Hapat që duhet ndjekur për zhvillim në karrierë

24 Prill '20

Hapat që duhet ndjekur për zhvillim në karrierë
	 	 

Aftësitë që posedoni janë kapitali juaj i karrierës. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të investoni kohë dhe energji në zhvillimin tuaj profesional. Duke u zhvilluar profesionalisht, ju do të kaloni më me maturi sfidat me të cilat përballeni, do të bëheni më të mirë në punën që keni tani si dhe do të jeni të gatshëm ta ndërmerrni hapin tjetër në karrierën tuaj. Zhvillimi profesional duhet të jetë ndër prioritetet kryesore që duhet t’ia caktoni vetes.

Ju nuk duhet të prisni që kompania juaj të sigurojë trajnime në vendin e punës për ju. Pasi që mund të merrni vetë iniciativë për të caktuar qëllimet tuaja të zhvillimit profesional dhe të ndërtoni një strategji për t'i arritur ato. Për të kuptuar se si të përcaktoni dhe arrini qëllimet tuaja, ju nevojitet kohë, analizë e detajuar si dhe angazhim.

Caktoni qëllimet që keni

Së pari, parashikoni të ardhmen tuaj. Ku dëshironi të jeni? Cili do të jetë titulli juaj? Për cilën kompani do dëshironit të punoni? Çfarë aftësish të reja doni të përfitoni? Pastaj, përgjigjuni me sinqeritet në secilën prej këtyre pyetjeve. Shikoni se çfarë do të duhet për të arritur atje ku aspironi të jeni, aftësitë dhe përvojën e kërkuar dhe çfarëdo trajnimi ose çertifikimi që ju nevojitet.

Merrni pjesë në trajnime të ndryshme

Trajnimet janë të domosdoshme dhe janë shtytje e madhe në zhvillimin tuaj profesional. Kompani dhe organizata të ndryshme mbajnë trajnime si: zhvillim në karrierë, zhvillimi i aftësive të komunikimit (aftësive të buta), poashtu trajnime të ndryshme në fushën e teknologjisë si programim, kodim, zhvillim të web faqeve.

Shumica e kompanive përmes rrjeteve sociale njoftojnë rreth trajnimeve të tyre, prandaj e keni mjaft të lehtë të keni qasje dhe të informoheni rreth trajnimeve që i përshtaten kërkesave tuaja.

Objektivat të jenë mirë të menduara

Nëse objektivat tuaja janë të paqarta, si rezultat as rruga juaj e zhvillimit profesional nuk mund të jetë e qartë. Për tu siguruar se qëllimet tuaja janë të lehta për t'u kuptuar dhe të qarta, ato duhet të jenë si në vijim:

  • Specifike: Sigurohuni që e dini se çfarë doni të arrini, pse është e rëndësishme fusha në të cilën keni interesim, ku duhet të jeni për të përmbushur detyrën, si dhe burimet që ju nevojiten për t'i arritur objektivat që keni.
  • Të matura: Kjo ju ndihmon të gjurmoni përparimin tuaj drejt përmbushjes së detyrës.
  • Të rëndësishme: Qëllimet tuaja duhet të kenë rëndësi për ju, si dhe duhet të përputhen me qëllimet tuaja të tjera dhe planet afatgjata.
  • Me afat kohor: Të gjitha qëllimet që keni duhet t’i planifikoni me radhë për një afat kohor në të cilin planifikoni t’i përmbushni.

Teknikat e përcaktimit të qëllimeve përdoren nga njerëz të suksesshëm në të gjitha fushat. Me vendosjen e qëllime të mprehta, të përcaktuara qartë, ju mund të matni përparimin tuaj dhe të motivoni vazhdimisht veten për të përparuar drejt vizionit që keni për jetën tuaj ideale të punës. Duke vendosur dhe ndërmarrë veprime drejt qëllimeve tuaja, gjithashtu do të rrisni edhe vetëbesimin tuaj./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC