet e duhura duke harruar se shpeshherë vendimtare janë edhe pyetjet e mençura që parashtrohen nga vetë ata (kandidatët). Pyetjet që ju shtroni për intervistuesit tuaj, faktikisht mund të jenë vërtetuese se ju jeni njeriu më i përshtatshëm për pozitën që ata kërkojnë. Erblina Hoxha, Zyrtare e Burimeve Njerëzore në kompaninë Kujtesa, në një intervistë për KosovaJob ka thënë se pyetjet mund të ndikojnë perspektivën e intervistuesit dhe jo rrallëherë mund të përcaktojnë vendimin e panelit intervistues. “Nëse pyetja është jashtë kornizës së pyetjeve klishe, sigurisht që mund të ndikojë perspektiven e intervistuesit, pasi nga mënyra se si i qasemi një situate të caktuar reflektohet edhe sensi i logjikës së një individi. Individët që kanë aftësi analitike, kanë qasje ndryshe ndaj subjektit të diskutimit dhe mënyra se si i formulojnë skenaret e pyetjeve jep një ide vlerësimi aty për aty, mbështetur në horizontin largpamës që nuk kufizohet brenda mureve të një mendimi të ngushtë por shtrihet përtej kufijve të atij analitik. Prandaj, nisur nga ky prizëm vlerësimi, pyetje që drejtohen nga kandidatët jo rrallëherë mund të jenë përcaktuese të vendimit të panelit intervistues”, ka thënë ajo. Sipas saj, profesionistët e burimeve njerëzore duhet t’i motivojnë individët që ata të mendojnë përtej zonës së tyre të rehatisë, ngase aty rezulton ekzistenca e personalitetit te secilit. “Pyetjet kanë të bëjnë me qasjen ndaj çështjes/problemit dhe thellësinë e mendimit që çon direkt tek një rezonim analitik. Nuk ka pyetje idiote, thjeshtë ka pikëpamje që mbështetën në një rezonim logjik dhe largpamës dhe të tjera që shtrihen në nivel sipërfaqësor, prandaj në opinionin tim, një HR nuk do të duhej të bënte një klasifikim dekurajues por do duhej të motivonte që individi të mendonte përtej zonës së tij të rehatisë dhe pikërisht nga aty rezulton ekzistenca e personalitetit të gjithësecilit”, ka thënë ajo. Hoxha thotë se kandidatët duhet të dinë se nuk është e rëndësishme çka nuk duhet pyetur por si duhet pyetur. “E rëndësishme nuk është çfarë nuk duhet të pyesim por si duhet të pyesim. Qasja konkrete çdo herë do të marrë përgjigjen që i takon adresimit të bërë, që në fakt është përtej një kurioziteti rastësor dhe lidhet direkt me fushën e interesit në terma afatgjatë”, theksoi ajo. Ndërkaq, sipas Forbes, për të rritur shancat për punësim në kompaninë e dëshiruar, kandidatët mund të bëjnë 3 pyetje shumë të fuqishme. KosovaJob ju sjellë këto 3 pyetje: Nëse mua me ofrohet ky rol, cilat janë prioritetet ku unë duhet të fokusohem, në 90 ditët e mia të para? Kjo pyetje përçon mesazhin se kandidati veçse ështe duke menduar si të jetë i suksesshëm nëse i ofrohet ky rol. Kjo i mundëson intervistuesve të kuptojnë se kandidati është gati të sfidohet dhe automatikisht ata krijojnë bindjen se ai është kandidati i përsosur. Gjithashtu, kjo pyetje ndihmon edhe vetë kandidatët të nxjerrin më shumë informacione rreth kompanisë dhe pozitës, përtej përshkrimit të punës. Cilat janë cilësitë e tjera që unë duhet të kem në mënyrë që të përshtatem më së miri me ekipin tuaj? Sigurisht që kompanitë duan të punësojnë dikë që do të jetë një aset dhe do të kryejë punën siç duhet por edhe dikë që përshtatet me ekipin. Kjo pyetje krijon mendimin tek intervistuesit se ju doni të shtoni vlerë në një ekip. Po ashtu, ju mundëson edhe juve të kuptoni nëse ekipi i ka cilësitë të cilat ju interesojnë edhe juve, si p.sh nëse ekipi nuk ka frikë t’i shprehë idetë, nëse janë të shpejtë në punë ose nëse kanë nevojë për dikë që i respekton afatet për kryerjen e detyrave. Edhe nëse intervistuesit janë në gjendje të përgjigjen ose jo në pyetjen tuaj, ju do ta keni më të lehtë të vlerësoni nëse ju si person mund të keni një rrugë të gjatë në atë kompani. A ka diçka që ju shqetëson në lidhje me përvojat e mia të mëparshme? Duke e bërë këtë pyetje, ju i hapni rrugë intervistuesve t’ u bëjnë pyetje të tjera të cilat mbase janë ndjerë jo rehat për t’ua bërë. Kur ata ngrenë çështjet që mund t’i kenë penguar, ju mund t’i zbusni shqetësimet e tyre dhe rrjedhimisht t’u jepni shpresë se ju do të jeni i suksesshëm për pozitën që kërkohet.
Lexo më shumë
PSE KOMPANITË DUHET TË INVESTOJNË NË PUNËTORËT E TYRE?
Investimi në fuqi punëtore nënkupton ndërmarrjen e të gjithë hapave të cilët shpiejnë në rritjen e produktivitetit të punëtorit dhe në të njejtën kohë edhe në zhvillimin e kompanisë. Për të siguruar përshtatje të punëtorëve me nevojat e kompanisë, procesi rekomandohet të fillojë me rekrutim të qëlluar dhe trajnim fillestar rreth kulturës dhe synimeve të kompanisë. Njëkohësisht, nevojitet edhe fuqizimi i punonjësve përmes besimit, trajnimeve dhe investimeve të tjera që ata të zhvillohen dhe të ndjehen mirë në institucionin konkret. Dilemën e mësipërme, se a duhet investuar në punëmarrësit apo jo, mund ta kenë shumë kompani. Genc Loxha, konsulent i burimeve njerëzore dhe trajnues i licensuar, në një intervistë për KosovaJob, ka thënë se kompanitë duhet të investojnë në punëtorët e tyre sepse përfitimet janë reciproke. Punëdhënësit duhet ta kuptojnë se duhet t’i trajnojnë, zhvillojnë dhe trajtojnë punëtorët e tyre aq mirë sa ata të mos kenë dëshirën për të ikur nga kompania apo cilido institucion ku ata shërbejnë. Mirëpo edhe nëse lëvizin, të bëhen promovues të kompanisë ku kanë punuar, që është marketingu më i mirë për çdo kompani. “Kompanitë duhet të kenë parasysh fillimisht që nuk duhet investuar në punëtorë veç pse ky mund të jetë një trend’ por sepse kompanive, për të pasur profit më të madh dhe për të performuar më mirë, ju duhen njerëz të shkolluar, të ngritur dhe të përgatitur, ky duhet të jetë caku i parë. Jeta sot është bërë shumë dinamike, ka pafundësisht informata, gjërat po ndërrojnë shumë shpejt dhe nëse nuk zhvillohesh, vjen tjetri që është më i përgatitur e të zëvendëson. Ky duhet të jetë motivi për punëtorët, pse duhet të kërkojnë të zhvillohen. Tash nëse e ke edhe kompaninë që investon në ty edhe ti dëshirën për t’u zhvilluar, ky është kombinimi më i mirë por nëse kompania nuk ka iniciativë, sot ka plot mënyra për ta zhvilluar vetën. Ndërsa nëse punëtori nuk ka vullnet të zhvillohet, nevojitet me vlerësu, nëse është në pozitën e duhur, pasi që mësimi ka efekt vetëm me vetëdëshirë” Krahas trajnimeve, ka edhe tjera forma që punëmarrësit të zhvillohen profesionalisht Ekzistojnë shumë mënyra që një punëmarrës të zhvillohet profesionalisht. Ndër to, Genci përmend  kyçjen në projekte, mësimin elektronik (E-learning), mësimin në vendin e punës dhe shkëmbimin e përvojave. “Duhet të ekzistojë iniciativa e punëtorit, të kërkojë të udhëheqë një projekt apo iniciativë sepse kështu mësohet shumë. Sot ka edhe online learning (mësim elektronik) dhe kurset kanë cilësi shumë të lartë, çmime shumë të arsyeshme, ka shumë që janë edhe falas, është njejtë si të shkosh në klasë por vetëm virtualisht. Kjo formë mësimi është shumë e avancuar por tek ne akoma nuk ka arritur të promovohet aq shumë ngase ende ekziston ai mentaliteti se ne trajnohemi vetëm nëse shkojmë në klasë” Ai tha se promovim duhet t’i bëhet edhe një tjetër lloj mësimi, e që është mësimi në vendin e punës. Ani pse mësimi në vendin e punës nuk konsiderohet trajnim, çdo punëtor e vëren dallimin tek vetja e tij nga fillimi i punës deri në një moment të caktuar. Këtë koncept, Genci thotë se kompanitë mund ta promovojnë më tepër, sepse është investim koha në kompani dhe është formë mësimi efikase kur e ke dikënd me përvojë afër si mentor. Që kompanitë por edhe punëmarrësit të kenë përfitim, ai foli edhe për shkëmbimin e përvojave.Genci këshillon që dy personave t’u ndërrohet pozita në një kompani, për disa muaj apo një vit. Për të zbatuar këtë koncept, kompanitë mund të marrin këshilla nga profesionistë meqë ka mënyra të ndryshme të realizimit. “I gjithë përfitimi i kësaj është se punëtorët freskohen dhe nuk rrinë shumë gjatë në një pozitë dhe në rast se ndonjëherë dikush lë punën, atëherë aty ka më shumë persona që mund ta bëjnë punën e njejtë. Kësisoj, kompania nuk është në krizë në rast të lëvizjes së dikujt. Përndryshe kur dikush shkon, kompania është në urgjencë, presion, për ta punësuar dikë tjetër, e mbi të gjitha nuk është më dikush që e mëson tjetrin, kjo rezulton në humbjen e të ashtuquajturës dije insitucionale”, theksoi ai. Pasioni, iniciativa dhe kreativiteti na bëjnë punëtorë më të mirë Për të qenë punëtorë më të mirë, nuk ndikojnë vetëm trajnimet. Genci thotë se patjetër duhet pasur pasionin në punë përndryshe gjithmonë puna do jetë e mundimshme. Ai shton se punëtorë më të dalluar janë ata që tregojnë inciativa por në këtë rast kompania duhet të krijojë mekanizma për të matur performancën e një individi në mënyrë që të regjistrohen dallimet mes punonjësve. Kjo, sepse nëse të dytë i kanë përfitimet e njejta, punëtori i mirë dikur mund të mos ketë të njejtin motivim. Punëtorët stimulohen dhe zhvillohen edhe kur ka mundësi për kreativitet. Për këtë, ata patjetër që duhet të kenë hapësirën e nevojshme për t’i shprehur idetë e tyre. Genci theksoi se shumë organizata në botë por edhe kompanitë në vendin tonë tashmë e kanë kuptuar se sa luan rol kjo pjesë. “Kompanitë tashmë e kanë kuptuar se një ide e mençur nuk ka të paguar dhe se duhet krijuar mekanizma për t’ia dhënë mundësinë secilit punëtor, të paktën një herë në vit apo edhe vazhdimisht me e dhënë ndonjë ide biznesi apo përmirësimi të procesit. Për këtë, formohet një ekip që i analizon idetë dhe ato më të mirat që përzgjedhen, bëhen iniciativa apo projekte. Prandaj, ky është një version që pronarët duhet ta kenë parasysh për t’i stimuluar ata duke shtuar vlerë ne kompani”.
Lexo më shumë
Përparësitë dhe mangësitë e punës me ndërrime
Puna me ndërrime përfshin caktimin e punonjësve për të kryer detyrat e tyre të punës gjatë gjithë 24 orëve të ditës dhe zakonisht gjatë tërë javës.Ekzistojnë lloje të ndryshme të orareve të punës me ndërrime. Punëdhënësit varësisht nga natyra e punës dhe kërkesat e tregut mund të caktojnë punonjësit në ndërrim të parë, ndërrim të dytë ose në ndërrim të tretë. Poashtu, ekzistojnë mundësitë që punonjësve tu caktohet të punojnë rregullisht gjatë atij ndërrimi, që njihet si punë me orar fiks ose të punojnë në ndërrime të përditshme apo javore. Ndërrimi i parë Këtij orari të punës ndryshe i referohemi si orari tradicional. Punonjësit që kanë ndërrimin e parë, zakonisht punojnë nga 9 e mëngjesit deri në 5 pasdite, por ka edhe alternativa tjera si nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 4 pasdite, si dhe 10 të mëngjesit deri në orën 6 pasdite. Pra, të gjitha këto orare bëjnë pjesë në ndërrimin e parë. Ndrrimi i parë është një ndër ndrrimet më të favorshme për punonjësit pasi ka orare më të përshtatshme. Ndërrimi i dytë Punonjësit e ndërrimit të dytë shpesh fillojnë në orën 4 ose 5 pasdite dhe përfundojnë orarin në mesnatë ose ora 1 në mëngjes. Ndërrimi i tretë Ky orar zakonisht quhet edhe ndërrimi i natës. Punonjësit fillojnë punën ndërmjet orës 9 ose 10 të natës dhe përfundojnë orarin ndërmjet orës 6 ose 8 të mëngjesit. Puna me ndërrime në orare të ndryshme Në këtë orar përfshihen të tri ndërrimet e lartpërmendura. Në vend që të kenë të njëjtin ndërrim çdo ditë, punonjësit me ndërrime punojnë në orare të ndryshme në varësi të ditëve të javës. Për shembull, dikush mund të punojë në ndërrimin e parë tre ditë në javë dhe 2 ditë të tjera në ndërrimin e dytë. Më hollësisht, ky lloj orari përbën një përzierje të tri orareve si ndërrimit të parë, të dytë dhe tretë. Përparësitë që ka puna me ndërrime Ekzistojnë aspekte pozitive të punës me ndërrime, veçanërisht për njerëzit që punojnë gjatë ndërrimeve të dyta dhe të treta. Puna në këto ndërrime mundëson që punonjësit të udhëtojnë gjatë kohës kur trafiku është më pak i ngarkuar. Kjo do të thotë të shmanget trafiku i ngarkuar, që di të jetë mjaft stresues sidomos në orët e hershme të mëngjesit. Mangësitë që ka puna me ndërrime Puna me ndërrime poashtu mund të ketë edhe mangësitë e saj, veçanërisht për ata që punojnë gjatë natës. Sipas "National Sleep Foundation" personat që punojnë me ndërrime ankohen se kanë probleme metabolike, anoreksi, pagjumësi, si dhe probleme me peshën. Profesionet në të cilat puna me ndërrime është e zakonshme Shërbimet mbrojtëse, bizneset që meren me prodhim dhe transport, si dhe kujdesi shëndetësor, të gjitha këto aplikojnë punën me ndërrime. Personat të cilët janë të punësuar në këto industri pritet të kenë orare që mund të përfshijnë ndërrime të mbrëmjes, gjatë natës, fundjavës dhe shpesh duhet të punojnë edhe për pushime dhe festa. Ja disa nga profesionet që zakonisht punonjë me ndërrime pasi natyra e punës e kërkon një gjë të tillë: Zjarrfikësit Zyrtarët e policisë Punonjësit e shëndetësisë Kontrolluesit e trafikut ajror Punonjësit e sektorit të transportit Punonjësit e shërbimit postar
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.