Rrjetet sociale janë kudo. Një punëdhënës do ta kishte të vështirë të gjente një punonjës pa ndonjë formë të pranisë në mediat sociale. Dhe ndonjëherë shkak i keqpërdorimeve “online” njerëzit edhe janë pushuar nga puna. Nga frika e humbjes së punës, shumë njerëz shmangin fare postimin e ndonjë gjëje në internet në lidhje me punën e tyre.
Derisa punëdhënësit definitivisht nuk duan që punonjësit e tyre të postojnë gjëra negative ndaj tyre në internet, mungesa totale e gjërave mund të ketë gjithashtu efekte negativ. E bukura në rrjetet sociale është se një postim i vetëm mund të fuqizojë markën e organizatës suaj dhe t'i tregojë rrjetit tuaj se kush është me të vërtetë kompania juaj dhe çfarë përfaqëson ajo.
Pra, nëse vërtet ju pëlqen të punoni për industrinë të cilës i shërbeni dhe dëshironi të ndani përvojat tuaja në rrjetet sociale, atëherë bëjeni! Ju kaloni shumicën e ditëve në punë, kështu që sfera juaj e punës bëhet një komponent i madh i jetës suaj. Për ata që e kanë pyetur ndonjëherë veten se cili ishte informacioni "i sigurt" për të postuar në llogaritë tuaja personale të mediave sociale në lidhje me punën, këtu janë pesë shembuj.
- Ngjarjet e kompanisë
Çdo gjë duke filluar nga festat e kompanisë, gatimet, daljet në restorante dhe ngjarjet e festave janë mënyra të shkëlqyera për të zbuluar se ju në punën tuaj dini të argëtoheni dhe ta kryejni punën. Kjo gjithashtu përcjell një frymë ekipore, unitet dhe një kulturë pozitive. Njoftoni rrjetin tuaj se punoni për kompaninë më të mirë në botë!
- Përgëzimet
Nëse një koleg/e bën një njoftim sapo është promovuar brenda kompanisë, ose nëse një nga menaxherët që ka bërë shumë për kompanin është duke festuar 20 vjet me kompaninë, atëherë në këto raste ia vlen të përgëzohen në llogaritë tuaja të rrjetve sociale.
- Urimet për ditëlindje
Shumica e njerëzve i duan ditëlindjet e tyre dhe ndihen të lumtur kur dikush kujton ditën e tyre të veçantë. Shkoni një hap më tej duke ndarë diçka të jashtëzakonshme për atë person ose duke dhënë një kompliment të sinqertë. Ata do t'ju falënderojnë sinqerisht për lavdërimet.
- Po punësojmë
Kjo funksionon më mirë nëse puna juaj po punëson publikisht për individë të kualifikuar. Ju mund të përmendni shkurtimisht detajet në postim derisa zbuloni vendin ku ato mund të drejtohen në faqen e kompanisë për informacione specifike. Është shumë e mundur që kandidati perfekt për pozicionin të jetë brenda rrjetit tuaj. Ndani lajmin e mirë! Dhe nëse jeni duke postuar gjithmonë gjëra kaq të mrekullueshme për punën, kush nuk do të dëshironte të bashkohej me ekipin tuaj?
- Sponsorizimet e komunitetit
A është organizata juaj e përfshirë në ndonjë ngjarje të ardhshme bamirësie në komunitet? Shpërndaje këtë! Duke vepruar kështu, ju po ndihmoni kompaninë tuaj të zbulojë një imazh pozitiv me të cilin njerëzit do të ishin të lumtur të bënin biznes, sepse ata janë të përfshirë në mënyrë aktive në shërbimin e publikut./ AkademiPune