6 mënyra për t'i bërë punëtorët të ndjehen të vlerësuar

28 Maj '20

6 mënyra për t'i bërë punëtorët të ndjehen të vlerësuar
	 	 

Ofertat e punës kryesisht pranohen për shkak të pagesës, por punëtorët qëndrojnë gjatë në një vend pune më shumë për shkak të vlerësimit sesa për shkak të pagesës.

Në kompanitë ku ka një numër më të madh punëtorësh, menaxherët shpeshherë hasin në vështirësi në menaxhimin dhe trajtimin e barabartë te të gjithëve. Udhëheqësit e mençur punojnë që ta bëjnë secilin punëtor të ndjehet pjesë e ekipit. Në vazhdim, ju sjellim disa këshilla se çka mund të bëni nëse dëshironi që të gjithë punëtorët e juaj të ndjehen vërtetë të vlerësuar.

1. Përdorni mjetet e duhura të komunikimit

Ndër gjërat e para që një punëdhënës duhet të ketë parasysh, është të lehtësojë komunikimin me punëtorët e tij, qoftë me email, telefon, mesazhe direkte apo konferenca me video. Që punëtorët të ndjehen të vlerësuar, këshillohet të planifikoni që nganjëherë të flisni me secilin prej tyre fizikisht ose virtualisht. Një gjë e tillë do të tregonte kujdes nga ana juaj. Nëse ndonjë punëtor punon nga distanca, mundohuni që edhe atij/asaj t’ua bëni me dije që gjithmonë janë të përfshirë në çdo vendim apo ngjarje që ndodhë brenda kompanisë.

2. Jepni punëtorëve leje për të marrë vendime të rëndësishme

Duke i dhënë një punëtori kompetenca për të marrë vendime të rëndësishme në kompani, ju i tregoni atij që vërtetë i besoni dhe se mendimi i tij ka shumë vlerë. Në këtë formë, punëdhënësit fuqizojnë punëtorët e tyre që ata më vonë të mund të ndërmarrin vetë nisma të ndryshme. Nëse një kompani është në rritje e sipër, shumë punë do të duhet t’ju kalohen të tjerëve dhe ky është një hap që punëtorët ta tregojnë veten dhe punëdhënësit ta kuptojnë se sa mund të kenë besim tek ta, duke parë se si ata i menaxhojnë vetë detyrat.

3. Inkurajoni secilin person të kontribuojë gjatë takimeve/mbledhjeve

Ka raste kur nëpër mbledhjet e punës apo takimet e rëndësishme, punonjësit hezitojnë të flasin. Kjo gradualisht mund të çojë drejt krijimit të bindjes se mendimi i tyre nuk vlerësohet dhe nuk është nevoja të flasin. Prandaj, një lider i mirë mundohet që ta parandalojë një gjë të tillë. Kjo mund të arrihet duke inkurajuar punëtorët të jenë aktivë nëpër takime.

Si lider, mund të organizoni takime të shkurta dhe paraprakisht t’ju jepni të gjithë stafit material rreth takimit. Duke ja caktuar secilit detyrën e tij, duke kërkuar feedback dhe duke bërë pyetje, mund t’i mbani të gjithë të përfshirë. Nëse akoma hasni në vështirësi, mund të bëni përpjekje që të paktën t'i bindni të gjithë të dakordohen rreth një teme.

4. Fuqizoni miqësitë në punë

Vendi i punës bëhet më i dashur në rast se punëtorët kanë krijuar miqësi. Duke krijuar miqësi me kolegët, produktiviteti i një punëtori dhe arritjet e një kompanie janë më të mundshme, sepse miqtë kanë besim tek njeri – tjetri dhe nuk e shohin njëri-tjetrin si konkurrent por i gëzohen suksesit. Për të stimuluar miqësi në punë, liderët e mirë i japin mundësi ekipit që të diskutojnë tema të ndryshme bashkarisht, kryesisht tema që nuk kanë të bëjnë me mjedisin e punës.

5. Vlerësoni kontributin e secilit punëtor

Secilit punëtor duhet t’i njihen meritat e tij. Duke i treguar një punëtori se sa mirë e ka përfunduar një punë dhe rezultatin që ka arritur apo suksesin që ka pasur kompania nga ai, ofron motivim të ri për të.  Udhëheqësit e kompanive nuk duhet të hezitojnë asnjëherë ta thonë haptazi se kontributet specifike të një punonjësi po e ndihmojnë biznesin të ketë sukses.

6. Krijoni mundësi zhvillimi për punëtorët

Shumica e punëtorëve kanë dëshirë të kenë një vend pune ku ofrohen mundësi për të mësuar dhe për t'u zhvilluar më shumë. Nëse punëtorëve ju krijoni mundësi për trajnime, qoftë edhe të përbashkëta, ata do të jenë më të përgatitur profesionalisht dhe në të njejtën kohë do t’ju tregoni rëndësinë që ka zhvillimi i tyre për kompaninë.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC