Si ta tejkaloni refuzimin për punë dhe të vazhdoni tutje?

03 Mar, 2020

Si ta tejkaloni refuzimin për punë dhe të vazhdoni tutje?
	 	 

Refuzimi për një punë, mund të ndikojë shumë në vetëbesimin tuaj, sidomos nëse jeni refuzuar disa herë. Ndonëse refuzimi për një punë mund të jetë shenjë dështimi për shumë njerëz, duke menduar me objektivitet ata mund ta përdorin atë në mënyrë që të ndërtojnë bazat e tyre kryesore për t'u zhvilluar dhe gjetur përfundimisht një punë që u përshtatet atyre më së miri.

Për të pasur sukses dhe gjetur punën e ëndrrave nuk duhet të lejoni që pengesat në periudha të caktuara, t’iu ndalin për ta realizuar një gjë të tillë.

Si mund ta tejkaloni një refuzim për një punë?

Janë tri gjëra kryesore:

  • Tejkaloni problemin e refuzimit
  • Analizoni aplikimin tuaj
  • Filloni kërkimin e një pune të re.

Tejkalimi i problemit të refuzimit

Forma më e mirë për të tejkaluar këtë fazë është biseda me ndonjë familjar apo mik të ngushtë dhe t'i tregoni se si ndiheni. Ju në asnjë mënyrë nuk duhet ta humbni vetëbesimin. Mbajtja e një qëndrimi mendor pozitiv është shumë e rëndësishme pasi të jeni refuzuar nga një vend pune. Gjithashtu, mos harroni se ju nuk jeni i vetmi që jeni refuzuar për atë pozitë. Realiteti është se numri i njerëzve që refuzohen për punë shpesh tejkalon ata që marrin një ofertë.

Analizoni aplikimin tuaj

Rishikoni CV-në tuaj, nëse është e përditësuar dhe përfshin të gjitha kualifikimet dhe aftësitë që ju posedoni. Pyesni veten nëse mund të kishit bërë diçka ndryshe, gabimet që mund t’i keni bërë ndoshta edhe në intervistën e punës, në mënyrë që në mundësitë tjera që keni për punë të mos i përsëritni gabimet e njëjta.

Filloni kërkimin e një pune të re

Gjetja e opsioneve të tjera dhe marrja e përgjigjeve pozitive nga intervistuesit, do ta zbusë refuzimin që keni marrë paraprakisht. Prandaj, vazhdoni të aplikoni, ndërlidhni rrjetin dhe të punoni në planin tuaj afatgjatë të karrierës. /AkademiPune.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Cilës nga këto pajisje duhet t'i kushtoni vëmendje të veçantë për t’i optimizuar kampanjat me email?
    A
    Desktop
    B
    Tablet
    C
    Telefon
    D
    Të gjitha
  • Cili mund të jetë shkaku i një shkalle të lartë të heqjes së abonimit me email?
    A
    Përmbajtja e parëndësishme
    B
    Shumë emails
    C
    Email me përmbajtje të keqe
    D
    Të gjitha më sipër
  • Me cilën nga këto “subject lines” do të mund të performonit më mirë?
    A
    Lajme ekskluzive, oferta dhe video
    B
    Hej! 40% zbritje?
    C
    Buletini Javor
  • Kur personalizoni një email, cilën nga këto të dhëna nuk duhet ta cekni?
    A
    Emrin
    B
    Mbiemrin
    C
    Lokacionin
    D
    Të dhënat e kredit kartelës
  • Cila nga këto konsiderohet ndër elementet më të rëndësishme për marketing të suksesshëm nëpërmjet email?
    A
    Oferta/produkti
    B
    Subject
    C
    Mesazhi
  • Kur ju dërgoni email klientëve potencialë, të cilët mund të mos ju njohin, sa është mesatarja e hapjes së e-mailit tuaj?
    A
    1-2%
    B
    8-10%
    C
    20-30%
  • Cili duhet të jetë synimi i tekstit në subject të një e-maili?
    A
    Tërheqja e klientëve potencialë për ta hapur emailin
    B
    Tërheqja e klientëve potencialë për ta lexuar emailin
    C
    Tërheqja e klientëve për ta lexuar dhe reaguar në emailin tuaj
  • Plotësoni këtë fjali: "Reklamimi me email do të mund të gjenerojë ndjekës nëse është _____."
    A
    I qartë
    B
    I mençur
    C
    Plot me informacione
  • 57% e marrësve të emails e konsiderojnë një mesazh si "spam" nëse:
    A
    Përmbajtja e emailit nuk është relevante për nevojat e tyre
    B
    E-maili vjen nga dikush që nuk e njohin
    C
    Nuk priren të pranojnë emails nga ai dërgues
  • Sa është përqindja e emaileve komerciale që mund të kalojnë në “spam” të marrësit?
    A
    20%
    B
    30%
    C
    50%
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
CILËSITË E NJË LIDERI TË SUKSESSHËM
"Liderët bëhen të mëdhenj, jo për shkak të fuqisë së tyre por për shkak të aftësisë së tyre për t’i fuqizuar të tjerët" - John Maxwell Lidershipi ose udhëheqja është proces i ndikimit të një individi mbi një grup të caktuar njerëzish, në arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Me këtë nënkuptohet krijimi i raporteve reciproke mes liderit dhe grupit duke ndikuar realizimin e synimeve të një organizate nëpërmjet veprimeve të përbashkëta. Për një organizatë, lidershipi është shumë i rëndësishëm kur vjen puna tek procesi i organizimit dhe menaxhimit të situatave, zhvillimit apo mbarëvajtjes së punës në atë organizatë. Një lider duhet të jetë vizionar, të ketë për vizion arritjen e qëllimeve të përbashkëta por edhe të jetë i hapur ndaj grupit (pasuesve të tij) dhe të pranojë edhe pikëpamjet e pjesëtarëve të grupit. Procesi i lidershipit nuk duhet të përjashtojë as edhe një anëtar të grupit për të shfaqur vizionet dhe mënyren e tij të realizimit të qëllimeve. Christian Francis, Drejtor i Teleperformance Prishtina, në një intervistë për KosovaJob ka thënë se lidershipi është shumë i rëndësishëm për t’i përqëndruar njerëzit në atë që duhet bërë, prandaj sipas tij gjithmonë nevojitet një njeri që ta orientojë një grup njerëzish. “Në një punë ideale, lidershipi është i nevojshëm thjesht sepse njerëzit e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë dhe të bëjnë gjithçka mirë për të parën herë. Lidershipi dhe hierarkia janë të nevojshme për t’ i përqëndruar njerëzit në atë që duhet bërë dhe prandaj ata kanë nevojë për një person ose disa persona në kompani, që në fakt mund t’ua tregojnë të tjerëve rrugën apo t’iu japin direktiva se ku t’i fokusojnë përpjekjet e tyre, çka të përmirësojnë”, ka thënë ai. Sipas tij, secili njeri do të mund të punonte individualisht dhe mbase gjërat do të shkonin mirë mirëpo lidershipi shërben edhe për t’i motivuar të tjerët dhe sidomos nëse është duke u punuar në diçka që është shumë më e ndërlikuar, më e madhe, të cilën nuk mund ta menaxhojë një person i vetëm. Prandaj, nevojitet dikush që shpjegon se pse njerëzit duhet të kryejnë një punë të caktuar dhe pse ajo punë është e rëndësishme. Francis tha se shumë njerëz kur shkojnë në punë, nuk ia kanë idenë se pse janë duke e bërë atë punë, kësisoj duhet dikush t’ua rikujtojë atyre pse puna që po bëjnë është në të vërtetë e rëndësishme për të arritur objektivin e përgjithshëm të kompanisë. Cilat janë top karakteristikat e një lideri të mirë? Ndër cilësitë e një lideri të mirë në punë konsiderohen komunikimi i ideve, dëshira për të punuar me njerëz dhe të qenurit i besueshëm. Këtë pohim e mbështet edhe Francis. Ai tha se janë njerëzit ata që zgjedhin një lider dhe si i tillë ai duhet të jetë në gjendje të komunikojë me ta, të jetë gjithmonë i besueshëm dhe i hapur ndaj tyre. "Ndër cilësitë e para është të punohet shumë. Unë besoj se kjo është diçka që njerëzit thjesht e presin nga ju. Duhet të punoni shumë, edhe më shumë se njerëzit që ju rrethojnë.  Cilësi e dytë është të jeni në gjendje të komunikoni idetë, e treta është të pëlqeni të punoni me njerëz. Ju gjithnjë do të jeni në kontakt me njerëz, duhet t’i bindni se ju jeni personi i duhur për t’i udhëhequr sepse janë vetë njerëzit ata që e zgjedhin liderin e tyre.  Lideri nuk emërohet, njerëzit e zgjedhin atë. E që ata t’ju zgjedhin për lider të tyre, ju duhet të jeni në gjendje të komunikoni me ta dhe më e rëndësishmja është të jeni të besueshëm. Duhet t’i mbani të gjitha premtimet e juaja por gjithashtu t’u tregoni njerëzve rregulla të qarta dhe atë që prisni prej tyre”.Liderët kanë edhe shumë përgjegjësi sepse marrin vendime edhe për të ardhmen e njerëzve. Francis për KosovaJob sqaroi se një lider i mirë duhet të jetë edhe i drejtë. Patjetër që interesi i kompanisë duhet të merret parasysh por edhe i njerëzve gjithashtu. Jo të gjitha vendimet janë të mirëpritura nga njerëzit që punojnë për një kompani të caktuar prandaj ai theksoi se atyre duhet t’iu krijohet bindja se kompania ka edhe interesat e tyre në mendje dhe jo vetëm interesat e veta. Liderët duhet të jenë të gatshëm të kontribuojnë në çdo rrethanë në punën e tyre. “Liderët e mëdhënj në histori gjithnjë kanë qenë njerëz të cilët e kanë sakrifikuar tërë jetën e tyre për një kauzë, pa marrë parasysh sigurinë e tyre personale apo gjëra të tjera ”, tha Francis. Problemi tek liderët e rinj është bindja se janë të përsosur Të rinjtë kryesisht mendojnë se nuk bëjnë gabime. Këshillat që jep Francis për të gjithë të rinjtë është të kenë dëshirë të përmirësohen vazhdimisht dhe të mos hezitojnë të kërkojnë komente lidhur me punën të cilën e kryejnë. “Gjëja më e rëndësishme për të rinjtë është që të vazhdojnë të përmirësohen dhe të marrin komente rregullisht se si po e bëjnë një punë, është shumë e rëndësishme që të rinjtë të kenë parasysh se nuk janë të përsosur kur janë të rinj. Kur unë isha i ri, dikund 30 ose 35 vjeç, besoja se gjithçka ishte e përkryer dhe mendimi im ishte i duhuri. Mendoj që problemi më i madh që liderët e rinj kanë është se ata nuk dëgjojnë dhe hyjnë në dhomë me një ide të qartë rreth problemit dhe si ta zgjidhin atë, derisa kurrë nuk mund të dihet se cili është saktësisht problemi dhe si të zgjidhet”. Si rol kryesor të liderëve, Francis përmendi lehtësimin e komunikimit rreth problemit dhe daljen me një sërë zgjidhjesh, ku të gjithë mund të japin një kontribut dhe jo thjesht të hyjnë në dhomë duke menduar se veç e kanë planin në duar. Shumica e njerëzve mendojnë që lidershipi është të qëndrosh i pari, duke u treguar të tjerëve se cili është plani por një udhëheqje e mirë sipas tij është kur diskutohet edhe me njerëz të tjerë që dinë më mirë dhe më pas zbatohet zgjidhja e gjetur së bashku me ekipin. “Problemi i dytë që kanë udhëheqësit e rinj është se ata janë tepër optimistë, mendojnë se kurrë nuk do të bjerë shi, se asgjë nuk do të shkojë keq dhe pastaj zhgënjehen nëse dicka nuk shkon siç duhet. Kjo është diçka, në të cilën udhëheqësit e rinj kanë nevojë të punojnë, jo të gjithë por shumica e tyre. Këshilla e fundit është investimi në karrierë, liderët e rinj duhet të përpiqen të përmirësojnë rezultatet dhe të kërkojnë koment mbi punën e tyre. Shumica e njerëzve nuk duan të dëgjojnë komente sepse mund të jenë negative, të gjithë kanë frikë nga refuzimi dhe kjo është një nga disavantazhet që kanë udhëheqësit e rinj”, përfundoi ai.
Lexo më shumë
7 punë për njerëzit që e duan leximin
Për të pasur një karrierë të suksesshme, duhet të jeni duke e bërë punën që e doni apo diçka që keni pasion. Nëse kohën tuaj më të mirë e kaloni duke lexuar ndonjë libër, apo jeni prej atyre njerëzve që leximin e kanë pjesë integrale të jetës, atëherë mbase duhet ta shqyrtoni një karrierë që ju mundëson të jeni vazhdimisht afër librave. Ka shumë punë që ju mundësojnë të diskutoni rreth librave, të shkëmbeni mendime me të tjerët, të merreni me punime, me shkrime të ndryshme, të diskutoni për letërsinë, etj. Ne ju sjellim disa prej këtyre punëve. Libërshitës Ndër punët e para në listën tonë është libërshitës. Nëse përpos leximit, dëshirë tjetër e madhe e juaja është edhe të flisni me të tjerët rreth librave dhe të shkëmbeni mendime, atëherë ideale do të ishte të konsideroni hapjen e librarisë tuaj. Bibliotekar Një tjetër profesion që mund ta konsideroni nëse jeni libradashës është të punoni si bibliotekar. Aktiviteti kryesor në këtë punë është kryerja e shërbimeve në bibliotekë dhe menaxhimi i saj. Një bibliotekar ka për detyrë t’i asistojë njerëzit rreth materialeve apo informacioneve që ata kërkojnë, për arsim, shëndetësi, punë ose tematika tjera.   Lektor Një lektor merret me redaktimin e materialeve të shkruara për t’i përshtatur ato, për të korrigjuar stilin, për t’u siguruar që materiali është i lirë nga gabimet e mundshme si dhe për të ndikuar në përmirësimin e lexueshmërisë. Prandaj, nëse leximin e librave e keni më shumë se hobi, puna si lektor do të ishte po ashtu e duhur për ju. Recensues i librave Kjo punë mund të jetë edhe një punë dytësore sepse si recensues i librave jo gjithmonë kërkohet të punohet me orar të plotë. Në këtë punë, ju mund të fitoni para shtesë dhe në të njejtën kohë të bëni një punë që e doni. Një tjetër gjë e mirë që vjen si recensues i librave është se autorët e librave shumë shpesh ua dhurojnë librat e tyre recensuesve. Narrator i audiolibrave Edhe puna si narrator i audiolibrave ua mundëson ndërlidhjen e pasionit dhe dashurisë për librat me një punë që do ta doni dhe nga e cila mund të siguroni edhe të ardhura njëkohësisht. Arkivist Nëse jeni prej atyre njerëzve që keni aftësi të mira organizuese, e keni pasion mirëmbajtjen e librave, dorëshkrimeve, sistemimin e tyre, atëherë duhet ta konsideroni karrierën si arkivist. Këtë profesion mund ta ushtroni nëpër spitale, universitete, muze, biblioteka e shumë vende të tjera. Avokat Ndonëse profesoni i avokatit mund të tingëllojë si profesion i një natyre më ndryshe, e vërteta është se avokatët duhet të lexojnë jashtëzakonisht shumë. Prandaj, në listën tonë të punëve më të mira për ata që e kanë pasion dhe e duan leximin është edhe avokat.
Lexo më shumë
Si të gjeni punë edhe pa pasur përvojë pune?
Shumë njerëzve iu duhet kohë e gjatë që të marrin një vendim rreth karrierës së tyre apo edhe të gjejnë një vend pune. Kjo është akoma më e vështirë kur nuk keni përvojë pune apo jeni në fillim të karrierës. Gjetja e një pune të re nuk është një proces shumë i thjeshtë. Mirëpo, ka disa mënyra se si mund të kyçeni në treg të punës edhe nëse nuk keni përvojë.   Praktikat me pagesë Hulumtoni rreth praktikave me pagesë, apo thjesht kontaktoni një kompani të caktuar dhe shprehni dëshirën për të kryer një praktikë në atë kompani. Praktika është një mënyrë shumë e mirë për të filluar karrierë, edhe pa pasur kualifikime. Duke e kryer një praktikë, ju mund të fitoni goxha njohuri në një fushë të caktuar. Ka edhe raste kur të rinjve iu duhet medoemos të kryejnë një praktikë, vetëm për t’u bërë pjesë e kompanisë. Edukimi Në disa profesione të caktuara nevojitet patjetër edukim dhe kualifikim i duhur. P.sh profesionet si mjek, profesor, jurist, nuk mund të ushtrohen në rast se nuk e keni arsimimin e nevojshëm. Për fat të mirë, shumë fusha ose sektorë, nuk kanë nevojë për kualifikime dhe ka shumë mënyra tjera për t’u futur në profesion. Mirëpo, të keni edhe një kualifikim është gjithmonë diçka e mirë për karrierën tuaj. Punët vullnetare Vullnetarizmi mund t’iu japë përvoja shumë të vlefshme. Duke bërë punë vullnetare, mund ta njihni veten më mirë dhe të krijoni disa veti që mbase mund të mos i keni pasur më herët. Vullnetarizmi, gjithashtu mund t’iu ndihmojë që në të ardhmen ta keni më të lehtë ta merrni vendimin nëse dëshironi ta bëni një punë të caktuar ose jo. Duke qenë vullnetarë, ju do të krijoni edhe një rrjet të gjerë njerëzish. Rrethi i njerëzve që njihni Shpeshherë, punëdhënësit dinë të jenë edhe shumë kërkues në lidhje me kandidatët, kualifikimet apo përvojat e tyre. Ajo çka shumë njerëz e anashkalojnë, është ruajtja e kontakteve. Rrethi i njerëzve që keni krijuar ndër vite, mund t’iu ndihmojë të kyçeni në një fushë për të cilën keni interes. Prandaj, ruani kontaktet me njerëz. Aftësitë tuaja Identifikoni se cilat janë ato aftësi që ju posedoni dhe që mendoni se do të mund t’iu shërbejnë shumë mirë në karrierë. Nënvizoni të gjitha aftësitë në CV-në tuaj, elaborojeni se përse këto aftësi iu bëjnë një kandidat të duhur për pozitën që ofrohet. Kur krijoni CV-në, mundohuni ta vini veten në pozitën e atyre që do t’iu intervistojnë. Pse mendoni që ata duhet t’iu punësojnë juve? Kjo duhet të reflektojë gjithçka që shkruani në CV dhe në letrën e motivimit, si dhe ato që do të thoni në intervistën e punës. Rregullimi i CV-së tuaj Të gjithë punëdhënësit dëshirojnë të dinë historitë e kandidatëve që i intervistojnë. Ju mund të flisni rreth kurseve në të cilat keni marrë pjesë, trajnimeve, seminareve, etj. Mos harroni se punëdhënësit jo gjithmonë kërkojnë përvojë pune. Shumë prej tyre, përqëndrohen tek aftësitë e kandidatit për të sjellë diçka të re në kompani.
Lexo më shumë
Viti 2020, mundësi për një karrierë të re
Tashmë kemi hyrë në vitin 2020, dhe fillimi i vitit gjithmonë është një periudhë e mirë për të filluar me gjëra të reja. Për shumë njerëz, ky vit mund të jetë një mundësi për të nisur edhe një karrierë të re.  Nëse ndër qëllimet tuaja për vitin 2020 është gjetja e një pune të re, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme. 1. Përgatiteni një CV profesionale CV-ja është dokumenti i parë nëpërmjet të cilit një punëdhënës njoftohet me ju. Për ta sjellë intervistën dhe punën më pranë, duhet të keni një CV profesionale. Kujdesuni që ta keni një CV të strukturuar mirë, ku përfshihen të gjitha të dhënat që duhet t'i dijë një punëdhënës rreth jush. 2. Shkruani mirë një letër të motivimit Jo gjithmonë është e mjaftueshme të keni një CV të mirë për ta fituar punën që dëshironi. Letra e motivimit po ashtu luan një rol të rëndësishëm kur është në pyetje përzgjedhja për një vend pune. Të gjithë punëdhënësit duan të dinë rreth motivimit të një kandidati për t’u bërë pjesë e një kompanie. Para se të nisni shkrimin e letrës së motivimit është thelbësore të njihni strukturën e saj - pra çka duhet të përmbajë ajo letër. 3. Përgatituni për intervistë Në mënyrë që t’i rrisni gjasat për t’u punësuar në këtë vit, kushtoni rëndësi përgatitjes për intervista të punës në të cilat mund të ftoheni. Përgatitja për intervistë duhet të jetë fillimisht psikologjike. Disa pyetje tashmë veç janë bërë të njohura në intervista të punës, ndaj, për të lënë një përshtypje të veçantë tek intervistuesit, mundohuni të jepni përgjigjet e duhura në pyetjet e zakonshme që bëhen në intervista të punës. Ndër tjera, keni parasysh se edhe paraqitjes së jashtme duhet t’i kushtohet rëndësi. Veshmbathja në intervista të punës krijon përshtypjen e parë për shumë punëdhënës.  4. Filloni një praktikë ose kyçuni në punë vullnetare Përfshirja në punë praktike mund të jetë një mundësi shumë e mirë për t’u bërë pjesë e një kompanie të caktuar, në një pozitë të caktuar. Puna vullnetare gjithashtu është një tjetër mënyrë për të krijuar një karrierë të suksesshme këtë vit. Sot, puna vullnetare njihet edhe si përvojë pune. Mundësitë për punë vullnetare në Kosovë nuk janë të pakta dhe duke shërbyer në fusha të ndryshme, ju do të arrini të rriteni profesionalisht dhe në të ardhmen të mund të kyçeni në punët ku e shihni veten më mirë dhe më të përgatitur.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.