Si ta filloni karrierën në marketing digjital?

10 Maj '20

Si ta filloni karrierën në marketing digjital?
	 	 

Përderisa gjithnjë e më shumë kompani drejtohen në Internet për të gjeneruar shitje, nevoja për ekspertë në marketing dixhital nuk ka qenë kurrë më e madhe. është një industri me hapa të shpejtë, që ka shumë sfida, por edhe shumë shpërblime, duke përfshirë një të ardhur potencialisht fitimprurëse.

Nëse keni menduar për hyrjen në dixhital marketing , tani është koha ta bëni atë. Nuk është e nevojshme që patjetër të keni diplomë të marketingut për të filluar një karrierë në këtë fushë, nëse keni përkushtimin e duhur ndjekja e trajnimeve të ndryshme në digjital marketing do t'ju ndihmojnë të merrni hapat e nevojshëm.

Akademi Pune ju sjell disa këshilla se si ta filloni një karrierë në marketing digjital:

Krijoni një prezencë online

Në kohën që po jetojmë, punësimi është mjaft i vështirë nëse nuk jeni prezent në rrjetet sociale për t’i ndjekur trendet e fundit dhe zhvillimin e tregut të punës. Rekruterët dhe kompanitë e shumta i drejtohen rrjeteve sociale për të mësuar në lidhje me aplikantët. Nëse ju nuk keni llogari tuajën personale në platformat si Facebook apo LinkedIn ata shumë shpejt kalojnë te kandidati tjetër, prandaj kushtoni rëndësi prezencës tuaj online, e sidomos llogarisë tuaj të LinkedIn që ta përditësoni atë vazhdimisht.

Përcjellni trendet e fundit

Marketingu digjital është një karrierë që gjithmonë është në lëvizje dhe gjithnjë në ndryshim. Nëse e zgjedhni si karrierë, duhet të jeni në hap me trendet e fundit vazhdimisht. Nevojat e kësaj industrie ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe nëse ngecni në hapa, rrezikoni të zëvendësoheni nga dikush tjetër që është duke pritur ta zë vendin tuaj. Këtë mund ta bëni duke ndjekur seminare dhe trajnime të ndryshme të kësaj fushe që të jeni vazhdimitsht në rrjedha me zhvillimet e fundit.

Përdorni kreativitetin tuaj

Marketingu digjital me të vërtetë ju lejon të përdorni kreativitetin tuaj në mënyra të ndryshme. Ka metoda dhe sisteme që janë të standardizuara për aplikime të caktuara, por gjithmonë mund të shtoni aftësi personale në projekte, duke i bërë ato kreative dhe unike. Kjo industri është e bazuar në kreativitet, kështu që nëse keni një ide që mendoni se do të funksionojë, mos hezitoni ta provoni.

Zgjeroni rrjetin tuaj të njerëzve

Njohja e sa më shumë njerëzve, shkëmbimi i ideve dhe përvojave me ta ka rëndësi të madhe në formësimin tuaj. Një person mund të dijë se ku mund të merrni trajnime specifike, dikush tjetër madje mund t’ju bëj një ofertë pune që nuk mund ta refuzoni. Prandaj, mos ngurroni të krijoni miq të rinj, pasi përmes lidhjeve të reja ju keni mundësi të shprehni idetë tuaja dhe të krijoni ura lidhëse për bashkëpunim në të ardhmen.

Merrni përvojë

Forma më e mirë se si mund të fitoni përvojë është përmes punës praktike. Shfaqni interesimin tuaj duke aplikuar për punë praktike në ndonjë kompani, pasi ky është një investim i vlefshëm në kohë me përfitime afatgjata. Aftësitë dhe përvojën që e fitoni do t’ju hapin rrugë dhe mundësi të shumta gjatë gjithë karrierës./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC