7 aftësi udhëheqëse që ju nevojiten në kohëra ndryshimi

08 Jun, 2020

7 aftësi udhëheqëse që ju nevojiten në kohëra ndryshimi
	 	 

Ndryshimi nuk është diçka që kompanitë dhe individët thjesht e mirëpresin. Por nëse mund të mësoni ta përqafoni atë dhe të mësoni ta udhëheqni, do të keni një avantazh të madh në vendin dhe tregun e punës. Në fakt, punëdhënësit sot e konsiderojnë përshtatjen si një aftësi thelbësore në punë.

Edhe kur ndryshimi është pozitiv – nëse kompania juaj po zgjeron dhe punëson anëtarë të rinj në ekip, kjo situate prap mund të shoqërohet nga stresi dhe pasiguria e sipërmarrjes në terrene të reja. Ndërsa, kur një kompani po pëson një ndryshim negativ, siç është dështimi i një produkti të ri, një industri kontraktuese ose pushimet nga puna, stresi tek anëtarët e ekipit është i pranishëm. 

Megjithatë, ndryshimi siguron gjithashtu mundësi të mëdha për njerëzit dhe kompanitë që të evoluojnë në mënyra që mund t'i bëjnë ata më të pregatitur. Ai i jep secilit anëtar të një organizate një mundësi që të shfaqin aftësitë e tyre drejtuese dhe të zhvillojnë ide të reja.

Akademi Pune ju njofton me shtatë aftësi udhëheqëse të ndryshimit thelbësor, të cilat është mirë t’i aplikoni.

1. Vetëbesimi

Kur bëhet fjalë për të udhëhequr përmes ndryshimit ose krizës mentaliteti i një lideri ka rëndësi të veçantë. Kjo do të thotë vetëbesim për të ndërmarrë vendime në situata të caktuara kritike. Fundja, ju jeni në rolin tuaj si udhëheqës për një arsye. Prandaj duhet të shfaqni siguri se mund ta trajtoni situatën nëpër të cilën po kalon kompania dhe të gjeni mëtyra për ta motivuar ekipin tuaj.

2. Transparenca

Sigurohuni që njerëzit të informohen sa më shpejt për ndonjë ngjarje të rëndësishme rreth kompanisë në mënyrë që të shmangni keqkuptimet e mëvonshme. Një pjesë thelbësore e komunikimit duhet të jetë përparësia, vendimi për hapat e rradhës që planifikoni t’i ndërmerrni, si dhe caktimi i detyrave që janë top prioritet dhe ku duhet të zhvendoset fokusi.

3. Jeni dëgjues i mirë

Nëse jeni në një pozitë menaxheriale, bëni një kontroll çdo ditë, edhe nëse nuk e keni bërë atë më parë. Provoni një përzierje të takimeve, aplikoni takime joformale dhe formale, orë të hapura zyre ose kohë të caktuar kur njerëzit mund t'ju telefonojnë. Pyetni ekipin tuaj se çfarë mund të bëni për t'i mbështetur? Pastaj dëgjoni përgjigjet e tyre pasi që është me të vërtetë e rëndësishme për njerëzit që kalojnë përmes ndryshimit të përshtaten plotësisht me gjendjen e krijuar.

4. Fokusohuni te zgjidhja dhe jo te problemi

Ndonjëherë gjatë fluksit dhe tranzicionit, ju ndjeheni sikur po përpiqeni të bëni gjithçka dhe të gjitha në të njëjtën kohë. Nëse kompania juaj po kalon nëpër një kohë krize qoftë financiare apo diçka tjetër, duhet të jeni të fokusuar të zgjidhja e jo te problemi. Ju mund të arrini deri te zgjidhja e problemit nëse jeni në komunikim të vazhdueshëm me secilin anëtar të ekipit që ta zbuloni se në cilat fusha ka ngecje dhe nevojë për ndryshim.

5. Delegimi i detyrave

Udhëheqësit që përpiqen të marrin shumë detyra vetë kanë vështirësi t'i përfundojnë detyrat me sukses. Këta udhëheqës shpesh kanë frikë se delegimi i detyrave është një shenjë dobësie, në fakt kjo është një shenjë e një udhëheqësi dhe bashkëpunuesi të duhur.

Si rrjedhojë, duhet të identifikoni aftësitë e secilit prej punonjësve tuaj dhe t'i caktoni detyra secilit punonjës në bazë të aftësive dhe përvojës që kanë. Duke i deleguar detyrat te anëtarët e stafit, mund të përqendroheni në detyra të tjera të rëndësishme. Disa aftësi që posedon një delegues i mirë janë:

  • Pranimi i kritikave (pozitive apo negative) nga punonjësit
  • Vlerësimi i pikave të forta dhe të dobëta të punonjësve
  • Vlerësimi i performancës së punonjësve
  • Identifikimi i rezultateve
  • Përcaktimi i detyrave dhe prioriteteve
  • Besimi në punonjësit tuaj

6. Tregoni fleksibilitet

Mund të ketë raste kur ka nevojë për ndryshim të ndonjë projekti në vendin e punës. Drejtuesit duhet të jenë fleksibil, duke pranuar çfarëdo ndryshimi që vjen në rrugën e tyre. Punonjësit do të vlerësojnë aftësinë tuaj për të pranuar ndryshime në hapa dhe zgjidhjen krijuese të problemit. Udhëheqësit duhet të jenë të hapur për sugjerime dhe kritika. Nëse stafi juaj është i pakënaqur me mjedisin të zyrës, dëgjoni shqetësimin e tyre dhe tregohuni të hapur për të bërë ndryshime të nevojshme. Punonjësit do të vlerësojnë aftësinë e një udhëheqësi për të pranuar reagime të përshtatshme.

7. Jepni përgjegjësi

Një udhëheqës i mirë jep përgjegjësi si për sukseset ashtu edhe për dështimet e ekipit. Prandaj, duhet të jeni të gatshëm ta pranoni fajin kur diçka nuk shkon siç duhet. Nëse punonjësit tuaj shohin liderin e tyre duke fajësuar të tjerët, ata do të humbasin respektin për atë. Pranoni gabimet dhe dështimet dhe më pas krijoni zgjidhje të qarta për përmirësim./AkademiPune

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • __________ directed this film?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • __________ will he ask to the party?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • We're driving to the city. __________ wants to come with us?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • __________ car is parked in front of the entrance?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • I have no idea __________ said that about you to me.
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • Do you know __________wife that is?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • I would love to meet the author __________ wrote this book.
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • __________ were you referring to in your e-mail?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • __________ is in the kitchen?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • _________ did he blame for the accident?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Viti 2020, mundësi për një karrierë të re
Tashmë kemi hyrë në vitin 2020, dhe fillimi i vitit gjithmonë është një periudhë e mirë për të filluar me gjëra të reja. Për shumë njerëz, ky vit mund të jetë një mundësi për të nisur edhe një karrierë të re.  Nëse ndër qëllimet tuaja për vitin 2020 është gjetja e një pune të re, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme. 1. Përgatiteni një CV profesionale CV-ja është dokumenti i parë nëpërmjet të cilit një punëdhënës njoftohet me ju. Për ta sjellë intervistën dhe punën më pranë, duhet të keni një CV profesionale. Kujdesuni që ta keni një CV të strukturuar mirë, ku përfshihen të gjitha të dhënat që duhet t'i dijë një punëdhënës rreth jush. 2. Shkruani mirë një letër të motivimit Jo gjithmonë është e mjaftueshme të keni një CV të mirë për ta fituar punën që dëshironi. Letra e motivimit po ashtu luan një rol të rëndësishëm kur është në pyetje përzgjedhja për një vend pune. Të gjithë punëdhënësit duan të dinë rreth motivimit të një kandidati për t’u bërë pjesë e një kompanie. Para se të nisni shkrimin e letrës së motivimit është thelbësore të njihni strukturën e saj - pra çka duhet të përmbajë ajo letër. 3. Përgatituni për intervistë Në mënyrë që t’i rrisni gjasat për t’u punësuar në këtë vit, kushtoni rëndësi përgatitjes për intervista të punës në të cilat mund të ftoheni. Përgatitja për intervistë duhet të jetë fillimisht psikologjike. Disa pyetje tashmë veç janë bërë të njohura në intervista të punës, ndaj, për të lënë një përshtypje të veçantë tek intervistuesit, mundohuni të jepni përgjigjet e duhura në pyetjet e zakonshme që bëhen në intervista të punës. Ndër tjera, keni parasysh se edhe paraqitjes së jashtme duhet t’i kushtohet rëndësi. Veshmbathja në intervista të punës krijon përshtypjen e parë për shumë punëdhënës.  4. Filloni një praktikë ose kyçuni në punë vullnetare Përfshirja në punë praktike mund të jetë një mundësi shumë e mirë për t’u bërë pjesë e një kompanie të caktuar, në një pozitë të caktuar. Puna vullnetare gjithashtu është një tjetër mënyrë për të krijuar një karrierë të suksesshme këtë vit. Sot, puna vullnetare njihet edhe si përvojë pune. Mundësitë për punë vullnetare në Kosovë nuk janë të pakta dhe duke shërbyer në fusha të ndryshme, ju do të arrini të rriteni profesionalisht dhe në të ardhmen të mund të kyçeni në punët ku e shihni veten më mirë dhe më të përgatitur.
Lexo më shumë
Si të bëheni punëtorë të pavarur?
Puna si punëtor i pavarur ose freelancer është një mënyrë e lehtë e po ashtu edhe e shpejtë për të siguruar të ardhura. Kjo mund të realizohet në rast se keni aftësi në një drejtim të caktuar. Ju mund t’i ofroni shërbimet tuaja kompanive të ndryshme, duke punuar edhe nga shtëpia. Çka është një punëtor i pavarur (freelancer)? Një punëtor i pavarur është një punëtor që bën punë të veçantë për organizata apo biznese të ndryshme, dhe nuk punon gjatë gjithë kohës për një organizatë të vetme. Pse duhet të punoni si i pavarur? Ka një mori arsyesh se pse është frytdhënëse nëse keni një punë si freelancer. Me një punë të tillë, ju do të keni një metodë për të siguruar të ardhura shtesë. Përpos kësaj, e mira e kësaj pune është se mund ta nisni në çdo kohë dhe shumë shpejt. Krejt çka nevojitet është të bëni hulumtimin e saktë rreth klientëve për të cilët mund të kryeni shërbime. Puna si punëtor i pavarur është edhe fleksibile dhe gjithmonë iu lë kohë edhe për ta bërë nëj punë tjetër, me gjysmë orar. A ka mangësi ky lloj i punës? Ndonëse të mirat e kësaj pune janë shumë, duhet ta keni parasysh se mund të shoqëroheni edhe me disa mangësi. Pagesat ndonjëherë janë të çrregullta Menaxhimi i klientëve dhe projekteve kërkon shumë anagazhim Ka raste kur paga mund të jetë e ulët Cilat shërbime mund t’i kryejë një punëtor i pavarur? Ka shumë prej shërbimeve të cilat mund t’iu ofohen bizneseve apo organizatave si punëtor i pavarur. Disa prej profesioneve janë si vijojnë: Shkrimtar i pavarur Dizajner grafik Kontabilist Shërbime në marketing ose marrëdhënie me publikun Menaxher i rrjeteve sociale Si mund t’ia filloni? FIllimisht, ju duhet të zbuloni se cila është ajo aftësi e juaja të cilën mund t'ua ofroni kleintëve. Ju duhet të kujdeseni që ta keni një plan biznesi, një plan ku i nënvizoni shërbimet që mund t’i ofroni dhe një portfolio me punën tuaj.  Gjithashtu, një profil në LinkedIn është po ashtu shumë i nevojshëm në ditët e sotme, është një vend ku mund të gjeni shumë mundësi për punë të pavarura.
Lexo më shumë
5 gabime që duhet t’i shmangni kur kërkoni punë
Shumica prej nesh jemi në dijeni se kërkimi i punës është një proces jo i lehtë, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Nëse jeni në kërkim të punës suaj të parë ose të punës së ardhshme, do të ketë raste kur do shfaqni shenja lodhjeje dhe dorëzimi, ngase nuk mund ta gjeni punën që kërkoni. Ju nuk po merrni njoftime nga vendet e punës për të cilat keni aplikuar dhe filloni të pyesni veten nëse jeni madje i kualifikuar për atë pozitë të caktuar që tashmë keni aplikuar. Mos u brengosni! Të gjithë kemi kaluar nëpër këto faza. Përderisa ky proces është i vështirë dhe nganjëherë konfuz, ju duhet t'i shmangni disa gabime eventuale që mund t'i bëni me ose pa vetëdije. Ja se çfarë duhet të shmangni kur jeni duke kërkuar punë: 1. Mos hulumtimi i kompanisë para se të aplikoni Shumica prej nesh jemi sprovuar duke menduar se kemi gjetur vendin ideal të punës dhe befas ndjejmë nevojën për të aplikuar pa bërë ndonjë hulumtim për atë kompani në të cilën po aplikojmë. Është mirë të gjesh punën që duket se është e përshtatshme, bazuar në përshkrimin, mirëpo nuk duhet të nxitoni.Ndjekni këto rregulla para se të aplikoni për një vend pune:* Vizitoni web faqen e kompanisë për të marrë informatat bazike rreth saj;* Hulumtoni kompaninë në LinkedIn (nëse kanë llogari të hapur);* Kontaktoni menaxherin e burimeve njerëzore të asaj kompanie për të marrë informata shtesë. 2. Mos hulumtimi i mesatares së pagave që ofron kompania Një nga gabimet kryesore që mund të bëni është hulumtimi jo i duhur, normalisht çdokush dëshiron të paguhet më mirë sesa në punën paraprake, por nëse nuk hulumtoni rreth pagave mesatare të kompanisë mund të dëshpëroheni nëse merrni një ofertë që nuk ju konvenon. Prandaj, para se të filloni të aplikoni për punë, sigurohuni që të hulumtoni se si klasifikohen  pagat për atë pozitë që doni të aplikoni. 3. Mos identifikimi i dëshirave dhe nevojave tuaja Një nga gjërat kryesore që duhet të dini është se përderisa kërkoni punë duhet t’i përgatitni  pyetjet që keni në një lsitë. Në këtë listë mund të përfshini pyetje rreth menaxhimit të kompanisë, kulturës, stilit të menaxhimit si dhe pyetje tjera përkatëse. Listimi i këtyre pyetjeve është i domosdoshëm nëse dëshironi që i tërë procesi i aplikimit e deri te dita e intervistës të shkoj ashtu siç keni planifikuar. 4. Aplikimi pa lexuar në detaje kriteret dhe natyrën e punës Kur jeni në kërkim të punës për një kohë relativisht të gjatë, ju filloni të irritoheni dhe nganjëherë mund edhe të aplikoni në pozitën e parë të lirë që shihni. Kur jeni në kërkim të një vendi pune, sigurohuni që përshkrimet e punës prekin të gjitha ose të paktën shumicën e gjërave që ju nevojiten. 5. Nën-vlerësimi i vetes Ju asnjëherë nuk duhet ta nën-vlerësoni veten. Prandaj, mos ngurroni t’i vëni në pah vlerat tuaja. Këtë mund ta bëni duke e shkruar një listë ku mund t’i renditni ato si në vijim:*Përvojën tuaj*Etikën tuaj të punës*Njohuritë/aftësitë tuaja*Devotshmërinë/pasionin tuaj Të gjitha këto pika tregojnë se ju vleni. Para se të filloni kërkimin e punës tuaj sigurohuni që të keni të qartë se çfarë përfaqësojnë këto pika. Është mirë ta keni një listë të të gjitha arritjeve tuaja, kjo jo vetëm që do t'ju ndihmojë gjatë intervistës por gjithashtu do t'ju ndihmojë të mbani mend vlerën tuaj dhe gjithçka që keni realizuar në karrierën tuaj.
Lexo më shumë
5 gjëra që nuk duhet t’i bëni kur filloni punën e re
Nëse jeni punësuar në punën që dëshironit do të thotë se jeni në rrugën e duhur të karrierës suaj dhe të gatshëm për rrugëtimin tuaj të ri dhe sfidat në vijim. Fillimi i një pune të re mund të jetë një kohë e vështirë, por edhe emocionuese në të njëjtën kohë. Pavarësisht nëse kjo është "puna juaj e parë në zyrë" ose puna juaj e pestë, java e parë shihet si më e vështira pasi që ende nuk jeni përshtatur me ambientin e punës, si dhe nuk jeni njoftuar me të gjithë stafin që do të bashkëpunoni. Kur filloni një punë duhet t'i kushtoni rëndësi sjelljeve dhe gjithmonë përpiquni të lini përshtypje sa më të mirë. Kjo do t'ju ndihmojë të fitoni besimin e bashkëpunëtorëve dhe mbikëqyrësve tuaj. Këtu janë pesë gjëra që nuk duhet të bëni kur filloni punën tuaj të re, jo vetëm në javën e parë, por edhe në muajt në vijim. 1.Mos u vononi Siç e dimë ky është një fakt i njohur që duhet të arrijmë gjithmonë në kohë në punë, por kjo vjen më shumë në fuqi kur ju jeni personi i ri në punë. Javët e para, madje edhe muajt janë ende "prova" dhe gjithçka që bëni vlerësohet. Mësoni se në cilin orar do të mund ta shmangni trafikun më të madh dhe cila kohë do t'ju mundësoj të shkoni në zyrë pikërisht në orarin e duhur. Menaxhimi i duhur i kohës ju mundëson të mos jeni vonë për punë si dhe t’i përfundoni me sukses aktivitetet tjera ditore. 2. Mos mungoni pa njoftuar mbikëqyrësin tuaj Nëse një ditë më parë e dini që nuk do të jeni në gjendje të shkoni në punë, është mirë ta thërrisni në telefon mbikëqyrësin tuaj dhe ta njoftoni. Gjëja e fundit që duhet ta bëni është të telefononi ose t'i shkruani mbikëqyrësit tuaj 5 minuta para fillimit të orarit të punës për ta njoftuar që nuk jeni në gjendje të shkoni atë ditë në punë. Kjo vetëm ju bën të dukeni joprofesionist dhe aspak serioz. Nëse nuk keni numrin e drejtpërdrejtë të menaxherit ose të mbikëqyrësit tuaj, mund ta dërgoni një email, apo t'i  shkruani mesazh një kolegu për t'i njoftuar të tjerët. 3. Mos i injoroni udhëzimet Në një vend pune nuk duhet të mos mungoj bashkëpunimi dhe ju t'i ndjekni udhëzimet që ju jepen. Problemi qëndron se, ju si një  punonjës i ri ende jeni në adaptim të praktikave të punës së re, dhe nëse harroni të ndiqni udhëzimet mund të mos jeni në gjendje ta kryeni si duhet punën që u kërkua nga ju. Nëse nuk jeni të sigurt për atë që duhet të bëni ose keni nevojë për udhëzime shtesë, gjithmonë sigurohuni që të bëni pyetje dhe të merrni shënime në mënyrë që t'i keni të qarta detyrat që ju caktohen. 4. Shmangni përdorimin e telefonit Një nga gjërat e para që bëjm në mëngjes është kontrollimi i telefonit. Rrjetet sociale kanë  ndikuar që të krijojmë shprehi ta hapim telefonin kohë pas kohe edhe nëse nuk kemi pranuar ndonjë mesazh nga dikush tjetër. Përdorni sa më pak telefonin gjatë orarit të punës pasi që ndikon negativisht në përqendrimin dhe produktivitetin tuaj. 5. Mos u stresoni Pavarësisht nëse kjo është puna juaj e parë apo jo, mbani gjithmonë mend se kur filloni një punë të re jeni në fazën fillestare. Ju ndoshta mund të keni përvojë paraprake, si dhe t'i përshtateni punës suaj të re ashtu siç planifikonit, mirëpo do të ketë raste edhe kur mund të bëni gabime. Prandaj, mos stresoni kur gjërat nuk dalin perfekte që në provën e parë, ose kur keni vështirësi të kuptoni një trajnim, sistem ose një detyrë./AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.