1 Maji: Si nisi Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve?

1 Maj '20

1 Maji: Si nisi Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve?
	 	 

1 Maji njihet ndryshe edhe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Çdo vit, në këtë ditë, në mbarë globin njerëzit marshojnë nëpër rrugë për të përkujtuar 1 Majin dhe për të kërkuar kushte më të mira të punës.

Por si nisi 1 Maji, cila është rëndësia e kësaj dite?

Për vite me radhë, klasa punëtore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte vazhdimisht në përpjekje për ta bërë ditën e punës 8-orëshe. Gjatë asaj periudhe, punëtorët punonin në kushte të rënda, puna ishte prej 10 deri në 16 orë në ditë, dhe vdekjet ishin të zakonshme në vendin e punës. 

1 maj

Me 1 maj të vitit 1886, sindikatat e punës në SH.B.A. vendosën të mbajnë grevë, me kërkesën që punëtorët të mos punojnë më shumë se 8 orë në ditë.

Në ditët e para protesta ishte paqësore. Tre ditë pasiqë filloi greva, një shpërthim i madh ndodhi në Sheshin "Haymarket" të Chicagos, ku mbetën edhe disa të vdekur. Kjo ngjarje e bëri 1 Majin ditën e përkujtimit të luftës dhe përpjekjeve të punëtorëve për të fituar të drejtat dhe liritë e tyre. 

Tre vjet më vonë, në vitin 1889, Konferenca Ndërkombëtare Socialiste, deklaroi zyrtarisht 1 majin Ditë Ndërkombëtare të Punës.

Dita e Punes

Ndërkaq në Evropë, vendimi që 1 maji të shënohet çdo vit dhe në të gjitha vendet të njihet si "Dita e Punëtorëve“ u mor në vitin 1891 në Bruksel. 

Sot, kjo datë në shumë vende të botës, ende shënohet me protesta. 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC