SI T’I KTHEHENI PUNËS PAS NJË PAUZE TË GJATË?

08 Aug, 2019

SI T’I KTHEHENI PUNËS PAS NJË PAUZE TË GJATË?
	 	 

“Asnjë pauzë nga puna nuk duhet të shërbejë si shkëputje prej saj”

Pavarësisht arsyeve, kthimi në punë pas një periudhe pushimi mund të jetë goxha sfidues.  Ndonëse mund të ketë punëdhënës që i arsyetojnë shkaqet e pushimit të dikujt dhe japin një rast tjetër, ka edhe të atillë që nuk janë shumë të bindur të japin edhe një mundësi të dytë. Kjo sepse në shumicën e rasteve, pauzimi do të thotë që edhe mund të mbesim pas në shumë aspekte që lidhen me veprimtarinë qe ushtrojmë apo me karrierën në përgjithësi.

Në një intervistë dhënë për portalin e punësimit KosovaJob, drejtori i burimeve njerëzore në Korporatën Meridian, Abdylkerim Ratkoceri  tha se është shumë e rëndësishme që personat që pushojnë të mos shkëputën plotësisht nga puna por të jenë vazhdimisht produktiv, duke përfshirë investimin tek vetëvetja, kësisoj ta kenë më të lehtë kthimin në punë.

 “Çka është shumë me rëndësi për personat që kthehen, posaçërisht personat që pauzojnë për një periudhë të gjatë apo që thjeshtë kanë dashur të ndryshojnë diçka, që nuk e kanë gjetur veten, nuk kanë pasur mundësi të jenë pjesë e një kompanie apo një biznesi është që vazhdimisht të mësojnë gjëra të reja, të mos lejojnë që të mbesin mbrapa me kohën apo të mos investojnë asgjë në vetën“, ka thënë Ratkoceri.

Ai jep edhe disa këshilla për njerëzit që mund të kenë pauzuar dhe po hasin në vështirësi për të filluar punën.

Nuk është fundi i botës, investoni diçka në vetëvete, mësoni diçka të re. Mos lejoni asnjëherë t’u flejë truri, gjithmonë angazhohuni me diçka të re, lexoni libra, lexoni artikuj, shihni se ku janë bizneset e tjera, mësoni çfarëdo lloj fushe

Gjatë intervistës, ai foli edhe për pushimin e lehonisë për çka tha se edhe gratë që shkojnë në pushim lehonie nuk duhet assesi të shkëputen terësisht nga puna në mënyrë që kjo të mos ndikojë mëpastaj në një përformancë të dobët të tyre.

“Sa i përket lehonave, tek lehonat është pak më ndryshe sepse realisht ai është një pushim i cili është i përcaktuar edhe me ligj. Të gjitha bizneset kanë mirëkuptim në atë aspekt sepse kur një e punësuar bëhët nënë është një fazë tjetër e jetës mirëpo edhe ato është mirë që vazhdimisht të jenë të angazhuara dhe të mos ndahen komplet prej proceseve të natyrës së punës që ato kanë. Realisht, përkujdesi ndaj një fëmije është diçka e shenjtë, është diçka e madhe mirëpo në anën tjetër ato duhet të jenë të kujdesshme që vazhdimisht të mësojnë dhe që thjeshtë të mos mbesin mbrapa me njohuritë që kur të kthehen mandej të mos kenë probleme”

Ndërkaq, njerëzit të cilët kanë pasur kriza gjatë punës së tyre, sipas tij duhet që fillimisht ta analizojnë vetën dhe të kuptojnë se ku ka qenë gabimi duke ritheksuar se edhe këta persona duhet patjetër të gjejnë një motiv për të vazhduar tutje.

“Është shumë me rëndësi që kur keni një krizë, fillimisht ta inspektoni vetën dhe ta shihni nëse ka qenë problemi tek ju, pse ka ardhur deri tek kriza. Është një thënie “Je i ulur mbrapshtë në karrige dhe thua se bota ma ka kthyer shpinën por ti je mbrapshtë”. Pra e para, duhet ta analizoni vetëveten se pse keni ardhur deri tek ajo krizë . Zakonisht krizat ndodhin kur një person qëndron gjatë në një pozitë dhe nuk mëson diçka të re, nuk ka investime  ndoshta as nga kompania në zhvillim të atij personi, ndodh që vjen deri tek ajo që krijohet një monotoni , ku personi më nuk e gjen vetën. Një person, në rast se ka pauzuar një kohë të gjatë, medoemos duhet ta gjej motivin duke mësuar gjëra të reja, koha ecën shpejt, çdo ditë e humbur pa mësuar diçka është kthim mbrapa dhe dështim i vetëvetes”, theksoi ai.

Nga përvoja e tij në burime njerëzore, Ratkoceri theksoi se njerëzit që hasin vështirësi në gjetjen e punës apo kanë pakënaqësi zakonisht e shohin si zgjidhjen më të lehtë largimin nga vendlindja por sipas tij kjo është e gabuar. Ai sugjeron të investohet në diçka ku gjithësecili mund të jap kontributin e vet, meqënëse sipas tij edhe kompanitë në Kosovë tashmë janë vetëdijësuar dhe nuk funksionojnë me nepotizëm por janë vazhdimisht në kërkim të njerëzve cilësorë.

Sipas tij, pushimi për një periudhë kohore arsyetohet më së miri nëse individët kanë dashur të zhvillohen në aspekt akademik, kanë vijuar trajnime të ndryshme në ngritjen profesionale apo kanë dashur të investojnë në vetën e tyre që të përgatitën më mirë për sfidat që i presin në karrierën e tyre.

When we began operations more than 20 years ago, we were a small family company of just four employees with a single client, Coca-Cola. Today, I’m incredibly proud to lead a corporation that employs more than 500 motivated individuals across Kosovo, boasting a vast portfolio of top-quality domestic and international vendors and over 4,000 loyal clients. Our determined, tenacious, and always innovative team has steered Meridian through various challenges to emerge not only as one of Kosovo’s foremost logistics and distribution companies, but moreover as an ever-growing, diversified corporation that today includes two retail business units – the Meridian Express mini-market and BUKA bakery and coffee shop chains – with plans to grow and diversify further still. But our success has not come easily, nor have we done it alone. Indeed, since our establishment in 1992, we at Meridian have retained a set of core values that prioritizes people – our clients and customers, professional development for our employees, and support for the Kosovo community as a whole. These are values that remain inseparable from our operations as a business, and I believe that without this unwavering commitment to people and community, we could not have achieved the success we enjoy today. Our company is ever-changing and growing, but one constant will always remain: our commitment to serve the people of Kosovo not only by providing top-notch brands and standout customer service, but also to lead the way as a corporate citizen, giving back to our community through our support to many charitable and cultural institutions that are making our country stronger. What’s next for us – and you – at Meridian Corporation? I invite you to join us in our journey forward – I’m confident it will be an exciting ride.
Informohu më shumë
Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Në cilin vit u themelua Kompania Apple?
    A
    1980
    B
    1982
    C
    1970
    D
    1976
  • Në reklamat e Apple, në iPhone shfaqet gjithmonë e njëjta orë e cila është:
    A
    01:01
    B
    9:41
    C
    1:11
    D
    12:00
  • Cilën kompani të famshme u dakordua ta blej Apple në maj te vitit 2014?
    A
    Beats Electronics
    B
    Fujitsu
    C
    Intel
    D
    AMD
  • Në cilin vit u lansua iPhone?
    A
    2005
    B
    2007
    C
    2009
    D
    2010
  • Kush ishte bashkë themelues i kompanisë Apple së bashku me Steve Jobs?
    A
    Susan Wojcicki
    B
    Jony Ive
    C
    Steve Wozniak
    D
    John Sculley
  • Më 1983, Apple lansoi një linjë kompjuterësh të quajtur:
    A
    Leeroy
    B
    Lisa
    C
    Cortland
    D
    Stacy
  • Në cilin vit u lansua iPod?
    A
    2001
    B
    1996
    C
    1998
    D
    2000
  • Cili ishte emri i koduar i iPhonit të parë kur ishte në zhvillim e sipër?
    A
    Project Titan
    B
    N82
    C
    M68
    D
    Scorpion
  • Në cilat vende u hapën dyqanet e para zyrtare të Apple?
    A
    Nebraska dhe Kolorado
    B
    Virginia dhe Kaliforni
    C
    Alabama dhe Florida
    D
    New York dhe Oklahoma
  • Cila figurë e njohur ishte paraqitur në logon a parë të Apple?
    A
    Steve Jobs
    B
    Isaac Newton
    C
    Nicola Tesla
    D
    Thomas Edison
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
TREGU I PUNËS NË KOSOVË: STUDENTËT E PAPËRGATITUR APO PUNËDHËNËSIT SHUMËKËRKUES?
Përgatitja për treg të punës paraqitet si sfidë në vete. Kjo nuk nënkupton vetëm përgatitje profesionale apo njohuri specifike në një fushë të caktuar por edhe shumë mund e angazhim. Përgatitja për treg të punës fillon qysh në mosha të hershme,  si nxënës  e më vonë edhe si studentë, ngase kjo është koha kur njeriu fillon të pjeket intelektualisht dhe si rrjedhojë të njohë kapacitetet e tij intelektuale në profesione të caktuara. Drejtori i Kolegjit Universum dhe njëkohësisht themeluesi i Shkollës Finlandeze në Kosovë, Alejtin Berisha, në një intervistë për KosovaJob, ka thënë se koncepti i tregut të punës ka evoluar shumë me kohën dhe do të ketë ndryshime edhe më të mëdha në pesë ose dhjetë vitet e ardhshme, prandaj sipas tij është e vështirë të thuhet nëse studentët po përgatitën për treg të punës. “Sot, studenti nuk përgatitet për treg të punës vetëm përmes studimeve formale, gjegjësisht shkollës së mesme ose universitetit. Përgatitja për treg të punës është gjatë gjithë jetës, të mësuarit gjatë gjithë jetës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak se për pesë apo dhjetë vite mund të zhduken shumë industri të cilat ne sot i njohim dhe të krijohen industri të reja, prandaj nuk mund të themi që studentët tanë po përgatitën për treg të punës derisa nuk e dimë si do të duket ai treg i punës për 10 vite, 15 vite. Ndërsa, roli i universiteteve është t’i ofrojnë shkathtësitë e transferueshme, shkathtësitë e të mësuarit, të cilat pastaj i mundësojnë studentëve në Kosovë që varësisht prej ndryshimeve në treg të punës, t’i adaptohen më lehtë industrive të reja të cilat vijnë”,  ka thënë ai. Berisha vuri theksin tek një dukuri shumë e rëndësishme me të cilën kohëve të fundit po përballet Kosova, largimi i të rinjve. Ai tha se sot ekzistojnë mundësi punësimi për të rinjtë edhe jashtë Kosovës dhe pa pasur nevojë për t’u larguar nga vendi. “Të rinjtë tanë sot, mund të punojnë për kompani multinacionale që operojnë në Kosovë ose edhe jashtë Kosovës, mund të punojnë në vende të tjera prej këtu, pa shkuar fare atje mirëpo duhet kuptuar diçka, se tregu i punës nuk është veç tregu i punës së Kosovës. Ka shumë diskutime lidhur me atë se rinia po ikën, largimi i trurit është evidente që nuk është diçka e mirë për një vend por sot nuk ka më “gurbet”, sot ka mobilitet të njerëzve. Njerëzit shkojnë punojnë aty ku ofrohen më shumë mundësi për karrierë dhe mendoj që tregu i punës është secili me e pa botën, jo vetëm Kosovën”, ka thënë Berisha. Problemi qëndron tek keq-orientimi i studentëve Të rinjtë në Kosovë kyçen në drejtime të ndryshme universitare por sa janë të vetëdijshëm se çka mund të punojnë me ato drejtime për të cilat studiojnë? Lidhur me këtë çështje, Berisha tha se problemi kryesor në të gjithë sistemin arsimor të Kosovës por edhe në shoqëri qëndron tek keq-orientimi i studentëve. “Problemin kryesor që unë e shoh sot në krejt sistemin arsimor të Kosovës por edhe në përgjithësi në shoqëri është keq orientimi, unë nuk mendoj që sot universitetet ofrojnë studime të dobëta por edhe nëse ato ofrojnë studime të dobëta, hyn në kurse online, hyn në edx dhe merr kurse prej profesorëve më të mirë të botës, pa asnjë cent. Sot, nuk e ka universiteti monopolin e dijes ose monopolin e përgatitjes së studentëve për treg të punës, kështu që sot t’i fajësojmë universitetet nuk kemi të drejtë më, për çka duhet t’i fajësojmë edhe unviersitetet, edhe institucionet publike, edhe shoqërinë, është orientimi ose gjegjësisht keq-orientimi. Ne, shumë pak flasim sot për atë se çka kërkohet në treg të punës, se cilat janë ato industri që kanë potencial më të madh dhe çka duhet një i ri të bëjë me vetëvetën për t’i arritur majat e karrierës, ky është problemi kryesor dhe këtë nuk e bëjnë shumica e institucioneve”. Ai shtoi se problem tjetër është se njerëzit në Kosovë kryesisht dëshirojnë të fokusohen në sektorin publik sepse ekziston bindja që aty ka paga më të larta dhe nuk ka shumëpunë mirëpo kjo nuk është ajo çka duhet aspiruar.  Për ta pasur me të lehtë kyçjen në tregun e punës që mbizotëron sot, Berisha tha se një i sapodiplomuar duhet të zotërojë të ashtuquajturat shkathtësitë e transferueshme dhe ato profesionale. Sipas tij, nuk mund të ecet tutje në karrierë në rast se nuk ka njohuri të komunikimit, verbal dhe të shkruar. Ndër aftësitë e tjera, ai përmendi edhe kreativitetin, mendimin kritik dhe shpirtin ndërmarrës. “Kur them mendimi kritik, nuk nënkuptoj me kritiku në Facebook por me pasë qasje ndryshe ndaj gjërave. Për mua është shumë me rëndësi edhe shpirti ndërmarrës. Secili i ri mendoj që duhet të ketë shpirt ndërmarrës, nuk është e domosdosshme që ne të bëhemi të gjithë ndërmarrës sepse nuk mund të bëhemi por nëse kemi shpirt ndërmarrës, qoftë nëse punojmë në institucione publike, qoftë në private, ne do të anojmë më tepër kah zgjidhja se sa kah problemet, do ta shohim shumë më tepër gotën gjysëm të plotë, se sa gjysëm të zbazur”. IT-ja, Marketingu Digjital, Dizajni dhe Kontabiliteti janë industritë e së ardhmës Tregu i punës kërkon shumë profesione por disa prej tyre kanë potencial më të madh. Në mesin e tyre, Berisha thotë se hyjnë IT, marketingu digjital, dizajni por edhe kontabiliteti. “E para është IT normalisht, ka pashterrshëm. Sot, edhe nëse janë 100 mijë inxhinierë të kualifikuar, nesër mund të hyjnë në punë, që të gjithë. Kjo nuk do të thotë vetëm për kompanitë kosovare por edhe për kompanitë e huaja. E dyta, në përgjithësi janë industritë kreative, të lidhura me dizajn, me marketing digjital po edhe me kontabilitet. Këto janë industritë që kanë potencial të absorbojnë më mijëra vende të reja të punës, në të ardhmen”. Studentët dhe punëdhënësit kanë pritshmëri të larta në treg të punës Shkalla e papunësisë tek të rinjtë në Kosovë vazhdon të jetë e lartë. Berisha theksoi se pritshmëritë e studentëve por edhe të punëdhënësve janë shumë të mëdha në treg të punës. Sipas tij, kompanitë presin që një i ri, i sapodiplomuar, t’i sjellë miliona profit një kompanie ndërsa investimi e përkushtimi i këtyre kompanive është shumë i ulët.  Krahas kësaj, edhe të rinjtë nuk punojnë sa duhet dhe nuk po mësohen t’i marrin përgjegjësitë mbi veten. Krejt në fund, Berisha nënvizoi se në Kosovë diskutohet shumë për sigurinë në punë, për përfitimet e punëtorëve që patjetër se janë të rëndësishme por sipas tij në këtë vend akoma nuk janë plotësuar kushtet e tjera në mënyrë që të mund të diskutohen këto gjëra. “ Në një vend ku papunësia tek të rinjtë është 55%, diskutimi mbi të drejtat e njeriut e të drejtat e punëtorëve mendoj që nuk është sendi më i rëndësishëm. Për mua, shkelje më të madhe të të drejtave të njeriut se sa të mos ketë mundësi për një vend pune, nuk ka. Kështu që, nëse ne i kemi të papunë 55 perqind të të rinjve, nën moshën 34 vjeçare, ky duhet të jetë preokupimi ynë kryesor, kjo është shkelja kryesore e të drejtave të punëtorëve dhe të drejtave të njeriut, ne duhet të fokusohemi njëherë në atë se si ta ulim këtë papunësi, pastaj në momentin kur papunësia është e ulët, konkurrenca për njerëz të mirë do t’i nxisë vetë kompanitë të ofrojnë sa më shumë për punëtorët e vet, të ofrojnë kushte sa më të mira, përfitime më të mëdha mirëpo në këtë gjendje është shumë e vështirë”, theksoi Berisha. Alejtin Berisha udhëheq dy institucione arsimore të njohura në Kosovë, Shkollën Finlandeze dhe Kolegjin Universum. Shkolla Finlandeze është shkollë në Prishtinë, e cila mundëson arsimim cilësor në Kosovë duke u bazuar në sistemin e shkollimit finlandez i cili njihet si një ndër sistemet më të mira në botë sa i përket cilësisë së mësimdhënies. Ndërkaq, kolegji Universum është ofrues i arsimit të lartë për studentët kosovarë, atyre nga rajoni apo edhe studentët ndërkombëtarë. Ky i fundit, qysh nga viti 2010 ofron për studentët e vet lëndën “Orientimi në Karrierë”, e cila është e obligueshme dhe shoqërohet me punë praktike ( internship) në mënyrë që studentët të marrin përgjegjësitë për të ardhmen e tyre.
Lexo më shumë
5 gabimet më të shpeshta që mund t’i bëni në karrierë
Pavarësisht se sa të sigurt ndjeheni në pozitën tuaj aktuale, nuk duhet të bëheni kurrë shumë të rehatshëm. Në kohën që po jetojmë, si rrjedhojë e jetës dinamike, mund të ndodhin edhe gjëra të papritura si: kompanitë blihen, disa prej tyre falimentojnë, ndryshimet e pronësisë, si dhe ndryshimet e tregut të punës. Prandaj, në rast të ndonjë ndryshimi eventual në karrierën tuaj, është e domosdoshme ta gjeni veten të përgatitur dhe t'i evitoni disa gabime që mund t'i bëni. Nëse dëshironi të ndiqni rrugën më të mirë të karrierës dhe të jeni në gjendje të gjeni shpejt një punë të re kur është koha për ndryshime, shmangni këto pesë gabime potencialisht katastrofike në karrierë. 1. Ju gaboni kur nuk e sfidoni veten Nëse e shihni se keni ngecje në teknologji apo ndonjë fushë tjetër, dhe vazhdoni me kokëfortësi të mos ndërmerrni masa për ta përmirësuar veten, aftësitë tuaja përfundimisht do të vjetrohen dhe kësisoj rrezikoni ta humbni vendin e punës si dhe të mos jeni të gatshëm të përballeni me ndryshimet në të ardhmen. Prandaj, është e domosdoshme të jeni në hap me kohën, t’i zhvilloni aftësitë që keni si dhe të mësoni aftësi të reja, që janë thelbësore në punën që bëni. Këtë mund ta bëni duke e sfiduar veten në projekte të reja si dhe të jeni të përditësuar me programe të reja kompjuterike që lehtësojnë punën tuaj.2. Mos përditësimi i CV-së Shpesh njerëzit kur fillojnë një punë të re, harrojnë se CV-ja e tyre duhet përditësuar vazhdimisht. Ndërsa, kur vjen koha për një ndryshim pune të çfarëdo lloji, bëhet shumë e vështirë të rregulloni shpejt CV-në, si dhe të mbani mend të gjitha gjërat që keni realizuar nëse nuk keni mbajtur shënime në vazhdimësi. Shumë njerëz tani përdorin LinkedIn ose platforma tjera për të përditësuar CV-në e tyre, ku cekin pozitat, arritjet, arsimin dhe përgatitjen profesionale. 3. Mos rrjetëzimi dhe eksplorimi i mundësive Nëse refuzoni mundësitë për të marrë pjesë në ngjarje që organizohen nga kompania, kësisoj ju po izoloni veten tuaj. Nëse nuk zgjeroni rrjetin tuaj të njerëzve dhe distancoheni nga krijimi i miqve të rinj, ju nuk mund të prisni që të ju njohin se kush jeni dhe vlerat që shfaqni si person. Prandaj, është e nevojshme që të jeni sa më të shoqërueshëm dhe të takoni sa më shumë njerëz brenda industrisë dhe kompanisë ku aktualisht punoni. 4. Gaboni nëse nuk jepni maksimumin Nëse nuk shfaqni gatishmëri për të ndihmuar kompaninë tuaj ose një klient, ose duke mos kontribuar në ekipin e punës, në këtë mënyrë ju dërgoni mesazh të gabuar te bashkpunëtorët tuaj. Si rrjedhojë, ata krijojnë përshtypje jo të mira për ju duke menduar se jeni dembelë në punën që bëni dhe se nuk jeni të interesuar pë bashkëpunim. Prandaj, është mirë që të shfaqni interes për punë shtesë edhe nëse keni kryer detyrat e caktuara që keni pasur, si dhe të merrni pjesë në punën në grup duke shkëmbyer ide dhe përvoja me të tjerët. 5. Mungesa e vetëbesimit Nëse ju personalisht nuk besoni në veten tuaj, atëherë si mund të prisni që shefi apo kolegët tuaj të besojnë në ju? Bëni gjithçka që mundeni për të ndërtuar vetëbesimin tuaj. Filloni këtë duke i ndalur mendimet negative që mund t’i keni dhe të fokusoheni më shumë në pikat tuaja të forta dhe aftësitë që posedoni./AkademiPune
Lexo më shumë
Cilat profesione mund t’i ushtroni në Kosovë nëse keni diplomë në juridik?
Siç edhe jemi të njoftuar nga statistikat, interesimi për të studiuar drejtimin e juridikut në Kosovë është mjaft i madh. Kjo ndodhë si rrjedhojë e fushës së gjerë që ka ky drejtim, pasi që pas perfundimit të këtij drejtimi mund të keni punë të ndryshme. AkademiPune, ju njofton me disa prej këtyre profesioneve dhe detyrat që kanë personat që ushtrojnë këto profesione.  1. Avokat Profesioni si avokat ka funksione të ndryshme. Avokati, luan rolin e këshilltarit -kur e këshillon klientin e tij për të drejtat dhe obligimet që i takojnë me ligj. Ndërsa, në një rol tjetër si vlerësues, avokati ekzaminon çështjet ligjore dhe i raporton ato tek klienti që përfaqëson apo të pala tjetër.  2. Noter Noteri është person fizik i licencuar nga Ministri i Drejtësisë për kryerjen e veprimtarisë notariale brenda territorit të një komune të caktuar, në përputhje me dispozitat e ligjit të caktuar. Një noter ka po ashtu për detyrë të kërkojë nga personat fizikë e juridikë, dokumente që janë të domosdoshme për kryerjen e akteve, veprimeve noteriale në paanësi, gjithnjë sipas ligjit në fuqi. 3. Zyrtar ligjor Në detyrën si zyrtar ligjor, ju mund të keni detyra dhe të jeni përgjegjës për monitorimin e të gjitha çështjeve ligjore të brendshme si dhe të jashtme brenda organizatës apo kompanisë në të cilën jeni të angazhuar. 4. Zyrtar i prokurimit Zyrtari i Prokurimit është person i autorizuar nga ZKA (Zyra Kombëtare e Auditimit), që ka për detyrë udhëheqjen e të gjitha aktiviteteve të prokurimit të autoritetit përkatës. Po ashtu, kanë rol vëzhgues dhe i caktojnë detyra anëtarëve të tjerë si dhe bëjnë rishqyrtimin e punës. Përpos profesioneve të nënvizuara më lart, duke pasur një diplomë në juridik ju mund të ushtroni edhe profesione të tjera, qoftë në gjykata, polici, ministri e institucione të tjera. /AkademiPune
Lexo më shumë
Çka nuk duhet të bëni në intervista të punës?
Në intervista të punës, qëllimi kryesor i të gjithë kandidatëve është të lënë një përshtypje të mirë që të ngelin në mendjen e rekruterit ose punëdhënësit, dhe si rrjedhojë ta marrin atë vend pune. Po aq sa është e rëndësishme të përgatiteni se si t’i përgjigjeni disa pyetjeve të mundshme, ju duhet të keni parasysh edhe se çka duhet të shmangni në intervistë, pra cilat veprime nuk duhet t’i bëni apo çka nuk duhet të thoni. Bashkëthemeluesi i kompanisë së rekrutimit, Mercurius Consulting, Shkumbin Ibraimi, njëkohësisht rekruter me përvojë, në një intervistë për KosovaJob, foli rreth disa shprehive të cilat kandidatët duhet t’i shmangin në intervista të punës. Vonesa në intervista të punës. Në një intervistë pune duhet të respektohet orari që iu është caktuar. Kandidatët që vonohen do të japin sinjalin se mund të mos jenë profesional dhe nuk kanë diciplinë. Ibraimi këshillon kandidatët që të jenë aty 5 ose 10 minuta më herët.“Menaxherëve të burimeve njerëzore nuk u pëlqen nëse vonoheni për intervistë. Unë rekomandoj të shkoni aty 5 ose 10 minuta më herët. As më shumë se 10 jo, sepse nëse shkoni shumë herët mund ta vëni kompaninë në vështirësi apo të pengoni intervistën paraprake. E them këtë ngase ka kompani që nuk duan t’i takojnë kandidatët njëri me tjetrin”. Mos gënjeni në intervista të punës. Një tjetër shprehi negative të cilën Shkumbini e përmend është gënjeshtra në intervista të punës. Ai thotë se kandidatët shpeshherë shtojnë në CV-të e tyre përvoja që nuk i kanë pasur realisht më herët, vetëm që ta kalojnë fazën e parë të intervistës. Sipas Ibraimit, kjo është e patolerueshme dhe lehtë mund të kuptohet. Shumica e punëdhënësve kërkojnë nga kandidatët ta elaborojnë një përvojë pune dhe nëse i njejti nuk arrinë të jetë bindës, ai do ta humb mundësinë qysh në fazën fillestare. Mos i jepni intervistës frymë negative. Duke u bazuar në përvojën e tij shumëvjeçare në rekrutim, Shkumbin Ibraimi thotë se ka shumë kandidatë të cilët i japin intervistës një frymë negative, e shohin nevojën të arsyetohen, të mbrohen vazhdimisht. “Ne, kur i marrim në intervista, tentojmë që ta ruajmë pozitivitetin, mundohemi të fokusohemi vetëm në gjërat qe janë pozitive tek një kandidat. Edhe kandidatët duhet të kenë kujdes që të mos e shpiejnë bisedën kah negativiteti sepse këto gjëra nuk u pëlqejnë as intervistuesve. Arsyetimet në intervista nuk janë të mira, nuk i rekomandoj, duhet ta ruajmë neutralen dhe pozitiven”, theksoi ai. Mos tingëlloni sikur e doni atë vend pune me çdo kusht. Ka shumë kandidatë të cilët gjatë gjithë intervistës e potencojnë se sa e duan atë vend pune, çka nuk rekomandohet të bëhet. Shkumbini thotë se punëdhënësve duhet t’iu bëni pyetje në intervista, të interesoheni edhe ju pak rreth tyre dhe jo vetëm ata rreth jush. Kjo konsiderohet si diçka që e balancon intervistën. Mos shkoni të papërgatitur. Ndër gjërat tjera që intervistuesit nuk rekomandojnë është edhe shkuarja të papërgatitur në intervista të punës, dmth, pa lexuar pak rreth kompanisë, kulturës së tyre, produkteve, etj. Mirëpo, rol të rëndësishëm luan edhe paraqitja. “Unë jam dëshmitar i shumë intervistave dhe kandidatët nuk i pyes nëse kanë njohuri për kompaninë ose jo sepse ne nuk e përmendim klientin, mirëpo në rastin tonë, pas intervistave të para kandidatët veç informohen për klientin dhe unë pres prej tyre që në fazat tjera të vijnë të informuar rreth kompanisë” . Ai nënvizoi se edhe  paraqitja duhet po ashtu të jetë në nivel. Kur flet për paraqitjen, ai thotë se duhet të jetë profesionale. Edhe pse kompanitë kërkojnë talentin, ka edhe kompani që i kushtojnë goxha rëndësi paraqitjes, ndaj është mirë të keni një prezantim të duhur. Mos flisni keq për punëdhënësin e kaluar. Ka edhe raste kur kandidatët fajësojnë kompaninë ose kolegët apo i tregojnë vetëm anët negative të kompanisë ku kanë punuar në të kaluarën. Kjo nuk do t’i pëlqejë punëdhënësit potencial. Ibraimi këtu thekson se të gjithë punëdhënësit në raste të tilla mund të mendojnë se si do të flisni ju në të ardhmen për ta, në rast se bëheni pjesë e kompanisë. “Kur ju pyesin se pse dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë, më e mira që mund të thoni është se jeni të interesuar për një përvojë të re, në një industri të re por assesi të flisni keq për kompaninë ku keni punuar” . Mos u ndjeni të rezervuar në pyetje të vështira. Një ndër pyetjet më të zakonshme në intervista të punës por njëkohësisht edhe më e vështira për kandidatët, është : “Cilat janë dobësitë tuaja?”. “Mos jepni përgjigje klishe, p.sh unë jam punëtor shumë i madh, në asnjë mënyrë mos e shndërroni dobësinë tuaj në aftësi,më mirë do të ishte nëse e tregoni një përvojë kur keni dështuar në një rast dhe pastaj e tregoni se si keni arritur ta menaxhoni apo çka keni mësuar prej asaj përvoje”. Mos lini përshtypje se do të punoni për një kohë të shkurtë. Diçka që punëdhënësit nuk e pëlqejnë është nëse ua krijoni përshtypjen se do të qëndroni vetëm afatshkurtë në një ambient të punës.  Kjo mund të jetë edhe më e dukshme në Kosovë, pasi që emigrimi është akoma i shpeshtë. “Një prej pyetjeve që zakonisht mund të shtrohet në intervista të punës është edhe ku e sheh veten kandidati në 3 apo 5 vitet e ardhshme, e ka edhe prej atyre që thonë se duan të largohen nga shteti, të studiojnë jashtë, të hapin ndonjë dyqan online, etj. Në bazë të përvojës time, një punëdhënës kur e merr dikënd në punë, pret që ai person nuk do të largohet nga puna të paktën 3 deri në 5 vite”. Mos pyesni për pagën. Si e fundit por jo më pak e rëndësishme është edhe kureshtja për pagën. Sipas Shkumbin Ibraimit, intervistat ndahen në disa faza, prandaj kandidatët duhet të kenë durim të presin fazën kur shtrohet në tavolinë edhe çështja e pagës. Krejt në fund, ai theksoi se një intervistë e mirë konsiderohet të jetë ajo intervistë që zgjatë 30 deri në 40 minuta ani pse varet edhe nga pozita e punës për të cilën intervistohet personi. Pas 45 minutave, ai thotë se intervista mund të kalojë në monotoni.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.