Auto-industria është një industri e gjerë, prandaj edhe mundësitë e punës që ofrohen në këtë drejtim nuk janë të pakta. Nëse jeni adhurues i automjeteve, drejtimit ose ndërtimit të tyre si dhe e keni pasion punën që lidhet me makina, këtë pasion mund ta ktheni në një karrierë të frytshme.
Ekzistojnë shumë punë që mund t’i bëni në industrinë e automjeteve. Ne ju sjellim disa sugjerime rreth karrierës që mund të mund të ndiqni.
Vozitës
Për ata që vozitjen e kanë pasion, tregu i punës ofron shumë mundësi. Një vozitës mund të punojë në industri të ndryshme - për të transportuar njerëz, mallra apo produkte nga një vend në vendin tjetër. Ka shumë mundësi për karrierë si vozitës, ndër to: shofer kamioni, autobusi, taksi, e deri tek shoferët e tjerë personal.
Mekanik
Nëse jeni prej atyre që e kuptojnë mënyrën se si punojnë makinat, si mund të rregullohen dhe në përgjithësi jeni një person që i kontribuon zgjidhjes së problemeve, shkollimi për mekanik mund të jetë një zgjedhje e duhur. Duke qenë automekanik, do ta kaloni gjithë ditën rreth makinave dhe pjesëve të ndryshme që i përbëjnë ato.
Restaurues
Ka shumë prej njerëzve që nuk duan të shesin apo largojnë makinat e tyre të përparshme, ndonëse mund të kenë ndryshuar ngjyrë apo të jenë dëmtuar. Restauruesit janë personat që kujdesën ta rregullojnë këtë problem. Ata ua kthejnë makinave të vjetra shkëlqimin e mëparshëm. Nëse jeni prej atyre njerëzve që preferoni cilësi, jeni detajist si dhe i doni makinat, puna si restaurues mund të jetë e duhura për ju.
Pastrues i automjeteve
Makinat kanë nevojë të mirëmbahen. Pastruesit e automjeteve përdorin produkte specifike për pastrimin e makinave, për të hequr papastëritë brenda dhe jashtë tyre. Shumica e pastruesve kanë një mori klientësh të besuar, që kujdesen për automjetët e tyre.
Agjent i makinave me qira
Në këtë punë, ju do të ofroni shpjegime për njerëzit që duan të marrin një makinë me qira për një kohë të shkurtër. Zakonisht, një agjent makinash me qira merret me telefonatat, mbledhjen e pagesave dhe dokumenteve të nevojshme, zgjidhjen e ankesave dhe në fund kontrollimin e makinës.
Inxhinier automjetesh
Inxhinierët e makinave janë pozita të punës të paguara mirë kudo në botë. Nëse jeni një person që keni aftësi të zgjidhjes së problemeve, keni aftësi analitike si dhe keni njohuri rreth ndërtimit të makinave, karriera si inxhinier i makinave mund të jetë një rrugë e mirë.
Menaxher i shitjeve
Karriera si menaxher i shitjeve të makinave është shumë e kërkuar në tregun e punës sot anëmbanë botës. Nëse pasioni juaj janë makinat dhe jeni të mirë në komunikim me njerëz, atëhere kjo mund të jetë karriera ideale për ju. Duke u përfshirë në këtë profesion, do të mund të mësoni rreth automjeteve të ndryshme dhe të ndani njohuritë me klientët tuaj, duke ju siguruar atyre edhe modelet që ju nevojiten.
Instruktor i vozitjes
A dëshironi t’i inspironi të tjerët apo të krijoni entuziazëm tek ta? A mendoni që jeni të mirë si mentor i dikujt? Karriera e duhur për ju mund të jetë instruktor në vozitje. Puna si instruktor në vozitje nuk është një punë shumë e lehtë. Një instruktor është përgjegjës për t’ua mësuar të tjerëve mënyrën e sigurt për ta vozitur një automjet si dhe për rregullat e trafikut. Për t’u bërë instruktor në vozitje duhet të jeni person i qetë, i durueshëm, të jeni i qartë në udhëzime, të keni aftësi të shkëlqyera të vozitjes si dhe të dini të reagoni në situatat e rrezikshme.
Tregtar i makinave
Për t’u bërë tregtar i suksesshëm i makinave nuk është shumë e vështirë. Mjafton të keni njohuri se si të negocioni apo të bëni marrëveshje, të njihni tregun se ku operoni dhe të kuptoni se çka është duke kërkuar ai treg më shumë. Si tregtar i makinave mund të fitoni të ardhura të shumta me një punë disa orëshe.
Teknik i gomave
Një teknik i gomave merret me instalimin dhe riparimin e gomave në automjete të ndryshme. Ndër tjera, ata sigurohen që gomat të jenë fryer mirë dhe të zëvëndësohen në mënyrë të rregullt ne një automjet. /AkademiPune.