Motivimi i një punonjësi ndikohet shumë nga mjedisi i punës. Punëtorët e duan punën dhe motivohen me shumë nëse edhe kompania kujdeset për mirëqenien e tyre. Kësisoj, krijimi i një ambienti pozitiv të punës, mund të sjellë rezultate shumë të mira për një kompani.
Ne ju sjellim 10 shenja që tregojnë se një ambient pune është pozitiv:
1. Misioni i kompanisë
Një deklaratë pozitive rreth misionit të kompanisë u lë punëtorëve të kuptojnë cilësinë dhe pozitivitetin që ka një kompani e caktuar si dhe angazhimin e saj në shërbimet ndaj klientëve, bashkëpunëtorëve të tjerë dhe më kryesorja ndaj punëtorëve.
2. Produktiviteti
Produktiviteti në punë është ndër pjesët më të rëndësishme në një kompani. Kur punonjësit janë të lumtur, janë edhe më produktivë dhe kur një vend pune është produktiv, përmirësohen raportet me klientët dhe kësisoj kompania ngritet.
3. Komunikimi i hapur
Transparenca në një vend pune është një prej elementeve që shumica e punonjësve e vlerësojnë shumë. Komunikimi i hapur dhe i ndershëm ndikon më mirë tek punonjësit sepse edhe ata pastaj nuk hezitojnë t'i shprehin mendimet e tyre, idetë si dhe të flasin lirshëm rreth çdo procesi që ndodhë brenda kompanisë.
4. Bashkëpunimi, mbështetja
Një ambient i punës bëhet pozitiv edhe nëse kolegët e mbështesin njëri-tjetrin dhe ekziston bashkëpunim mes tyre. Duke pasur mbështetjen e kolegëve dhe punëdhënësit, një punëtor ndjehet më i motivuar për punën e tij.
5. Humori
Humori në një vend pune varet nga kultura e kompanisë. Prandaj, nëse vendi i punës është pozitiv, patjetër që nuk do të mungojë edhe humori. Të qeshurat në punë ndikojnë edhe në zvogëlimin e stresit dhe përfundimin e detyrave me shpejt dhe mirë.
6. Respekti dhe mirëkuptimi
Respekti apo mirëkuptimi në një vend pune është i domosdoshëm për t'i kontribuar një mjedisi pune pozitiv. Duke treguar mirësi dhe respekt, punonjësit krijojnë lidhje të forta, janë të gatshëm të t'i ndihmojnë njëri-tjetrit në çdo rrethanë si dhe të punojnë edhe më shumë nëse është nevoja.
7. Fleksibiliteti
Një kompani është pozitive edhe atëherë kur nuk mungon fleksibiliteti, kur u përshtatet ndryshimeve, trendeve dhe teknologjisë së fundit.
8. Qëllimi i kompanisë është i rëndësishëm
Në një ambient të mirë pune, nuk mungon diskutimi i ideve dhe qëllimeve të kompanisë, si nga udhëheqësit, ashtu edhe nga ekipi. Të gjithë anëtarët e ekipit pa dallim, diskutojnë rreth projekteve dhe ideve të reja të cilat mund ta çojnë kompaninë drejt suksesit.
9. Rëndësia e gjendjes mendore dhe fizike
Një tjetër faktor që e bën një mjedis pune të mirë është edhe nëse udhëheqësit dhe ekipi i kushtojnë rëndësi gjendjes fizike dhe mendore të stafit. Te dyja, e ndikojnë shumë produktivitetin në punë. Një kompani e mirë e ka prioritet shëndetin e punëtorit. Ndërkaq, punëtorët ndjehen më të sigurtë nëse e dinë që kompania e ka prioritet këtë pjesë.
10. Punonjësit ndjehen pjesë integrale e kompanisë
Në një kompani të mirë duhet të ekzistojë ndjenja e vlerësimit. Secili punëtor duhet të ndjehet si pjesë thelbësore e kompanisë me aftësitë dhe rolin e tij.