Përparësitë dhe mangësitë e punës me ndërrime

19 Prill '20

Përparësitë dhe mangësitë e punës me ndërrime
	 	 

Puna me ndërrime përfshin caktimin e punonjësve për të kryer detyrat e tyre të punës gjatë gjithë 24 orëve të ditës dhe zakonisht gjatë tërë javës.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të orareve të punës me ndërrime. Punëdhënësit varësisht nga natyra e punës dhe kërkesat e tregut mund të caktojnë punonjësit në ndërrim të parë, ndërrim të dytë ose në ndërrim të tretë. Poashtu, ekzistojnë mundësitë që punonjësve tu caktohet të punojnë rregullisht gjatë atij ndërrimi, që njihet si punë me orar fiks ose të punojnë në ndërrime të përditshme apo javore.

Ndërrimi i parë

Këtij orari të punës ndryshe i referohemi si orari tradicional. Punonjësit që kanë ndërrimin e parë, zakonisht punojnë nga 9 e mëngjesit deri në 5 pasdite, por ka edhe alternativa tjera si nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 4 pasdite, si dhe 10 të mëngjesit deri në orën 6 pasdite. Pra, të gjitha këto orare bëjnë pjesë në ndërrimin e parë. Ndrrimi i parë është një ndër ndrrimet më të favorshme për punonjësit pasi ka orare më të përshtatshme.

Ndërrimi i dytë

Punonjësit e ndërrimit të dytë shpesh fillojnë në orën 4 ose 5 pasdite dhe përfundojnë orarin në mesnatë ose ora 1 në mëngjes.

Ndërrimi i tretë

Ky orar zakonisht quhet edhe ndërrimi i natës. Punonjësit fillojnë punën ndërmjet orës 9 ose 10 të natës dhe përfundojnë orarin ndërmjet orës 6 ose 8 të mëngjesit.

Puna me ndërrime në orare të ndryshme

Në këtë orar përfshihen të tri ndërrimet e lartpërmendura. Në vend që të kenë të njëjtin ndërrim çdo ditë, punonjësit me ndërrime punojnë në orare të ndryshme në varësi të ditëve të javës. Për shembull, dikush mund të punojë në ndërrimin e parë tre ditë në javë dhe 2 ditë të tjera në ndërrimin e dytë. Më hollësisht, ky lloj orari përbën një përzierje të tri orareve si ndërrimit të parë, të dytë dhe tretë.

Përparësitë që ka puna me ndërrime

Ekzistojnë aspekte pozitive të punës me ndërrime, veçanërisht për njerëzit që punojnë gjatë ndërrimeve të dyta dhe të treta. Puna në këto ndërrime mundëson që punonjësit të udhëtojnë gjatë kohës kur trafiku është më pak i ngarkuar. Kjo do të thotë të shmanget trafiku i ngarkuar, që di të jetë mjaft stresues sidomos në orët e hershme të mëngjesit.

Mangësitë që ka puna me ndërrime

Puna me ndërrime poashtu mund të ketë edhe mangësitë e saj, veçanërisht për ata që punojnë gjatë natës. Sipas "National Sleep Foundation" personat që punojnë me ndërrime ankohen se kanë probleme metabolike, anoreksi, pagjumësi, si dhe probleme me peshën.

Profesionet në të cilat puna me ndërrime është e zakonshme

Shërbimet mbrojtëse, bizneset që meren me prodhim dhe transport, si dhe kujdesi shëndetësor, të gjitha këto aplikojnë punën me ndërrime. Personat të cilët janë të punësuar në këto industri pritet të kenë orare që mund të përfshijnë ndërrime të mbrëmjes, gjatë natës, fundjavës dhe shpesh duhet të punojnë edhe për pushime dhe festa. Ja disa nga profesionet që zakonisht punonjë me ndërrime pasi natyra e punës e kërkon një gjë të tillë:

  • Zjarrfikësit
  • Zyrtarët e policisë
  • Punonjësit e shëndetësisë
  • Kontrolluesit e trafikut ajror
  • Punonjësit e sektorit të transportit
  • Punonjësit e shërbimit postar
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC