Karriera në marketing: cilat profesione mund t’i ushtroni?

21 Prill '20

Karriera në marketing: cilat profesione mund t’i ushtroni?
	 	 

Marketingu është një fushë shumë e gjerë dhe si e tillë ofron edhe shumë mundësi punësimi, në pozita të ndryshme të punës. Një karrierë në marketing mund të përfshijë shumë profesione.

Varësisht rolit, puna në marketing mund të kërkojë njohuri specifike në aspekte të ndryshme si në: sjelljen me konsumatorët, hulumtimin e tregut, analizën e konkurrencës e shumë të tjera.

Nëse qëllimi juaj është të ndërtoni një karrierë në marketing, sigurohuni që të informoheni fillimisht për profesionet e ndryshme që janë të mundura të ushtrohen në këtë industri. Ne ju sjellim në listë me disa profesione në marketing. 

Specialistë të marketingut

specialist te marketingut

Profesioni i parë në listën tonë është specialist i marketingut. Ky është ndër profesionet më të zakonshme në marketing. Specialisti i marketingut merret me krijimin e kampanjave që mbështesin rritjen e shërbimeve dhe produkteve të një kompanie. Ndër përgjegjësitë e tjera në këtë profesion është edhe hulumtimi dhe përcaktimi i produkteve apo shërbimeve që janë në kërkesë nga klientët.

Menaxherë të rrjeteve sociale

social media manager

Menaxherët e rrjeteve sociale merren me krijimin e kampanjave për rrjetet sociale, krijojnë përmbajtje dhe postime për të përmirësuar prezencën online të kompanisë. Pjesë e detyrave të menaxherëve të rrjeteve sociale është edhe të ndikojnë në imazhin e firmes. Me fjalë të tjera, menaxheret e rrjeteve sociale mbikqyrin rrjetet sociale dhe sigurohen te ndjekin edhe trendet e fundit që të krijojnë strategjitë e duhura në përputhje me rrethanat.  

Specialistë të SEO-s

specialist te SEO

Specialisti i SEOs apo ndryshe i makinave të kërkimit është një tjetër profesion të cilin mund ta ushtroni nëse ju pëlqen fusha e marketingut. Specialistët e SEOs janë përgjegjës për të përmirësuar renditjen e faqeve të internetit në makinat e kërkimit, duke përdorur strategjitë e SEOs. Procesi i optimizimit të uebfaqeve lidhet kryesisht me shkrimin e përmbajtjeve, optimizimin e titujve të faqeve, etiketat, etj.  

Web Content Writer

content writer

Content Writers apo në shqip shkrimtarët e përmbajtjeve merren me krijimin e përmbajtjeve përkatëse për faqe të internetit. Ata krijojnë postimet e duhura për blogje apo faqe të ndryshme në mënyrë që të rrisin numrin e vizitorëve. Content writers kujdesën që të shkruajnë përmbajtje që lidhen me produktet dhe shërbimet që kompania ofron.  

Menaxherë të produkteve

menaxher produkti

Një tjetër profesion të cilin mund ta ushtroni në industrinë e marketingut është edhe menaxher i produkteve. Këta të fundit sigurohen që të mbikqyrin zhvillimin e një produkti nga fillimi deri në fund. Ata janë përgjegjës që produktet të përfundojnë në kohë dhe shuma të jetë brenda buxhetit të planifikuar. Misioni i tyre kryesor është të sigurojnë përfitime nga produktet ekzistuese si dhe të zhvillojnë strategji dhe produkte të reja për një kompani.

Analistët e marketingut

analiste marketingu

Duke studiuar konkurrencën, konsumatorët dhe tregun në përgjithësi, analistët e marketingut vendosin se cilat produkte t’i shesin dhe ku ti shesin, pra përzgjedhin klientët dhe çmimet e produkteve. /AkademiPune.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC