3 veprimet e përditshme të 102-vjeçares që akoma udhëheqë biznesin e saj

30 Maj '24

3 veprimet e përditshme të 102-vjeçares që akoma udhëheqë biznesin e saj
	 	 

Deborah Szekely këtë ka arritur moshën 102 vjeçare. Ajo jo vetëm se vazhdon rutinën e saj për t’i vizituar miqtë e saj dhe vazhdon të jetë si folesë në konferenca,  ajo gjithashtu punon tre herë në javë në resortin e fitnesit dhe spa-n që ajo bashkëthemeloi në vitin 1940.

“Kur u zgjova mëngjesin që mbusha 100 vjeç, e pashë që nuk ndryshoi asgjë, kështu që vazhdova të bëja të njëjtat gjëra,” tregon ajo për CNBC Make It.

“Nuk është një gjë që ti e bën. Është një pjesë e jetës, është diçka që automatikisht e di që duhet ta bësh. Nuk është një opsion.”

Ja tre praktika ditore që Szekely betohet në to dhe iu atribuohet për jetëgjatësinë e saj.

3 zakone të përditshme që kjo 102-vjeçare bën për të qëndruar e lumtur dhe e shëndetshme

  1. Lëviz çdo ditë

“Gjithmonë kam provuar të ec një milje në ditë, dhe numëroj hapat që ta di se kur e kam arritur. Nuk mund të fle në drekë nëse nuk kam bërë hapat e mi. Nuk është diçka strikte, thjesht është diçka që e bën. Ashtu si të zgjohesh në mëngjes”, thotë Szekely.

Këshilla e saj për ta bërë lëvizjen e përditshme më të lehtë për t'u arritur është “të gjesh miq që janë aktivë.”

“Jam hebreje, dhe kam një [mike që është një] murgeshë katolike që dëshiron të ecë. Dhe kështu ecim bashkë”, ka treguar ajo.

Zakone të ushtrimeve të Szekely-t janë më pak të pranishme sesa kur ishte më e re, por gjithsesi efektive, shpjegon ajo. Lëvizja natyrale përmes aktivitetit fizik me intensitet të ulët si ecja është një praktikë që njerëzit më jetëgjatë në botë e bëjnë shpesh.

Kur Szekely jetonte në Tahiti me familjen e saj, ajo shkonte me biçikletë në shkollë dhe kthehej në shtëpi për drekë. Ajo gjithashtu praktikonte rregullisht pilates si e rritur, dhe zotërimi i një resorti fitnesi i hynte në punë kur bëhej fjalë për të prioritizuar ushtrimet.

  1. Hani një dietë bimore

Szekely ka ndjekur një dietë kryesisht bimore që kur ishte fëmijë. “Jam peskateriane. Dhe në fakt kam qenë me fat që kurrë nuk kam ngrënë mish për shkak të prindërve të mi,” thotë ajo.

Zakonet e saj të të ngrënit përputhen ngushtë me dietën mesdhetare që prioritizon drithërat e plota, frutat dhe perimet, peshkun dhe të ngjashme.

Ja si duket një mëngjes, drekë dhe darkë tipike për Szekely:

  • Mëngjes: Kos, një banane dhe drithëra të plota
  • Drekë: “Gjithmonë kam një sallatë,” në shtëpi, thotë ajo. Por kur ha drekë në restorante, i pëlqen të provojë gjëra të ndryshme, shton ajo.
  • Darkë: “Dal shpesh,” thotë ajo, kështu që zgjedh midis peshkut, sallatës, një patate të pjekur ose provon diçka të re.

Në fazat e hershme të resortit dhe spa-së së saj të fitnesit, ajo ishte kuzhinierja kryesore dhe menaxhonte fermën. Dieta e saj përbëhej nga ushqime të freskëta që ajo i përfshinte në vaktet që shërbente atje.

  1. Shoqërohu dhe gjithmonë “mëso”

Kalendari shoqëror i Szekely-t është mjaft i ngjeshur.

“Kam bileta sezoni për çdo shfaqje që [Teatri Old Globe] ka në San Diego,” thotë ajo. “Shkoj shumë në teatër dhe e dua operën.”

Disa orë pas intervistës, Szekely mori pjesë në festën e saj të ditëlindjes, ku ajo ishte folësja e ftuar për dhjetëra miqtë e saj. Ajo gjithashtu flet në resortin e saj çdo të mërkurë dhe shoqërohet me mysafirët disa herë në javë.

Përveç aktiviteteve të saj shoqërore, Szekely gjithmonë kërkon të mësojë më shumë, dhe kërkimet për jetëgjatësi tregojnë se njerëzit që arrijnë moshën 80 dhe më tej mësojnë diçka të re çdo ditë. Szekely di katër gjuhë të ndryshme dhe zhytet në kultura të ndryshme.

“Gjermanishtja ime është e ndryshkur, por frëngjishtja ime është e shkëlqyeshme sepse mendoj shumë në frëngjisht [dhe] ëndërroj në atë gjuhë,” thotë ajo. “Dhe spanjisht, e flas çdo ditë.”

Nëse do të kishte një mesazh që Szekely do të dëshironte të të linte, “gjëja kryesore është: Të mësosh”./ AkademiPune

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2024 - KosovaJob LLC