A KANË PËRPARËSI NË TREG TË PUNËS NJERËZIT QË NJOHIN GJUHË TË HUAJA?

08 Aug, 2019

A KANË PËRPARËSI NË TREG TË PUNËS NJERËZIT QË NJOHIN GJUHË TË HUAJA?
	 	 

"Sa më shumë gjuhë që njeh, aq më shumë njerëz vlen"

Përfshirja në tregun e punës, përveç që është sfidë dhe përgjegjësi, konsiderohet edhe privilegj e dëshirë për t’u kyçur në një profesion të caktuar. Përpos arsimimit cilësor dhe përgatitjes se nevojshme profesionale, edhe njohja e gjuhëve të huaja ka një rëndësi të posaçme në sistemimin e një kandidati në një vend të caktuar të punës. Njohja e gjuhëve të huaja, e sidomos e gjuhëve më të rralla, mund të cilësohet si përparësi.

Pos pozitave që domosdoshmërisht kërkojnë njohuri të një gjuhe të caktuar, shpesh mund të hasim edhe në konkurse të punës në të cilat preferohet apo ka përparësi edhe njohja e gjuhëve të tjera, që kryesisht lidhen me veprimtarinë e asaj kompanie. Kjo zakonisht haset në industritë ku dominojnë organizatat apo mekanizmat e huaj që ushtrojnë veprimtari konkrete në Kosovë.

Prandaj, në shumicën e rasteve zotërimi i një apo disa gjuhëve të huaja cilësohet si avantazh, varësisht prej pozitës në të cilën aplikohet. Shumica e punëdhënësve janë të interesuar të punësojnë kandidatë që përveç se kanë një bagazh të pasur profesional, kanë edhe njohuri të gjuhëve të ndryshme të cilat e favorizojnë atë për një pozitë të caktuar.

Në një intervistë për KosovaJob, bashkëthemeluesja e shkollës së gjuhëve të huaja Britannica-ELT, Nasire Bala-Rizaj, foli për rëndësinë që kanë gjuhët e huaja në përgjithësi. Ajo tha se edhe në Kosovë si në çdo vend tjetër të botës, njohja e një apo më shumë gjuhëve të huaja është përparësi për secilin individ, si në rrafshin e punësimit ashtu edhe të ngritjes së karrierës profesionale.

“Nga përvoja dhe ekspertiza ime shumëvjeçare mendoj se të mësuarit e një gjuhe të huaj është një vlerë e shtuar për CV-në e secilit person. Pa dyshim se gjuhët e huaja i hapin më lehtë dyert e punësimit në profesionin e dëshiruar, kudo në kompani, në organizata e në institucione që i përshtaten profesionit dhe specializimit përkatës. Ekonomia bashkëkohore e tregut të lirë dhe qarkullimi intensiv i mallrave, dijes dhe njerëzve e ka determinuar pothuaj si domosdo njohjen e gjuhëve të huaja për një punësim dinjitoz. Kontaktet me popujt tjerë janë bërë të përditshme në çdo fushë të jetës, andaj këtu edhe e shoh elementin kyç të ndërlidhjes së gjuhëve të huaja me punësimin në Kosovë”, ka thënë ajo.

Ndonëse gjuha angleze dominon gjithandej në botë, ajo theksoi se në Kosovë rrethanat aktuale bëjnë që pas gjuhës angleze, mësimi i gjuhës gjermane të jetë shumë i kërkuar. Bala-Rizaj shtoi se edhe njohja e njërës prej gjuhëve të popujve të Ballkanit Perëndimor është e preferueshme duke qenë se Kosova është pjesë e Gadishullit Ballkanik.

Natyrisht, gjuha angleze sot është gjuhë dominante në mbarë globin por në rrethanat aktuale në Kosovë, mësimi i gjuhës gjermane është bërë shumë i kërkuar. Edhe gjuhët tjera, si frëngjishtja dhe italishtja janë shumë të rëndësishme, sidomos për ata që karrierën profesionale e kanë drejtuar nga fusha e kulturologjisë. Megjithatë, mos të harrojmë se ne jemi pjesë e Gadishullit Ballkanik dhe njohja e njërës prej gjuhëve të popujve të Ballkanit Perëndimor është mjaftë i preferuar”, ka thënë ajo.

Bala-Rizaj nuk mendon që niveli i njohurive të gjuhëve të huaja në Kosovë është i ulët, kjo sepse sipas saj të rinjtë tashmë e kanë kuptuar rëndësinë që kanë gjuhët e huaja e kësaj pozivisht i ndikon edhe përdorimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale.  Pavarësisht kësaj, ajo konsideron se  ka akoma nevojë për më shumë avancim në këtë drejtim ngase secili profesion e ka natyrën e vet të gjuhës përkatëse.

E krejt në fund, Bala-Rizaj vuri theksin edhe tek njohja e mirëfilltë e gjuhës amtare. Ajo tha se pa njohje të mirë të gramatikës dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe, është vështirë të arrihet nivel i lartë i mësimit të gjuhëve së huaja.

“Për njohje sa më të avancuar të cilësdo gjuhë të huaj nevojitet njohja po ashtu e avancuar edhe e gjuhës amtare, të cilit aspekt kryesisht nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme. Sot më shumë çmohet njohja e gjuhës së shkruar sesa e komunikimit verbal dhe pa njohje të mirëfilltë të gramatikës dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe, vështirë se do të arrihet niveli i lartë i mësimit të gjuhës së huaj”, ka thënë ajo.

Në Tetor të vitit 2015, Britannica- ELT lansoi testimin online të nivelit të gjuhës angleze në Kosovë. Në një periudhë prej 7 ditësh, më shumë se 5400 nga 7867 persona arritën të përfundojnë me sukses testin duke plotësuar të gjitha pyetjet. Statistikat treguan se niveli i përgjithshëm është B2 apo Upper Intermediate dhe B1+ apo Intermediate. Për këtë testim, interesim më i madh u vërejt nga mosha 18-24 vjeç ndërsa sa i përket gjinisë statistikat treguan se për një nivel të vogël femrat kanë pasur rezultate më të mira se meshkujt.

Britannica është institucion arsimor i akredituar në Republikën e Kosovës që mundëson mësimin e disa gjuhëve të huaja. Me kërkesën e East London School e cila është shkollë prestigjioze në Londër, e akredituar nga British Council,  Britannica-ELT është bërë përfaqësuese e saj për Kosovë. Britannica sot numëron disa qendra dhe është anëtare e IATEFL që është organizatë botërore e mësimdhënësve të gjuhës angleze, KETNET që është organizatë vendore dhe Anglia Network, rrjet pjesë e së cilit janë shumë shkolla nga vende të ndryshme evropiane. Qëllimi i kësaj shkolle është krijimi i aftësive vetanake tek nxënësit duke mundësuar që në mënyrat më bashkëkohore të mundshme të rrisë aftësitë e nxënies dhe kuptimit të gjuhës konkrete varësisht prej nivelit.   Të gjitha shkathtësitë qe fitohen në këtë shkollë janë rezultat i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të nxënësve dhe mësimdhënësve, bazuar në përvojat më të mira të vendeve të zhvilluara në procesin e kuptimit të gjuhëve.   Britannica ofron kushte të përshtatshme për nxënësit në mënyrë që ata të jenë sa më afër njohjes së gjuhës, kursin e së cilës ata e ndjekin. Shkolla Britannica ka kapacitete të mjaftueshme si teknike ashtu edhe njerëzore që të sigurojë mundësitë më të mira për avansim në kuptimin, mësimin dhe drejtshkrimin e gjuhëve të huaja.  Kjo shkollë ka shënuar suksese të vazhdueshme duke përgatitur nxënës të aftë të cilët kanë arritur suksese të konsiderueshme në testet e gjuhës angleze, të nevojshme për punë dhe studime jashtë vendit. Përpos kurseve të gjuhëve, në Britannica organizohen edhe shumë aktivitete të tjera, si psh teatër dhe klub filmik, apo udhëtime jashtë vendit. Në këtë shkollë, një herë në muaj organizohen edhe kuize për grupet e niveleve Upper dhe Advanced ku studentët garojnë me njëri tjetrin mbi njohuritë e tyre të përgjithshme.
Informohu më shumë
Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Cila nga këto NUK është e saktë për mikroorganizmat?
    A
    Prodhojnë antibiotikë
    B
    Dekompozojnë organizmat e vdekur
    C
    Të gjithë shkaktojnë sëmundje te njerëzit
  • Mikrobiologjia është studimi i mikroorganizmave që përfshijnë të gjitha që vijojnë, përveç:
    A
    Viruseve
    B
    Protozoarëve
    C
    Bimëve
    D
    Baktereve
  • Cila nga këto fusha merret me studimin e kërpudhave?
    A
    Bakterologjia
    B
    Fiziologjia
    C
    Mikologjia
    D
    Virologjia
  • Mikroorganizmat janë të përhapur pothuajse kudo në mjedis.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Si quhet një enzimë që gjindet në lot dhe në djersë dhe që vret bakteret?
    A
    Lisozima
    B
    Kinina
    C
    Salvarsan
  • Një nga arsyet pse mikroorganizmat përdoren në hulumtime është se kanë shumicën e strukturave që gjenden në një qelizë njerëzore.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Protozoarët në përgjithësi kanë qelizat më të vogla të ndonjë prej organizmave që studiohen zakonisht nga mikrobiologët.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Mikroorganizmat gjinden në:
    A
    Në tokë
    B
    Në ajër
    C
    Në ujë
    D
    Të gjitha
  • Shumica e mikroorganizmave shkaktojnë sëmundje te njerëzit.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Si quhet struktura që përmban gjene për enzima dhe rezistencë të antibiotikëve?
    A
    Kapsul
    B
    Plasmid
    C
    Plazma membrana
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
ÇKA E BËN TË MIRË NJË AMBIENT TË PUNËS?
“Punëtorët e lumtur janë ambasadorët më të mirë”  - James Sinegal Sipas një analize të HuffPost Australia, një person mesatarisht shpenzon 13 vjet e dy muaj nëpunë.  Meqënëse ambienti i punës është vendi në të cilin qendrojmë shumicën e kohës, paraqet edhe nevojën për të pasur kushte të mjaftueshme që punët të përfundojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mirëpo, një ambient i mirë nuk nënkupton vetëm një enterier të mirë por edhe harmoni brenda kompanisë.  Prandaj, pasi që pjesën më të madhe të ditës, shumica e njerëzve e kalojnë në vendet e tyre të punës, krijimi i një ambienti të përshtatshëm duhet të paraqitet si synim primar i secilit që nga momenti kur angazhohet në një punë të caktuar. Punëdhënësit kanë për obligim që për të gjithë punëtorët të krijojnë një ambient kompakt me punën që duhet të kryhet, pasi që është i njohur edhe fakti se një ambient i mirë i punës ndikon shumë edhe në produktivitetin e secilit prej tyre por edhe të kompanisë në përgjithësi. Nëse punëtoret nuk vijnë të vullnetshëm dhe të motivuar në punë, probabiliteti që një kompani duhet të punojë rreth ambientit të punës është shumë i lartë, ngase kjo mund të jetë arsyeja kyçe. Menaxherja e burimeve njerëzore në Kreditimin Rural të Kosovës (KRK), Burbuqe Grajçevci, thotë se një ambient i mirë i punës ndikon shumë në përmirësimin e punës në ekip, rritë efiçiencen dhe rezultatet, rritë nivelin e kënaqësisë në punë dhe në përgjithësi performancën e të punësuarve, e gjithashtu zvogëlon edhe stresin në punë.  Ajo shton se mbështetja e stafit në zhvillim profesional është poashtu e një rëndësie të veçantë. “Shumë me rëndësi për një ambient pozitiv është mbështetja e stafit në zhvillim profesional, përmes  trajnimeve por edhe duke bartur dijen nga njëri tek tjetri, kjo është veçanarisht e rëndësishme për punëtorët e ri, që njerëzit që janë me më përvojë në një kompani, ta zëmë në KRK, ta bartin dijen tek punëtorët e ri sepse kështu zhvillohen edhe ata po edhe ne rritemi profesionalisht”, ka thënë ajo. Ambienti ideal i punës gërshetohet nga shumë komponentë Një ambient ideal i punës, krijohet edhe duke gërshetuar shumë komponentë siç janë vlerat e organizatës me të cilat duhet të mishërohet çdo individ, komunikimi, bashkëpunimi por edhe krijimi i mundësive të barabarta për të gjithë. “Një ambient ideal i punës duhet të ketë këto komponenta: vlerat e organizatës të përcaktuara qartë, përshkrimin e qartë të punës se ku ka për të arritur një individ, çka ka për të bërë gjatë gjithë vitit, poashtu luan shumë rol komunikimi dhe bashkëpunimi i mirë si dhe gjithëpërfshirja e punonjësve. Punëtorët duhet të respektohen dhe të kenë mbështetjen e nevojshme, pra t’u ofrohen mundësi te barabarta dhe kompensimi të jetë i drejtë”, ka thënë ajo. Çka ndihmon në një organizim më të mirë të punës, e rrjedhimisht edhe në krijimin e një ambienti më pozitiv në një vend pune, është edhe transparenca. Grajçevci thotë se nëse kompanitë duan të kenë një ambient të mirë, duhet inkurajuar transparencën. “ Është mirë që në vendin e punës të inkurajohet transparenca. Kjo sidomos duhet të bëhët nga personat udhëheqës të një organizate apo kompanie, të inkurajojnë bashkëpunimin mes njerëzve dhe të ketë komunikim më të qartë kur duan të bartin informatë ose të marrin një informatë mbrapa, që njerëzit të mos kenë paqartësi në vendin e punës. Që të mos të krijohet paqartësi rreth një procesi të punës apo procedure duhet të përdorën të gjitha kanalet e komunikimit që i posedon kompania në mënyrë që të gjithë të jenë të informuar drejtë dhe të kuptojnë apo interpretojnë njësoj të njejtin proces, procedurë apo çkado që është një çështje me të cilën është marrë insititucioni” theksoi ajo. Arritjet e punëtorit duhet të vlerësohen vazhdimisht Mentorimi dhe trajnimet, sipas Grajçevcit janë poashtu shumë të nevojshme që punëtorët të tregojnë sa më shumë rezultate. Ndër tjera, ajo shton se arritjet e punëtorit duhet medoemos të vlerësohen. Pra në rast se një punëtor i ka arritur objektivat, vazhdimisht jep ide, është proaktiv apo ka iniciativë, duhet të vlerësohet dhe jo vetëm nga kompania por edhe nga secili mbikqyrës I drejtpërdrejt, duhet të falenderoj dhe respektojë punëtorin në punën e përditshme. Për ta arritur krejt këtë, Grajçevci nënvizoi se duhet pasur më shumë njerëz optimistë, pozitivë dhe të cilët problemet i shohin si sfida dhe si mundësi të reja. Sipas saj, për të mbizotëruar një klimë e mirë e punës në një kompani, shumë të mirëseardhura duhet të jenë edhe aktivitetet e përbashkëta të cilat forcojnë raportin mes kolegëve apo stafit në përgjithësi, iniciativa të  ndryshme, të cilat ndihmojnë që stafi të socializohet. Duke pasur parasysh këtë, ajo tha se edhe KRK-ja praktikon mbështet iniciativat e përbashkëta për rekreacion dhe socializim të stafit. KRK SH.P.K. është institucion mikro financiar që operon në Kosovë nga viti 2003 me mision ofrimin e shërbimeve financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë bizneset e vogla bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane. Aktualisht KRK-ja ka mbi 230 të punësuar të rregullt dhe u ka ofruar shërbime më shumë se 100, 000 klientëve nëpër 26 degët që i ka në tërë Kosovën.
Lexo më shumë
Rëndësia e dëgjimit aktiv në vendin e punës
Dëgjimi aktiv nënkupton të dëgjuarit me vëmendje dhe mundëson që ta kuptoni më mirë mesazhin që personi tjetër po mundohet ta përçojë. Thuhet se brenda një minuti një person mund të flasë rreth 150 fjalë por mund të dëgjojë 500. Aftësitë e të dëgjuarit mund të ndryshojnë nga një person në tjetrin. Mirëpo, e mira është se këto aftësi mund të mësohen me kohë. Aftësitë e dëgjimit janë shumë të rëndësishme në çdo situatë, e sidomos në vendin e punës. Në punë, aftësitë e dëgjimit janë arma sekrete për të ndërtuar marrëdhënie të forta profesionale, për të rritur produktivitetin dhe për t’u zhvilluar në karrierë. Ne ju sjellim disa mënyra se si t'i përmirësoni aftësitë e dëgjimit aktiv: Mos ndërprisni. Jo më kot thuhet se heshtja është flori. Heshtja është një mënyrë që i kontribuon shumë mirë dëgjimit dhe kuptimit të asaj se çka po thotë folësi. Askujt nuk i pëlqen ta ndërpresin gjatë kohës sa flet. Prandaj, lëreni personin të flasë deri në momentin që ju jepet mundësia për të folur vetë. Përdorni gjuhën e trupit. Gjuha e trupit ndikon shumë në transmetimin e mesazhit tuaj dhe jo gjithmonë fjalët janë gjithçka. Dëgjimi aktiv kërkon edhe leximin e gjuhës së trupit të personit që flet. Bëni pyetje. Duke bërë pyetje kohë pas kohe, ju tregoni se jeni duke i kushtuar vëmendje asaj që po thuhet. Pse ka rëndësi dëgjimi aktiv në vendin e punës? 1. Krijohet besim Që detyrat dhe objektivat e caktuara të përfundohen në kohë dhe me sukses, është thelbësore që punonjësit të kenë besim tek njëri tjetri. Kur qëllimet përkatëse të secilit punëtor përmbushen, të gjithë janë më të lumtur. Për të ndërtuar besim në punë, është e rëndësishme t’i dëgjoni kolegët, të jeni të sinqertë, t’i mbështesni ata dhe të keni një komunikim të shëndoshë. Për t’i realizuar të gjitha këto duhet t'i zhvilloni aftësitë e dëgjimit aktiv. 2. Rritet produktiviteti Dëgjimi aktiv sjellë një numër përfitimesh kur vjen puna tek produktiviteti i përgjithshëm në kompani. Nëse idetë apo mendimet e punëtorëve nuk dëgjohen nga menaxhmenti, kjo ndikon në pakënaqësitë e punëtorëve dhe rezulton në produktivitet të ulët. Për t’i kontribuar produktivitetit në kompani, nevojitet komunikim nga të dy palët si dhe konsiderim i pikëpamjeve të secilit sepse vetëm në këtë formë krijohet kulturë e besimit dhe mirëkuptimit. 3. Zgjidhen konfliktet Konfliktet në vendin e punës janë të pashmangshme. Një konflikt mund të krijohet edhe vetëm nga një keqkuptim i vogël dhe situata mund të eskalojë. Mirëpo, me komunikimin e mirë zgjidhen edhe konfliktet. Kur thuhet komunikim i mirë, gjithsesi që nënkuptohet edhe të dëgjuarit aktiv. Duke e dëgjuar palën tjetër me vëmendje, mund të arrini t’i shihni gjërat nga këndvështrimi i tjetrit dhe t’i kuptoni edhe ndjenjat e të tjerëve. Një gjë e tillë, jo vetëm që ndihmon në zgjidhjen e konflikteve por ndihmon edhe në krijimin e respektit. 4. Krijohen marrëdhënie të forta me kolegët Një studim i kryer nga Faye Doell në vitin 2003 tregoi se ekzistojnë dy lloje të të dëgjuarit: "të dëgjuarit për të kuptuar" dhe "të dëgjuarit për të reaguar". Njerëzit që dëgjojnë për të kuptuar, arrijnë të krijojnë marrëdhënie më të mira dhe janë më empatikë në gjykimin e të tjerëve. E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet e punës, sa më shumë që praktikohet të dëgjuarit aktiv aq më mirë do të ndërtohen marrëdhëniet e punës. 5. Ndikon në vetëfuqizim Kur praktikoni të dëgjuarit aktiv dhe arrini të kuptoni se çfarë është e dobishme për ju në vendin e punës, ju përmirësoni perspektivën tuaj në atë drejtim si dhe fuqizoni veten.
Lexo më shumë
Pesë këshilla për t'u përgatitur për një intervistë pune me video
Intervista e punës shpesh mund të jetë edhe faza përfundimtare në krijimin e marrëdhënies së punës. Përpos vlerësimit të kandidatit bazuar në paraqitjen dhe përgjigjet e tij, intervista e punës është edhe përparësi për kandidatin për shkak se shumica e kompanive në intervista të punës ftojnë vetëm kandidatët që përfshihen në rrethin e ngushtë. Intervistat e punës përmes videove, dita e ditës po bëhën të zakonshme në procesin e marrjes së një vendi të punës. Një numër i madh i intervistave të punës sot kryhen nëpërmjet aplikacioneve apo platformave që mundësojnë komunikim me video. Prandaj, gjasat që këto ditë të merrni pjesë në një intervistim online, nuk janë të vogla. Google Hangouts, Zoom, Skype, janë vetëm disa prej aplikacioneve që po përdorën kryesisht për intervistim online. Gjithsesi, intervistat e punës me video nuk duhet të jenë stresuese, mjafton të bëni disa praktika para intervistës dhe të jeni psikologjikisht të përgatitur. Për të mësuar se si të paraqiteni më së miri në një intervistë pune me video, AkademiPune ju sjellë disa këshilla të dobishme: Kontrolloni teknologjinë Ndër gjërat e para që duhet të bëni kur prisni të intervistoheni online, është të kontrolloni dhe rregulloni nëse ka nevojë teknologjinë. Sigurohuni që pajisjet janë duke punuar, kontrolloni kamerën dhe audion, kompjuterin, tabletin, telefonin, apo cilëndo pajisje që do ta përdorni për komunikim. Kujdesuni gjjithashtu që të shmangni ndërprerjen e baterisë duke i mbajtur pajisjet në prizë. Kontrolloni shpejtësinë e internetit  Sigurohuni që intervistimin ta realizoni në një mjedis ku keni internet mirë. Për ta kuptuar se sa të shpejtë e keni rrjetin, vizitoni webfaqet në internet që mundësojnë kontrollimin e shpejtësisë së internetit.    Gjeni hapësirën e duhur Zgjedhja e një mjedisi të duhur për ta mbajtur intervistën është shumë e rëndësishme. Mundohuni të gjeni një vend të qetë, të ndriçuar mirë dhe pa rrëmujë. Vishuni mirë për intervistë Ndonëse nuk do të jeni në takim ballë për ballë më intervistuesin, përsëri duhet t’i kushtoni rëndësi veshjes për një intervistë ,qoftë edhe me video. Konsideroni një veshëmbathje të thjeshtë dhe profesionale. Keni parasysh gjuhën e trupit Një ndër gjërat thelbësore gjatë një interviste për punë është ruajtja e kontaktit me sy, e kjo është po njësoj e rëndësishme edhe gjatë intervistimit nëpërmjet videos. /AkademiPune.
Lexo më shumë
8 profesionet më të rrezikshme për vitin 2019
Shpeshherë hasim në situata të cilat mund të na e rrezikojnë jetën, e kjo veçanërisht lidhet me punën e përditshme të cilën e bëjmë. Pothuajse çdo profesion e ka rrezikshmërinë e vet. Disa punë më shumë, e disa më pak. Mirëpo, cilat janë profesionet që vlerësohen si me të rrezikshmet për vitin 2019, kjo përcaktohet nëpërmjet shkallës së vdekshmërisë. Sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë, industritë me rrezikun më të madh të lëndimve janë transporti, prodhimi, ndërtimi, policët dhe zjarrfikësit. Së fundmi,  Zyra Amerikane e Statistikave të Punës, ka bërë llogaritjet e shkallës së vdekshmërisë së disa profesioneve, me numrin e vdekjeve për 100,000 punëtorë. Bazuar në këto statistika, 8 punët më të rrezikshme të vitit 2019 janë: Dru prerësit. Puna e prerjes së drunjve konsiderohet si profesioni me i rrezikshëm për vitin 2019. Shkalla e vdekshmërisë është 135.9 lëndime fatale në punë për 100,000 punëtorë, që është e barabartë me 91 vdekje totale gjatë një viti. Peshkatarët. Si profesioni i dytë më i rrezikshëm i vitit 2019, peshkatarët kanë shkallën e vdekshmërisë 86 vdekje për 100,000 punëtorë. Shkak i vdekjeve të tyre zakonisht janë moti i keq, aksidentet e transportit ose makineritë e këqija. Pilotët e avionëve dhe inxhinierët e fluturimit. Profesioni i pilotit mesatarisht arrinë 55.5 shkallën e lëndimeve, 75 viktima në një vit dhe pothuajse të gjitha vdekjet shkaktohen nga përplasjet e avionëve. Çati punuesit. Puna e çatisë konsiderohet puna e katërt më e rrezikshme. Shkalla e vdekshmërisë për këtë profesion është 48.6, më shumë se 100 vdekje çdo vit. Thuhet se shumica e çati punuesve vdesin ngase biejnë nga pullazet. Mbledhësit e plehrave. Mbledhja e plehrave dhe riciklimeve është një punë e nevojshme, por në të njejtën kohë edhe shumë e rrezikshme. Shkalla e vdekshmërisë shkon në 34.1. Drejtuesit e kamionëve dhe shoferët e tjerë. Puna në timon është gjithmonë e rrezikshme edhe nëse shkojme diku qoftë për një orë. Ky rrezik shkon e rritet kur vozisim gjatë gjithë ditës për punë. 918 vdekje alarmante çdo vit e bëjnë këtë profesion të ketë numrin më të madh të vdekjeve në çdo vend pune. Fermerët. Pavarësisht zhvillimit teknologjik, fermerët akoma duhet të punojnë me pajisje dhe makineri të rënda. Ata gjithashtu punojnë me një shumëllojshmëri automjetesh, siç janë traktorët dhe kositësit e lëndinave. Mirëmbajtësit e tokës. Mirëmbajtësit e tokës janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj elementeve dhe pajisjeve të mprehta, çka rezulton me një shkallë vdekshmërie prej 17.4.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.