Forca e brendshme që ju shtyn të provoni gjëra të reja, t’i arrini qëllimet e juaja si dhe dëshira për ta përmirësuar jetën tuaj njihet si motivim. Mund të motivoheni nga të tjerët, por edhe ju personalisht jeni akteri kryesor për vetë-motivim.
Motivimi mund të ndahet në dy nën-kategori që janë motivimi i brendshëm dhe ai i jashtëm. Motivimi i brendshëm është kur jeni i apasionuar pas punës tuaj dhe merrni kënaqësi ekstreme nga ajo. Ndërsa motivimi i jashtëm i referohet sjelljes që nxitet nga shpërblimet e jashtme si paraja, fama, notat dhe lëvdatat. Ky lloj motivimi lind nga jashtë individit, në krahasim me motivimin e brendshëm, i cili e ka origjinën brenda individit.
Pse është e rëndësishme ta mbani veten të motivuar në vendin e punës?
Motivimi ju duhet për të ndërtuar zakonet tuaja dhe për të ndërmarrë veprime. Që të jeni në humor të mirë, është shumë e rëndësishme të ndërmerrni aktivitete që ju mbajnë të motivuar. Përndryshe, ju mund të jeni duke humbur shumë energji dhe kohë pa ndonjë rezultat produktiv.
Ai poashtu ju sfidon t’i shihni gjërat ndryshe. Gjërat që do të duken si pengesë në punën tuaj mund të bëhen forca juaj kur ndryshoni perceptimin tuaj drejt tyre.Për më tepër, vetë-motivimi mund t'ju ndihmojë të qëndroni pozitiv përballë situatave të ndryshme dhe të bëni më të mirën. Njerëzit e vetë-motivuar kanë fuqinë të prekin jetën e punëtorëve të tjerë në një mënyrë pozitive. Energjia juaj mund të ketë një efekt pozitiv te njerëzit me të cilët ndërveproni në vendin tuaj të punës, kësisoj, krijohet një ambient pune më i shëndoshë.
Akademi Pune dëshiron t’i ndajë me ju disa këshilla që ju ndihmojnë të jeni i motivuar në vendin e punës.1. Mos i anashkaloni aktivitetet fizike
Ushtrimi e trupit ndikon në rritjen e serotoninës (që ndihmon trurin tuaj të rregullojë gjendjen shpirtërore, gjumin dhe oreksin). Ushtrimet ju zgjojnë nga gjendja juaj e dembelizmit dhe ju bëjn të ndiheni vigjilent dhe energjikë. Ju nuk do të ndiheni të përgjumur nëse nuk leni anash ushtrimet fizike. Prandaj preferohet që ta caktoni një orar që i përgjigjet agjendës tuaj, para ose pas punës enkas për aktivitete fizike.
2. Gjithmonë kërkoni më shumë nga vetja
Mendoni për të gjitha shpërblimet dhe përfitimet që do të merrni nëse mund të përfundoni një punë. Një promovim, një bonus, apo edhe një rritje e pagës tuaj. Të gjitha këto do t'ju ndihmojnë të qëndroni të motivuar dhe të jeni në rrugën e duhur për të arritur qëllimet tuaja nëse përkushtimi juaj për punë nuk mungon.
3. Rishikoni qëllimet e caktuara dhe rëndësinë që kanë
Dëshira për arritjen e qëllimeve që ia caktoni vetes ju motivon edhe më shumë. Nëse jeni duke ndërmarrë hapat për të realizuar qëllimet, duhet të filloni me specifikën. Kur i merrni me seriozitet dhe punoni për qëllimet tuaja, ka shumë gjasa t'i arrini ato. Për t’i realizuar këto bëni vetes këto pyetje:
4. Mbani qëndrim pozitiv
Kjo është ndër pikat më të rëndësishme. Mbani pozitivitet rreth punës suaj. Mos harroni se ju jeni në kontroll të karrierës suaj dhe vetëm ju mund të bëni ndryshimet për t'ju shpërblyer dhe stimuluar, si profesionalisht ashtu edhe personalisht.
5. Krijoni një ambient të rehatshëm pune
Mjedisi dhe rrethina bëjnë një ndikim shumë të madh në përpjekjet tuaja për të qëndruar të motivuar. Ndëgjo muzikë qetësuese gjatë kohës së pauzës ose vendos një poster që të motivon para tavolinës suaj të punës.
6. Mbani veten të organizuar
Ndonjëherë nuk ndjeheni aq të motivuar nëse ka shumë detyra në dispozicion për të përfunduar dhe nuk dini nga t'ja filloni. Bëni një listë për të bërë dhe caktoni detyrat tuaja sipas listës. Pasi t’i shënoni të gjitha detyrat tuaja, do të jetë më e lehtë për ju që të përqendroheni më mirë dhe të arrini më shumë
7. Rrethoni veten me njerëz pozitiv
Nëse ndiheni të pamotivuar në punë, ekziston mundësia që jeni të jeni ankuar për këtë gjë ose keni biseduar rreth gjendjes suaj me ndonjë koleg. Shoqërohuni me bashkëpunëtorë pozitiv që ju përkrahin dhe motivojnë ta jepni maksimumin nga vetja juaj. Qëndrimi me njerëz të tillë dhe shkëmbimi i ideve me ta ju ndihmon që t’i arrini më shpejt objektivat që keni dhe të punoni së bashku në projekte të reja me dëshirë edhe më të shtuar për punë./AkademiPune