Si t’i shmangni gabimet e marketingut në biznesin tuaj?

29 Maj '20

Si t’i shmangni gabimet e marketingut në biznesin tuaj?
	 	 

Marketingu ka të bëj me vendosjen e produktit të duhur, me çmimin e duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Bazat themelore të marketingut janë produkti, çmimi, vendi dhe promovimi. Marketingu është procesi i menaxhimit përgjegjës për identifikimin, parashikimin dhe plotësimin e kërkesave të klientit.

Shumë ndërmarrje dhe veçanërisht bizneset e vogla gabojnë kur tentojnë ta organizojnë marketingun e tyre pa u konsultuar me ndonjë ekspert. Ja disa gabime të zakonshme marketingu që bizneset duhet t’i shmangin.

Mos përcjellja e performancës

Teknologjia moderne ju mundëson të mbani shënime për sjelljen e klientëve tuaj dhe ta përdorni atë në avantazhin tuaj. Fatkeqësisht, shumë biznese i përdorin këto të dhëna për të krijuar fushata marketingu, për të cilat besojnë se do të funksionojnë mirë, por më pas ata nuk arrijnë të gjurmojnë performancën për të identifikuar fushat ku kanë nevojë për përmirësim. Me përdorimin e duhur të teknologjisë dhe aplikacioneve moderne, ju mund të gjurmoni çdo aspekt të fushatave tuaja të marketingut, kështu që mund të përcjellni se ku keni pasur sukses dhe ku mund të përmirësoheni.

Dështim në mbajtjen e klientëve ekzistues

Në përgjithësi, në biznes, 80% e shitjeve dhe fitimeve vijnë nga klientët ekzistues, ndërsa pjesa tjetër prej 20% vjen nga klientë të rinj që blejnë për herë të parë. Shitja për një klient të ri është më e vështirë sesa shitja për një klient ekzistues, kështu që mos harroni të caktoni disa nga fushatat tuaja të marketingut drejt bazës ekzistuese të klientit tuaj për të marrë shitje të përsëritur. Kësisoj, jo vetëm që do të tërhiqni një audiencë më të gjerë të blerësve të mundshëm, por gjithashtu do të siguroheni që bëni mjaftueshëm përpjekje për klientët aktual dhe ata të rinj.

Jo të gatshëm për të investuar

Është një pengesë e zakonshme për bizneset e vogla, pasi që ata mund të kenë buxhet, por nuk e investojnë atë në marketing. Në fakt, studimet e fundit tregojnë se në çdo fazë të jetës, pronarët e biznesit dëshirojnë të investojnë më shumë në marketing. Nga viti i tyre i parë në biznes deri në vitin e tyre 20 (ose më shumë) bizneset mesatarisht kanë ndarë 10% të buxhetit të tyre për marketing kur ata dëshirojnë të kishin investuar 25% ose më shumë.

Jo të gatshëm të adaptohen

Ashtu si njerëzit, bizneset duhet të rriten dhe të evoluojnë nëse duan të kenë sukses. Bizneset që nuk dëshirojnë të përfshijnë teknologji të re, të provojnë platforma të reja ose të eksperimentojnë me audiencë të re kanë pak gjasa të gjenerojnë të ardhura më fitimprurëse në botën e biznesit që është në ndryshim të vazhdueshëm. Kompanitë më të suksesshme bëjnë gjithçka që munden për të përshtatur strategjitë e tyre të marketingut për të akomoduar prirje të ndryshme, si dhe për të arritur perspektiva të reja. Duke eksperimentuar me kanale të ndryshme të rrjeteve sociale ose strategjive dhe teknikave të marketingut, mund të arrini një audiencë më të gjerë dhe të maksimizoni fitimet tuaja të mundshme.

Si ta promovoni më mirë biznesin tuaj?

E vërteta është se ne të gjithë jemi të bombarduar me mesazhe për shitje pothuajse çdo ditë. Ne vazhdimisht shohim reklama në lidhje me produktet dhe shërbimet që bizneset ofrojnë dhe pse ne duhet t'i blejmë ato. Normalisht që  duhet të flisni fare për produktin ose shërbimin tuaj, por është e rëndësishme të keni një imazh të qartë për marketingun tuaj.

Përmes shërbimeve efikase ju duhet t’i tregoni klientëve tuaj pse ata duhet të vazhdojnë që t’ju besojnë. Këtu janë disa mënyra për të tregtuar në mënyrë të hollësishme ekspertizën tuaj dhe biznesin e përgjithshëm sesa përqendrimi vetëm në produkte/shërbime.
Theksoni industrinë tuaj. Reklamoni biznesin tuaj në rrjete sociale duke treguar për shërbimet/produktet që ofroni, poashtu shkëmbeni këshilla me njerëzit që kërkojnë informacione për industrinë tuaj.
Flisni për programet e biznesit tuaj. A keni një program që shpallni punonjësin e muajit dhe a jeni duke investuar në trajnime dhe ngjarje për ndërtimin e ekipit? Ndoshta ju sponsorizoni një ngjarje në komunitet ose një ekip sportiv. Të gjitha këto janë arsye pse një klient mund të dëshirojë të bëj biznes me ju, prandaj mos hezitoni të flisni për programet tuaja se si përkrahni zhvillimin e punonjësve tuaj me anë të trajnimeve të ndryshme.   
Vlerësoni klientët tuaj. Kjo është aq e thjeshtë sa shpërndarja e një rekomandimi ose rishikimi. Shfrytëzoni rastin të falënderoni personin që mori kohë për t'ju dhënë një vlerësim në rrjetet sociale dhe t’i tregoni se sa e rëndësishme është për ju kur një klient ndahet i kënaqur me shërbimet/produktet tuaja./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC