Problemet emocionale në vendin e punës janë një temë që shumë njerëz do të donin t’i injoronin, por njësoj si shëndeti fizik edhe shëndeti mendor është esencial për sukses në vendin e punës.
Kompanitë performojnë më mirë kur stafi është i shëndetshëm, i motivuar, si dhe më i përqendruar në punë. Punëdhënësit e zgjuar mbështesin punonjësit që janë duke përjetuar probleme emocionale, në mënyrë që ata t’i tejkalojnë më lehtë ato.
Kompanitë duhet të dërgojnë një sinjal të qartë për stafin që shëndeti i tyre mendor ka rëndësi dhe se punonjësit duhet të jenë të hapur të kërkojnë mbështetje kur kanë nevojë. Një mënyrë e thjeshtë për të trajtuar shëndetin mendor në punë, është theksimi i rëndësisë që ka dhe se do të trajtohet në të njëjtën mënyrë si shëndeti fizik.
Shëndeti mendor për të gjithë ne është i rëndësishëm. Ai mund të ketë luhatje varësisht nga gjendja jonë emocionale, po ashtu, ndikohet nga faktorët si brenda ashtu edhe jashtë punës.
Fillimi i një bisede rreth gjendjes emocionale të punonjësit, nuk duhet të jetë aq i vështirë, pasi kësisoj si punëdhënës ju tregoni se përkrahni në mënyrë efektive stafin tuaj. Kësisoj, pa dyshim që nuk do të mungojë edhe angazhimi, motivimi, si dhe produktiviteti i punonjësve tuaj.
Si ta kuptoni nëse një punonjës ka probleme emocionale?
Puna nganjëherë mund edhe të jetë faktor stresues në jetën e njerëzve, por shpesh punonjësit nuk ndihen të sigurtë të pyesin për ndihmë kur ata nuk ndjehen mire emocionalisht. Kjo heshtje shton keqkuptimet dhe paragjykimet, të cilat mund ta bëjnë më të vështirë që njerëzit të jenë të hapur.
Kjo është edhe ndër arsyet themelore se pse punëdhënësit duhet të pyesin stafin në mënyrë rutinore se si po ndihen dhe të diskutojnë rreth shendetit mendor të tyre. Qasja e tillë e punëdhënësit pastaj ndihmon në ngritjen e vetëbesimit tek punonjësit , që të flasin lirshëm rreth temave të ndryshme që i preokupojnë.
Si punëdhënës ju mund të identifikoni kur një punonjës nuk po kalon një fazë të mirë, nëse ata pësojnë disa ndryshime si në vijim:
Si ta mbështesni një punonjës që po përjeton probleme emocionale?
Pasi ta keni hapur temën me pononjësin tuaj rreth asaj se çka po i mundon ata, e rëndësishme është qasja që e përdorni për të adresuar çështjet kryesore me të cilat ata po ballafaqohen. Politikat e qarta në vendin e punës janë thelbësore për të mbështetur stafin që t'i përballojnë dhe tejkalojnë problemet dhe pakënaqësitë që mund t'i kenë.
Është jetike që të keni një bashkëbisedim të mirëfilltë me punonjësit tuaj, si dhe t'i dëgjoni me kujdes nevojat që ata kanë. Këtë mund ta bëni nëse i aplikoni hapat si në vazhdim: