Ambienti i punës: Masat që duhet ndërmarrë për të zvogëluar rrezikun nga COVID-19

15 Mars '20

Ambienti i punës: Masat që duhet ndërmarrë për të zvogëluar rrezikun nga COVID-19
	 	 

Punonjësit kalojnë më shumë kohë në ambientet e punës sesa në shtëpitë e tyre. Kësisoj, hapësira ku punohet duhet të mbahet shumë e pastër.

Sipërfaqe të caktuara, tërheqin edhe baktere apo viruse, e sidomos nëpër ambiente si zyret, ku ka disa vende ku mund të këtë grumbull bakteresh. Kohëve të fundit, një virus i njohur si Coronavirus , COVID -19 është përhapur me shpejtësi të madhe në mbarë botën.

Tashmë është bërë e ditur që ky virus transmetohet mes njerëzve, mirëpo edhe prekja e sipërfaqeve të infektuara mund ta bartë gjithashtu virusin. Me shqetësimin për përhapjen e virusit Covid-19, punonjësit në zyre dhe ambiente tjera të punës dëshirojnë të jenë të sigurtë në vendin e punës.

Duke pasur parasysh kohën e kaluar në punë dhe rrezikun nga ky virus, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA) kanë dhënë edhe disa këshilla rreth mjedisit të punës në këtë kohë të këtij virusi. Ndër këto këshilla janë dezinfektimi i hapësirave ku punohet si dhe tryezave, tastierave apo çdo objekti tjetër ose sipërfaqe nga të cilat mund të merret virusi.

AkademiPune, ju sjellë disa nga këshillat.

  • Lani duart më shpesh, sidomos kur prekni dorëzat e dyerve nëpër zyre

Larja e duarveBëhuni gati për t’i larë sa më shpesh duart, më shpesh edhe se zakonisht. Mos harroni t’i lani duart pasi të hani ushqim, kur prekni dorëzat e dyerve në zyre, kur fryni hundët apo kur bëni veprime të tjera të ngjashme. Kujdesuni gjithashtu që t’i lani duart në mënyrë të duhur.

  • Mbani gjithnjë pranë vetes një xhel dezinfektues

xhel dezinfektuesNë rastet kur nuk mund të shkoni tek lavamani sepse mund të keni punë me urgjencë, dezinfektuesit e duarve janë një zëvendësues i shkëlqyeshëm. Mirëpo, gjithmonë është më mirë që duart t’i lani me sapun dhe ujë edhe pas dezinfektimit me xhel.

  • Shmangni kontaktet fizike të panevojshme

kontakt i panevojshemE nënvizuam më lart se koronavirusi transmetohet kryesisht përmes njerëzve, e shumica e punëve kanë të bëjnë direkt me njerëzit. Prandaj, shmangia e kontakteve fizike është e nevojshme në këtë periudhë. Rekomandohet refuzimi i shtrëngimeve të duarve. Në vend të kësaj, mund të praktikohen përshëndetje tjera, qoftë edhe vetëm buzëqeshje miqësore.

  • Pastroni me dezinfektues ekranet, tastierat, miun dhe telefonat

tastieraJo më pak rëndësi ka edhe dezinfektimi i telefonit, tastierave, miut. Sigurohuni që të përdorni lecka pak të lagura për t’i pastruar dhe dezinfektuar edhe këto sipërfaqe.

Çfarë masa duhet të ndërmarrin punëdhënësit?

Në përputhje me këto rrethana, punëdhënësit duhet të ndërmarrin disa hapa të mënjëhershëm në mënyrë që mjedisin e punës dhe punonjësit t’i mbajnë të sigurtë.

Disa kompani veç kanë filluar dezinfektimin e tavolinave, kompjuterëve, telefonave, çelësave, makinave - ndërsa të tjerët kanë vendosur të punojnë nga shtëpia, sidomos në rast të simptomave tashmë të njohura të këtij virusi, si kolla apo tështitjet.

Duhet pasur një qasje të duhur, jo vetëm në këtë kohë kur ka një shpërhapje të madhe globale të virusit, por gjithnjë, e sidomos në periudhat kur kërcënohet shëndeti i punonjësit.

Punëdhënësit duhet të komunikojnë hapur me punonjësit e tyre, në mënyrë që ata të kenë informacionet e nevojshme që të ndihmojnë veten dhe kolegët përreth. Ata duhet të ndërmarrin disa masa të para që lidhen me:

  • Higjienën e mirë
  • Punën në distancë
  • Dezinfektimin e zyreve
  • Ndalimin e udhëtimeve

Çështjet e higjienës në vendin e punës janë gjithmonë të rëndësishme dhe mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut për transmetim të çdo lloj virusi.

OSHA kërkon që punëdhënësit të sigurojnë një mjedis pune "të lirë nga rreziqet e njohura që po shkaktojnë ose ka mundësi të shkaktojnë vdekje ose dëme serioze fizike"

Përpos masave të lartcekura për një ambient të pastër të punës, në periudha të tilla, kompanitë duhet të praktikojnë sa më shumë edhe punën nga shtëpia. /AkademiPune.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC