Cilat janë sfidat e të rinjve për të gjetur karrierën?

20 Dhjetor '24

Cilat janë sfidat e të rinjve për të gjetur karrierën?
	 	 

Arben Abrashi, menaxher i Burimeve Njerëzore në Teleperformance Kosova ka qenë i ftuar në “KosovaJob Podcast” ku ka ndarë shumë nga rrugëtimi i tij personal e profesional në liderin e telekomunikimit.

Kur është pyetur për hapat e tij të parë profesional dhe gjetjen e karrierës së duhur, ai ka theksuar se orientimi në karrierë është një ndër fazat më të vështira për shumicën e të rinjve.

“Desha vetëm të shtoj diçka te orientimi në karrierë, në fakt, kanë vështirësi të gjithë të rinjtë. Sipas studimeve thuhet se mbi 60 % të të rinjve nuk e kanë idenë apo ‘haberin’ që themi ne se ku do të përfundojnë në karrierë”, ka thënë ai përgjatë intervistës.

Ai ka folur edhe për sfidat e tjera dhe dilemën e të rinjve nëse janë në karrierën e duhur.

“Arsyet janë të shumta si ose nuk e kanë kualifikimin ose nuk u ofrohen mundësitë ose edhe e kundërta është se e kanë atë frikën për arsye se nuk e dinë çfarë i pret, tash duhet gjithmonë të ketë dikush që të shtyen përpara në karrierën tënde që të mund të orientohesh më lehtë. Mes tjerash, edhe një studim tjetër thotë që 75 % të njerëzve që veç janë tashmë të orientuar në karrierë, në thonjëza të orientuar, por në fakt nuk janë të bindur se kjo është karriera e duhur, do të thotë mendojnë të gjejnë orientim tjetër për arsye se nuk iu përshtatet”, ka thënë tutje ai./ AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC