Pesë këshilla për t'u përgatitur për një intervistë pune me video

6 Prill '20

Pesë këshilla për t'u përgatitur për një intervistë pune me video
	 	 

Intervista e punës shpesh mund të jetë edhe faza përfundimtare në krijimin e marrëdhënies së punës. Përpos vlerësimit të kandidatit bazuar në paraqitjen dhe përgjigjet e tij, intervista e punës është edhe përparësi për kandidatin për shkak se shumica e kompanive në intervista të punës ftojnë vetëm kandidatët që përfshihen në rrethin e ngushtë.

Intervistat e punës përmes videove, dita e ditës po bëhën të zakonshme në procesin e marrjes së një vendi të punës. Një numër i madh i intervistave të punës sot kryhen nëpërmjet aplikacioneve apo platformave që mundësojnë komunikim me video. Prandaj, gjasat që këto ditë të merrni pjesë në një intervistim online, nuk janë të vogla.

Google Hangouts, Zoom, Skype, janë vetëm disa prej aplikacioneve që po përdorën kryesisht për intervistim online. Gjithsesi, intervistat e punës me video nuk duhet të jenë stresuese, mjafton të bëni disa praktika para intervistës dhe të jeni psikologjikisht të përgatitur.

Për të mësuar se si të paraqiteni më së miri në një intervistë pune me video, AkademiPune ju sjellë disa këshilla të dobishme:

Kontrolloni teknologjinë

kontrollimi i teknologjise

Ndër gjërat e para që duhet të bëni kur prisni të intervistoheni online, është të kontrolloni dhe rregulloni nëse ka nevojë teknologjinë. Sigurohuni që pajisjet janë duke punuar, kontrolloni kamerën dhe audion, kompjuterin, tabletin, telefonin, apo cilëndo pajisje që do ta përdorni për komunikim. Kujdesuni gjjithashtu që të shmangni ndërprerjen e baterisë duke i mbajtur pajisjet në prizë.

Kontrolloni shpejtësinë e internetit 

Kontrolloni shpejtesine e internetit

Sigurohuni që intervistimin ta realizoni në një mjedis ku keni internet mirë. Për ta kuptuar se sa të shpejtë e keni rrjetin, vizitoni webfaqet në internet që mundësojnë kontrollimin e shpejtësisë së internetit.   

Gjeni hapësirën e duhur

hapesira per te punuar nga shtepia

Zgjedhja e një mjedisi të duhur për ta mbajtur intervistën është shumë e rëndësishme. Mundohuni të gjeni një vend të qetë, të ndriçuar mirë dhe pa rrëmujë.

Vishuni mirë për intervistë

Veshja ne interviste pune

Ndonëse nuk do të jeni në takim ballë për ballë më intervistuesin, përsëri duhet t’i kushtoni rëndësi veshjes për një intervistë ,qoftë edhe me video. Konsideroni një veshëmbathje të thjeshtë dhe profesionale.

Keni parasysh gjuhën e trupit

Gjuha e trupit ne interviste pune

Një ndër gjërat thelbësore gjatë një interviste për punë është ruajtja e kontaktit me sy, e kjo është po njësoj e rëndësishme edhe gjatë intervistimit nëpërmjet videos. /AkademiPune.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC