GABIMET QË DUHET SHMANGUR GJATË NJË INTERVISTE PUNE PËRMES TELEFONIT

08 Aug, 2019

GABIMET QË DUHET SHMANGUR GJATË NJË INTERVISTE PUNE PËRMES TELEFONIT
	 	 

Tashmë e keni dërguar CV-në tuaj. Çka mbetet është të prisni telefonatën nga kompania në të cilën keni aplikuar. Kandidatët që duan të bëhen pjesë e një kompanie apo institucioni konkret është e rëndësishme që të njohin disa aspekte themelore që kanë të bëjnë me intervistën dhe metodat e tjera që një punëdhënës mund të praktikojë, me kusht që një person ta bëjë pjesë të kompanisë së tij.

Shpeshherë kompanitë e ndryshme përdorin në fillim metodën e intervistimit nëpërmjet telefonit para se t’i ftojnë kandidatët për një intervistë fizikisht. Intervistat e punës nëpërmjet telefonit kryesisht zgjasin deri në 15 minuta dhe u shërbejnë rekruterëve të kuptojnë nëse një kandidat është i përshtatshëm për punën që po kërkohet.

Në momentin që dëshironi të aplikoni për një vend pune duhet të keni kujdes të ecni në mënyrën më të sigurt të mundshme që nga hapat e parë të aplikimit e deri në ata përfundimtar që kanë të bëjnë me përzgjedhjen nga ana e punëdhënësit. Dërgimi i dokumentacionit të nevojshëm, thirrja për t’u bërë pjesë e intervistës, testimi nëpërmjet telefonit, përshkrimi i detyrave të punës dhe përzgjedhja e kandidatit jo vetëm që kërkojnë përgatitje të nevojshme profesionale por në të shumtën e rasteve mund të paraqiten edhe si situatë mjaft stresuese për kandidatin që pretendon të bëhët pjesë e kompanisë ku edhe synon të ndërtohet profesionalisht.

Prandaj, në këtë artikull do të elaborohen disa aspekte që kanë të bëjnë me gabimet të cilat kandidati i interesuar për pozitën përkatëse duhet medoemos t’i shmang. Rekruterë të ndryshëm tregojnë se edhe nëpërmjet zërit ata janë të aftë të kuptojnë nëse se një kandidat  është i përshtatshëm për pozitën që është dhënë.

Rekruterja Zanë Havolli, nga kompania e rekrutimit HumanPower jep disa këshilla për të gjithë kandidatët që po presin një thirrje nga kompania ku kanë aplikuar. Ajo thotë se një thirrje telefonike nuk është gjithnjë veç ftesë për intervistë ngase jo gjithherë do të keni shansën që pas telefonatës të ftoheni për intervistë edhe fizikisht.

„Shfaqja e mirësjelljes është një ndër gjërat më të rëndësishme në kontaktin e parë me një kandidat e sidomos kur akoma nuk kemi rënë dakord për një takim. Kur takohesh fizikisht me një kandidat patjetër që dallon shumë nga një telefonatë dhe për këtë arsye është më e rëndësishme të ndërtohet afërsi dhe njëfarë besimi gjatë bisedës. Kandidatët duhet të vënë theksin tek rëndësia që ka kjo punë dhe pse kjo kompani është interesante per ta . Po ashtu, luan shumë rol edhe  interesimi i kandidatit rreth hapave të mëtutjeshëm. Sa më pozitiv që është një kandidat, aq më të mëdha janë shancat për të ngelur në kujtesën e një rekruteri“, ka thënë Havolli.

Ndër këshillat e tjera që ajo jep, është t’i kushtohet vëmendje asaj se çka po flitet gjatë bisedës në mënyrë që diskutimi të mos shoqërohet me pauza në përgjigje nga ana e kandidatit ngase kjo mund të ndikojë në një përformancë më të dobët të tij. Sipas saj, motivimi i kandidatit vërehet nëse ai nuk tenton të jetë i pari të ndërpresë bisedën. Pra nëse biseda zgjat më shumë, probabiliteti që ai kandidat të jetë më afër punësimit është gjithnjë më i lartë.

Bazuar në përvojën e saj në rekrutim, Havolli theksoi se stresi është dicka e kuptueshme dhe vërehet qoftë edhe përmes telefonit por nuk është diçka që zbret pikët e një kandidati.

„Është normale që të mund të keni pak stres para një thirrjeje të tillë por ajo nuk zbret pikët tuaja, pasi ky është një hap i rëndësishëm i cili mund t’ju sjellë më afër punës suaj të ëndrrave. Këshilla ime do të ishte t’i kushtohet vëmëndje asaj se cka po flitet gjatë bisedës, dhe të mos ngatërrohet nga pyetja në pyetje apo biseda të karakterizohet me pauza apo përgjigje të shkurta. Nga përvoja ime si rekrutere, unë e vërej shumë shpejt nëse një kandidat është i përshtatshëm për pozitën të cilën ka aplikuar dhe mendoj që sa më shumë  të zgjasë biseda aq më të mira do të jenë shancat për të kaluar nëpër procesin e aplikimit. Mënyra se si flet një kandidat nëpërmjet telefonit me bën të zbuloj shumë rreth tij si psh qëllimet, vlerat dhe motivimi që e karakterizon atë“,

Ajo nënvizon se një rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet edhe të folurës, pra kandidatët duhet të kujdesën që të flasin sa më rrjedhshëm dhe të përçojnë qartë atë që duan apo mendojnë në lidhje me punën që kanë aplikuar.

Sipas saj, shumica e njerëzve zakonisht flasin shumë shpejtë dhe në këtë rast është mirë t’i kushtohet vëmendje edhe frymëmarrjes që të mos transmetohet shumë pasiguri tek rekruteri.

Gjatë intervistës me KosovaJob, Havolli vuri theksin tek disa nga gabimet më të zakonshme që shumica e kandidatëve i bëjnë gjatë intervistimit me telefon. Ndër to, ajo përmendi edhe diskutimin e pagës me rekruterin, çka sipas saj konsiderohet e papranueshme meqë është diçka që duhet të diskutohet në një takim përballë. Gjithashtu, ajo këshillon kandidatët të mos e ndërrojnë numrin e tyre të telefonit sepse ka shumë raste kur ata e kanë ndërruar numrin e telefonit pasi që kanë aplikuar dhe si rrjedhojë kanë humbur mundësinë e intervistimit.

Ndonëse kompania e dërgon ftesën për intervistë edhe nëpërmjet email, rekruterja Havolli u rekomandon kandidatëve të mbajnë shënime rreth kësaj meqë jo çdoherë email mund të shërbejë si një përkujtues i mirë.

Që intervista të përmbyllet me sukses është shumë e rëndësishme mënyra se si përfundohet biseda.  Kandidatëve u sugjerohet ashtu siç e kanë nisur me mirësjellje edhe ta mbyllin bisedën. Pra, të përdorin fjali të tilla si "Ju falemnderit për bisedën e mirë“, apo diçka ngjashëm.

HumanPower është kompani e themeluar në Kosovë, aktiviteti i së cilës është rekrutimi i burimeve njerëzore.  Përderisa në periudhat më të hershme ka qenë mjaft e vështirë arritja e një kontakti direkt në mes të punëkërkuesve dhe punëmarrësve, në ditët e sotme kjo është mjaft e lehtë. HumanPower për herë të parë në Kosovë bashkëdyzon fuqinë punëtore me kompanitë dhe punëdhënësit në Republikën e Kosovës. Kompania që nga themelimi por edhe në ditët e sotme vazhdon të krijojë marrëdhënie me biznese të industrive të ndryshme me qëllim të përmbushjes së nevojave të tyre sa i përket kërkesave për fuqi punëtore. Ky reputacion i ka mundësuar HumanPower që të tërheqë kandidatë me kualifikim të lartë. Përmes shtrirjes së gjerë të saj, HumanPower ka arritur të miqësohet dhe bashkëpunojë me kompanitë kryesore në vend për punësimin e kuadrove, duke u bazuar në nevojat e tregut. Fuqia punëtore është ajo e cila e fuqizon biznesin dhe anasjelltas, biznesi arrinë të forcojë fuqinë punëtore përmes kyçjes direkte në marrëdhënien e punës, prandaj krijimi i një raporti në mes të punëkërkuesve dhe punëdhënësve është hapi kryesor drejt avancimit të një biznesi dhe punëtori të ardhshëm, dhe kjo mundësohet direkt nga kompania Humanpower. Kualifikimi dhe aftësia e kandidatit për pozitën konkrete si dhe mundësia dhe integriteti i biznesit konkret janë elemente në të cilat e bazon veprimtarinë HumanPower.
Informohu më shumë
Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Cili mot nuk është kërcënues për uljen dhe ngritjen e avionëve?
    A
    Vetëtima
    B
    Shiu i lehtë
    C
    Reshjet e borës
  • Në cilin vend afrikan ka më shumë reshje?
    A
    Zimbabve
    B
    Kamerun
    C
    Burkina Faso
    D
    Sudan
  • Në cilin shtet ishte ajri më i ndotur gjatë vitit 2019?
    A
    Kinë
    B
    Japoni
    C
    Indi
    D
    Kosovë
  • Cila nga këto përshkruan se sa avull është në ajër?
    A
    Lagështia
    B
    Temperatura
    C
    Asnjëra
  • Çfarë instrumenti përdoret për të matur reshjet?
    A
    Barometri
    B
    Pluviometri
    C
    Anemometri
  • Si quhen retë e bardha dhe të "gëzofta" që shihen vetmas por edhe në grupe?
    A
    Cumulus
    B
    Cirrus
    C
    Stratus
  • Ku ndodhën përmbytjet e lumit të verdhë të vitit 1887 që mbyten 2 milionë njerëz?
    A
    Austro Hungari
    B
    Meksikë
    C
    Kinë
    D
    Irlandë
  • Çka ka në jonosferë?
    A
    Më shumë oksigjen
    B
    Grimca me ngarkesë pozitive dhe negative
    C
    Asgjë
  • Cili simbol përdoret në hartën e motit për të treguar një front të ftohtë?
    A
    Simboli i reve
    B
    Një vijë e lakuar e kuqe me gjysmë rrathë
    C
    Një vijë e lakuar blu me trekëndësha
  • Cilën zonë kohore e përdorin meteorologët për të raportuar të dhënat e tyre?
    A
    UTC
    B
    PST
    C
    CST
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Si ta shkruani një email lamtumirës për stafin e punës (me shembuj)
Pasi të keni dhënë njoftimin zyrtar se do ta lini punën dhe t’i keni dërguar një letër dorëheqje punëdhënësit, ju mund ta dërgoni edhe një email të fundit për t'u përshendetur me pjesën tjetër të ekipit. Fillimisht, një email lamtumirës është i rëndësishëm për t’u dërguar sepse nënkupton sjellje të mirë dhe mirënjohje. Kur punoni për një kohë të gjatë në një kompani, ju mund ta keni krijuar një rreth të ngushtë të kolegëve. Si rrjedhojë, kur vendosni të largoheni nga një vend pune, ju mbase do të dëshironi t’i mbani kontaktet me njerëzit me të cilët keni punuar, e të cilët në të ardhmen mund të jenë edhe referenca të mira për ju.  Një email i tillë është po ashtu një mundësi për t’i falënderuar kolegët dhe menaxherët për kohën që keni kaluar bashkë me ta si dhe për të ofruar mundësi për të mbetur në kontakt. Ne vazhdim, ju sjellim disa këshilla se si ta përpiloni një email të mirë për t’ju thënë mirupafshim kolegëve. Tregoni mirënjohje. Një email lamtumirës fillimisht duhet të përçojë mirënjohje për ata me të cilët keni punuar. Në email, mundohuni të jeni sa më pozitiv dhe profesional. Shmangni mendimet negative që mund t’i keni dhe krijoni një përshtypje të mirë para se të bëni hapin tjetër në karrierë. Mos e dërgoni ditën tuaj të fundit. Të paktën një ose dy ditë para se të largoheni nga një vend pune, do të ishte mirë ta dërgoni emailin. Kjo do t’ju linte kohë kolegëve tuaj të reagojnë dhe të bëjnë pyetjet apo komentet që mund të kenë. Emaili le të jetë përmbledhës. Një email lamtumirës nuk rekomandohet të jetë shumë i gjatë. Mundohuni ta përmbledhni atë në dy ose tre paragrafe kryesore, duke i falënderuar bashkëpunëtorët, duke cekur numrin ku mund t’ju arrijnë në të ardhmen dhe shumë shkurt nënvizoni arsyen për rrugëtimin tuaj të ri. Kujt duhet t’i dërgoni emailin lamtumirës? Emailin lamtumirës këshillohet ta dërgoni tek të gjithë ata me të cilët keni pasur bashkëpunim gjatë kohës sa keni punuar në një organizatë, kompani apo institucion të caktuar. Mirëpo, nëse punoni për një organizatë shumë të madhe, ku numri i punonjësve është i lartë, atëherë emailin ku përshëndeteni me ekipin mund t’ia dërgoni vetëm kolegëve që janë pjesë e departamentit ku keni punuar. Nëse me ndonjërin prej kolegëve keni pasur një lidhje më të ngushtë, mund ta dërgoni një email të veçantë vetëm për atë. Ne ju sjellim dy shembuj të emaileve të tillë: Të dashur kolegë, Me lejoni që nëpërmjet këtij emaili, t'ju njoftoj që unë nuk do të jem më pjesë e kompanise (shkruani emrin e kompanisë ku jeni duke punuar). Arsyeja është se kam pranuar një mundësi tjetër e cila mendoj që do të ishte e duhura për karrierën që unë dua të ndjekë. Dita ime e fundit në kompani do të jetë pasnesër, me datën (shkruani datën e fundit që do të jeni akoma ne kompani).  Dua t'ju falënderoj të gjithëve për kohën që kemi kaluar bashkë dhe për bashkëpunimin e mirë që kemi pasur gjatë gjithë këtyre muajve. Jam shumë mirënjohës/e që kam takuar secilin prej jush.  Shpresoj që rrugët tona të lidhen përsëri në të ardhmen. Do të doja shumë të mbajmë kontakte. Mua mund të më arrini në këtë email (shkruani emailin tuaj personal) dhe në numrn tim të telefonit ( shkruani numrin e telefonit). Përzemërsisht, (Shkruani Emrin dhe Mbiemrin tuaj) Një shembull i një emaili që mund ta dërgoni tek një koleg/e me të cilin/cilën keni qenë pak më i/e afërt: Tung (shkruani emrin e kolegut/kolegës që po ia drejtoni emailin) Me lejo të të njoftoj që kam marrë një ofertë tjetër të punës dhe dita ime e fundit në kompani (cekni emrin e kompanisë) do të jetë (shkruani ditën e fundit). Të jam shumë falëndëruese për kohën që kemi kaluar bashkë, për mbikqyrjen dhe mbështetjen tënde të vazhdueshme. Kam mësuar shumë gjëra të reja gjatë punës tonë bashkë. Nëse është e konvenueshme edhe për ty, para largimit tim, do të kisha dëshirë të takohemi për kafe. Do të doja gjithashtu të mbetemi në kontakt. Emaili dhe numri im personal janë ( shkruani të dhënat). Përsëri, faleminderit për gjithçka! Gjitha të mirat (Shkruani emrin tuaj)
Lexo më shumë
Si ta kuptoni nëse është koha për punonjës të rinj?
Për shumë pronarë të bizneseve, ideja e punësimit krijon imazhe të një jete më të lehtë. Do të keni më shumë kohë dhe më pak stres. Punët nuk do të ngecin dhe më në fund do të jeni në gjendje të rritni biznesin tuaj. Shumë pronarë të bizneseve kanë përvoja të ndryshme kur sjellin stafin dhe mund të mos përfundojnë të kënaqur. Në fakt, një nga ankesat më të mëdha që kanë pronarët e bizneseve të vogla, janë vështirësitë për punësimin dhe marrëdhëniet me punonjësit. Punëdhënësit mund ta gjejnë arsyen duke shqyrtuar dy gjëra të rëndësishme, të cilat janë përgatitja dhe koha. Nëse i shqyrtoni këto dy pika si duhet, atëherë do të rriten edhe gjasat për të punësuar njerëz të duhur që do të jenë pranë jush në arritjen e objektivave që keni. Pra, para se të vendosni të punësoni njerëz të rinj, lexoni këta hapa për t'u siguruar nëse jeni të gatshëm. Analizoni mirë situatën në të cilën ndodheni Është me të vërtetë e rëndësishme që ta  pyesni veten pse doni të punësoni dike? Jo çdo biznes me patjetër duhet të ketë një ekip të madh. Ju mund të keni presion për të rritur biznesin tuaj nga miqtë, familja, ose shoqëria në përgjithësi, por ju personalisht i njihni nevojat që përputhen me qëllimet e biznesit tuaj. Para se të vendosni për rritjen e stafit, rishikoni nëse keni nevojë për përmirësime dhe nëse rritja e stafit do t'ju ndihmonte në arritjen më të shpejtë të qëllimeve që keni. Cili do të jetë ndikimi nga punësimet e reja? Sjellja e anëtarëve të rinj në ekip është mjaft e rëndësishme, mirëpo fillimisht ju duhet të merrni parasysh peshën dhe ndikimin afatgjatë të këtij vendimi. Punësimi dhe trajnimi i dikujt për të qenë pjesë prodhuese e biznesit tuaj kërkon shumë kohë, energji, durim si dhe mjete të mjaftueshme financuese. Prandaj, ju si punëdhënës duhet t’i parashihni të gjitha këto situata me të cilat do të ballafaqoheni. Më e rëndësishmja, të punësosh dikë do të thotë se ata po shfaqin dëshirë dhe gatishmëri të jenë pjesë e ekipit tuaj. Ata do të kërkojnë stabilitet, burime për të përfunduar punën dhe mundësi për ngritje në karrierë. Nëse tashmë kanë pranuar të punonjë bashkë me ju do të thotë që ata me siguri po heqin dorë nga oferta tjera për punë që mund të kenë. Prandaj është përgjegjësi nëse jeni pronar i ndonjë biznesi kur punësoni dikë, pasi duhet përkushtim për t’i ndihmuar ata të zhvillohen. Pastaj, ky përkushtim i juaji padyshim se do t’ju kthehet me punë dhe mirëbesim nga ana e tyre. Vlerësoni nevojat tuaja Kur bëhet fjalë për të sjellë një person të ri, së pari do të duhet të keni një ide shumë të mirë se çfarë detyrash dëshironi të kryej ai person. Për ta bërë këtë, së pari duhet të keni një ide rreth kërkesave aktuale të tregut, se ku keni nevojë për përmirësime dhe si punonjësi i ri do t'ju ndihmoj në përmbushjen e këtyre kërkesave. A jeni të gatshëm financiarisht? Ka shumë rëndësi të siguroheni nëse jeni financiarisht të gatshëm për të sjellë punonjës të ri. Ju nuk duhet të bazoheni vetëm në pagën që ia jepni punonjësit dhe ta shihni këtë si shpenzim të vetëm, pasi përveç pagës, punonjësit do të kenë nevojë edhe për trajnime të ndryshme në mënyrë që produktiviteti i tyre të rritet në punë. Ju gjithashtu duhet të shikoni përtej asaj që tregojnë tani financat tuaja dhe të siguroheni që do të ketë punë të qëndrueshme edhe në të ardhmen. Punësimi  i më shumë personave do t'ju lejojë të zgjeroni kapacitetet, por duhet të ekzistojë një plan se cila është mënyra e duhur që kjo të funksionojë./AkademiPune
Lexo më shumë
Pse duhet të shfaqim pasion në intervista të punës?
“Ndiqe pasionin. Do të të çojë drejt qëllimit“  - Oprah Winfrey Ftesa për një intervistë pune pranohet atëherë kur plotësohen kriteret kryesore që kërkohen për një pozitë të caktuar të punës. Një kompani shqyrton të gjitha kualifikimet, aftësitë, përvojat, interesimet dhe referencat e një kandidati para se ta ftojë atë për një intervistë. Mirëpo, intervistat e punës dinë të jenë edhe shumë stresuese. Ka shumë raste kur kandidatët kanë plotësuar të gjitha kriteret por përsëri nuk kanë arritur ta marrin atë vend pune. Një gjë të cilën mund të mos e kemi marrë shumë seriozisht kur kemi shkuar në intervista të punës, është të  tregojmë se sa kemi pasion për punën që po ofrohet. Pavarësisht nëse kriteret e punës plotësohen ose jo, pasioni për punën gjithmonë ka një rëndësi shumë të veçantë. Studimet tregojnë se ndër gjërat kryesore që rektruterët apo punëdhënësit gjithandej në botë shikojnë tek kandidatët, është pasioni. Të gjithë punëdhënësit duan të gjejnë kandidatë pasionantë, të entuziazmuar për një pozitë pune apo për kompaninë në përgjithësi. KosovaJob ka realizuar një intervistë me Venera Dermakun, menaxhere e burimeve njerëzore në kompaninë Beta. Ajo ka thënë se pasioni apo entuziazmi në intervista të punës ka shumë rëndësi ngase tek punëdhënësi përçohet mesazhi se sa është i interesuar një kandidat t’i bashkohet kompanisë dhe ta ushtrojë me seriozitet detyrën për të cilën po intervistohet. Si menaxhere me përvojë në burime njerëzore, ajo tha se shfaqja e pasionit tregon edhe se sa me vullnet një person po ndjehet për punën dhe për një pervojë të re.  “Pasionin në intervista të punës e shoh si diçka shumë me rëndësi për ta punësuar një kandidat. Ata kandidatë të cilët shprehin entuziazëm në intervistë të punës dhe vijnë energjik edhe në intervistë, japin një ndjenjë pozitive edhe për intervistuesin. Ndër të tjera, të jesh i informuar për pozitën që ke aplikuar dhe për kompaninë ku ke aplikuar është ndër gjërat po ashtu me shumë rëndësi, të cilat mendoj se hyjnë nën ombrellen e pasionit” shpjegon Venera Dermaku. Demonstrimi i pasionit në intervista të punës nuk është edhe diçka e thjeshtë. Ka shumë mënyra se si të dëshmojmë se vërtetë e duam atë punë për të cilën po intervistohemi. “Mënyra më e mirë është sinqeriteti, përgatitja e kandidatit/es para intervistës, interesimet e tyre  pas intervistës (ndoshta pyetje rreth intervistimit me intervistuesin),komunikimi i synimeve reale dhe të kapshme të së ardhmës rreth karrierës se kandidatit/es dhe kandidatët të jenë më të interesuar rreth asaj sfere të biznesit në kompaninë ku aplikojnë” Gjatë intervistës, Dermaku theksoi se kandidatët dëshmojnë pasionin edhe nëse shtrojnë pyetje domethënëse për pozitën e punës apo kompaninë, e gjithashtu nëse kandidatët ndërlidhin përgjigjet e tyre me përvojat paraprake, pasi që këto i japin më shumë kuptim përgjigjës dhe shtojnë akoma më shumë edhe interesimin e intervistuesve për ta. Çka duhet të shmangim kur tentojmë të shfaqim pasion në intervistë pune? Në një intervistë pune, duhet të tentohet të ruhet një baraspeshë në mes të shfaqjes së pasionit dhe dëshirës tepër të madhe për ta marrë atë vend pune. Venera nënvizoi se kandidatët duhet të kenë kujdes që te mos mburren më shumë se që duhet gjatë intervistës me rekturerët apo punëdhënësit. “Është shumë e rëndësishme që kandidatët të jenë sa më të sinqertë gjatë intervistës dhe të mos të jenë tejet të mburrur me vetëveten, punën aktuale dhe ndoshta kompaninë ne dukje. Është shumë e rëndësishme që kandidatëve të mos u lë përshtypje vetëm një ambient i bukur, mirëpo t’i japin kuptim edhe synimit dhe misionit te kompanisë apo punës që ne bëjmë edhe jashtë zyreve”, tha Dermaku. Ajo shtoi se jo gjithmonë pasioni tejet i madh mundet të japë shenja pozitive për intervistuesin ngase shpeshherë një gjë e tillë sinjalizon atë që kandidati/ja është e interesuar vetëm për një pozitë cilado që të jetë. Sipas saj, kjo mund ta bëjë pak dyshues intervistuesin. KosovaJob iu sjellë disa këshilla si të shmangni gabimet e mundshme kur tentoni të tregoni pasion në një intervistë pune. Mos tingëlloni të dëshpëruar. Interesimi për punë është diçka që vlerësohet shumë nga të gjitha kompanitë por mos tingëlloni sikur e dëshironi atë vend pune vetëm për përfitime, sikur jeni të varur nga ajo punë. Mos u përqëndroni vetëm te përfitimet e kompanisë. Duke u përqëndruar në përfitimet e kompanisë, në ambientin e punës, apo reputacionin e një kompanie të caktuar, ju mund të harroni të dëshmoni se çka vërtetë doni nga ajo punë. Mos u mburrni. Duke tentuar të shfaqni pasion/entuziazëm, ju shpesherë mund të flisni më shumë se që duhet rreth aftësive tuaja. Është mirë të flisni për aftësitë por gjithashtu të ikni nga mendimi sikur ju dini gjithçka. Kështu tingëlloni sikur jeni shumë arrogant ose që mendoni se jeni i mbiditur.
Lexo më shumë
Nga puna praktike në punë me orar të plotë, si ta realizoni?
Shumë punëdhënës që ofrojnë punë praktike e bëjnë këtë si mënyrë për të provuar dhe rekrutuar punonjës të rinj me orar të plotë. Punëdhënësit dëshirojnë që njerëzit të cilët bëjnë praktikë në kompaninë e tyre të kenë një etikë të fortë pune, të jenë të besueshëm, si dhe ta duan punën në mënyrë të pavarur dhe në mjedis ekipor. Nëse veç jeni në punë praktike dhe dëshironi të kaloni në punë me orar të plotë, mund të përdorni disa teknika specifike për të rritur mundësitë tuaja për t'u punësuar. Krijoni një përshtypje të mirë Raportet miqësore në punë kërkojnë aftësi të shkëlqyera komunikimi, si dhe qëndrim sa më pozitiv. Si praktikant/e është përgjegjësia juaj t'i tregoni mbikëqyrësit tuaj dhe të tjerëve brenda kompanisë që keni aftësitë që kërkohen, si personalisht ashtu edhe profesionalisht, që të përshtateni me kulturën e kompanisë. Nëse i kushtoni rëndësi misionit të kompanisë, kërkesat e saj, natyrën e punës dhe formën si vlerësohen punëtorët, kjo do t’ju ndihmonte ta fitonit vendin e punës. Caktoni vetes qëllime/angazhohuni vazhdimisht Vendosni qëllime personale që dëshironi të arrini gjatë praktikës dhe kërkoni nga mbikëqyrësi juaj për punë shtesë. Nëse e shihni se puna juaj është kryer, kërkoni projekte të reja ose informata rreth kompanisë, ose lexoni revistat profesionale. Caktimi i qëllimeve është veçanërisht i rëndësishëm për praktikantët, për tu siguruar që kanë përfituar aftësitë e duhura që kërkohen nga punëdhënësit. Bëni sa më shumë pyetje Shfrytëzoni mundësinë gjatë periudhës së praktikës që të parashtroni sa më shumë pyetje, sidomos rreth çështjeve të cilat nuk i kuptoni rreth punës apo industrisë. Kësisoj, ju arrini t’i tregoni punëdhënësit se jeni të motivuar dhe vërtet doni të mësoni gjithçka rreth punës. Praktikat janë një përvojë e shkëlqyeshme për të mësuar. Prandaj, sa më shumë pyetje që bëni, aq më shumë do të mësoni për punën dhe si funksionon industria.  Zhvilloni etikën e punës Gatishmëria që ju shfaqni për të përfunduar punën me çdo kusht, i jep punëdhënësit besimin se do të bëheni një anëtar i vlefshëm i ekipit nëse punësoheni. Prandaj, çdo ditë e më shumë tregoni punëdhënësit tuaj dëshirën që keni për të mësuar gjëra të reja dhe për t'u zhvilluar profesionalisht./AkademiPune  
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.