Si ta organizoni më mirë emailin tuaj?

04 Jun, 2020

Si ta organizoni më mirë emailin tuaj?
	 	 

Kontrolli i emailit tuaj duhet të jetë prioriteti juaj si në fillim të orarit të punës ashtu edhe kur e përfundoni atë. Kësisoj, ju arrini ta menaxhoni kohën më mirë në lidhje me aktivitetet e ditës dhe keni kohë të mjaftueshme për përgatitjen e një liste të detyrave për ditën e nesërme.

Ekzistojnë dy lloje të sfidave kur kemi të bëjm me organizimin e duhur të emailit:

  • Vëllimi i madh i emaileve (ne jemi të ngarkuar çdo ditë me mesazhe të ndryshme);
  • Tendenca jonë për të kontrolluar dhe shqyrtuar mesazhet që marrim.

Për tejkalimin e këtyre sfidave ju duhet të ndërmerrni disa hapa si në vijim:

Reduktoni vëllimin e emaileve që pranoni

Ashtu si organizimi i dokumenteve, hapi i parë në procesin e organizimit të postës elektronike është t’i selektoni mesazhet që merrni sipas rëndësisë së tyre. Kur bëni ndarjen e mesazheve që pranoni sipas prioritetit që kanë, padyshim që menaxhimi i tyre është më i lehtë.

Ju mund të filloni me reduktimin e njoftimeve që merrni nga rrjetet sociale, e që zakonisht janë të shumta. A mendoni se është me të vërtetë e nevojshme të merrni një njoftim me email çdo herë që dikush bën një koment në postimin tuaj në Facebook? Rishikoni njoftimet nëpër kanalet kryesore të rrjeteve sociale për të minimizuar njoftimet me email.

Kur hasni në një kumtesë në emailin tuaj që kurrë nuk e keni konsideruar aq të rëndësishme sa të merrni kohën për të lexuar, klikoni butonin “unsubscribe” dhe kësisoj nuk do të mbingarkohet inboxi juaj me emaile të padëshiruara.

Një mjet mjaft i dobishëm për thjeshtimin e procesit të abonimit është aplikacioni Unroll.me. Aplikacioni në fjalë ju mundëson të anuloni abonimin për email të padëshiruara dhe gjithashtu ju lejon të përmbledhni të gjitha abonimet tuaja në një email të përditshëm. Unroll.me gjeneron një listë për të gjitha abonimet tuaja në email dhe ju lejon t’i anuloni ato me një klik të vetëm.

Për abonimet që keni vendosur t'i ruani, ju jepet zgjidhja të vazhdoni të merrni email nga secili dërgues direkt në postën tuaj elektronike ose për të bashkangjitur emailet nga dërguesit e veçantë në një "grumbull" të përditshëm (ju mund të zgjidhni kohën e ditës që dëshironi të merrni email-in tuaj të vetëm). Si rezultat, do të ketë ulje drastike të emaileve në postën tuaj elektronike.

Cakto një rutinë për shqyrtimin e emaileve

Nëse kontrolloni menjëherë emailin tuaj pasi të keni marrë njoftimin për një mesazh të ri ju po lejoni që email të ketë kontroll mbi ju e jo anasjelltas.

Ky zakon është një vrasës i produktivitetit dhe minon aftësinë tuaj për t'ju përmbajtur axhendës që e keni caktuar përgjatë ditës. Në vend të kësaj, ju bëheni skllav i axhendës së të tjerëve (reklamuesit, tregtarët, miqtë dhe kolegët) të cilët dëshirojnë që ju të shikoni mesazhet e tyre në një kohë të veçantë.

Vendosja e një rutine për shqyrtimin e emaile-ve gjatë ditës (në vend se ta kontrolloni vazhdimisht atë) ju mundëson të jeni në kontroll të informacioneve hyrëse që merrni. Në këtë mënyrë, ju mund të përqendroheni në të gjatë një kohe kur jeni në gjendje të ndërmerrni veprime dhe vendime të nevojshme që lidhen me secilën email./AkademiPune

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Gjatë rindezjes, cili tast duhet të shtypet për të hyrë në një formë të sigurt në Windows?
    A
    F2
    B
    F8
    C
    F1
    D
    F9
  • ‘Linux” është shembull i:
    A
    Software
    B
    Aplikacionit
    C
    Sistemit operativ
    D
    Shfletuesit
  • Cili kombinim i tasteve përdoret për ta fshirë përgjithmonë një dosje?
    A
    Alt + delete
    B
    Shift + delete
    C
    CTRL + delete
    D
    Delete
  • Cila është një pajisje hyrëse?
    A
    Monitori
    B
    Printeri
    C
    Miu
    D
    Asnjë nga opsionet
  • Cila nga të mëposhtmet nuk është një gjuhë kompjuterike?
    A
    Lotus
    B
    Basic
    C
    C++
    D
    JAVA
  • Cila nga programet e mëposhtme përdoret për të bërë prezantime?
    A
    MS Outlook
    B
    MS Excel
    C
    MS Word
    D
    MS Powerpoint
  • Cili shfletues webi është i zhvilluar nga Google?
    A
    IE
    B
    FireFox
    C
    Safari
    D
    Chrome
  • Cila kompani për herë të parë e zhvilloi gjuhën programuese të titulluar Java?
    A
    Microsoft
    B
    Google
    C
    Sun Microsystems
    D
    IBM
  • Mark Zuckerberg është pronar i:
    A
    Facebook
    B
    Google
    C
    Linux
    D
    LinkedIn
  • Network Interface Card (NIC) zakonisht përdoret për:
    A
    Lidhje me rrjet
    B
    Programim
    C
    Printim
    D
    Asnjëra nga këto
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Shtatë gabime që duhet t’i shmangni kur bëni marketing në Instagram
Teknologjia moderne dhe rrjetet sociale kanë ndikuar në lehtësimin e shumë gjërave në jetën e njeriut, ndër to edhe të bërit biznes. Ditëve të sotme, prezenca online e një biznesi është shumë e rëndësishme. Instagrami konsiderohet ndër platformat kryesore për të bërë marketing dhe për t'i rritur bizneset. Mirëpo, cilat janë disa nga gabimet më të zakonshme të bizneseve kur bëjnë marketing në Instagram? 1. Bio e keqe Bio duhet të jetë sa më e thjeshtë. Një bio e gjatë me shumë informacione rreth biznesit është shumë e mërzitshme. Mundohuni të cekni vetëm informacione të shkurta, koncize dhe të rëndësishme. Sa i përket produkteve, shfrytëzoni pjesën e "hyperlinks" për ta vendosur linkun i cili pastaj personat e interesuar i çon automatikisht tek produkti dhe aty mund të lexojnë rreth produktit apo shërbimeve. Keni parasysh se edhe përdorimi i emojis mund ta lehtësojë mesazhin për audiencën tuaj.  2. Faqja është private Duke e mbajtur faqen private, ju vendosni kufizime për njerëzit. Një llogari personale është e kuptueshme nëse është private por jo e njëjta duhet të ndodhë me faqet e biznesit, të cilat duhet të jenë të qasshme për audiencën. Një faqe private zbehë mundësinë për të tërhequr klientë dhe për të rritur numrin e ndjekësve. 3. Postimi i përmbajtjeve jo të mira dhe fotove jo-kualitative Për t’i bërë marketing të mirë biznesit tuaj nëpërmjet Instagramit, një rëndësi e posaçme duhet t’ju kushtohet postimeve. Jo gjithmonë disa gjëra që postohen nëpër llogari private janë të përshtatshme edhe për faqet e biznesit. Përmbajtjet si: shkrime, foto apo video, duhet të lidhen me biznesin. Gjithashtu, kushtoni rëndësi edhe cilësisë së fotografive dhe videove që tregojnë për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve që biznesi ofron. 4. Përdorimi i gabueshëm i hashtags Hashtags janë element thelbësor i marketingut në Instagram. Ato mund të përdoren për të promovuar emrin e biznesit. Që hashtags të jenë efektiv, duhet t’i përdorni drejtë. Ideja e përdorimit të hashtags është që të jenë më lehtë të kërkueshëm, ndërsa përdorimi i gabuar ose edhe i tepërt i hashtags mund të dëmtojë emrin e biznesit. 5. Blerja e ndjekësve (followers) Në vend se të merrni ndjekës në mënyrë artificiale, mundohuni ta bëni atë në mënyrë organike. Kjo konsiderohet një ndër metodat më artificiale për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me ndjekësit tuaj. Ndjekësit nuk është mirë të blihen për dy arsye: Ka më pak ndërveprim. Ndjekësit që blihen në Instagram, mund të mos kenë interes për faqen tuaj apo për produktet e juaja, prandaj kjo nuk ju çon asgjëkundi. Humbje e reputacionit. Etika e një biznesi është shumë e rëndësishme për audiencën. Prandaj, blerja e ndjekësve është diçka që mund të vërehet nga audienca dhe kjo e vë në dyshim integritetin e një biznesi. 6. Nëse nuk ju ktheni përgjigje ndjekësve Duke mos ju përgjigjur ndjekësve, mund të jeni duke e dëmtuar biznesin tuaj. Nëse ndonjëri nga ndjekësit ju pyet diçka lidhur me produktet apo shërbimet, merrni mundin që t’ju ktheni një përgjigje. Edhe nëse ndjekësit po ju japin vetëm sugjerime, pranoni dhe përgjigjuni me modesti. Gjithashtu, çdo klient ose ndjekës mund të ketë nevojë për ndihmë në lidhje me produktet ose markën tuaj. Ju duhet t'u ofroni atyre shërbim të mirëfilltë.  7. Të qenit jo aktiv Sa më shumë që postoni, aq më shume ndjekës do të keni. Bëni një plan se çka do të postoni secilën ditë dhe ndiqni atë plan. Mundohuni që postimet t’i bëni sa më kreative.
Lexo më shumë
ÇKA DUHET TË BËNI NËSE JENI PUSHUAR NGA PUNA?
Të pushohesh nga puna, mund të jetë shumë stresuese. Kur e merrni një lajm të tillë, mbase qysh në momentet e para do të dëshironi të largoheni nga zyra. Kjo, sepse humbja e punës mund t’iu ndikojë në shumë mënyra. Në përgjithësi, gjithandej në botë ekziston një stigmë për njerëzit që janë pushuar nga puna, e kjo është akoma më e dukshme kur ndodhë në vendet e vogla, ku ka pak kompani që operojnë në treg dhe të cilat janë në kontakt me njëra-tjeren vazhdimisht. Kështu që, nëse ndonjëherë gjendeni përballë një situate të tillë, kur punëdhënësi juaj ju thërret për t’ua kumtuar lajmin se jeni pushuar nga puna, është shumë e rëndësishme t’i keni parasysh disa gjëra dhe jo vetëm të dilni nga zyra. Informohuni saktë. Kur merrni lajmin se punëdhënësi juaj dëshiron të shkëpusë marrëdhënien e punës me ju, sigurohuni t’i bëni pyetjet e duhura që t’i merrni faktet se pse ai ka ardhur deri tek një vendim i tillë. Pyeteni punëdhënësin tuaj: Pse jam pushuar nga puna sepse nuk dua t’i bëj gabimet e njejta në të ardhmen. Kështu, ju mund të analizoni se si ai i justifikon shkaqet në mënyrë që të përcaktoni saktë se a ka bazë vendimi i tij. Diskutoni kushtet e largimit. Sigurohuni që para se të nënshkruani ndonjë dokument për ndërprerje bashkëpunimi, t’i analizoni mirë të gjitha aspektet. Sigurohuni që shkëputja e kontratës suaj ka bazë ligjore apo që kontrata nuk është shkëputur për arsye diskriminimi ose tjera. Kjo ngase varësisht nga rasti, juve mund t’u takojë dëmshpërblim. Rregullojeni menjëherë CV-në tuaj. Asnjëherë nuk është fundi dhe asnjëherë nuk është vonë për të nisur diçka të re. Filloni të aplikoni për punë të tjera ku mund ta gjeni veten. Rregullojini të gjitha detajet, cekni edhe punën e fundit nga e cila jeni pushuar, si dhe të gjitha aftësitë që i keni fituar gjatë asaj kohe. Po ashtu, edhe çdo detaj tjetër të cilin nuk e keni pasur të nënvizuar në CV deri në atë moment. Gjatë vitit 2018, një studim 10 vjeçar me më shumë se 2,600 drejtorë zbuloi se të gjithë ata individë që dikur u pushuan nga puna (91 përqind e tyre)  kishin gjetur një punë të mirë apo edhe më të mirë se ajo që kishin pasur më herët.  Ky studim u publikua në librin e titulluar “Dera tjetër e drejtorëve”. Të largohesh nga puna nuk duhet të jetë diçka demoralizuese. Kjo duhet t’iu shërbëjë të reflektoni edhe me veten por edhe me ngjarjet përreth që mund të kenë shpierë deri tek pushimi nga puna. Cilado qoftë arsyeja e largimit tuaj, ju mund ta shihni anën e ndritshme të të gjithë ndodhisë dhe të jeni më të matur që në të ardhmen të mos lejoni të përsëriten situatat e ngjashme.
Lexo më shumë
5 profesione që mund t’i ushtroni në Kosovë nëse jeni ekonomist
Ekonomistët merren me mbledhjen, organizimin dhe interpretimin e të dhënave, duke përdorur formula matematikore dhe statistika për t’i bërë llogaritjet e ndryshme. Një karrierë në ekonomi mund të rrisë mundësitë e punësimit në shumë drejtime, pavarësisht industrisë në të cilën operon një kompani e caktuar. Çka mund të punoni me një diplomë në ekonomi? Ka shumë drejtime në të cilat mund të punoni nëse keni një diplomë në ekonomi. Edhe në Kosovë, ofrohen mundësi punësimi në disa fusha të ekonomisë. Personat që kanë diplomë në ekonomi mund të punojnë në banka, institucione financiare, agjenci të ndryshme, etj. Nëse keni studiuar në fushën e ekonomisë, ka disa profesione të cilat mund t’i ushtroni. KosovaJob, ju sjellë disa prej këtyre profesioneve:  Kontabilist/e Konsulent/e Analist/e kreditor/e Analist i/e financave Auditor/e Kontabilist. Roli i një kontabilisti është të kryej detyra që lidhen me saktësinë, regjistrimin, analizat dhe prezantimin e operacioneve financiare të një biznesi, ndërmarrjeje apo organizate. Në ditët e sotme, pothuajse çdo kompani ka nevojë për kontabilistë. Konsulent/e.  Konsulentët apo këshilltarët ekonomikë duhet të kenë aftësi për të analizuar tregun dhe ndihmuar organizatën apo kompaninë ku punojnë që të përmirësojë performancën. Konsulentët mund të punojnë për kompani që operojnë në industri të ndryshme duke përfshirë financat, shëndetësinë, arsimin, etj . Analist/e kreditor/e. Një analist kreditor mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe njëkohësisht krijon mundësi të reja bashkëpunimi me klientë të rinjë. Analistët kreditor janë profesionistë financiarë të cilët përcaktojnë mundësinë që huamarrësit të shlyejnë detyrimet e tyre financiare. Analist i/e financave. Analistët financiar si pjesë kryesore të punës kanë kryerjen e analizave financiare për klientët e jashtëm ose të bredshëm. Auditor/e. Puna e një auditori përfshin përgjegjësitë për statusin financiar dhe llogaritë e kompanive apo organizatave. Një auditor mbledh të gjitha informacionet dhe kontrollon nëse të gjitha pasqyrat financiare dhe regjistrimet janë të vlefshme, ligjore ose nëse paraqiten në mënyrë të drejtë.
Lexo më shumë
Si ta mbani një raport të mirë me punëdhënësin?
Marrëdhëniet e mira, produktive, ku nuk mungon respekti janë çelësi i suksesit për një kompani. Këtu përfshihet raporti që keni me punëdhënësin tuaj. Përderisa prioriteti kryesor i një punëdhënësi është të ketë punonjës të zellshëm që përmbushin vizionin e tij për kompaninë, përveç kësaj një punëdhënës do të donte të kishte më shumë se sa vetëm marrëdhënie profesionale me njerëzit me të cilët punon. Në fund të fundit, punëdhënësi një pjesë të madhe të kohës e kalon me stafin, si rrjedhojë një raport i ftohtë dhe jo miqësor nuk do të kishte aspak kuptim për të dyja palët dhe do të ndikonte në performancën e kompanisë.Punëdhënësi luan një rol kryesor në ngritjen tuaj në karrierë, kështu që sa më shumë që ai njeh personalitetin tuaj, punën tuaj dhe etikën tuaj të punës, aq më më të mëdha janë gjasat që të shpërbleheni. Një marrëdhënie e shëndoshë dhe respektuese në raport me të, përmirëson moralin dhe produktivitetin tuaj, respektivisht raporti i tillë ndikon pozitivisht në karrierën tuaj. Nëse keni interes për një marrëdhënie sa më të mirë me punëdhënësin tuaj, Akademi Pune ju ofron disa sugjerime për krijimin e një raporti sa më të mirë: Merrni iniciativë të caktoni mbledhje mujore Është e rëndësishme që punonjësit të ndërmarrin iniciativën për të mbajtur takime individuale me punëdhënësin e tyre gjatë muajit. Kjo ndihmon që të vlerësohet gjendja aktuale në kompani, të vihen në pah rezultatet e arritura si dhe prioritetet për të ardhmen. Gjithashtu, gjatë mbledhjeve diskutoni gjendjen e projekteve aktuale, paraqitni idetë që keni për të ardhmen dhe kuptoni nëse jeni në të njejtin mendim me punëdhënësin tuaj dhe qëllimet që ka. Shfaqni vlerat tuaja Është me rëndësi ta kujtoni se jeni punësuar sepse posedoni aftësi të veçanta të cilat i vlerëson kompania. Si person i tillë, ju shpesh mund të ofroni perspektiva të ndryshme nga punëdhënësi juaj. Një punëdhënës i mirë nuk do të dëshironte që punonjësit të pajtohen gjithmonë me të, por gjithashtu të flasin për nevojat, realitetin dhe sfidat nëpër të cilat po kalon kompania e që duhet të adresohen, kësisoj ju shfaqni vendosmerinë që keni në atë që besoni. Përpiquni të keni komunikim sa më të hapur Sa herë i keni thënë punëdhënësit tuaj se një nga idetë e tij ose të saj nuk është aq e shkëlqyeshme? Ndoshta është bisedë e frikshme për çdo punonjës, por është e rëndësishme komunikimi i lirshëm pasi një punëdhënës mendje hapur do ta vlerësonte iniciativën tuaj për ide të reja inovative. Ofroni ndihmë Shprehni gatishmëri për të ndihmuar në ndonjë projekt edhe nëse nuk kërkohet një gjë e tillë nga ju. Shumë punëdhënës janë të ngarkuar gjatë gjithë kohës dhe shpesh nuk flasin nëse kanë nevojë për ndihmë. Prandaj, gjatë bisedës tuaj pyetni ata nëse kanë nevojë për ndihmë në ndonjë projekt të caktuar.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.