Besnik Leka: Rekruterët po fokusohen më shumë te aftësitë e buta

16 Dhjetor '24

Besnik Leka: Rekruterët po fokusohen më shumë te aftësitë e buta
	 	 

Besnik Leka, konsultent në kompaninë Theta ka qenë pjesë për dy vjet e samitit më të madh të Burimeve Njerëzorë në vend, “PowerToHR” të cilin e ka vlerësuar si një ngjarje që i bën të gjithë të ndihen të bashkuar. Duke qenë pjesë e një kompanie që është ngushtë e lidhur me transformimin e vendeve të punës, ai ka treguar edhe disa pikëpamje të punës së tij dhe zhvillimit në karrierë.

“Në ‘PowerToHR’ po ndihemi si në shtëpinë tonë dhe është kënaqësi t’i shohësh gjithë këta HR, CEO dhe pjesë të tjera të stafit që po ndihen si familje sepse vetëm po njihen për dallim nga viti i kaluar”, ka thënë ai në një intervistë përgjatë samitit.

Ai ka treguar fillimisht për idenë e themelimit të kompanisë Theta në vitin 2020, e cila nga dy persona u rrit me ekip e bashkëpunëtorë që i besojnë kësaj kompanie për të ndërtuar një kulturë sa më të mirë pune.

“Qëllimi më i thjesht se si kisha mujt me përshkru është se si t’i ndihmojnë kompanitë e tjera që ekzistojnë në Kosovë që ta japin më të mirën nga vetja, pra ka nisur nga unë dhe Luli dhe pastaj e kemi zgjeruar ekipin dhe kemi shumë trajnerë të profesioneve të ndryshme dhe po mundohemi t’i gjejmë ato hapësirat që do të mund t’i ndihmonin biznesit që t’i arrijnë qëllimet e tyre duke u fokusuar një pjesë e madhe edhe të aftësitë e buta pasi që nuk është që i është dhënë shumë prioritet më herët. Përpara gjatë rekrutimit më tepër janë fokusuar të aftësitë e forta kurse sot po dihet që këto industritë po i kërkojnë këto aftësi të buta”, është shprehur tutje ai.

Theta ndër të tjera merret edhe me përmirësimin e strategjive të komunikimit të punonjësve të kompanive të ndryshme. Sipas tij kjo aftësi është shumë e rëndësishme sot që u shërben kompanive dhe industrive të ndryshme.

“Te Theta si kompani u shërbejmë industrive të ndryshme, korporatave të ndryshme, por njëkohësisht japim shërbime dhe për individë që të mund t’i zhvillojnë aftësitë e të folurit në publik duke e ditur se është diçka që kërkohet sot qoftë prej PR-it apo pozitave të ndryshme që duhet të prezantojnë projekte. Është shumë e rëndësishme në formën se si komunikohet ai projekt ose ai mesazh që duan ta përçojnë. Në Theta e ofrojmë këtë përmes teknikave të ndryshme dhe profesionistëve se si të zhvillohen aftësitë e të folurit në publik dhe se si ta gjejnë guximin që të besojnë në atë që thonë” , ka thënë tutje ai./ AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC