Siç edhe jemi të informuar numri i njerëzve të infektuar me koronavirus po vazhdon të rritet si në vendin tonë ashtu edhe nëpër shtete tjera të cilat janë prekur me këtë virus. Ky virus tanimë ka prekur më shumë se 170 shtete të botës.
Për ballafaqim ndaj këtij virusi shtetet kanë marrë masa të ndryshme si kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, mbyllja e kufijve si dhe masa të tjera parandaluese. Mirëpo, vlen të përmendet edhe për njerëzit që po angazhohen vazhdimisht në profesionet e tyre përkatëse edhe gjatë kësaj periudhe kritike në ballafaqimin ndaj këtij virusi. Disa nga ato profesione janë si në vijim:
Punonjësit e shëndetësisë
Punonjësit e shëndetësisë janë ata që ballafaqohen drejtpërdrejt me koronavirusin, pasi që njerëzit me simptoma të këtij virusi i drejtohen qendrave të shëndetësisë për të kërkuar ndihmë mjekësore. Një nga profesionet e listuara të kujdesit shëndetësor që organizatat mjekësore shpresojnë të punësojnë janë infermierë që mund të ndihmojnë në ekzaminimin e koronavirusit, pasi që ky virus po vazhdon të përhapet globalisht.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor si mjekët ashtu edhe infermierët, janë një nga industritë e punës më të rrezikuara nga koronavirusi për shkak të kontaktit të ngushtë me personat e infektuar nga COVID-19. Nëpër shtete të shumta, mjekë tashmë të pensionuar i janë rikthyer profesionit të tyre, vetëm që t’ju dalin në ndihmë njerëzve të prekur me COVID-19.
Studiuesit dhe shkencëtarët
Sipas informacioneve nga mediet botërore shkencëtarët janë të nevojshëm për testimin dhe rishikimin e të dhënave laboratorike në lidhje me koronavirusin. Studiuesit janë duke luajtur një rol jetësor në zbulimin e informacionit në lidhje me shpërthimin e këtij virusi.Sipas revistës së famshme "Science Magazine" komunikimi intensiv ka katalizuar një nivel bashkëpunimi midis shkencëtarëve, si dhe ka mundësuar që kërkimi të lëvizë më shpejt sesa gjatë ndonjë pandemie të mëparshme që ka përjetuar njerëzimi.
Gazetarët/mediet
Në informimin e duhur të njerëzve rreth COVID-19, rol të rëndësishëm po luajnë edhe gazetarët së bashku me mediet. Ata vazhdimisht po informojnë qytetarët me lajme në lidhje me COVID-19 në forma të ndryshme, si permes televizionit, komunikatave të drejtpërdrejta dhe permes postimeve në rrjete sociale.
Zyrtarët policorë
Nuk mund t’i lëmë pa përmendur edhe zyrtarët policorë që po bëjnë të pamundurën në vetëdijësimin e qytetarëve rreth gjendjes së krijuar. Ata po angazhohen maksimalisht që qytetarët t’i respektojnë rregullat e caktuara siç është qëndrimi në shtëpi, në mënyrë që të evitojnë rrezikun e prekjes nga ky virus.Specialistët e të dhënave
Përveç nevojës që kemi për punonjësit e shëndetësisë që ndihmojnë pacientët e diagnostifikuar me koronavirus, ekziston gjithashtu nevoja për njerëzit që shikojnë të dhënat që lidhen me sëmundjen. Të dhënat dhe informacionet po luajnë një rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe kritike, pasi ndihmojnë për të kuptuar nivelin e ashpërsisë së virusit, duke ekzaminuar numrin e vlerësuar të rasteve në vendet e raportuara.Përpos profesioneve të lartcekura, rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe kanë edhe profesionet si zjarrëfikësit, farmacistët, punonjësit e marketeve, bukëpjekësit, si dhe punonjësit e kompanive dezinfektuese. /AkademiPune