Përderisa punojmë në ekipe dhe krijojmë kampanja të reja nëpër rrjetet sociale, poashtu mundohemi që ta kryejmë punën tonë në mënyrë sa më efikase. Përdorimi i aplikacioneve moderne është i domosdoshëm nëse dëshirojmë që puna jonë të ketë paraqitje sa më të mirë. Këtu është lista e aplikacioneve që mund t’i përdorni nëse punoni në menaxhimin e rrjeteve sociale që përveç se lehtësojnë punën tuaj, janë poashtu mjaft të lehta për tu përdorur.
1. Buffer
Me karakteristika të fuqishme planifikimi tërheqëse dhe moderne në pothuajse të gjitha platformat e rrjeteve sociale Buffer është njëri nga aplikacionet më të dobishme për organizimin e kalendarit tuaj të rrjeteve sociale. Ju mund të keni qasje në Buffer gjithashtu edhe përmes telefonit tuaj dhe t’i organizoni postimet tuaja nëpër platforma. Buffer gjithashtu siguron analitikë duke përdorur analitikat e saj mbi veprimtarinë e arritur nga miliona postime, siç janë ditët dhe periudhat kur është ideale për të postuar.
2. BuzzSumo
BuzzSumo është një aplikacion inovativ i rrjeteve sociale që ju ndihmon të kuptoni për materialet që janë më atraktive nëpër platforma të ndryshme. Për menaxherët e rrjeteve sociale ky aplikacion gjithashtu ju lejon të shihni se në cilat fusha ka interesim në tema të caktuara, duke ju lejuar të përsosni strategjinë tuaj bazuar në informatat që merrni rreth trendeve të fundit.
3. Analytics
Ky aplikacion luan një rol të rëndësishëm në vendimmarrje në botën e rrjeteve sociale. Analytics ju ndihmon të kuptoni sjelljen e audiencës tuaj, performancën e postimeve tuaja, demografinë dhe krahasimin e të dhënave me periudhën e mëparshme. E gjithë kjo mund të bëhet manualisht përmes faqeve të analytics në Twitter, Instagram, Facebook, Pinterest dhe Linkedin ose mund të automatizohet për të parë raporte domethënëse të konsoliduara.
4. Unsplash
Nëse keni vështirësi të gjeni foto me rezolucion të shkëlqyer për t'ja bashkangjitur materialeve tuaja, Unsplash është një platformë me fotografi në internet që është krijuar nga mbi 100,000 fotograf profesionist nga e gjithë bota. Më saktësisht, ky Unsplash ju mundëson të shkarkoni, modifikoni, shpërndani dhe përdorni fotografi nga platforma e saj falas. Ky aplikacion përmban më shumë se 690,000 imazhe që mund t'i përdorni për qëllime të ndryshme tregtare apo për reklamim.
5. Canva
Nëse jeni një ekip i vogël dhe ju pëlqen të kontrolloni veprat artistike që dalin në rrjetet tuaja sociale, Canva është zgjidhja për të gjitha nevojat tuaja të dizajnit grafik. Ky aplikacion është aq i thjeshtë sa që me vetëm disa klikime ju jeni në gjendje ta shfaqni kreativitetin tuaj. Canva ofron modele në rezolucione të sakta siç kërkohen nga rrjetet specifike sociale.
6. Easil
Edhe pse Easil është pothuajse i ngjashëm me Canva. Ky aplikacion ka dizajne të mahnitshme për storje në Instagram që ju mundëson krijimin e dizajneve mjaft atraktive. Easil ofron mundësi të sofistikuara që janë të lehta për qasje.
7. CloudApp
CloudApp është një regjistrues ekrani i lehtë për t’u përdorur që ju ndihmon të krijoni regjistrimin e videos HD, të përdorni kamerën në internet në regjistrimet e ekranit tuaj, të ruani fotografi të ekranit, si dhe të krijoni GIF-s kreative që t’ja bashkoni publikimeve tuaja.
8. Clocker
Për një biznes, është e rëndësishme që postimet tuaja të dalin kur audienca juaj është më së shumti aktive. Clocker është një aplikacion për MacOS që ju lejon të monitoroni zona të shumta kohore. Zgjidhni kohën tuaj lokale, shkruani zonat kohore që dëshironi të gjurmoni dhe përdorni Future Slider për të kontrolluar dhe aranzhuar kohën tuaj lokale me kohën që dëshironi të postoni për rajone të veçanta./AkademiPune