6 shenja që tregojnë se jeni në punën e gabuar

5 Maj '20

6 shenja që tregojnë se jeni në punën e gabuar
	 	 

Të gjithë kanë synim të punojnë në një vend që premton për të ardhmen. Prandaj, duhet t'i kushtohet shumë rëndësi ofertës së punës sepse jo gjithmonë mund ta merrni vendimin e duhur.

Ndër shenjat e para që jeni në një vend të gabuar të punës, është nëse nuk ndjeheni të lumtur në atë vend pune, pra e urreni punën që keni. Mendimi që duhet ta lini një vend pune apo edhe që mund të jeni në prag të pushimit nga puna, shkakton stres dhe mund të jetë shumë i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Përpos palumturisë dhe stresit në punë, tregues tjerë mund të jenë edhe pagjumësia, dhimbjet, lodhjet dhe depresioni. Por, ndonjëherë treguesit që keni nevojë ta ndërroni vendin e punës nuk janë po kaq të dukshëm sa pagjumësia ose lodhja.

AkademiPune, ju sjellë disa shenja që mund të jenë duke treguar se e keni pranuar ofertën e gabuar të punës.

1. Ndjeheni të mërzitur dhe dëmtohen aftësitë krijuese

Një vend i mirë i punës është ai vend ku ndjeheni të sfiduar, të motivuar dhe ku ju inkurajojnë për t’u zhvilluar në karrierë. Zakonisht, mërzitja është njëra ndër shenjat e para që shfaqet kur filloni të ngecni në rolin tuaj në një vend pune. Duke u ndjerë keq në vendin e punës dëmtohen edhe aftësitë krijuese.

2. Roli juaj dallon nga përshkrimi i punës

Një tjetër shenjë që keni pranuar ofertën e gabuar të punës është nëse detyrat tuaja të punës nuk janë ato për të cilat jeni dakorduar me punëdhënësin. Gjatë intervistës së punës keni besuar që do të përfshiheni në projekte sfiduese ndërsa pas disa ditësh punë, detyrat që ju jepen nuk përputhen fare me rolin tuaj, atëherë është koha ta rimendoni se a jeni në punën e duhur apo jo.

3. Vlerat tuaja nuk përputhen me misionin e kompanisë

Shumë profesionistë, gabojnë shpesh kur pranojnë një ofertë pune – pranojnë të punojnë për një punëdhënës që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat e tyre. Është shumë e rëndësishme të bëhet një vlerësim i kompanisë dhe të njihet kultura e kompanisë për ta ditur nëse duhet të vazhdoni me tutje ose jo.

4. Kompania nuk ju jep rol

Të gjithë duan të kenë ndikimin e tyre në kompani. Kjo i motivon ata për të dhënë ide, për të marrë iniciativa dhe për të kontribuar sa më shumë në kompani. Nëse ndjeheni sikur nuk keni një rol brenda kompanisë dhe askush nuk e thekson asnjëherë rëndësinë që keni për kompaninë, duhet ta konsideroni nëse ai vend është vendi i duhur i punës.

5. Nuk ka vend për përparim

Për të pasur një karrierë të suksesshme, nevojitet edhe ndikimi i kompanisë në zhvillimin tuaj të mëtutjeshëm. Nëse e keni vërejtur që kompania për të cilën punoni nuk lë hapësirë që ju të zhvilloheni dhe nuk shihni ndonjë ngritje në të ardhmen, mos prisni gjatë. Gjeni një vend ku ju mundësohet zhvillim.

6. Jeni të vetmuar në punë

Studimet tregojnë se miqtë në punë përmirësojnë dëshirën për të punuar dhe rrisin performancen e punës. Kësisoj, të keni një shok/shoqe në vendin e punës është thelbësorë sepse aty kaloni pjesën më të madhe të ditës. Ju ndodheni në punën e gabuar në rast se nuk arrini të kaloni kohë me askënd në zyrë, kjo është shenjë se nuk jeni përshtatur brenda organizatës apo kompanisë.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC