Puna ekipore: Cilat aftësi ju nevojiten?

19 Maj '20

Puna ekipore: Cilat aftësi ju nevojiten?
	 	 

Punëdhënësit sot janë gjithmonë e më shumë në kërkim të njerëzve që e duan punën ekipore. Hulumtimet tregojnë se mbi 70% e organizatave apo kompanive dedikohen shumë në mbështetjen dhe ndërtimin e ekipeve. Kjo ngase puna ekipore është ajo që i dallon kompanitë e mira dhe të suksesshme nga ato mesatare.

Shkathtësitë në punën në ekip mundësojnë të punohet mënyrë efektive në një grup të organizuar. Anëtarët e ekipit me aftësitë e tyre kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Këto aftësi janë të nevojshme për punëdhënësit sot, pasiqë ekipet janë thelbësore brenda organizatave apo kompanive.

Disa nga aftësitë kryesore të punës në grup janë:

Komunikimi

Nuk ka rëndësi se në çfarë forme komunikoni në një vend pune. Ju mund të komunikoni me pjesën tjetër të ekipit qoftë nëpërmjet emails, telefonit apo sy me sy, rëndësi ka shkëmbimi i informacioneve, i cili duhet të jetë efektiv varësisht mënyrës së komunkimit.

Organizimi dhe planifikimi

Një ndër shkathtësitë e tjera për të qenë bashkëpunues në ekip është të qenit i/e organizuar. Planifikimi dhe organizimi janë thelbësore në arritjen e afateve dhe realizimin me sukses të detyrave.

Zgjidhja e konflikteve

Njerëzit e dedikuar shumë në një vend pune, janë shpesh të aftë në zgjidhjen e problemeve, veçanërisht nëse problemi ka të bëjë me detyrat e punës. Konfliktet në vendin e punës janë të pashmangshme por e rëndësishme është se si ju përgjigjeni.Lojëtarët e mirë të ekipit nuk lejojnë që konfliktet të përshkallëzohen por i vënë në funksion aftësitë e ndërmjetësimit.

Vendimarrja

Marrja e vendimeve mund të duket si një gjë shumë e thjeshtë për ta bërë. Mirëpo, gjithçka vështirësohet kur mendimet në ekip janë të ndryshme. Të qenit i/e aftë për të marrë vendime është thelbësore për të ecur përpara në një vend pune. Personat bashkëpunues në ekip dallojnë ngase kanë aftësinë të shohin fotografinë të plotë dhe të lënë anash egot e tyre për të arritur qëllimin e përbashkët. 

Aftësitë e dëgjimit dhe ndërtimit të raporteve

Një person bashëpunues në ekip krijon një ndjenjë harmonie brenda ekipit dhe ndihmon në ndërtimin e raporteve me të tjerët. E raportet e mira brenda ekipit krijohen vetëm nëse dëgjohen dhe merren parasysh edhe idetë dhe mendimet e të tjerëve. Kjo i kontribuon të mirës së përgjithshme të kompanisë dhe arritjeve të qëllimeve të caktuara.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC