7 libra që duhet t'i lexojë çdo ndërmarrës

23 Apr, 2020

7 libra që duhet t'i lexojë çdo ndërmarrës
	 	 

Jo më kot thuhet që libri është miku më i mirë i njeriut, në të ndeshemi me realen, imagjinatën, situatat dhe subjektet që e karakterizojnë jetën tonë.

Librat janë shtyllë e ndërtimit të personalitetit dhe intelektit të njeriut. Sa më shumë që lexojmë dhe kuptojmë, aq më mirë do të arrijmë të pasqyrojmë dhe njohim çdo gjë rreth nesh. Andaj të posedosh një libër, do të thotë të kesh një pasuri të madhe nga e cila çdoherë do të korresh fryte.

Edhe në biznes, librat janë gjithmonë një burim i mirë për të nxjerrë ide të reja dhe për të rritur mundësitë drejt suksesit.

AkademiPune ju sjellë një listë me disa libra, të cilët është mirë të jenë pjesë e bibliotekës së secilit ndërmarrës.

1. “Zero te një” Peter Thiel bashkë me Blake Masters

I pari në listën tonë është “Zero të një”, një libër i shkruar nga bashkëthemeluesi i PayPal dhe investuesi i parë i jashtëm i Facebook, bashkë me studentin e tij Blake Masters. Ky libër nga fusha e ekonomisë sjellë ide inovative për bizneset fillestare dhe ka të bëjë me mënyrën e krijimit të kompanive që sjellin gjëra të reja.  

2. “Si të flasim me këdo” Leil Lowndes

si te flasim me kedo

Në librin "Si të flasim me këdo", autorja e njohur Leil Lowdnes ka shpalosur sekretet e komunikimit të suksesshëm me të tjerët. Ky libër i domosodosshëm për të gjithë ndërmarrësit, mëson 92 mjeshtëri të vogla për të pasur sukses të madh në fushën e gjerë të komunikimit.

3. “Më mençur, më shpejt, më mirë” Charles Duhigg

Me mencur, me shpejt, me mire

Fitues i çmimit Pulitzer dhe autor i librit të njohur “Fuqia e shprehisë”, Charles Duhigg me këtë libër ju mëson sekteret për të qenë më produktiv në jetë dhe në biznes, duke u bazuar në kompani dhe individë të suksesshëm. Siç e thotë edhe titulli, me pak fjalë, ky libër mëton t'ju mësojë të veproni më mençur, më shpejt dhe më mirë.

4. “Deep work” Cal Newport

deep work

"Deep work" apo në shqip "puna e thellë" është një udhëzues i domosdoshëm për të gjithë ata që duan të jenë të suksesshëm në një botë të shpërqëndruar. Në librin Puna e thellë: Rregullat për sukses të përqendruar në një botë të shpërqëndruar, profesori Cal Newport flet për zhvillimin e aftësive të nevojshme për të arritur kulmin e produktivitetit.

5. “Mendësia” Carol Dweck

mendesia

Një bestseller botëror, ky libër patjetër që duhet të jetë pjesë e bibliotekës se çdo ndërmarrësi. Përpos biznesit, libri "Mendësia" shërben edhe si një udhëzues për vlera në familje, jetë bashkëshortore apo edhe shkolla. Në këtë libër, autori jep këshilla dhe teknika së si të realizojmë potencialin brenda nesh duke ndryshuar mënyrën e të menduarit.

6. “Meetings Suck” nga Cameron Herold

meetings suck

Të gjithë janë të kënaqur kur takimet janë efektive. Eksperti i njohur i biznesit, Cameron Herold në këte libër jep këshilla sesi të mbahen takime efektive për t’i ndihmuar të gjitha ndërmarrjet të jenë të suksesshme. 

7. “7 zakonet e njerëzve të suksesshëm” nga Stephen R. Covey

7 zakonet e njerezve te suksesshem

Botuar për herë të parë në vitin 1989, “7 zakonet e njerëzve të suksesshëm” nga Stephen R. Covey është një libër biznesi i jashtëzakonshëm. Me më shumë se 15 milionë kopje të shitura, në këtë libër autori jep leksione për ndryshimin individual.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Fjala "ekonomi" nënkupton rregullimin e ekonomisë shtëpiake dhe shtetërore?
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Kërkesa a nënkupton sasinë e parasë për blerje?
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Oferta nuk është sasia e mallrave dhe shërbimeve në treg
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Punët bankare ndahen në neutrale, aktive dhe pasive
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Resurset janë mallrat dhe shërbimet në treg
    T
    E saktë
    F
    e pasaktë
  • Puna përfshin aftësinë mendore dhe fizike të njerëzve për të punuar
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Firmë quhet çdo organizatë që prodhon mallra ose shërbime
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Produktiviteti nënkupton prodhimin e të mirave ekonomike
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Prodhimi është një proces me anë të së cilit burimet kthehen në të mira dhe shërbime të ndryshme
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Adam Smith njihet si babai i ekonomisë moderne.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Çka duhet të bëni kur nuk mund të gjeni punë?
Ndiheni sikur keni dhënë gjithçka nga vetja në kërkim të një pune, mirëpo përkundër përpjekjeve tuaja të njëpasnjëshme, për ndonjë arsye cilado qoft ajo ju nuk mund të gjeni një punë. Është vërtetë zhgënjyese, ndoshta edhe situatë e sikletshme për ju, megjithatë nuk duhet të dëshpëroheni. Ju duhet të bëni çmos për të mbajtur shpresën dhe të qëndroni të motivuar, pasi kjo është mënyra më e mirë duke refuzuar të dorëzoheni. Ja çka duhet të ndërmerrni nëse jeni duke pasur vështirësi në gjetjen e një pune:  Bëni kërkimin e punës top prioritetin tuaj Së pari, gjetjen e një pune të re duhet ta listoni si prioritet kryesor. Është e rëndësishme t'i përcaktoni qëllimet ditore, javore dhe mujore. Kjo do t'ju ndihmojë të qëndroni në hap me kohën edhe nëse ende nuk e keni gjetur një vend pune. Nëse dëshpëroheni kur aplikoni për ndonjë pozitë pune dhe nuk merrni ndonjë ofertë, kërkoni nga dikush të shikojë CV-në tuaj, si dhe kërkoni këshilla nga miq apo ndonjë ekspert rreth CV-së dhe intervistave të punës. Ndryshoni formën e të menduarit Është e vërtetë se mund të ndjeheni të lodhur nëse kërkoni punë për një kohë të gjatë dhe ende nuk keni ndonjë rezultat. Ndoshta ju nuk po bëni përpjekjen e duhur në secilin aplikacion për punë. Apo ndoshta keni mendime negative si: "Unë nuk do ta marr atë pozitë pune gjithsesi, kështu që pse të bezdisem të shkruaj një letër motivimi të re?" Me këso qëndrimesh demotivuese normalisht që zvogëlohen gjasat që ta fitoni vendin e punës për të cilin keni aplikuar. Prandaj,  mundohuni ta shtoni entuziazmin dhe vetëbesimin tuaj për secilën punë për të cilën aplikoni. Takoni sa më shumë njerëz Rrjetëzimi është i domosdoshëm për karrierën tuaj.  Mund edhe të jetë e vështirë të "shesësh" veten për secilin person që takon në ndonjë event, mirëpo rrjetëzimi mbetet akoma një nga mënyrat më të mira për të takuar njerëz të rinj dhe për të gjeneruar drejtime të reja. Rishikoni CV-në tuaj Ju duhet të kujdeseni që CV-ja juaj të jetë e përditësuar dhe t'i përfshijë informatat e kërkuara për pozitat e punës ku aplikoni. Preferohet t'ja dërgoni CV-në tuaj dikujt për shqyrtim përpara se ta dorzoni atë për aplikim për punë.  Ky person mund të jetë një anëtar i familjes, mik apo ekspert që mund të shikojë CV-në tuaj dhe t'ju njoftojë nëse ka ndonjë gabim të mundshëm që ka nevojë të korrigjohet. Praktikoni aftësitë tuaja të intervistimit (Lexoni artikullin → këshilla rreth intervistave të punës nga profesionistë kosovarë) Paraqitja që bëni në intervista të punës ndikon drejtërdrejt në vendimin e intervistuesve nëse do t'ju përzgjedhin apo jo. Kjo është arsyeja pse ju duhet të përpiqeni të përmirësoni aftësitë tuaja të intervistimit. Ju mund të praktikoni me anëtar të familjes apo miq, të cilët mund të jenë në gjendje të ofrojnë këshilla se çfarë po bëni mirë si dhe ku keni nevojë për përmirësime. Nëse keni një shef të dikurshëm me të cilin jeni miq, mund t'i pyesni nëse mund të bëjnë një intervistë testuese me ju. Në këtë mënyrë, kur të vie koha e intervistës, do të jeni më të përgatitur./AkademiPune
Lexo më shumë
Si ta kuptoni nëse është koha për punonjës të rinj?
Për shumë pronarë të bizneseve, ideja e punësimit krijon imazhe të një jete më të lehtë. Do të keni më shumë kohë dhe më pak stres. Punët nuk do të ngecin dhe më në fund do të jeni në gjendje të rritni biznesin tuaj. Shumë pronarë të bizneseve kanë përvoja të ndryshme kur sjellin stafin dhe mund të mos përfundojnë të kënaqur. Në fakt, një nga ankesat më të mëdha që kanë pronarët e bizneseve të vogla, janë vështirësitë për punësimin dhe marrëdhëniet me punonjësit. Punëdhënësit mund ta gjejnë arsyen duke shqyrtuar dy gjëra të rëndësishme, të cilat janë përgatitja dhe koha. Nëse i shqyrtoni këto dy pika si duhet, atëherë do të rriten edhe gjasat për të punësuar njerëz të duhur që do të jenë pranë jush në arritjen e objektivave që keni. Pra, para se të vendosni të punësoni njerëz të rinj, lexoni këta hapa për t'u siguruar nëse jeni të gatshëm. Analizoni mirë situatën në të cilën ndodheni Është me të vërtetë e rëndësishme që ta  pyesni veten pse doni të punësoni dike? Jo çdo biznes me patjetër duhet të ketë një ekip të madh. Ju mund të keni presion për të rritur biznesin tuaj nga miqtë, familja, ose shoqëria në përgjithësi, por ju personalisht i njihni nevojat që përputhen me qëllimet e biznesit tuaj. Para se të vendosni për rritjen e stafit, rishikoni nëse keni nevojë për përmirësime dhe nëse rritja e stafit do t'ju ndihmonte në arritjen më të shpejtë të qëllimeve që keni. Cili do të jetë ndikimi nga punësimet e reja? Sjellja e anëtarëve të rinj në ekip është mjaft e rëndësishme, mirëpo fillimisht ju duhet të merrni parasysh peshën dhe ndikimin afatgjatë të këtij vendimi. Punësimi dhe trajnimi i dikujt për të qenë pjesë prodhuese e biznesit tuaj kërkon shumë kohë, energji, durim si dhe mjete të mjaftueshme financuese. Prandaj, ju si punëdhënës duhet t’i parashihni të gjitha këto situata me të cilat do të ballafaqoheni. Më e rëndësishmja, të punësosh dikë do të thotë se ata po shfaqin dëshirë dhe gatishmëri të jenë pjesë e ekipit tuaj. Ata do të kërkojnë stabilitet, burime për të përfunduar punën dhe mundësi për ngritje në karrierë. Nëse tashmë kanë pranuar të punonjë bashkë me ju do të thotë që ata me siguri po heqin dorë nga oferta tjera për punë që mund të kenë. Prandaj është përgjegjësi nëse jeni pronar i ndonjë biznesi kur punësoni dikë, pasi duhet përkushtim për t’i ndihmuar ata të zhvillohen. Pastaj, ky përkushtim i juaji padyshim se do t’ju kthehet me punë dhe mirëbesim nga ana e tyre. Vlerësoni nevojat tuaja Kur bëhet fjalë për të sjellë një person të ri, së pari do të duhet të keni një ide shumë të mirë se çfarë detyrash dëshironi të kryej ai person. Për ta bërë këtë, së pari duhet të keni një ide rreth kërkesave aktuale të tregut, se ku keni nevojë për përmirësime dhe si punonjësi i ri do t'ju ndihmoj në përmbushjen e këtyre kërkesave. A jeni të gatshëm financiarisht? Ka shumë rëndësi të siguroheni nëse jeni financiarisht të gatshëm për të sjellë punonjës të ri. Ju nuk duhet të bazoheni vetëm në pagën që ia jepni punonjësit dhe ta shihni këtë si shpenzim të vetëm, pasi përveç pagës, punonjësit do të kenë nevojë edhe për trajnime të ndryshme në mënyrë që produktiviteti i tyre të rritet në punë. Ju gjithashtu duhet të shikoni përtej asaj që tregojnë tani financat tuaja dhe të siguroheni që do të ketë punë të qëndrueshme edhe në të ardhmen. Punësimi  i më shumë personave do t'ju lejojë të zgjeroni kapacitetet, por duhet të ekzistojë një plan se cila është mënyra e duhur që kjo të funksionojë./AkademiPune
Lexo më shumë
Puna ekipore: Cilat aftësi ju nevojiten?
Punëdhënësit sot janë gjithmonë e më shumë në kërkim të njerëzve që e duan punën ekipore. Hulumtimet tregojnë se mbi 70% e organizatave apo kompanive dedikohen shumë në mbështetjen dhe ndërtimin e ekipeve. Kjo ngase puna ekipore është ajo që i dallon kompanitë e mira dhe të suksesshme nga ato mesatare. Shkathtësitë në punën në ekip mundësojnë të punohet mënyrë efektive në një grup të organizuar. Anëtarët e ekipit me aftësitë e tyre kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Këto aftësi janë të nevojshme për punëdhënësit sot, pasiqë ekipet janë thelbësore brenda organizatave apo kompanive. Disa nga aftësitë kryesore të punës në grup janë: Komunikimi Nuk ka rëndësi se në çfarë forme komunikoni në një vend pune. Ju mund të komunikoni me pjesën tjetër të ekipit qoftë nëpërmjet emails, telefonit apo sy me sy, rëndësi ka shkëmbimi i informacioneve, i cili duhet të jetë efektiv varësisht mënyrës së komunkimit. Organizimi dhe planifikimi Një ndër shkathtësitë e tjera për të qenë bashkëpunues në ekip është të qenit i/e organizuar. Planifikimi dhe organizimi janë thelbësore në arritjen e afateve dhe realizimin me sukses të detyrave. Zgjidhja e konflikteve Njerëzit e dedikuar shumë në një vend pune, janë shpesh të aftë në zgjidhjen e problemeve, veçanërisht nëse problemi ka të bëjë me detyrat e punës. Konfliktet në vendin e punës janë të pashmangshme por e rëndësishme është se si ju përgjigjeni.Lojëtarët e mirë të ekipit nuk lejojnë që konfliktet të përshkallëzohen por i vënë në funksion aftësitë e ndërmjetësimit. Vendimarrja Marrja e vendimeve mund të duket si një gjë shumë e thjeshtë për ta bërë. Mirëpo, gjithçka vështirësohet kur mendimet në ekip janë të ndryshme. Të qenit i/e aftë për të marrë vendime është thelbësore për të ecur përpara në një vend pune. Personat bashkëpunues në ekip dallojnë ngase kanë aftësinë të shohin fotografinë të plotë dhe të lënë anash egot e tyre për të arritur qëllimin e përbashkët.  Aftësitë e dëgjimit dhe ndërtimit të raporteve Një person bashëpunues në ekip krijon një ndjenjë harmonie brenda ekipit dhe ndihmon në ndërtimin e raporteve me të tjerët. E raportet e mira brenda ekipit krijohen vetëm nëse dëgjohen dhe merren parasysh edhe idetë dhe mendimet e të tjerëve. Kjo i kontribuon të mirës së përgjithshme të kompanisë dhe arritjeve të qëllimeve të caktuara.
Lexo më shumë
SI TA SHKRUAJMË NJË LETËR MOTIVIMI PËR PUNË DHE SHEMBUJ TË NDRYSHËM
Çka është një letër motivimi? Letra e motivimit është një letër e cila shkruhet për të shprehur interesimin për një pozitë të caktuar pune apo edhe kur duam të bëhemi pjesë e trajnimeve ose programeve të ndryshme. Kur një letër motivimi shkruhet për të aplikuar për një vend pune, kandidati nëpërmjet saj duhet të përshkruajë se pse është i interesuar për atë pozitë pune dhe pse ai mund të jetë kandidati më i përshtatshëm për rolin që ofrohet. Një letër motivimi zakonisht i bashkangjitet aplikacionit për punë, bashkë me CV-në apo rezymenë. Pse ka rëndësi letra e motivimit? CV-ja është një dokument i shkurtër nëpërmjet të cilit punëdhënesit informohen rreth kandidatëve dhe sigurojnë edhe të dhënat e tyre personale dhe profesionale. Mirëpo, në CV jemi të kufizuar të shprehemi shumë në lidhje me kualifikimet tona. Çdo kompani, institucion, organizatë, ka nevojë të dijë se pse një kandidat është i interesuar për një rol të caktuar, nga buron motivimi i tij, çka mund të ofrojë ai për kompaninë dhe çka e bën atë kandidatin më të mirë për rolin të cilin po e synon. Letra e motivimit shumë shpesh konsiderohet edhe vendimtare për ftesën për intervistë. Si ta shkruajmë një letër motivimi? Fillimisht, para se të nisim shkrimin e letrës së motivimit është thelbësore të njihet struktura e saj - pra çka duhet të përmbajë ajo letër. Një letër motivimi duhet të ndahet në tre paragrafë kryesorë: Hyrja Pjesa kryesore Përfundimi Duhet nënvizuar se letra duhet të ketë edhe një pjesë para-hyrëse. Pra, në krye të letrës sigurohuni t’i shkruani të gjitha informatat personale apo cila është pozita për të cilën jeni duke aplikuar. Shkruani të dhënat tuaja si: emrin dhe mbiemrin, emrin e kompanisë/institucionit ku po aplikoni, detajet e kontaktit duke përfshirë edhe rrjetet sociale dhe e-mailin tuaj. Hyrja. Paragrafin hyrës niseni duke iu drejtuar kompanisë, grupit, personit etj, me një përshendetje. Vazhdoni duke treguar se pse jeni të interesuar t’i bashkoheni atij ekipi, nga buron motivimi juaj. Një shembull i hyrjes: I/e nderuar (emri i personit) ose Përshendetje KosovaJob, Jam shumë i/e lumtur që kam mundësinë të aplikoj për rolin e (shkruani pozitën e punës)…. Ose: Dua të shpreh interesimin tim për të aplikuar për pozitën/ programin…në X kompaninë (shkruani edhe vendin ku po aplikoni). Pjesa kryesore apo mesi i letrës. Kjo pjesë konsiderohet thelbësore sepse me atë se çka do të shkruani këtu ju mund të fitoni vëmendjen e punëdhënësit. Në këtë pjesë, mundohuni të përdorni sa më shumë fakte, flisni për arritjet tuaja, tregoni se çka mund t’iu dallojë juve nga të tjerët kandidatë etj. Përdorni fjali si : Unë e kam vërejtur interesimin tim për fushën e dizajnit qysh kur nisa praktikën e parë në X kompaninë. Puna në një biznes të vogël ishte shumë frytdhënëse për mua dhe më bëri të kuptoj se… Unë tashmë dua të bashkohem në një mjedis dinamik dhe të fitoj sa më shumë njohuri e detaje rreth programimit. Dua të jap dhe të marrë gjëra cilësore nga një mjedis profesional siç është kompania juaj. Përfundimi. Në këtë pjesë mundohuni të përmbledhni atë çka u tha në letër, duke përdorur shprehje si: Unë besoj se jam një kandidat i përshtatshëm për kompaninë tuaj sepse (përmendni se çka ju lidhë me kompaninë dhe çka synoni të ofroni në kompani). Në fund, falenderojeni lexuesin për kohën dhe përmbylleni letrën me fjali të tilla si: Shpresoj të më ofrohet mundësia e intervistimit / jam shumë entuziast të paraqitem në intervistë dhe të mësoj më shumë detaje rreth ketij roli, etj. Kur e shkruani një letër motivimi tentoni të ofroni sa më shumë material bindës që punëdhënësi juaj potencial t'iu ftojë në një intervistë. KosovaJob ju sjellë disa këshilla se në çka të fokusoheni më shumë në letrën e motivimit: Letra gjithmonë le të jetë personale, mos harroni të shkruani emrin dhe mbiemrin se kujt po ia drejtoni letrën. Kushtojini shumë rëndësi gabimeve gramatikore, janë të patolerueshme. Jepni shembuj nga puna juaj dhe jo vetëm fjali, (psh mos thoni që ju keni aftësi të mira udhëheqjeje por tregoni se çka keni arritur të bëni me këto aftësi). Tentoni të jeni origjinalë, mos i kopjoni letrat prej të tjerëve. Ikni nga klishetë. Hulumtoni sa më shumë lidhur me kompaninë, vlerat, vizionin, misionin. Rrëfeni diçka, njerëzit kanë shumë dëshirë të lexojnë rrëfime, tregoni se si keni arritur të tejkaloni një sfidë, çka i keni dhënë kompanisë etj. Pavarësisht që letra e motivimit nuk është diçka e lehtë për t’u shkruar, në tregun e sotëm të punës, këto lloje letrash janë thelbësore për një punëdhënës. KosovaJob, sjellë edhe një shembull të plotë se si mund të duket një letër motivimi: I/e nderuar (shkruani emrin dhe mbiemrin e personit të cilit i drejtoheni apo kujt i referohet letra, nëse nuk e dini se kush do ta pranojë letrën, përdorni zotëri / zonjë) Po iu shkruaj për të shprehur interesimin tim për pozitën e Menaxherit të Restaurantit në kompaninë (shkruani emrin e kompanisë ku po aplikoni). Përvoja ime dhe aftësitë e mia lidhen shumë mirë me pozitën për të cilën ju jeni duke kërkuar staf. Si menaxher në X kompaninë (shkruani përvojën tuaj në një kompani të mëparshme dhe rezultatet tuaja), unë kam dëshmuar të jem produktiv dhe shumë entuziast në punë.  Vlerat e mija i kam dëshmuar edhe duke trajnuar ekipin se si bashkërisht të arrijmë synimet në shitje për secilin vit, çka gjithmonë ka rezultuar të ketë sukses, gjë që e konsideroj si një ndër arritjet e mëdha të mija gjatë detyres si menaxher.  Kompania juaj do të mund të përfitonte nga unë nëse bëhem pjesë e ekipit ngase konsideroj të jem goxha detajist/ e, pra kam një sy të mprehtë që të jemi sa më profesionistë dhe të kemi një nivel të lartë të profesionalizmit si ekip, nga etika ime në punë dhe aftësite e mija të lidershipit, si dhe jam i/e gatshëm/gatshme të punoj nën presion. Unë dëshiroj të bëhëm pjesë e ekipit tuaj sepse këtë e konsideroj një mundësi shumë të mirë ku mund të jap kontributim tim dhe të fitoj shumë nga cilësia dhe profesionalizmi që e karakterizon kompaninë tuaj. Do të ishte një privilegj për mua të kem mundësine të diskutoj më detajisht këtë pozitë pune në një intervistë të mundshme. Falemnderit shumë për kohën tuaj! Përzemërsisht, (Emri juaj) Letër motivimi për pozitën e Dizajnerit Grafik: Letër motivimi për pozitën e Specialistit të Marketingut: Letër motivimi për pozitën e Agjentit të Thirrjeve: Shkarko letër motivimi për Specialist të Marketingut Shkarko letër motivimi për Agjent të Thirrjeve Shkarko letër motivimi për Dizajner Grafik Shkarko letër motivimi për Menaxher të Shitjeve Shkarko letër motivimi për Menaxher të Restaurantit
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.