Mundësitë dhe përfitimet nga puna vullnetare në Kosovë

08 Aug, 2019

Mundësitë dhe përfitimet nga puna vullnetare në Kosovë
	 	 

“Vullnetarët nuk paguhen, jo sepse nuk kanë vlerë por sepse nuk ka çmim që paguan punën e tyre”, Sherry Anderson

Një punë nuk nënkupton vetëm shpërblim në të holla por edhe arritje profesionale. Në përditshmëri, perveç punës e cila paguhet, ekzistojnë edhe mundësi tjera të cilat kontribuojnë që të rinjtë të bëjnë diçka për shoqërinë, pavarësisht se nuk marrin të ardhura për punën që bëjnë. Në ditët e sotme, puna vullnetare duket mjaft tërheqëse për të rinjtë. Duke shërbyer në lëmi konkrete, ata jo vetëm që arrijnë të krijojnë përvojë në ato fusha dhe të rriten profesionalisht por arrijnë të njohin edhe mundësi të ndryshme, përmes së cilave më vonë mund të kyçen në punë përkatëse varësisht se ku e shohin vetën më të përgatitur.

Puna vullnetare është pjesë e rëndësishme e një shoqërie të shëndoshë. Pra, jo vetëm që sjellë përfitime për komunitetin por edhe për vetë njerëzit që duan të punojnë si vullnetarë. Aktivitetet vullnetare në Kosovë nuk është se mungojnë. Tashmë shumë organizata e kanë të rregulluar çështjen e punës vullnetare. E vullnetarizmi në Kosovë njihet edhe zyrtarisht si përvojë pune.

Në një intervistë për KosovaJob, Zëvendës Drejtori për Kosovë i Caritasit Zviceran, Kreshnik Basha, tha se puna vullnetare u shërben të gjithë atyre që janë në fillet e para të zhvillimit të tyre profesional.

“Përparësitë që një punë vullnetare ka është se fillimisht personi i cili sapo ka kryer fakultetin ose ka një përgatitje të caktuar fillestare, ka mundësi t’i qaset tregut të punës. Do të thotë ai apo ajo sigurisht nuk e ka CV-në e vet të ndërtuar dhe nuk ka shumë përvojë. Fillimisht nëpërmjet punës vullnetare mund t’i marrë disa praktika të mira të punës, dhe më pastaj edhe te siguroj referencat sa i përket përkushtimit në kryerjen e punëve dhe detyrave të tij/saj” , ka thënë ai.

Basha tha se në Kosovë ka mundësi për vullnetarizëm ndonëse jo çdo institucion ndoshta i ofron ato mundësi. Ai theksoi se nuk kushton asgjë për një individ të caktuar të kontaktojë institucionin ku dëshiron të bëjë praktikën dhe t’i japë një propozim. Sipas tij, edhe aplikimi për punë vullnetare pak a shumë kërkon të njejtën përgatitje si aplikimi për punë. Në raste të tilla, të gjithë duhet të tentojnë ta paraqesin vetën në mënyrë interesante për institucionin ku aplikojnë për të kryer atë punë vullnetare.

Arsyet pse në Kosovë njerëzit hezitojnë të përfshihen në punë vullnetare, sipas Bashës mund të jenë sepse rinia e konsideron si humbje kohe dhe diçka që nuk vlerësohet prej të tjerëve.

“ E para, unë mendoj që puna vullnetare në Kosovë nuk shihet me sy të mirë për arsye se njerëzit e konsiderojnë atë si humbje kohe, dhe e dyta thonë se nuk është diçka që vlerësohet prej dikujt tjetër. Ajo çka ndoshta është me rëndësi të bëhët është që pas përfundimit të një pune vullnetare brenda një institucioni, eprorët e atij personit duhet gjithsesi t’i ofrojnë atij njëfarë feedback-u ( komente mbi punën) në lidhje me performancën e tij/saj. Kjo zakonisht mund të bëhët nëpërmjet certifikatave, letrës vlerësuese e cila personit në fjalë i mundëson të ketë sukses gjatë aplikimit në punën e dytë”, ka thënë ai.

Sa i përket referencave, Basha tha se nëse nuk janë perpiluar si duhet ato mund të ndikojnë negativisht në gjetjen e një pune të dytë. Kjo, sepse këto letra nuk janë edhe shumë joshëse  për punëdhënësit e tjerë ngase shkruhen sipas një formati të marrë nga interneti dhe jo bazuar në një vlerësim korrekt të performancës së personit.

Ndër tjera, si problem lidhur me punën vullnetare, Basha e sheh edhe mungesën e informimit apo promovimit të saj. Ai mendon që njerëzit nuk janë edhe shumë të njoftuar për të mirat që puna vullnetare sjellë.

 “Zakonisht puna vullnetare në Kosovë adresohet nga nivelet komunale dhe nëse nuk gaboj janë zyrtarët për rini brenda komunave që më së shumti merren me këtë çështje mirëpo unë mendoj që puna vullnetare duhet të promovohet edhe në nivele pak më të larta, ta zëmë  niveli i kryetarëve të komunave e pse jo edhe në nivel të ministrive që kanë kontakte me kompani të ndryshme. Për ketë do të ishte dashur të bëhëj një promovim i nevojshëm jo vetëm në gazeta mirëpo edhe në rrjetet e punësimit ku zakonisht kandidatët i përcjellin më së shumti”, theksoi ai.

E shtetasja zvicerane, Znj. Brigit Zuber, gjendet ne Kosovë tash e dy javë. Ajo momentalisht po punon si asistente projekti në projektin e titulluar SURED në Caritas apo më gjerësisht“ Kthimi i Qëndrushëm i Personave të Riatdhësuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik”.

Zuber thotë se puna vullnetare po i ndihmon të mësojë gjëra të reja në lidhje me Kosovën dhe me projektin ku është angazhuar.

"Kam ardhur këtu para dy javësh dhe gjithçka është shumë e re për mua. Jam ende duke u zhytur në projektin dhe punën që Caritasi Zviceran bën këtu në Kosovë dhe deri më tani kam pasur mundësinë të shoh shumë gjëra në lidhje me projektin SURED i cili është projekti për kthimin e qëndrueshëm të personave të riatdhësuar përmes riintegrimit socio-ekonomik. Ne kemi mbajtur seminare me organizata partnere, kemi pasur shumë takime me komunat dhe është me të vërtetë interesante”, ka thënë ajo.

Dëshira e saj është të mësojë gjuhën shqipe që t’i shërbejë akoma më shumë kauzës ku është  përfshirë ndonëse ajo theksoi se edhe përmes gjuhës angleze po mundohet ta japë më të mirën si vullnetare në Caritas.

“Kam vendosur patjetër të mësoj shqipen që të ndjehem sikur vërtet dëshiroj të jem një ndihmë e madhe këtu dhe njohja e gjuhës do të më shërbente më shumë. Mirëpo, unë përpiqem ta bëjë më të mirën qoftë edhe përmes gjuhës angleze dhe mendoj se kjo është një kauzë shumë e mirë dhe shpresoj që në këto dhjetë muaj që unë do të jemkëtu me të vërtetë do të përfitoj nga projekti. Unë gjithmonë e kam pasur të qartë se dua të bëjë diçka në këtë sektor dhe dua t’u shërbejë shoqërive gjithandej në botë. Kosova është për mua vendi i parë ku unë me të vërtetë po investoj shumë kohë”, ka thënë ajo.

Për të kryer punë vullnetare, ajo thotë se njerëzit duhet të jenë gati  për të investuar energji dhe kohë dhe këtë ia rekomandon kujtdo që ka energji për ta bërë.

Ndryshe, për punën vullnetare të të rinjve ekziston edhe një udhëzim administrativ, i cili ka për qëllim rregullimin e të drejtave, detyrimeve dhe procedurave lidhur me punën vullnetare të të rinjve, si dhe punën e Komisionit për punë vullnetare.

Caritas Zviceran është organizatë qeveritare në Kosovë që analizon nevojat e njerëzve dhe komuniteteve kosovare dhe në përputhje me këto nevoja promovon lëvizje, iniciativa, duke zhvilluar programe dhe projekte për të përmirësuar cilësinë e jetës, për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë ndërtimin e paqes, arsimin dhe kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe të atyre të margjinalizuar.

Caritasi Zviceran është organizatë ndërkombëtare e cila kontribuon në parandalimin dhe zvogëlimin e varfërisë në botë. Kjo organizatë joqeveritare zvicerane, është e angazhuar në më shumë së 15 shtete gjithandej në botë, duke përfshirë edhe Kosovën. Vizioni i Caritasit Zviceran është të promovojë fuqimisht vlerat e përgjithshme universale, të përmirësojë kushtet e jetës ekonomike dhe sociale të shoqërisë kosovare dhe përmes veprimeve të fokusuara ndaj barazisë, përfshirjës sociale dhe ekonomike t’i ndihmojë njerëzit në nevojë. Grupet të cilat mbështeten nga Caritasi Zviceran: Personat e ndjeshëm të kthyer nga Evropa Perëndimore Institucionet lokale posaçërisht nga drejtoritë për bujqësi, arsim apo kthim Fëmijët e moshës 5-6 vjeçare që janë të përfshirë në edukimin parafillor Edukatorët ekzistues dhe të ardhshëm parafillor Profesorë që punojnë në fakultete të edukimit Fermerë të cilët posedojnë ferma të vogla Prodhues të bimëve mjekuese, frutave të malit dhe mjaltës Komunitetet e margjinalizuara nga zonat rurale dhe malore Asociacionet nacionale dhe komunale të prodhuesve, dhe institucionet lokale dhe qëndrore
Informohu më shumë
Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Çka nënkuptojmë me termin “Leukocitozë”?
    A
    Rritja e qelizave të bardha të gjakut
    B
    Ulja e qelizave të bardha të gjakut
    C
    Rritja e numrit të qelizave të bardha të papjekura të gjakut
  • Si quhet zëvendësimi i indeve të dëmtuara nga qelizat e ngjashme?
    A
    Fibrozë
    B
    Rigjenerim
    C
    Rihapje
  • Si quhet deficiti i të gjitha llojeve të qelizave të gjakut?
    A
    Lukopenia
    B
    Nutropenia
    C
    Pancitopenia
    D
    Eritrocitoza
  • Individët me gjak të tipit 0 mund të dhurojnë gjak për të gjitha grupet tjera sepse:
    A
    Përmbjanë antitrupa A dhe B
    B
    Përmbajnë antigjene A dhe B
    C
    Kanë mungesë të antitrupave A dhe B
    D
    Kanë mungesë të antigjeneve A dhe B
  • Sa është proporcioni i saktë i gjakut (në peshën e trupit) në trupin e një mashkulli të rritur?
    A
    30%
    B
    20%
    C
    4%
    D
    10%
  • Cila është një shenjë tipike e dehidrimit?
    A
    Hematokrit i ulët
    B
    Mukoza e çrregulluar orale
    C
    Rrahjet e shpejta të zemrës
  • Cila është një nga shkaqet e zakonshme të hiponatremisë?
    A
    Djersitja e tepruar
    B
    Sekretimi i tepërt i aldosteronit
    C
    Humbja e mekanizmit të etjes
  • Si quhet neoplazma jo aq e rrezikshme që buron nga indi dhjamor?
    A
    Adenoma
    B
    Lipoma
    C
    Fibrosarcoma
    D
    Adenocarcinoma
  • Çka ndodh si rezultat i zvogëlimit të numrit të eritrociteve?
    A
    Rritet hemoglobina në gjak
    B
    Ulet vlera e hematokritit
    C
    Rrezik i shtuar i hemostazës
    D
    Ulja e prestionit të gjakut
  • Vitamina K kërkohet nga mëlçia për të sintetizuar:
    A
    Heparinin
    B
    Prothrombinin
    C
    Aminoacidet
    D
    Bilurbinin
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Ambienti i punës: Masat që duhet ndërmarrë për të zvogëluar rrezikun nga COVID-19
Punonjësit kalojnë më shumë kohë në ambientet e punës sesa në shtëpitë e tyre. Kësisoj, hapësira ku punohet duhet të mbahet shumë e pastër. Sipërfaqe të caktuara, tërheqin edhe baktere apo viruse, e sidomos nëpër ambiente si zyret, ku ka disa vende ku mund të këtë grumbull bakteresh. Kohëve të fundit, një virus i njohur si Coronavirus , COVID -19 është përhapur me shpejtësi të madhe në mbarë botën. Tashmë është bërë e ditur që ky virus transmetohet mes njerëzve, mirëpo edhe prekja e sipërfaqeve të infektuara mund ta bartë gjithashtu virusin. Me shqetësimin për përhapjen e virusit Covid-19, punonjësit në zyre dhe ambiente tjera të punës dëshirojnë të jenë të sigurtë në vendin e punës. Duke pasur parasysh kohën e kaluar në punë dhe rrezikun nga ky virus, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA) kanë dhënë edhe disa këshilla rreth mjedisit të punës në këtë kohë të këtij virusi. Ndër këto këshilla janë dezinfektimi i hapësirave ku punohet si dhe tryezave, tastierave apo çdo objekti tjetër ose sipërfaqe nga të cilat mund të merret virusi. AkademiPune, ju sjellë disa nga këshillat. Lani duart më shpesh, sidomos kur prekni dorëzat e dyerve nëpër zyre Bëhuni gati për t’i larë sa më shpesh duart, më shpesh edhe se zakonisht. Mos harroni t’i lani duart pasi të hani ushqim, kur prekni dorëzat e dyerve në zyre, kur fryni hundët apo kur bëni veprime të tjera të ngjashme. Kujdesuni gjithashtu që t’i lani duart në mënyrë të duhur. Mbani gjithnjë pranë vetes një xhel dezinfektues Në rastet kur nuk mund të shkoni tek lavamani sepse mund të keni punë me urgjencë, dezinfektuesit e duarve janë një zëvendësues i shkëlqyeshëm. Mirëpo, gjithmonë është më mirë që duart t’i lani me sapun dhe ujë edhe pas dezinfektimit me xhel. Shmangni kontaktet fizike të panevojshme E nënvizuam më lart se koronavirusi transmetohet kryesisht përmes njerëzve, e shumica e punëve kanë të bëjnë direkt me njerëzit. Prandaj, shmangia e kontakteve fizike është e nevojshme në këtë periudhë. Rekomandohet refuzimi i shtrëngimeve të duarve. Në vend të kësaj, mund të praktikohen përshëndetje tjera, qoftë edhe vetëm buzëqeshje miqësore. Pastroni me dezinfektues ekranet, tastierat, miun dhe telefonat Jo më pak rëndësi ka edhe dezinfektimi i telefonit, tastierave, miut. Sigurohuni që të përdorni lecka pak të lagura për t’i pastruar dhe dezinfektuar edhe këto sipërfaqe. Çfarë masa duhet të ndërmarrin punëdhënësit? Në përputhje me këto rrethana, punëdhënësit duhet të ndërmarrin disa hapa të mënjëhershëm në mënyrë që mjedisin e punës dhe punonjësit t’i mbajnë të sigurtë. Disa kompani veç kanë filluar dezinfektimin e tavolinave, kompjuterëve, telefonave, çelësave, makinave - ndërsa të tjerët kanë vendosur të punojnë nga shtëpia, sidomos në rast të simptomave tashmë të njohura të këtij virusi, si kolla apo tështitjet. Duhet pasur një qasje të duhur, jo vetëm në këtë kohë kur ka një shpërhapje të madhe globale të virusit, por gjithnjë, e sidomos në periudhat kur kërcënohet shëndeti i punonjësit. Punëdhënësit duhet të komunikojnë hapur me punonjësit e tyre, në mënyrë që ata të kenë informacionet e nevojshme që të ndihmojnë veten dhe kolegët përreth. Ata duhet të ndërmarrin disa masa të para që lidhen me: Higjienën e mirë Punën në distancë Dezinfektimin e zyreve Ndalimin e udhëtimeve Çështjet e higjienës në vendin e punës janë gjithmonë të rëndësishme dhe mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut për transmetim të çdo lloj virusi. OSHA kërkon që punëdhënësit të sigurojnë një mjedis pune "të lirë nga rreziqet e njohura që po shkaktojnë ose ka mundësi të shkaktojnë vdekje ose dëme serioze fizike".  Përpos masave të lartcekura për një ambient të pastër të punës, në periudha të tilla, kompanitë duhet të praktikojnë sa më shumë edhe punën nga shtëpia. /AkademiPune.
Lexo më shumë
Si të punoni me klientë të vështirë?
Njerëzit që punojnë në shitje, marketing apo fusha të ngjashme, pjesë kryesore të punës e kanë komunikimin me klientë dhe jo gjithmonë mund të kenë përvoja të mira me klientët e tyre. Shumë klientë, në periudha të caktuara mund të kenë pakënaqësitë e tyre, të mos u pëlqejë shërbimi që ofrohet, të kenë pritshmëri të tjera, etj.  Kur klientët nuk janë të kënaqur, mund të krijojnë edhe situata të pakëndshme dhe ndonjëherë personat përgjegjës mund të mos dinë se si t’ia bëjnë. Cilët janë klientë të vështirë? Klientë të vështirë konsiderohen ata klientë të cilët mund t’i duan gjithmonë gjërat me urgjencë, nuk hezitojnë ta kontaktojnë kompaninë edhe në fundjavë në mënyrë që të marrin informacionet për ato që duan, nuk janë të saktë me faturat apo pagesat, etj.  Ka disa mënyra se si t’ia dilni me klientët e vështirë: 1. Dëgjoni shqetësimet e tyre. Situatat e pakëndshme më së shpeshti krijohen kur ka mungesë të vëmendjes, kur nuk dëgjohet me kujdes pala tjetër. Ndonjëherë klientët mund të jenë të specializuar në një fushë tjetër ndërkaq ju  ofroni shërbime në një tjetër fushë. Prandaj, mundohuni ta kuptoni në thelb problemin e tyre, duke qenë të dëgjueshëm dhe menduar një zgjidhje e cila mund të funksionojë mirë edhe për ta. 2. Përgjigjuni në pyetjet e tyre. Nëse një prej klientëve të kompanisë suaj ka pakënaqësi në lidhje me shërbimin apo çkado, sidomos nëse ai klient është besnik, mundohuni t’i përgjigjeni sa më shpejt dhe ta zgjidhni problemin. Ruani qetësinë dhe mbani një komunikim të mirë. Në rastet kur merrni një e-mail ku klienti shfaqet i shqetësuar, një përgjigje e mundshme nga ana juaj mund të jetë: Përshëndetje (shkruani emrin dhe mbiemrin e personit që ka dërguar e-mail) Falemnderit që keni nënvizuar problemin dhe keni ndarë shqetësimet tuaja me ne.  Ju kërkojmë ndjesë nëse ka ndodhur ndonjë keqkuptim nga ana jonë. Unë do të doja ta caktojmë një takim ditën e mërkurë, duke filluar prej orës 10.00. A është ky orar i konvenueshëm edhe për ju? Me respekt, (Emri dhe Mbiemri juaj) 3. Identifikoni problemin. Mundohuni të bisedoni me departamentet përkatëse në kompaninë tuaj dhe të kuptoni se ku qëndron problemi saktësisht (nëse vërtetë qëndron si problem), nëse po, mundohuni t'i përmirësoni proceset ose komunikimin në të ardhmen, për të shmangur situata stresuese. 4. Ofroni  zgjidhje.  Nuk do të thotë se ju jeni gabim (në shumë raste mund edhe të mos jeni) por gjithmonë duhet të mundoheni ta gjeni një mënyre për të zgjidhur problemin për klientin pa humbur veten në këtë proces. Nëse gabimi ka ndodhur nga ana juaj, pranojeni atë dhe infromoni klientët se jeni duke bërë ndryshime. Nëse klienti është gabim, atëherë informojeni atë. Klientët e vështirë mund të çojnë edhe në shkëputje bashkëpunimi sepse marrin shumë nga energjia juaj.  Mirëpo, mënyra sesi merreni me problemet e tyre gjithashtu siguron një përvojë të vlefshme mësimi për secilin person në biznes. 
Lexo më shumë
Disa nga rregullat për të qenë menaxher i suksesshëm
Çka e bën një menaxher të mirë? Për disa, menaxhimi nënkupton kontroll dhe rrugë të lirë, ndërsa për të tjerët gjithçka ka të bëjë me udhëheqjen. Ka debate të shumta nëse menaxhimi si aftësi është i lindur apo i fituar. Faktorë të ndryshëm si karizma, personaliteti, aftësia për të deleguar punët, si dhe një vizion i qëndrueshëm janë vetëm disa aspekte që natyrisht lidhen me menaxhimin. Menaxherët mund të jenë një burim i shkëlqyeshëm motivimi në vendin e punës. Një menaxher ka detyra të ndryshme si balancimi midis detyrimeve personale të punës, delegimin e detyrave për punonjësit që i ka nën vëzhgim si dhe raportimi i punës për menaxhmentin e lartë. Menaxherët nuk lindin domosdoshmërisht në udhëheqje, por udhëheqësit e mirë shpesh bëhen menaxherë të shkëlqyeshëm sepse kuptojnë çelësin e mbikëqyrjes së duhur. Përmes këtij artikulli ju ofrojmë disa këshilla për të qenë një menaxher i mirë, për të krijuar një kulturë kohezive të ekipit, si dhe për të arritur rezultate të jashtëzakonshme. Rezultatet nuk do të mungojnë kur përkrahni ekipin tuaj Disa menaxher nganjëherë mund të kenë pasiguri nëse dikush mund t’ia rrezikoj pozitën që ka.Sidoqoftë, nuk ka të bëj gjithmonë me konkurrencën. Nëse ju si menaxher mund të përmirësoni anëtarët e ekipit tuaj dhe aftësitë e tyre, duke i inkurajuar ata për sukses, atëherë ata do t'ju kthejnë favorin duke dhënë më të mirën prej tyre. Të mësuarit se si të jesh një menaxher i mirë fillon nga udhëheqja dhe frymëzimi, mësimi dhe përgatitja e të tjerëve se si t'i tejkalojnë sfidat e ndryshme gjatë procesit të punës. Një menaxher i mirë gjithmonë dëgjon dhe komunikon “Udhëheqësit që nuk dëgjojnë, në fund do të rrethohen nga njerëz që nuk kanë asgjë për të thënë”, Andy Stanley. Si menaxher, ju duhet të krijoni një ekuilibër midis dhënies së udhëzimeve dhe dëgjimit të komenteve. Të jeni në këtë pozicion përveq privilegjit, poashtu nënkupton në përgjegjësi më të madhe pasi marrja e vendimeve ju takon si menaxher. Nëse nuk ka komunikim të duhur ndërmjet menaxherit dhe ekipit, atëherë krijohet një ambient pune jo miqësor dhe kjo pastaj ndikon drejtpërdrejt në ecurinë e punës. Menaxhimi efektiv nënkupton marrjen e përgjegjësisë Shumica e menaxherëve të rinj e kanë të vështirë të marrin përsipër përgjegjësi kur gjërat nuk përfundojnë ashtu siç shpresonin, për shembull, mos përfundimi në kohë i ndonjë detyre të caktuar apo menaxhimi jo i duhur i një projekti që nuk shkoi sipas planit. Nëse ka dështim të ndonjë projekti në ekip, ju duhet të jeni të parët që merrni përgjegjësi në vend që të zhvendosni fajin te të tjerët. Kjo do t'i bëjë punonjësit tuaj të ju respektojnë dhe gjithashtu të qëndrojnë pranë jush në të ardhmen. Mbani takime kohë pas kohe me secilin anëtar të ekipit Se si reagojnë anëtarët e ekipit tuaj ndaj jush është një reflektim se si lidheni me ta. Takoni ekipin tuaj personalisht kur është e mundur dhe pyesni se si po ndihen dhe nëse mund t’i ndihmoni për ndonjë çështje në lidhje me punën apo edhe jashtë saj. Ju mund të keni takime javore administrative me ekipin e plotë dhe takime me secilin nga anëtarët  individualisht. Kësisoj, ju do të mësoni më shumë rreth bashkëpunëtorëve tuaj dhe se si zyra lidhet me njëri-tjetrin. Një menaxher i mirë vlerëson arritjet e të tjerëve Nëse ka një individ të veçantë në ekipin tuaj, duhet t'i përmendni cilësitë e tyre jo vetëm për të rritur moralin e tyre, por edhe për të entuziazmuar pjesën tjetër të anëtarëve të ekipit për arritje më të mëdha./AkademiPune
Lexo më shumë
Si të mbijetoni në një ambient pune negativ?
Në çdo ambient të punës, mund të ketë ditë që janë më stresuese se zakonisht. Mirëpo, në qoftë se stresi që vjen nga puna bëhet i shpeshtë dhe shëndeti juaj përkeqësohet, atëherë duhet të ndërmerrni masa sa më shpejt. Si ta kuptoni nëse po punoni në një ambient të keq? Nëse jeni duke punuar në një ambient të pakëndshëm, mund t'ju paraqiten disa shqetësime. Duke dhënë përgjigje në pyetjet e mëposhtme, mund ta kuptoni më mirë se në çfarë situate ndodheni. A flini mirë gjatë natës dhe bëni rregullisht të paktën 7 orë gjumë? A ushqeheni mirë? A hani më shumë se që duhet apo nuk keni fare oreks? A ndjeheni të sigurt në shtëpi dhe në punë? Nëse përgjigjet në këto pyetje janë shqetësuese, atëherë do të duhet ta shqyrtoni ambientin ku punoni. Kjo, sepse mjedisi i punës mund të jetë duke ndikuar jashtëzakonisht keq në shëndetin tuaj. Disa nga simptomat që mund të shfaqen: Punonjësit janë të sëmurë gjithnjë.  Ambientet negative të punës sjellin lodhje, stres dhe shqetësime tek punonjësit. Nëse punonjësit janë vazhdimisht të sëmurë dhe nuk vijnë në punë apo vijnë në punë dhe janë përsëri të sëmurë, atëherë kjo është një shenjë që ambienti është shndërruar në diçka totalisht të dëmshme për shëndetin tuaj. Mungesë entuziazmi. Nëse ju dhe kolegët tuaj jeni vazhdimisht të pakënaqur, nuk ndjeheni të lumtur që punoni aty dhe shumë rrallë buzëqeshni, kjo rezulton në atë që ambienti i punës nuk është i mirë. Mungesë komunikimi apo komunikim negativ. Nuk informoheni saktë rreth punës suaj? Nuk merrni ndonjë reagim nëse e keni përfunduar punën si duhet ose jo? Punoni gjithmonë shumë dhe nuk merrni reagime pozitive? Nëse përgjigjeni me jo në të gjitha pyetjet e mësipërme, gjithsesi duhet ta konsideroni edhe njëherë vendin tuaj të punës. Thashetheme. Ambient negativ është gjithashtu edhe nëse kolegët nuk janë shokë me njëri tjetrin dhe ka shumë thashetheme apo gjëra të pahijshme brenda kolektivit. Çka duhet të bëni për të mbijetuar në një ambient të punës negativ? Fillimisht, le të qartësojmë se çka nënkupton një ambient i punës negativ. Një vend toksik i punës mund të quhet çdo ambient ku puna, atmosfera, njerëzit, ose ndonjë kombinim i këtyre gjërave shkaktojnë stres dhe shqetësime në jetën tuaj. Në vijim, ju sjellim disa këshilla se si të tejkaloni problemet në ambiente të tillë. Pas punës, bëni diçka që nuk lidhet me punën tuaj dhe ua heq stresin. Konsideroni të bëni gjëra që pëlqeni sepse në këtë formë do të mund ta hiqni stresin. Lexoni ndonjë libër që ju pëlqen, merruni me sport, mësoni diçka të re. Gjeni njerëz që ndjehen sikur ju. Mundohuni të ndani këshilla me njerëzit që ndjehen sikur ju dhe të zhvilloni plane se si mund ta largoni negativitetin brenda ekipit. Krijojeni një listë me gjërat që duhet t’i bëni. Kur jeni të organizuar mirë, nuk do të keni kohë të merreni me gjëra negative. Largohuni. Ka shumë gjasa që nëse punoni mirë me veten tuaj dhe ndihmoni në përmirësimin e atmosferës në mjedisin e punës, gjithçka do të përmirësohet. Mirëpo, nëse nuk shihni shpresë, filloni kërkimin e një pune të re.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.