Besa Maloku, shkencëtarja në kompaninë “Lonza” në Zvicër ka qenë e ftuar në “KosovaJob Podcast” ku ka ndarë disa nga pikëpamjet e saj profesionale që nga zhvillimi i karrierës së saj e deri të këshillat për përdorimin e platformës kryesore të punës në botë, LinkedIn.
Një nga këshillat e saj ka qenë që të krijoni brendin personal brenda platformës “LinkedIn” dhe të mos e shfrytëzoni atë vetëm për promovimin e brendit të kompanisë ku punoni.
“Mos e shfrytëzoni profilin tuaj të LinkedIn-it si marketing pa pagesë të kompanisë ku jeni për momentin pasi që sot jeni në këtë kompani, nesër e ndërroni kompaninë kështu që gjithmonë ke më dhënë përditësime për kompanitë ku je, nuk është patjetër, kompania duhet me pagu për marketing të vetin, ti veç mundohu me kriju brendin tënd ‘kush je ti dhe pse njerëzit duhet me të ndjekë ty. Unë nuk du me ndjekë psh Gilin për shkak të punës që ajo e punon ose edhe anasjelltas. Unë dua më e ndjekë një person për brendin e tij se çfarë përfaqëson ai dhe çfarë tematika ka”, ka thënë ajo në “KosovaJob Podcast”.
Cilin gabim nuk duhet ta bëjmë në LinkedIn sipas Besa Malokut
Ajo ka thënë se mesazhet që në LinkedIn nuk janë ‘chat’ i social media dhe jep këshillë që të mos shfrytëzohet Linked-in me nga një fjalë dy fjalë dhe ashtu kur e merr e lexon dhjetë mesazhe të kanë ardhë krejt me fjalë të shkurtra.
“Përpilojeni, mëreni kohën tuaj, përpilojeni një mesazh si duhet dhe dërgojeni, pavarësisht a është pyetje apo çfarë të intereson dhe kërkoi që të të kthejë një përgjigje. Falënderoje për përgjigje, do të thotë bëji këto me mirësjellje që nëse këto mesazhe një ditë kishin me u publiku në kompaninë tuaj apo në rrjetin ku je ti, të mos vijë turp se çfarë kë shkruar. Do të thotë është një platformë profesionale dhe këshillë të gjithë atyre që po na dëgjojnë ‘Mos e shfrytëzoni si ‘social media’ Fotografia e profilit pastaj është shumë e rëndësishme të jetë aktuale, nuk mundet me qenë një foto me të cilën nuk përngjason që është bërë viteve të mëhershme”, ka thënë Besa. Podcastin e plotë të Besa Malokut mund ta shikoni në këtë link./ AkademiPune