12 aplikacione që lehtësojnë punën nga shtëpia

19 Mar, 2020

12 aplikacione që lehtësojnë punën nga shtëpia
	 	 

Puna në zyrë apo nga shtëpia? Pak rëndësi ka sepse aplikacionet/veglat me të cilat do t’ju njoftojmë në vazhdim të këtij artikulli, e lehtësojnë komunikimin, bashkëpunimin dhe punën në përgjithësi, në çdo ambient.

Ditëve të fundit, edhe në Kosovë shumë biznese, institucione, organizata po e praktikojnë punën nga shtëpia. Mirëpo, ka shumë mendime që puna nga shtëpia është e vështirë për t’u realizuar në mënyrë efektive për shkak të pengesave që mund të hasën në komunikim.

Kur punoni nga shtëpia, është shumë e rëndësishme të dini për mjetet të cilat ua lehtësojnë komunikimin dhe punën me pjesëtarët e tjerë të ekipit. Ka një mori aplikacionesh të cilat mund të përdoren kur punohet nga distanca, dhe e mira tjetër është se shumë prej tyre janë edhe pa pagesë.

Çelik Nimani, drejtor ekzekutiv i kompanisë Frakton, në një intervistë për AkademiPune, ka folur më shumë rreth praktikave që kompanitë duhet të ndjekin gjatë kësaj kohe kur puna nga shtëpia është pothuajse e detyrueshme.

Celik Nimani

Nimani nënvizoi disa prej platformave, të cilat mund t’i përdorin kompanitë varësisht nga natyra e biznesit.

“Një prej tyre është “Slack” që mund të përdoret për komunikim direkt mes ekipit dhe për të organizuar komunikimet mes ekipit në grupe, diskutimi me tekst, e kjo vegël mundëson edhe shkëmbim të dokumenteve, thirrje, etj. Ngjashëm është edhe Microsoft Teams. Për menaxhim të projekteve në çfarëdo lloj  kompanie mund të përdoret “Trello” që është falas, “Asan” që është po ashtu pa pagesë dhe shërben për deri në 15 persona apo “JIRA” nga Atlassian që është me pagesë por që është shumë më profesionale nga këto dy të tjerat, duke mundësuar punën me metodologjitë SCRUM/AGILE”

Ai përmend edhe vegla të tjera, mjaft efektive për video-komunikim, siç janë Google Hangouts apo Zoom, të cilat mund t’i përfshijnë deri në 100 persona në një thirrje, me mundësi për “screen sharing”, aplikacione këto po ashtu falas.

Për të menaxhuar kohën në takime dhe detyra të tjera që janë më të thjeshta, ai u rekomandon kompanive të përdorin edhe veglat si Google Calendar dhe To-Do List. 

“Ka edhe vegla të tjera për menaxhim të kodit softuerik për kompani të IT-së, përmes BitBucket apo Gitlab e Github, e kështu me radhë. Sot madje ka edhe vegla për fusha si mjekësi e ndërtimtari por të cilat ende nuk kanë marrë aplikim të gjerë globalisht, përveç në vendet e zhvilluara.”.

Si mund të punohet në mënyrë efektive me ekipin nga distanca? 

Që puna të jetë sa më frytdhënëse, Nimani tha se duhet të krijohet një ambient i zyrës edhe në shtëpi, të jetë orari i përshtatshëm i punës, të respektohen pauzat dhe detajet e tjera.

“Duhet të praktikohen edhe detaje si veshja më zyrtare, si për në zyrë, në mënyrë që të mos i humbasim këto shprehi. Gjithashtu duhet të praktikohen edhe takimet e shpeshta me video, e më pak ato me chat, për shkak se kontakti fizik mungon dhe video-thirrjet janë metoda më e mirë për të qenë në kontakt të vazhdueshëm. Duhet pasur kujdes nga shpërqëndrimi prej gjërave tjera në shtëpi, për shkak se një gjë e tillë mund të shpërqëndrojë vëmendjen në punë, pra duhet edhe një vetë-menaxhim brenda zyrës në shtëpi”

Puna nga shtepia

Ai tha se në kompaninë Frakton, pjesë e së cilës është ai, për ta mbajtur ritmin e punës njësoj edhe nga distanca, ata fillimisht praktikojnë komunikimin ditor në mëngjes që të dakordohen se çka do të realizojnë gjatë ditës, si dhe në mbrëmje për ta përmbyllur ditën dhe për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë pengesë.

Përparësitë dhe pengesat e punës në distancë

Ndonjëherë puna në distancë tingëllon si diçka më e mirë për punonjësit, sepse kanë një orar të përshtashëm, kursejnë kohë dhe të ardhura më shumë, janë më të pavarur, etj. Mirëpo, puna nga shtëpia, përpos përfitimeve apo përparësive, mund të shoqërohet edhe me pengesa.

“Ka pengesa si shpërqëndrimi nga detyrat e tjera të shtëpisë, telashet e mundshme me internet, problemet me karrige / ambient pune sepse nëse nuk e keni praktikuar më parë duhet të adaptoni ndonjë ambient për punë si tavolinën e kuzhinës. Në veçanti është sfiduese për prindër me fëmijë të vegjël, për shkak se fëmijët nuk janë në kopshte dhe janë të lumtur që kanë të dy prindërit në shtëpi duke kërkuar vëmendjen e vazhdueshme të tyre. Në këto raste, duhet bëhet një ndarje e punëve mes dy prindërve që me fëmijët të merret herë njëri e herë tjetri”

Prinderit puna nga shtepia

Ai theksoi edhe ndikimin e një ambienti higjienik në punë, me ç'rast tha se duhet pasur kujdes me aktivitetin fizik në shtëpi dhe ajrosjen, si diçka shumë me rëndësi për shëndetin.

Krejt në fund, ai tha se veglat e përmendura janë të gjitha të lehta për t’u përdorur dhe falë internetit nuk kanë ndonjë sistem të ndërlikuar për menaxhim të licensave apo instalimit.

Sipas tij, në të ardhmen, me përdorimin e këtyre veglave që mundësojnë punën në distancë, do të ndeshemi me një sfidë tjetër, e ajo është se njerëzit do ta preferojnë punën nga distanca, dhe se do të priten edhe të tjera zgjidhje inovative për profesione të ndryshme. Në të ardhmen me teknologjinë 5G, parashihet që të mund të kontrollohen edhe mjete të rënda nga distanca, qoftë vozitja e një eskavatori në punishte nga komditeti i shtëpisë, por kjo mbetet të shihet.”përfundoi Nimani. /AkademiPune

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Çka janë të drejtat e njeriut?
    A
    Një mënyrë në të cilën qeveria mund të monitorojë njerëzit
    B
    Konceptet për të cilat Parlamenti aspiron të krijojë ligje
    C
    Të drejtat dhe liritë themelore të akorduara për të gjithë njerëzit
    D
    Të drejtat që janë akorduar vetëm për disa shtete
  • Kur hyri në fuqi "Akti i të Drejtave të Njeriut"?
    A
    15 dhjetor 1998
    B
    2 tetor 2000
    C
    1 janar 1999
    D
    20 tetor 1998
  • Me cilën datë shënohet dita ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut?
    A
    20 tetor
    B
    10 dhjetor
    C
    27 korrik
    D
    22 nëntor
  • Cili traktat thelbësor për të drejtat e njeriut është nënshkruar nga shumica e vendeve?
    A
    Konventa e të Drejtave të Fëmijëve
    B
    Konventa për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit
    C
    Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër torturës
    D
    Konventa për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit
  • A lejohet ndëshkimi i fëmijëve nëpër shkolla?
    A
    Nuk lejohet në asnjë mënyrë
    B
    Nuk është e ndaluar nëse ndëshkimi nuk është fizik
    C
    Mund të përdoret në rast se pajtohen prindërit
  • Sa shtete janë anëtare të Komisionit për të Drejtat e Njeriut?
    A
    40 shtete
    B
    62 shtete
    C
    53 shtete
    D
    75 shtete
  • A aplikohet sot dënimi me vdekje?
    A
    Është e ndaluar në tërë botën
    B
    Është hequr me ligj nga më shumë se 50% e të gjitha shteteve
    C
    Nuk lejohet në rastin e të rinjve nën moshën 18 vjeçare
    D
    b dhe c janë përgjigje të sakta
  • E drejta për jetë është shkelur nëse:
    A
    Dikush vdes aksidentalisht gjatë një proteste
    B
    Dikush vdes në një akt të luftës, edhe nëse ai është i ligjshëm
    C
    Vdekje për shkak të forcës së panevojshme të përdorur nga policia
  • Cili dokument konsiderohet të jetë dekreti i parë mbi të drejtat e njeriut?
    A
    Kodi i Napoleonit 1804
    B
    Cilindri Cyrus 539
    C
    Deklarata e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut 1948
    D
    Magna Karta 1215
  • Cilës aktiviste të famshme i përket thënja “Të drejtat universale të njeriut fillojnë në vende të vogla, afër shtëpisë, aq afër dhe aq të vogla, sa që nuk mund të shihen në asnjë hartë të botës”?
    A
    Coretta Scott King
    B
    Michelle Obama
    C
    Eleanor Roosevelt
    D
    Diane Nash
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Si ta gjeni punëdhënësin për të cilin dëshironi të punoni?
Çdo fillim i ri ka ka edhe sfida të reja. Një prej sfidave me të cilën përballen njerëzit në mbarë botën është edhe marrëdhënia e punës, duke nisur nga një intervistë e thjeshtë e deri tek fillimi i punës. Mirëpo, po aq sa mund të jetë sfiduese dhe e rëndësishme përzgjedhja e kandidatëve potencialë për një pozitë konkrete nga ana e punëdhënësve, po aq sfidues dhe i rëndësishëm është edhe vendimi i punëkërkuesit për t’u bërë pjesë e një kompanie. Në produktivitetin e punës dukshëm ndikon edhe hierarkia brenda kompanisë, rëndësia e ndarjes së duhur të detyrave dhe përshtatja e duhur me menaxherët apo mbikqyrësit. Kjo, ngase përafrimi i ideve në menaxhimin dhe realizimin e detyrave specifike shpesh mund të jetë çelësi i çdo suksesi gjatë një marrëdhënie të punës. Studimet thonë se të paktën 75% e arsyeve pse punëtorët largohen nga kompanitë është për shkak të punëdhënësve ose menaxherëve të këqinj. Kështu që, para se të pranohet një ofertë pune, duhet të analizohet gjithashtu edhe se si ka mundësi të zhvillohet marrëdhënia me punëdhënësin ose me menaxherin. Të punohet për një punëdhënës të mirë ose të keq ka shumë rëndësi se si dikush ndjehet për punën ose për kompaninë ku punon. Se si mund të zhvillohen ngjarjet apo raportet me dikë është e pamundur ta dimë, mirëpo një hulumtim i vogël rreth kompanisë apo punëdhënësit mund të tregojë sadopak nëse një marrëdhënie pune mund të zhvillohet si duhet. Arion Rizaj, drejtor i dy kompanive të njohura në Kosovë, HumanPower dhe KosovaJob, thotë se të gjithë duam dhe mundohemi që kohën kryesisht ta kalojmë me njerëz me të cilët kemi gjëra dhe qëllime të përbashkëta, në mënyrë që të ecim tutje në jetë, kësisoj edhe punëdhënësi duhet të jetë dikush me të cilin punëtorët kanë diçka të përbashkët. “Në një paralele të ngjashme, të gjesh punëdhënësin për të cilin dëshiron të punosh, do të thotë që si i punësuar ta japësh maksimumin nga vetja jote dhe mbi të gjitha të jesh e të mbetesh vetëvetja! Kjo na hap dyert që edhe qëllimet tona personale, t’i arrijmë bashkarisht me kompaninë dhe të ndjehemi të lumtur për suksesin e përbashkët. Të ndjehesh i lumtur në një vend pune, do të thotë ta kryesh punën me pasion dhe me ndërgjegje, të mendosh në mënyrë kreative dhe t’i pranosh sfidat. Kjo na ndihmon të zhvillohemi si individë dhe ta përjetojmë vendin e punës si shtëpinë tonë”, shpjegoi Arion Rizaj. Për ta gjetur punëdhënësin për të cilin do të punonit më shumë dëshirë, duhet  t’i analizoni disa gjëra. 1.Hulumtoni rreth punëdhënësit. Sikurse punëdhënësi juaj që dëshiron të informohet më shumë lidhur më kualifikimet apo referencat tuaja, interesohuni po njësoj edhe ju rreth punëdhënësit potencial. Do t'iu ndihmonte shumë nëse njihni dikë që ka punuar me atë punëdhënës që të mund të merrni më shumë informacione lidhur më përvojat e tij. 2. Bëni pyetje në intervistë. Për ta kuptuar nëse punëdhënësi është i duhuri për ju ose jo, e mira do të ishte nëse shtroni edhe disa pyetje gjatë intervistës. Ju mund të bëni pyetje të cilat ua lejojnë të merrni më shumë informacione rreth punëdhënësit dhe si rrjedhojë të kuptoni nëse pikëpamjet tuaja ndeshen me ato të tij. “Duke i bërë pyetje punëdhënësit tuaj potencial, ju do të mund të kuptoni rreth pikëpamjeve të tij sadopak, kjo do t’iu ndihmojë ta keni më të qartë nëse ajo mundësi pune është e mirë për ju ose jo. Nëse qysh në fillim arrini të kuptoni  diçka rreth punëdhënësit, nuk do të ketë vend për mosmarrëveshje në të ardhmen”, shtoi Rizaj. Mund të bëni pyetje si: Si e stimuloni bashkëpunimin brenda ekipit? Si i motivoni punëtorët?  3. Hulumtoni në rrjetet sociale. Një tjetër mundësi  e mirë për të mësuar më shumë rreth punëdhënësit potencial, janë rrjetet sociale. Duke e parë se çka dikush poston në rrjete sociale si Facebook, Twitter dhe LinkedIn, sadopak mund të arrini te paramendoni se si do të ishte të punoni për të. Kjo mund t’ua lehtësojë marrjen e vendimit për punën .
Lexo më shumë
Gjërat që duhet t’i dini para ngritjes në pozitë
Nëse e doni punën që bëni, pa dyshim që edhe sukseset nuk do të mungojnë. Pa marrë parasysh se ku dhe çka punoni, nëse keni përkushtim në atë që bëni, ngritja në pozitë mund të arrihet shpejt. Mirëpo, ngritja në pozitë nënkupton përgjegjësi dhe sfida të reja për të cilat nevojitet përgatitje paraprake që të mos bëni gabime në hapa.  Akademi Pune ju sjellë me disa këshilla para se ta pranoni ngritjen në pozitë. Rishqyrtoni gatishmërinë tuaj për pozitën e re Mos nxitoni të jepni përgjigje pozitive që në fillim. Duhet të jeni i sinqertë me veten, rishqyrtoni se pse pikërisht ju jeni përzgjedhur për atë pozitë dhe nëse posedoni aftësitë e kërkuara. Pozita e re kërkon përgjegjësi të reja. Prandaj, vlerësoni mirë situatën, përgatitjen tuaj profesionale dhe emocionale para se ta pranoni pozitën e re në kompani. Në pozitën e re mund t’iu delegohen detyra me rëndësi më të theksuar që kërkojnë qasje të një udhëheqësi. Ky tranzicion në pozitën e udhëheqësit mund të jetë mjaft sfidues si për ju, ashtu edhe për ekipin tuaj të punës. Kuptojeni se kush janë njerëzit me të cilët do të punoni nga afër Në pozitën e re, do të punoni edhe me njerëz të rinj që mund t’ju shohin më shumë si konkurrent se sa kolegë pune. Prandaj hulumtoni paraprakisht se nga kush do të rrethoheni në pozitën e re, në mënyrë që ta keni një pikëpamje më të mirë për ta dhe ta filloni bashkëpunimin me qasje të duhur. Shkruani një listë se çka saktësisht mund të pritet nga ju Në rolin e ri që pritet ta merrni mund të ketë raste ku duhet të thoni gjëra që nuk doni t’i thoni, apo të silleni në mënyra që mendoni se janë të papranueshme dhe që mund ta dëmtojnë imazhin tuaj. Hulumtoni të gjitha detyrat, natyrën e punës dhe objektivat që ju presin para se ta pranoni pozitën e re. Përpiloni një plan për detyrat e pozitës së re Hartimi i një plani, do të tregonte se me sa seriozitet e keni marrë ngritjen në pozitë. Caktimi i objektivave dhe synimeve do t’ua lehtësonte punën dhe gatishmërinë tuaj për sfidat që ju presin në pozitën e re. Kësisoj, ju do t’i tregonit punëdhënësit tuaj se posedoni shkathtësitë e kërkuara dhe që nuk ka gabuar në përzgjedhjen e bërë. Ngritja në pozitë ka përparësitë dhe mangësitë e saj. Prandaj, mos u mashtroni nga një pozitë e re që ju ofrohet nga punëdhënësi vetëm nëse paga është më e lartë, por analizoni edhe jetëgjatësinë e asaj pozite qu ju ofrohet, ndikimin që do të ketë në karrierën tuaj dhe kontributin që mund ta ofroni. /AkademiPune
Lexo më shumë
Si ta filloni mbarë punën e re?
Shumica prej nesh i mbajmë mend ditët tona të para në çdo punë, për shkak të presionit dhe dëshirës për të lënë përshtypje sa më të mirë te punëdhënësi si dhe te kolegët tjerë. Dita e parë në punën tuaj të re, mund të jetë njëra ndër ditët më të paharruara, mirëpo di të jetë edhe stresuese. Kur filloni një punë të re, përgjithësisht jeni në shoqërinë e të tjerëve që tashmë i dinë detyrat dhe rolin e tyre. Është e rëndësishme që ta njihni natyrën e punës sa më shpejt, në mënyrë që të mund të performoni në mënyrë efektive në rolin tuaj të ri. Ekzistojnë disa mënyra si mund të depërtoni në kulturën dhe natyrën e punës së kompanisë sa më parë dhe gjatë javëve të para ta keni më të lehtë fazën fillestare në punën tuaj të re. Përshtatja në ambientin e ri Në ditën tuaj të parë vishni rrobat tuaja të preferuara, atë që ju bën të ndiheni rehat. Pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar me makinë për në punë ose duke përdorur transportin urban, sigurohuni që të lini mjaft kohë për të arritur atje në kohë, madje përpiquni të arrini pak herët. Natyrisht se arritja me kohë në punë është gjithmonë e rëndësishme, mirëpo në fillimin tuaj ju jeni më të vëzhguar nga punëdhënësi pasi vlerëson entuziazmin tuaj për fillimin e punës së re. Kuptoni detyrat që priten nga ju Punëdhënësi juaj i ri nuk di domosdoshmërisht gjithçka që duhet të bëni për t'u përgatitur për rolin dhe përgjegjësitë tuaja të reja. Prandaj, ju vetë duhet ta merrni iniciativën që t’i njihni detyrat tuaja të reja dhe t’i përvetësoni ato sa më shpejt. Përdorni këto udhëzime themelore për të ndihmuar theksimin e vlerës që ju sillni në vendin e punës: Mos hezitoni t’i shfaqni aftësitë tuaja Përvojat tuaja paraprake të rëndësishme që përputhen për rolin tuaj të ri Identiteti i njerëzve me të cilët do të punoni Brenda javëve të para të punës tuaj, bëni një pikë takimi me të gjithë kolegët që kanë detyra të përafërta me pozitën tuaj, për të mësuar më shumë rreth detyrave të reja dhe pritshmërive që ata kanë nga ju. AkademiPune ju sjellë disa këshilla se çka duhet të bëni nëse sapo keni filluar një punë: Buzëqeshni dhe jeni të shoqërueshëm. Njihuni me bashkëpuntorët tuaj, mësoni pak për familjet e tyre dhe zbuloni se cilat janë interesat e tyre Përdorni orët tuaja të drekës për t'u afruar me bashkëpuntorët tuaj të tanishëm. Mund të jetë joshëse të takoheni me ish-kolegët tuaj të punës nëse jeni afër, por vendosja e marrëdhënieve me të tanishmit është shumë më e rëndësishme për të ardhmen tuaj të punës. Mos u ankoni për ish shefin tuaj, kolegun tuaj të zyrës, bashkëpunëtorët ose punën tuaj të mëparshme Vazhdoni të mbani qëndrim pozitiv dhe të jeni të hapur me të tjerët. /AkademiPune
Lexo më shumë
Çka ndodhë nëse nuk shfaqeni në intervista të punës?
Ftesa për intervistë është padyshim një hap shumë i rëndësishëm për të fituar vendin e punës ku keni aplikuar. Kjo nënkupton që kompanisë i ka pëlqyer aplikacioni juaj dhe gjasat që ju të bëheni pjesë e asaj kompanie janë shumë të mëdha. Mirëpo, nganjëherë në periudhën mes aplikimit dhe ftesës për intervistë, dëshira juaj për t’u bërë pjesë e kompanisë mund të ketë ndryshuar.   Sipas një studimi të CV-Library, një në dhjetë profesionistë në Britani të Madhe e kanë pranuar që nuk janë shfaqur në intervista të punës. I njejti studim zbuloi gjithashtu se 34% e kandidatëve nuk u shfaqën në intervista sepse nuk e donin punën më, ndërkaq 22% prisnin të paktën edhe një konfirmim emaili ose kishin harruar fare të shkonin. Mos shkuarja në intervista të punës pa ndonjë paralajmërim mund të ketë pasoja të mëdha në punësimin tuaj. Do të futeni në listën e zezë (blacklist) të kompanisë Listat e zeza të kompanive vërtetë ekzistojnë, sidomos tek kompanitë e rekrutimit. Nëse keni aplikuar për punë dhe nuk jeni shfaqur në intervistë, atëherë gjasat që rekruterët t’iu fusin në listën e zezë janë shumë të mëdha. Kjo nuk përbën shumë dallim edhe po aplikuat direkt tek një punëdhënës, ngase në të ardhmen mund të keni dëshirë te aplikoni tek e njejta kompani për një pozitë tjetër. Mos shkuarja juaj në intervistë mund t’i zhgënjejë personat të cilët ju kanë besuar si dhe rekruterët që kanë vendosur t’iu sjellin përballë klientit të tyre. Gjithashtu, kjo do t'iu bëjë të dukeni edhe shumë jo profesional. Do të prishni urat me kompanitë Një tjetër pasojë e mos shfaqjes tuaj në intervistë është se ju do të prishni urat që do të mund të ndërtonit me kompanitë në rast se do të ishit prezent. Sigurisht, kompania ose pozita e punës mund të mos kenë qenë të përshtatshme në atë kohë por kjo nuk nënkupton se do të jenë edhe në vitet e ardhshme. Ruajtja e imazhit profesional mund t'iu sjellë shumë dobi, pasi që rekrutuesi ose punëdhënësi mund t'iu ndihmojnë të gjeni një rol tjetër në të ardhmen, sidomos kur flitet për kompanitë e rekrutimit. Rastet e mos shkuarjes në intervista të punës janë shumë të shpeshta edhe në Kosovë. Rekruterja nga kompania e rekrutimit HumanPower, Zanë Havolli, në një intervistë për KosovaJob tha se kandidatët të cilët nuk shfaqen në intervista të punës dhe nuk lajmërojnë, hyjnë direkt në listë të zezë. "Nëse një kandidat nuk shfaqet në intervistë të punës si dhe nuk na lajmëron neve si kompani, atëherë ai futet direkt në listë të zezë. Në rast se i njejti aplikon për një pozitë të re të punës, atëherë kompania merr njoftimin se ky kandidat ka qenë njëherë në listë të zezë dhe pastaj duhet ta shqyrtojmë”, ka thënë ajo. Ajo tha se kandidatët hyjnë në listë te zezë edhe nëse nuk shfaqin interes për punën e sidomos nëse janë arrogantë gjatë intervistimit. Ndërkaq, Minire Sadriu, menaxhere e burimeve njerëzore në kompaninë Albi Group, po ashtu ka thënë se kandidatët të cilët nuk shkojnë në intervistë e nuk lajmërojnë, humbin shancën për t’u ftuar përsëri për ndonjë intervistë në të ardhmen. “Ne i kemi të gjitha evidencat, me data, me orë, për të gjithë kandidatët. Ata të cilët nuk kanë ardhë në intervista të punës dhe nuk na kanë lajmëruar, nuk thirren më për intervistë. Ndërsa, sa u përket kandidatëve të cilët na japin një arsye valide, ata emra i lemë të hapur ose i kalojmë në rundin e dytë të intervistave” theksoi Sadriu. Si të shpëtojmë nga “lista e zezë” e kompanive? Mos shkuarja në intervistë mund t’iu shoqërojë me pasoja në të ardhmen sidomos nëse jetoni në një qytet të vogël ose ne ndonjë zonë ku ka mungesë të kompanive që veprojnë. Që të mos humbisni shancat për t’iu bashkuar kompanisë ndonjëherë tjetër, ju duhet të keni parasysh mënyrën se si refuzoni të shkoni në intervistë. KosovaJob, ju sjellë disa këshilla që mund t’i ndiqni, në mënyrë që emri juaj të mos mbetet në listën e zezë të kompanive. Tregoni me mirësjellje nëse pozita e punës ose orari nuk është i përshtatshëm për ju në atë periudhë. Lajmëroni në rast se keni pasur ndonjë urgjencë. Tregoni rekruterëve nëse keni pranuar një ofertë tjetër të punës e cila ju është përshtatur më shumë. 
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.