Abydlkerim Ratkoceri: Punonjësit duhet ta shohësh si një bashkëpunëtor tëndin

10 Mars '25

Abydlkerim Ratkoceri: Punonjësit duhet ta shohësh si një bashkëpunëtor tëndin
	 	 

Abdylkerim Ratkoceri – Drejtor i Burimeve Njerëzore dhe Administratës në Meridian Corporation ka qenë i ftuari i radhës në KosovaJob Podcast. Ai ka folur për shumë aspektë të punës që nga sfidat ee qasjes së gjeneratës së re në treg të punës deri të teknikat e menaxhimit për të mbajtur stafin më gjatë në punë.

Sipas tij, nëse qasja është duhur edhe gjenerata Z, më e re në treg të punës arrijnë të qëndrojnë më gjatë në vendin e punës dhe mënyra se si bisedohet më ta duhet t’iu përshtatet.  

Jo domosdoshmërit do ta lënë punën nëse ti ki me pasë një qasje e cila do të  arrijë një sukses për të dy palët, nëse më herët qasja ka qenë ndryshe, me gjeneratat e reja e bën një bisedë pak më ndryshe, e orienton, e sheh që e ka një të ardhme e kështu me radhë edhe e gjen një zgjidhje, por shumë varet në aspekt psikologjik çfarë qasje qysh ki me pasë. Nëse ma herët, kushtimisht para shumë viteve ka qenë një qasje ma rigoroze,  tash është qasja moderne ku ti nuk e sheh mo punëtorin në atë formë por e sheh si një bashkëpunëtor tëndin që po të ndihmon më u zhvillu edhe ty si udhëheqës i kompanisë, por në njërën anë edhe vetveten e vetë”, ka thënë ai përgjatë podcastit.

Sipas tij afërsia, socializimet, investimet në shëndetin mendor e kështu me radhë luajnë një rol të madh në afërsinë me punonjësit dhe po krijon rezultate të mira që punonjësit të mos irritohen dhe në këtë mënyrë të largohen.  

Tutje ai ka theksuar edhe rëndësinë e respektimit të ligjit të punës që sipas tij më shumë se punonjësit e dëmton vetë kompaninë.

“Unë ende çuditem në Kosovë që dëgjojë tema të mosrespektimit të ligjit të punës që është diçka bazike sepse ti nuk je ka e dëmton kurgjo punëtorin që e ki, je ka e dëmton  vetveten qoftë në emër të brendit tënd, qoftë në emër të asaj që ti thjeshtë je ka i largon. Ti sa më shumë që i respekton të drejtat e punëtorëve, ata kanë me qenë ma lojalë dhe kanë më u afru më shumë. Unë ende çuditem kur dëgjoj raste të tilla, unë ende çuditem ndoshta edhe në gjëra më bazike në pushime vjetore se mos të flas për pushime të lehonisë, po flas gjithmonë për disa po e quaj kushtimisht biznese më të vogla se korporatat e mëdhaja kanë investuar në burime njerëzore, nuk kanë telashe të tilla”, ka thënë tutje ai. Podcasin e plotë mund tas shikoni në këtë link. /AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC