Puna nga shtëpia gjatë pandemisë, çka duhet të dini?

16 Mar, 2020

Puna nga shtëpia gjatë pandemisë, çka duhet të dini?
	 	 

Puna nga shtëpia është një temë mjaft aktuale këto ditë, pasi që kompani të shumta janë duke zbatuar politika të punës nga shtëpia për shkak të përhapjes së COVID-19.

A e dini se të paktën 50% e punonjësve globalisht tani punojnë nga shtëpia së paku 2 deri në 3 ditë në javë?

Edhe pse fillimisht puna nga shtëpia mund të duket gjë e lehtë, megjithatë jo çdokush mund t’i përshtatet një ndryshimi të tillë pasi shumica janë mësuar të punojnë në zyrë, në një ambient të rrethuar me kolegët e punës.

Megjithatë, ka disa strategji kryesore për të punuar nga shtëpia kur bëhet fjalë për kryerjen e detyrave tuaja në mënyrë efektive.
Akademi Pune ju sjell disa metoda që mund t’i aplikoni gjatë kësaj periudhe të punës nga shtëpia:

Krijoni një ambient të rehatshëm pune

Punonjësit që kanë përvojë të punës nga shtëpia, e pranojnë që kanë një hapësirë të caktuar të cilën e shfrytëzojnë për punë. Nëse nuk keni një tavolinë të caktuar pune, mund ta përdorni tryezën tuaj të ngrënies si një të tillë. Kësisoj, ju do të ndjeheni sikur të ishit në zyrën tuaj të punës. Kjo ju ndihmon të mbani një qëndrim pozitiv, të shmangni shpërqendrimet dhe t'i përkushtoheni punës tuaj më shumë.

Qëndroni në kontakt me kolegët tuaj

Krijoni listë të detyrave që duhet t'i kryeni për të mbajtur veten të organizuar dhe përqendruar. Po ashtu, shpërndani listën tuaj me mbikëqyrësin tuaj dhe bashkëpunëtorët tjerë në mënyrë që ata të jenë të informuar rreth ecurisë së punës. Përveç shkëmbimit të mesazheve me anë të postës elektronike (email), është ide e mirë të keni kontakte të rregullta përmes telefonit ose video konferencave si Skype, FaceTime ose Zoom.

Merrni ajër të pastër

Ekspertët e shëndetësisë këshillojnë që të kufizohet kontakti me njerëz të tjerë. Prandaj, nëse veç keni filluar punën nga shtëpia, preferohet të hapni dritaret tuaja që të ketë sa më shumë dritë dite natyrale dhe ajër të pastër. Po ashtu, në kohën e pauzës është mirë që të bëni shëtitje të shkurtra nëse jetoni në një zonë të papopulluar, si dhe sigurohuni që t'i lani duart sapo të ktheheni në shtëpi.

Mos qëndroni ulur tërë ditën

Të ndenjurit ulur gjatë gjithë ditës nuk është e shëndetshme edhe nëse jeni në zyrë, por të punoni nga shtëpia do të thotë të keni më pak arsye për tu ngritur nga karriga gjatë ditës. Që të mos kaloni në monotoni, është mirë të merrni pauza të shkurta që të mund të praktikoni ushtrime trupore. Kësisoj, do të jeni në gjendje t’i ktheheni punës me më shumë energji. /Akademi Pune

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Në cilin qytet të Evropës u nënshkrua Deklarata Universale mbi të drejtat e njeriut?
    A
    Paris
    B
    Gjenevë
    C
    Hagë
    D
    Berlin
  • Kur e aprovoi Asambleja e Përgjithshme, Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e njeriut?
    A
    3 Prill 1987
    B
    20 Nëntor 1989
    C
    14 Shtator 1975
    D
    2 Maj 1980
  • Cili term latin thotë se njeriu nuk duhet të gjykohet më shumë se njeherë për të njejtën vepër?
    T
    Nulla poena, nullum crimen sine lege
    F
    Ne bis in idem
  • Gjykatat Federale kanë fuqinë për të bërë gjithçka, përveç:
    A
    Vendosjes së të akuzuarve në gjyq
    B
    Emërimit të gjyqtarëve federalë
    C
    Zgjidhjen e konflikteve që përfshijnë shtete
  • Cilat ligje janë më supreme?
    A
    Shteterore
    B
    Federale
    C
    Të komunitetit
  • A duhet arritur moshën 30 vjeçare për t’u bërë gjyqtar?
    T
    Po
    F
    Jo
  • Sa seanca ka një procedurë civile?
    A
    2
    B
    5
    C
    12
    D
    1
  • Përfaqësuesi ligjor, detyra zyrtare e të cilit është të zhvillojë procedurë penale në emër të shtetit ose njerëzve, kundër të akuzuarve për kryerjen e veprave penale quhet:
    A
    Gjyqtar
    B
    Prokuror
    C
    Përmbarues
    D
    Dëshmitari i ekspertëve
  • Kush emëron gjyqtarët federalë?
    A
    Ata votohen çdo 4 vjet
    B
    Organi i qeverisjes vendore
    C
    Kushdo
    D
    Presidenti
  • Nga cila moshë, një person mund të lidhë martesë sipas ligjit të Kosovës me lejen e prindit dhe vendimin e Gjykatës?
    A
    14
    B
    17
    C
    18
    D
    16
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Çka duhet të bëjnë punëdhënësit kur punonjësit kanë probleme emocionale?
Problemet emocionale në vendin e punës janë një temë që shumë njerëz do të donin t’i injoronin, por njësoj si shëndeti fizik edhe shëndeti mendor është esencial për sukses në vendin e punës. Kompanitë performojnë më mirë kur stafi është i shëndetshëm, i motivuar, si dhe më i përqendruar në punë. Punëdhënësit e zgjuar mbështesin punonjësit që janë duke përjetuar probleme emocionale, në mënyrë që ata t’i tejkalojnë më lehtë ato. Kompanitë duhet të dërgojnë një sinjal të qartë për stafin që shëndeti i tyre mendor ka rëndësi dhe se punonjësit duhet të jenë të hapur të kërkojnë mbështetje kur kanë nevojë. Një mënyrë e thjeshtë për të trajtuar shëndetin mendor në punë, është theksimi i rëndësisë që ka dhe se do të trajtohet në të njëjtën mënyrë si shëndeti fizik. Shëndeti mendor për të gjithë ne është i rëndësishëm. Ai mund të ketë luhatje varësisht nga gjendja jonë emocionale, po ashtu, ndikohet nga faktorët si brenda ashtu edhe jashtë punës. Fillimi i një bisede rreth gjendjes emocionale të punonjësit, nuk duhet të jetë aq i vështirë, pasi kësisoj si punëdhënës ju tregoni se përkrahni në mënyrë efektive stafin tuaj. Kësisoj, pa dyshim që nuk do të mungojë edhe angazhimi, motivimi, si dhe produktiviteti i punonjësve tuaj. Si ta kuptoni nëse një punonjës ka probleme emocionale? Puna nganjëherë mund edhe të jetë faktor stresues në jetën e njerëzve, por shpesh punonjësit nuk ndihen të sigurtë të pyesin për ndihmë kur ata nuk ndjehen mire emocionalisht. Kjo heshtje shton keqkuptimet dhe paragjykimet, të cilat mund ta bëjnë më të vështirë që njerëzit të jenë të hapur. Kjo është edhe ndër arsyet themelore se pse punëdhënësit duhet të pyesin stafin në mënyrë rutinore se si po ndihen dhe të diskutojnë rreth shendetit mendor të tyre. Qasja e tillë e punëdhënësit pastaj ndihmon në ngritjen e vetëbesimit tek punonjësit , që të flasin lirshëm rreth temave të ndryshme që i preokupojnë. Si punëdhënës ju mund të identifikoni kur një punonjës nuk po kalon një fazë të mirë, nëse ata pësojnë disa ndryshime si në vijim: Ndryshime në sjelljen e tyre në raport me kolegët e tjerë Ndryshime në performancën e punës Nuk ndihen të motivuar Ngurrojnë të marrin vendime, të organizohen dhe të gjejnë zgjidhje për problemet Duken të lodhur dhe nuk shfaqin interes për detyrat që u caktohen Si ta mbështesni një punonjës që po përjeton probleme emocionale? Pasi ta keni hapur temën me pononjësin tuaj rreth asaj se çka po i mundon ata, e rëndësishme është qasja që e përdorni për të adresuar çështjet kryesore me të cilat ata po ballafaqohen. Politikat e qarta në vendin e punës janë thelbësore për të mbështetur stafin që t'i përballojnë dhe tejkalojnë problemet dhe pakënaqësitë që mund t'i kenë. Është jetike që të keni një bashkëbisedim të mirëfilltë me punonjësit tuaj, si dhe t'i dëgjoni me kujdes nevojat që ata kanë. Këtë mund ta bëni nëse i aplikoni hapat si në vazhdim: Vlerësoni punën e tyre Gjeni mënyra të ndryshme për t’i motivuar Inkurajoni ata të jenë më të vetëdijshëm rreth gjendjes së tyre emocionale Rishikoni dhe reflektoni në arritjet e tyre Tregoni rëndësinë që ata kanë për kompaninë
Lexo më shumë
Përgatitja psikologjike për intervistë pune
Për të pasur sukses në një intervistë pune, duhet të punohet edhe me anën psikologjike. Ka shumë njerëz të cilët kanë CV shumë të mira apo kualifikime të duhura, mirëpo në intervista të punës nuk ia dalin mbanë. Kjo sepse në intervistë kanë tingëlluar pesimistë, kanë pasur stres apo edhe kanë humbur përqëndrimin gjatë intervistës. Kësisoj, para se të shkoni në një intervistë pune, mundohuni të bëni përgatitjen e duhur psikologjike. Mendoni rreth pyetjeve të mundshme dhe si do të mund të përgjigjeshit më së miri, hulumtoni rreth kompanisë dhe nënvizoni informacionet kryesore, mendoni edhe ju disa pyetje që mund t’ia bëni punëdhënësit, relaksohuni dhe mos mendoni nëse intervista mund të shkojë keq. Një qasje pozitive iu ndihmon shumë sepse edhe e ulë stresin por edhe iu krijon vetëbesim. Vetëbesimi është shumë i rëndësishëm sepse një kandidat me vetëbesim është aktiv në intervistë dhe arrin të përçojë pozitivitet edhe tek punëdhënësi. Ndërkaq, duke u treguar pasivë, mund të jepni mesazhin se ndjeheni të pasigurtë. Një metodë tjetër që mund të ndikojë mirë tek ju para se të shkoni në intervistë është vizualizimi. Paramendojeni veten sikur keni shkuar në intervistë dhe keni pasur një performancë shumë të mirë - truri reagon në atë mënyrë sa që ju ndjeheni sikur vërtetë keni pasur përvoja pozitive në intervistë.  KosovaJob sjellë disa teknika të cilat mund t’i përdorni në një intervistë pune: Buzëqeshja. Pozitiviteti në një intervistë pune është i këshillueshëm për kandidatët por jo gjatë gjithë kohës sa zgjatë një intervistë. Preferohet që kandidatët të buzëqeshin më shumë në fillim të një interviste dhe në fund të saj. Ndërkaq, në mes të intervistës nevojitet përqëndrim në përgjigje. Përdorimi i emrit të intervistuesit tuaj. Duke mbajtur mend emrin e intervistuesit tuaj, do ta bëni atë të ndjehet më mirë në raport me ju. Patjetër që nuk është e nevojshme të përdoret gjatë gjithë kohës por të paktën disa herë gjatë intervistës. Të dëgjuarit me vëmendje. Kjo nënkupton të dëgjuarit me kujdes se çka po flasin intervistuesit dhe përsëritjen ndonjëherë të deklaratave të tyre me fjalët e juaja. Një gjë e tillë rritë shancat për ta fituar vendin e punës meqenëse të dëgjuarit reflektiv tregon se ju e keni kuptuar saktë çka është thënë në intervistë. Gjuha trupore. Komunikimi jo verbal është veçanarisht i rëndësishëm. Në një intervistë pune rekomandohet të tregohet një nivel i lartë i energjisë dhe entuziazmit. Një këshillë e vyeshme: Para intervistës, kujtoni momentet kur jeni ndjerë të suksesshëm në jetë, kjo do të rrisë vetëbesimin tuaj dhe gjasat për ta fituar vendin e punës.
Lexo më shumë
A KANË PËRPARËSI NË TREG TË PUNËS NJERËZIT QË NJOHIN GJUHË TË HUAJA?
"Sa më shumë gjuhë që njeh, aq më shumë njerëz vlen" Përfshirja në tregun e punës, përveç që është sfidë dhe përgjegjësi, konsiderohet edhe privilegj e dëshirë për t’u kyçur në një profesion të caktuar. Përpos arsimimit cilësor dhe përgatitjes se nevojshme profesionale, edhe njohja e gjuhëve të huaja ka një rëndësi të posaçme në sistemimin e një kandidati në një vend të caktuar të punës. Njohja e gjuhëve të huaja, e sidomos e gjuhëve më të rralla, mund të cilësohet si përparësi. Pos pozitave që domosdoshmërisht kërkojnë njohuri të një gjuhe të caktuar, shpesh mund të hasim edhe në konkurse të punës në të cilat preferohet apo ka përparësi edhe njohja e gjuhëve të tjera, që kryesisht lidhen me veprimtarinë e asaj kompanie. Kjo zakonisht haset në industritë ku dominojnë organizatat apo mekanizmat e huaj që ushtrojnë veprimtari konkrete në Kosovë. Prandaj, në shumicën e rasteve zotërimi i një apo disa gjuhëve të huaja cilësohet si avantazh, varësisht prej pozitës në të cilën aplikohet. Shumica e punëdhënësve janë të interesuar të punësojnë kandidatë që përveç se kanë një bagazh të pasur profesional, kanë edhe njohuri të gjuhëve të ndryshme të cilat e favorizojnë atë për një pozitë të caktuar. Në një intervistë për KosovaJob, bashkëthemeluesja e shkollës së gjuhëve të huaja Britannica-ELT, Nasire Bala-Rizaj, foli për rëndësinë që kanë gjuhët e huaja në përgjithësi. Ajo tha se edhe në Kosovë si në çdo vend tjetër të botës, njohja e një apo më shumë gjuhëve të huaja është përparësi për secilin individ, si në rrafshin e punësimit ashtu edhe të ngritjes së karrierës profesionale. “Nga përvoja dhe ekspertiza ime shumëvjeçare mendoj se të mësuarit e një gjuhe të huaj është një vlerë e shtuar për CV-në e secilit person. Pa dyshim se gjuhët e huaja i hapin më lehtë dyert e punësimit në profesionin e dëshiruar, kudo në kompani, në organizata e në institucione që i përshtaten profesionit dhe specializimit përkatës. Ekonomia bashkëkohore e tregut të lirë dhe qarkullimi intensiv i mallrave, dijes dhe njerëzve e ka determinuar pothuaj si domosdo njohjen e gjuhëve të huaja për një punësim dinjitoz. Kontaktet me popujt tjerë janë bërë të përditshme në çdo fushë të jetës, andaj këtu edhe e shoh elementin kyç të ndërlidhjes së gjuhëve të huaja me punësimin në Kosovë”, ka thënë ajo. Ndonëse gjuha angleze dominon gjithandej në botë, ajo theksoi se në Kosovë rrethanat aktuale bëjnë që pas gjuhës angleze, mësimi i gjuhës gjermane të jetë shumë i kërkuar. Bala-Rizaj shtoi se edhe njohja e njërës prej gjuhëve të popujve të Ballkanit Perëndimor është e preferueshme duke qenë se Kosova është pjesë e Gadishullit Ballkanik. “Natyrisht, gjuha angleze sot është gjuhë dominante në mbarë globin por në rrethanat aktuale në Kosovë, mësimi i gjuhës gjermane është bërë shumë i kërkuar. Edhe gjuhët tjera, si frëngjishtja dhe italishtja janë shumë të rëndësishme, sidomos për ata që karrierën profesionale e kanë drejtuar nga fusha e kulturologjisë. Megjithatë, mos të harrojmë se ne jemi pjesë e Gadishullit Ballkanik dhe njohja e njërës prej gjuhëve të popujve të Ballkanit Perëndimor është mjaftë i preferuar”, ka thënë ajo. Bala-Rizaj nuk mendon që niveli i njohurive të gjuhëve të huaja në Kosovë është i ulët, kjo sepse sipas saj të rinjtë tashmë e kanë kuptuar rëndësinë që kanë gjuhët e huaja e kësaj pozivisht i ndikon edhe përdorimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale.  Pavarësisht kësaj, ajo konsideron se  ka akoma nevojë për më shumë avancim në këtë drejtim ngase secili profesion e ka natyrën e vet të gjuhës përkatëse. E krejt në fund, Bala-Rizaj vuri theksin edhe tek njohja e mirëfilltë e gjuhës amtare. Ajo tha se pa njohje të mirë të gramatikës dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe, është vështirë të arrihet nivel i lartë i mësimit të gjuhëve së huaja. “Për njohje sa më të avancuar të cilësdo gjuhë të huaj nevojitet njohja po ashtu e avancuar edhe e gjuhës amtare, të cilit aspekt kryesisht nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme. Sot më shumë çmohet njohja e gjuhës së shkruar sesa e komunikimit verbal dhe pa njohje të mirëfilltë të gramatikës dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe, vështirë se do të arrihet niveli i lartë i mësimit të gjuhës së huaj”, ka thënë ajo. Në Tetor të vitit 2015, Britannica- ELT lansoi testimin online të nivelit të gjuhës angleze në Kosovë. Në një periudhë prej 7 ditësh, më shumë se 5400 nga 7867 persona arritën të përfundojnë me sukses testin duke plotësuar të gjitha pyetjet. Statistikat treguan se niveli i përgjithshëm është B2 apo Upper Intermediate dhe B1+ apo Intermediate. Për këtë testim, interesim më i madh u vërejt nga mosha 18-24 vjeç ndërsa sa i përket gjinisë statistikat treguan se për një nivel të vogël femrat kanë pasur rezultate më të mira se meshkujt.
Lexo më shumë
Si të jeni më të lumtur në punë?
Shumica e punëdhënësve përdorin metoda të ndryshme për t’i motivuar punëtorët dhe për t’i bërë të lumtur në ambientin e punës. Kur punëtorët janë të lumtur, ata janë edhe më produktivë dhe kompania në përgjithësi është më e suksesshme.  Mirëpo, pavarësisht nëse punëdhënësit mundohen të ofrojnë ose jo ambient të lumtur të punës, janë disa gjëra me të cilat mund të kontribuojnë edhe punëtorët individualisht në lumturinë në punë. Pavarësisht rrethanave, sipas balancecareers, ju mund të përdorni një mori strategjish që të mund të jeni më të lumtur në punë. 1. Gjeni karrierën të cilën e dëshironi Për shumë njerëz, një karrierë e mirë është një punë ku aftësitë e tyre vihen në pah. Në disa raste, një punë të cilën e bëni me qejf nënkupton të jeni pasionantë për punën në mënyrë që të mbusheni profesionalisht. 2. Gjeni një punë që iu lë kohë edhe për gjëra jashtë punës Një punë e mirë ua lehtëson jetesën edhe jashtë zyreve. Mendojeni në rast se keni dëshirë të kaloni fundjavë me të dashurit tuaj, të dilni mbrëmjeve me shoqëri, të keni ditë pushimi në mënyrë që të keni kohë për hobitë tuaja. Një orar stabil iu bën ta duani punën edhe më shumë. 3. Bëhuni përgjegjës për zhvillimin tuaj profesional dhe personal Që të jeni të lumtur në aspekt profesional, e mira do të ishte nëse investoni në rritjen tuaj profesionale dhe personale. Mundohuni ta zhvilloni një plan dhe pastaj ta implementoni atë, pra t’i nënvizoni disa qëllime që keni dhe t’i ndiqni ato. Kërkoni detyra qe mund t’iu ndihmojnë në arritjen e qëllimeve tuaja ne karrierë, pra diçka që iu mundëson të mësoni aftësi specifike. Krijoni lidhje që janë të vlefshme edhe nëse punëdhënësi juaj aktual nuk ua jep ato mundësi. Kur jeni të kënaqur në karrierë dhe ndjeheni se jeni duke u përmirësuar apo rritur, gjasat që të jeni të lumtur në pozitën e punës janë shumë të mëdha 4. Kërkoni të përfshiheni në ngjarjet në punë Ndjenja që nuk jeni i përfshirë në çështjet në punë apo nëse e dini që nuk i keni informacionet kryesore të cilat punonjësit e tjerë i kanë, mund t’ua krijojë bindjen se jeni të nënvlerësuar. Mirëpo, nuk duhet të prisni që dikush tjetër të vijë dhe t’iu përfshijë sepse ajo mund të mos ndodhë ndonjëherë tek disa punëdhënës. Në vend se të prisni se çka po ndodhë brenda kompanisë apo çka po ndodhë me projekte, është shumë më mirë nëse kërkoni informacionin qe iu nevojitet për ta bërë një punë të caktuar dhe të merrni vendime të rendësishme. 5. Kërkoni shpesh mendim rreth punës suaj Marrja e një mendimi rreth punës suaj, mund të sjellë më shumë motivim ose mund të plotësojë aftësitë kryesore të të kuptuarit, çka do t'iu ndihmojë ta bëni më mirë punën tuaj dhe të përshtateni në mjedisin tuaj të punës më me sukses. Nëse nuk merrni vazhdimisht një mendim rreth punës suaj, filloni ta kërkoni vetë atë ne fund të çdo detyre apo projekti. 6. Përkushtohuni në ato që mund t’i kryeni vërtetë Një ndër arsyet më të shpeshta të stresit në punë është dështimi për t’i mbajtur premtimet. Në shumë raste, punonjësit kalojnë më shumë kohë duke kërkuar falje pse nuk kanë arritur ta mbajnë një premtim dhe duke u shqetësuar për pasojat që mund të vijnë nga jo kompletimi i detyrave, se sa që kalojnë kohë duke e kompletuar punën. Për ta menaxhuar stresin dhe rritur lumturinë në punë, krijojeni një sistem për t’i ndjekur detyrat tuaja dhe mundohuni ta menaxhoni orarin. Qëndroni të organizuar në mënyrë që të jeni të sigurtë nëse mund ta kryeni ose jo një detyrë që iu jepet. Në rast se nuk keni kohe, mos tentoni të shfaqeni vullnetarisht. Nëse puna juaj po iu merr shumë energji, mos pranoni të qëndroni ashtu dhe të palumtur. Flisni me punëdhënësin tuaj që të shqyrtoni nëse kompania mund t’iu japë kohë shtesë, ndihmë apo çkado që iu nevojitet në këtë drejtim. 7. Shmagni negativitetin Duke qëndruar në një ambient të punës i cili është stresues dhe helmues, mund të rrisni mundësitë që ju të mos jeni të lumtur, pavarësisht se sa e doni punën tuaj. Zgjedhja që të jeni të lumtur në punë nënkupton shmangien e bisedave negative, thashethemeve, raporteve të këqija me kolegë, sa më shumë që është e mundur. Pavarësisht se sa pozitivë jeni, njerëzit negativë arrijnë të kenë ndikim tek ju. Nëse e shihni që një grup personash kanë vetëm sjellje negative, mundohuni të distancoheni apo t’i jepni kahje tjetër bisedës. 8. Praktikoni kurajo profesionale Shumë njerëz kanë frikë nga konfliktet dhe ndikimi që ato mund të kenë në të ardhmen e tyre. Konfliktet mund të jenë negative por nëse përfundojnë si duhet, mund t'iu ndihmojnë gjithashtu të arrini misionin dhe vizionin tuaj profesional. Nëse e adresoni çështjen siç duhet, me komunikim më pozitiv, me qëllime më të qarta dhe respekt për mentorët apo kolegët tuaj, atëherë edhe konflikti mund të jetë një gjë pozitive në punë. Duke pasur një kurajo profesionale, ju mund të krijoni mundësi për veten tuaj në çfarëdo pozite të punës. Kur i mbroni idetë tuaja, qëllimet dhe ëndrrat, do të jeni shumë më të lumtur me zgjedhjet tuaja. 9. Krijoni shoqëri Studimet kanë treguar se punëtorët të cilët kanë pasur një shok apo shoqe të mirë në punë, kanë qenë më të motivuar dhe më të lumtur në punë. Punonjësit kalojnë shumë kohë mjediset e punës, prandaj duke pasur një shoqëri të mirë, ka edhe përvoja pozitive në punë. Duke u ndjerë të vlerësuar nga një koleg, qoftë nëse është dikush me të cilin ju rrini gjithë kohës ose jo, ka shumë gjasa të rritet lumturia juaj ditore në ambientin e punës. 10. Kërkimi i punës do t'ju bëjë të buzëqeshni Nëse të gjitha dështojnë, kërkimi i një punë të re do t'ju bëjë të buzëqeshni.  Puna nuk duhet t’iu krijojë ndjenja të këqija në baza ditore. Prandaj, nëse ndjeni se lumturia në një vend pune është e pamundur, me shumë gjasa mund të keni ngecur në një kulturë toksike të punës ose në një punë që thjesht nuk mund të jetë e përshtatshme për ju. Në një rast të tillë, do të ishte mirë ta rishikonit edhe njëherë punën tuaj, karrierën, punëdhënësin. Pavarësisht nëse keni një punë ose jo, kërkimi i një pune të re që lidhet më shumë me interesat tuaja profesionale dhe personale, mund t’iu bëjë të ndjeheni më mirë.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.