Oana Iordachescu: Është e rëndësishme ta kuptojmë që jo çdokush është i njëjtë

24 Shtator '24

Oana Iordachescu: Është e rëndësishme ta kuptojmë që jo çdokush është i njëjtë
	 	 

Oana Iordachescu ka qenë një nga folëset kryesore të samitit më të madh të BNj në vend, “PowerToHR”, ku solli një perspektivë përmbledhëse për arritjen e Diversitetit, Barazisë dhe Gjithë përfshirjes si dhe për mbajtjen e talenteve në kompani në një ambient gjithnjë e më garues. Ajo në një intervistë ka treguar se çfarë duhet të kemi parasysh si kompani për të krijuar një ambient pune ku të gjithë mund të ndihen të barabartë.

Oana ka një përvojë të gjatë në rekrutim e që lidhet me vende të ndryshme dhe në kompani si Meta, Booking.com, Criteo dhe Ëayfair dhe themeluese e “ëe include”. Ajo ka jetuar dhe vepruar në vende si Dublini, Amsterdami, Parisi, Berlini dhe Barcelona dhe ka një serë përvojash me shumë vende të tjera, megjithatë “PoëerToHR 2” i organizuar nga KosovaJob me 374 pjesëmarrës ia ka dhënë ndjenjën e shtëpisë.

“Këtu ishte shumë këndshëm. Siç e thash në fillim, u ndjeva si në shtëpi sepse kemi gjëra shumë të përbashkëta. Fola se si është t’i mbash talentet kur jeni duke garuar me organizata të mëdha që kanë shumë fuqi prapa vetes dhe duke u dhënë atyre disa taktika që t’i përdorin, të thjeshta dhe që përputhen me bërthamën e tyre”, ka thënë ajo përgjatë intervistës në shkurt të vitit 2024.

Sipas Oanes është shumë e rëndësishme të kuptojmë në fillim se persona të ndryshëm në kompani kanë nevoja dhe prioritete të ndryshme, por më e rëndësishmja që t’i ndihmojmë punonjësit që të mund të ndihen vetja.

“Është një nevojë e madhe të fokusoheni në atë që njerëzit kanë nevojë dhe të kuptojmë që jo çdokush është i njëjtë, jo çdokush ka nevojë për të njëjtat gjëra dhe të njëjtat prioritete. Në njërën anë kemi legjislacionin që mund të na ndihmojë dhe në anën tjetër mund t’i krijojmë rregulla tona të brendshme për të krijuar rroga të barabarta për secilin, mundësi të barabarta dhe një kulturë që i ndihmon njerëzit të jenë vetja. Jam duke u përpjekur të fokusohem mjaft shumë në këtë pjesë”, ka shtuar tutje ajo.

E fokusuar mjaft shumë në diversitetin dhe me përvoja në vende të ndryshme, Oana u pyet se si manovrojnë kultura të ndryshme sa i përket aspektit të punësimit. Ajo theksoi se në thelb të gjitha kanë aspirata që asocojnë me njëra-tjetrën.

“Mendoj që të gjitha kulturat kanë mënyrat e tyre se si specifikisht komunikojnë, si i marrin vendimet dhe kyçja në ekonominë globale. Do të thoja nëse fokusohemi në ngjashmëritë që kemi mes vete, të gjithë i duam gjërat e njëjta: e duam progresin, një shans për të përmirësuar veten dhe për të mësuar. Dua të them se aq sa kemi dallime, aq kemi edhe ngjashmëri dhe përgjithësisht tentoj të fokusohem në këtë përderisa zhvendosem nga një vend në vendin tjetër për të kuptuar se çfarë na bashkon”, ka theksuar tutje ajo./ AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC