Sa ka rëndësi në punësim posedimi i një profili në LinkedIn?

28 Feb, 2020

Sa ka rëndësi në punësim posedimi i një profili në LinkedIn?
	 	 

LinkedIn është një rrjet profesional i mediave sociale, ku përdoruesit krijojnë profile që theksojnë përvojën e tanishme dhe të mëparshme të punës. LinkedIn po ashtu ju mundëson të shpërndani informata në lidhje me punë me përdorues të tjerë, si dhe të keni një listë online të kontaktuesve tjerë. A e dini se LinkedIn, si platformë ekziston më përpara se Facebook, Twitter, Snapchat dhe Instagram? Kohëve të fundit LinkedIn ka një shpërndarje të madhe me mbi 500 milion përdorues në mbarë botën.

Profili juaj në LinkedIn është aspekt shumë i rëndësishëm se si paraqiteni online. Ju mund ta përdorni atë për t'u lidhur me njerëzit në rrjetin tuaj. Rekrutuesit shpesh e përdorin atë për t'ju gjetur kur janë duke kërkuar kandidatë potencial që i përgjigjen kërkesave të një kompanie të caktuar.

Profili juaj përfshin detaje në lidhje me kualifikimet tuaja të punës, historinë e punësimit, arsimin, aftësitë dhe përvojën. Për të përfituar sa më shumë nga LinkedIn, është e rëndësishme të bëni profilin tuaj të LinkedIn sa më gjithëpërfshirës dhe bindës.
Nëse doni që profili juaj në LinkedIn të duket sa më profesional dhe i përditësuar, është mirë që t’i ndjekni këto rregulla:

1. Shkruani një profil gjithëpërfshirës

Nëse ende nuk keni krijuar një profil, atëherë është koha ta bëni një gjë të tillë. Është e rëndësishme që profili juaj të jetë i kompletuar, i detajuar mirë dhe i lexueshëm. Ju duhet ta konsideroni profilin tuaj të LinkedIn si një CV tuaj online. Profili duhet të ketë të gjitha informatat e ngjajshme që i keni të shkruara në CV-në tuaj.

2. Theksoni përvojën tuaj në përmbledhje

Te pjesa e përmbledhjes së profilit tuaj është një mënyrë e shkëlqyeshme për të theksuar atë që ju bënë unik dhe të domosdoshëm për tregun e punës. Mos harroni titullin, pasi është në krye të faqes kur dikush shikon profilin tuaj. Po ashtu, është e rëndësishme të përmendni çertifikatat profesionale që i keni marrë nga trajnimet paraprake, aftësitë gjuhësore ose arritjet kryesore.
Sa më profesional të jetë profili juaj, aq më shumë shtohen gjasat që të kontaktoheni nga ndonjë rekruter apo kompani serioze.

3. Shfaqni aftësitë tuaja

Profili juaj ka gjasa më të mëdha të shikohet nëse aty përfshihen aftësitë tuaja. Përqendrohuni në aftësitë që nxjerrin në pah asetet tuaja më të forta dhe që janë më të rëndësishme për qëllimet tuaja të karrierës. Këtë mund ta bëni duke lexuar përshkrimet tuaja të kaluara të punës, ose duke hulumtuar përshkrimet e vendeve të punës që ju kërkoni. Po ashtu, mund të përfshini ndonjë fjalë kyçe që përshkruan aftësitë dhe përvojën tuaj.

4. Kërkoni rekomandime

Rekomandimet nga njerëzit me të cilët keni punuar kanë shumë peshë. Një mënyrë për të marrë rekomandime është që edhe ju t'i jepni ato. Kur ju rekomandoni një anëtar të LinkedIn, ju po dëshmoni për kualifikimet e tyre dhe njerëzit pëlqejnë të rekomandohen. Prandaj nëse ju rekomandoni të tjerët, mundësitë janë të mëdha që edhe ata t’ju rekomandojnë. /Akademi Pune

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Një koleg po dëgjon muzikë me zë të lartë në kompjuterin e tij. Si reagoni ju?
    A
    Filloni të këndoni bashkë me të
    B
    Merrni ndëgjuset tuaja dhe e injoroni situatën
    C
    Lëshoni edhe ju muzikë në kompjuterin tuaj
    D
    Me mirësjellje i kërkoni të dëgjojë këngën me ndëgjuset e tij
  • Jeni në një drekë biznesi me kolegët dhe shefin tuaj. Kur vjen koha për të porositur, çka bëni ju?
    A
    Kërkoni vetëm një pije të ftohtë
    B
    Shikoni çka kanë porositur të tjerët dhe merrni diçka ngjashëm
    C
    Nuk iu intereson, porosisni çka të dëshironi
    D
    Porosisni si zakonisht
  • Cila nga të mëposhtmet e karakterizon një e-mail të mirë?
    A
    Shkrimi me shkronja të mëdha
    B
    Përcjellja e fotografive qesharake
    C
    Shkrimi konciz
    D
    Përfshirja e njerëzve të panevojshëm në email
  • Sonte, ështe festa vjetore e zyrës suaj, e cila mbahet në një ambient të hapur. Ju duhet të:
    A
    Praktikoni qëndrimin tuaj
    B
    Të mos flisni asgjë përpos biznesit
    C
    T'i shmangeni thashethemeve të punës. Ta shijoni festën!
    D
    Të mos shkoni fare
  • Shkoni tek frigoriferi dhe shihni se një koleg e ka provuar ushqimin tuaj. Si reagoni?
    A
    E shkruani emrin tuaj në ushqim për herën tjetër
    B
    Vëni një aparat për të kapur personin që ka provuar ushqimin tuaj
    C
    I pyesni të gjithë nëse e dinë kush e ka provuar ushqimin
    D
    Nuk hani atë ditë
  • Kolegu juaj ka një diskutim në telefon i cili mund të dëgjohet nga të gjithë. Çka bëni ju?
    A
    Mundoheni ta injoroni bisedën në maksimum
    B
    Ndërhyni me këshillën tuaj
    C
    Merrni shënime për çka po flitet
    D
    Ankoheni për dekoncentrim
  • Në zyrë keni një printer. Derisa e përdorni, thyhet. Çka bëni ju?
    A
    Largoheni qetësisht
    B
    E shqelmoni
    C
    E raportoni problemin dhe e shkruani një letër që printeri nuk punon
    D
    Tregoheni indiferent ndaj situatës
  • Nuk po pajtoheni në një pikë me shefin tuaj gjatë një mbledhjeje. Ju:
    A
    E thoni kundërshtimin tuaj para të gjithëve
    B
    Me mirësjellje nuk pajtoheni dhe sugjeroni një alternativë tjetër
    C
    Kërkoni të takoheni personalisht me shefin
    D
    Ankoheni tek bashkëpunëtorët tuaj pas shpinës së shefit tuaj
  • Ku duhet të presin familjarët ose shokët të cilët iu vizitojnë në punë?
    A
    Në pjesën e pritjeve, dhomën e pauzave apo në kafiteri
    B
    Në zyrën e ndonjë kolegu i cili është jashtë për momentin
    C
    Në terrasë
    D
    Jashtë objektit të punës
  • Kënga juaj e preferuar është në radio. Ju:
    A
    Vallëzoni rreth zyrës me muzikë me zë të lartë
    B
    E dëgjoni këngën me zë të lartë
    C
    Dëgjoni këngën me zë të ulët pa i penguar tjerët
    D
    Nuk reagoni dhe vazhdoni punën
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
GABIMET QË DUHET SHMANGUR GJATË NJË INTERVISTE PUNE PËRMES TELEFONIT
Tashmë e keni dërguar CV-në tuaj. Çka mbetet është të prisni telefonatën nga kompania në të cilën keni aplikuar. Kandidatët që duan të bëhen pjesë e një kompanie apo institucioni konkret është e rëndësishme që të njohin disa aspekte themelore që kanë të bëjnë me intervistën dhe metodat e tjera që një punëdhënës mund të praktikojë, me kusht që një person ta bëjë pjesë të kompanisë së tij. Shpeshherë kompanitë e ndryshme përdorin në fillim metodën e intervistimit nëpërmjet telefonit para se t’i ftojnë kandidatët për një intervistë fizikisht. Intervistat e punës nëpërmjet telefonit kryesisht zgjasin deri në 15 minuta dhe u shërbejnë rekruterëve të kuptojnë nëse një kandidat është i përshtatshëm për punën që po kërkohet. Në momentin që dëshironi të aplikoni për një vend pune duhet të keni kujdes të ecni në mënyrën më të sigurt të mundshme që nga hapat e parë të aplikimit e deri në ata përfundimtar që kanë të bëjnë me përzgjedhjen nga ana e punëdhënësit. Dërgimi i dokumentacionit të nevojshëm, thirrja për t’u bërë pjesë e intervistës, testimi nëpërmjet telefonit, përshkrimi i detyrave të punës dhe përzgjedhja e kandidatit jo vetëm që kërkojnë përgatitje të nevojshme profesionale por në të shumtën e rasteve mund të paraqiten edhe si situatë mjaft stresuese për kandidatin që pretendon të bëhët pjesë e kompanisë ku edhe synon të ndërtohet profesionalisht. Prandaj, në këtë artikull do të elaborohen disa aspekte që kanë të bëjnë me gabimet të cilat kandidati i interesuar për pozitën përkatëse duhet medoemos t’i shmang. Rekruterë të ndryshëm tregojnë se edhe nëpërmjet zërit ata janë të aftë të kuptojnë nëse se një kandidat  është i përshtatshëm për pozitën që është dhënë. Rekruterja Zanë Havolli, nga kompania e rekrutimit HumanPower jep disa këshilla për të gjithë kandidatët që po presin një thirrje nga kompania ku kanë aplikuar. Ajo thotë se një thirrje telefonike nuk është gjithnjë veç ftesë për intervistë ngase jo gjithherë do të keni shansën që pas telefonatës të ftoheni për intervistë edhe fizikisht. „Shfaqja e mirësjelljes është një ndër gjërat më të rëndësishme në kontaktin e parë me një kandidat e sidomos kur akoma nuk kemi rënë dakord për një takim. Kur takohesh fizikisht me një kandidat patjetër që dallon shumë nga një telefonatë dhe për këtë arsye është më e rëndësishme të ndërtohet afërsi dhe njëfarë besimi gjatë bisedës. Kandidatët duhet të vënë theksin tek rëndësia që ka kjo punë dhe pse kjo kompani është interesante per ta . Po ashtu, luan shumë rol edhe  interesimi i kandidatit rreth hapave të mëtutjeshëm. Sa më pozitiv që është një kandidat, aq më të mëdha janë shancat për të ngelur në kujtesën e një rekruteri“, ka thënë Havolli. Ndër këshillat e tjera që ajo jep, është t’i kushtohet vëmendje asaj se çka po flitet gjatë bisedës në mënyrë që diskutimi të mos shoqërohet me pauza në përgjigje nga ana e kandidatit ngase kjo mund të ndikojë në një përformancë më të dobët të tij. Sipas saj, motivimi i kandidatit vërehet nëse ai nuk tenton të jetë i pari të ndërpresë bisedën. Pra nëse biseda zgjat më shumë, probabiliteti që ai kandidat të jetë më afër punësimit është gjithnjë më i lartë. Bazuar në përvojën e saj në rekrutim, Havolli theksoi se stresi është dicka e kuptueshme dhe vërehet qoftë edhe përmes telefonit por nuk është diçka që zbret pikët e një kandidati. „Është normale që të mund të keni pak stres para një thirrjeje të tillë por ajo nuk zbret pikët tuaja, pasi ky është një hap i rëndësishëm i cili mund t’ju sjellë më afër punës suaj të ëndrrave. Këshilla ime do të ishte t’i kushtohet vëmëndje asaj se cka po flitet gjatë bisedës, dhe të mos ngatërrohet nga pyetja në pyetje apo biseda të karakterizohet me pauza apo përgjigje të shkurta. Nga përvoja ime si rekrutere, unë e vërej shumë shpejt nëse një kandidat është i përshtatshëm për pozitën të cilën ka aplikuar dhe mendoj që sa më shumë  të zgjasë biseda aq më të mira do të jenë shancat për të kaluar nëpër procesin e aplikimit. Mënyra se si flet një kandidat nëpërmjet telefonit me bën të zbuloj shumë rreth tij si psh qëllimet, vlerat dhe motivimi që e karakterizon atë“, Ajo nënvizon se një rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet edhe të folurës, pra kandidatët duhet të kujdesën që të flasin sa më rrjedhshëm dhe të përçojnë qartë atë që duan apo mendojnë në lidhje me punën që kanë aplikuar. Sipas saj, shumica e njerëzve zakonisht flasin shumë shpejtë dhe në këtë rast është mirë t’i kushtohet vëmendje edhe frymëmarrjes që të mos transmetohet shumë pasiguri tek rekruteri. Gjatë intervistës me KosovaJob, Havolli vuri theksin tek disa nga gabimet më të zakonshme që shumica e kandidatëve i bëjnë gjatë intervistimit me telefon. Ndër to, ajo përmendi edhe diskutimin e pagës me rekruterin, çka sipas saj konsiderohet e papranueshme meqë është diçka që duhet të diskutohet në një takim përballë. Gjithashtu, ajo këshillon kandidatët të mos e ndërrojnë numrin e tyre të telefonit sepse ka shumë raste kur ata e kanë ndërruar numrin e telefonit pasi që kanë aplikuar dhe si rrjedhojë kanë humbur mundësinë e intervistimit. Ndonëse kompania e dërgon ftesën për intervistë edhe nëpërmjet email, rekruterja Havolli u rekomandon kandidatëve të mbajnë shënime rreth kësaj meqë jo çdoherë email mund të shërbejë si një përkujtues i mirë. Që intervista të përmbyllet me sukses është shumë e rëndësishme mënyra se si përfundohet biseda.  Kandidatëve u sugjerohet ashtu siç e kanë nisur me mirësjellje edhe ta mbyllin bisedën. Pra, të përdorin fjali të tilla si "Ju falemnderit për bisedën e mirë“, apo diçka ngjashëm.
Lexo më shumë
8 PROFESIONET MË TË MIRA PËR NJERËZIT INTROVERTË
Për dallim nga personat ekstrovertë të cilët përshkruhen si njerëz komunikativë dhe shumë të shoqërueshëm, introvertët kryesisht konsiderohen njerëz më të mbyllur në vete, më të turpshëm, më fjalëpak apo më përzgjedhës në shoqëri.   Edhe në ambientet e punës, introvertët ka gjasa të paragjykohen sepse ndonjëherë mund të mos tregojnë shumë entuziazëm apo të mos bëjnë ndonjë përpjekje për të qenë më bashkëpunues - si të tillë cilësohen anti-social, e nganjëherë edhe të ngadalshëm. Mirëpo, introvertët punën më të mirë e kryejnë duke qenë të pavarur dhe në qetësi, dhe pavarësisht teorive ata jo gjithmonë janë të turpshëm apo shumë të pashoqërueshëm. Personalitetet introverte kanë nevojë të mendojnë më shumë para se të flasin apo të nxjerrin ndonjë përfundim, kanë nevojë për më shumë përqëndrim dhe ndonjëherë edhe të rrinë vetëm për t’u mbushur me energji. Introvertët mund të kenë karrierë të sukseshme në shumë profesione. KosovaJob ju sjellë disa nga punët më të mira që mund t’iu përshtaten njerëzve introvertë. Kontabilistë. Ata janë të gatshëm të menaxhojnë shumë mirë të dhënat, raportet financiare, politikat e llogaritjes etj. Psikologë. Introvertët janë gjithmonë të gatshëm për të dëgjuar pafund. Kësisoj, puna me njerëz të cilët mund të kenë probleme me depresion, me ankth, çrregullime në ushqim, autizëm apo në përgjithësi probleme mendore, është ideale për introvertët. Krijues përmbajtjesh / shkrimtarë teknik. Introvertët konsiderohen shumë kreativë. Ata mund të jenë të aftë të krijojnë shkrime të stileve të ndryshme. Shkrimtarët teknik mund të përgatisin manuale, artikuj të ndryshëm, dokumente procedurale, etj. Redaktorë. Të qenurit detajist, është një tjetër tipar i këtij personaliteti. Ata mund të jenë shumë të zotë në përmirësimin e gramatikës apo gabimeve në stilet e shkrimit dhe rregullimin e tyre para publikimit. Dizajnerë grafik. Duke qenë më fjalëpak dhe kreativë, introvertët mund të arrijnë t’i komunikojnë shumë mirë idetë dhe të përcjellin mesazh nëpërmjet vizualizimeve, mjeteve të ndryshme digjitale si websiteve, aplikacioneve, posterëve etj. Programerë dhe inxhinierë softuerësh. Introvertët e duan pavarësinë. Puna si programer i përshtatet një njeriu introvert. Ata mund menaxhojnë sigurinë dhe funksionimin e sistemeve të informacionit të një organizate.  Bibliotekistë. Introvertët më se shpeshti përshkruhen edhe si libradashës. Kohën më cilësore e kalojnë duke lexuar libra të zhanreve të ndryshme. Prandaj, puna në bibliotekë do t’i përshtatej shumë mirë një introverti sepse ata janë shumë të gatshëm të ndihmojnë në gjetjen e librave dhe informacioneve si dhe të mbikqyrin më shumë kënaqësi aktivitetet apo ngjarjet në biblioteka. Menaxherë të rrjeteve sociale. Një introvert mund të planifikojë, zhvillojë kampanja dhe të krijojë përmbajtje për rrjete sociale më mirë se të gjithë njerëzit e tjerë.
Lexo më shumë
Çka nuk duhet të bëni në intervista të punës?
Në intervista të punës, qëllimi kryesor i të gjithë kandidatëve është të lënë një përshtypje të mirë që të ngelin në mendjen e rekruterit ose punëdhënësit, dhe si rrjedhojë ta marrin atë vend pune. Po aq sa është e rëndësishme të përgatiteni se si t’i përgjigjeni disa pyetjeve të mundshme, ju duhet të keni parasysh edhe se çka duhet të shmangni në intervistë, pra cilat veprime nuk duhet t’i bëni apo çka nuk duhet të thoni. Bashkëthemeluesi i kompanisë së rekrutimit, Mercurius Consulting, Shkumbin Ibraimi, njëkohësisht rekruter me përvojë, në një intervistë për KosovaJob, foli rreth disa shprehive të cilat kandidatët duhet t’i shmangin në intervista të punës. Vonesa në intervista të punës. Në një intervistë pune duhet të respektohet orari që iu është caktuar. Kandidatët që vonohen do të japin sinjalin se mund të mos jenë profesional dhe nuk kanë diciplinë. Ibraimi këshillon kandidatët që të jenë aty 5 ose 10 minuta më herët.“Menaxherëve të burimeve njerëzore nuk u pëlqen nëse vonoheni për intervistë. Unë rekomandoj të shkoni aty 5 ose 10 minuta më herët. As më shumë se 10 jo, sepse nëse shkoni shumë herët mund ta vëni kompaninë në vështirësi apo të pengoni intervistën paraprake. E them këtë ngase ka kompani që nuk duan t’i takojnë kandidatët njëri me tjetrin”. Mos gënjeni në intervista të punës. Një tjetër shprehi negative të cilën Shkumbini e përmend është gënjeshtra në intervista të punës. Ai thotë se kandidatët shpeshherë shtojnë në CV-të e tyre përvoja që nuk i kanë pasur realisht më herët, vetëm që ta kalojnë fazën e parë të intervistës. Sipas Ibraimit, kjo është e patolerueshme dhe lehtë mund të kuptohet. Shumica e punëdhënësve kërkojnë nga kandidatët ta elaborojnë një përvojë pune dhe nëse i njejti nuk arrinë të jetë bindës, ai do ta humb mundësinë qysh në fazën fillestare. Mos i jepni intervistës frymë negative. Duke u bazuar në përvojën e tij shumëvjeçare në rekrutim, Shkumbin Ibraimi thotë se ka shumë kandidatë të cilët i japin intervistës një frymë negative, e shohin nevojën të arsyetohen, të mbrohen vazhdimisht. “Ne, kur i marrim në intervista, tentojmë që ta ruajmë pozitivitetin, mundohemi të fokusohemi vetëm në gjërat qe janë pozitive tek një kandidat. Edhe kandidatët duhet të kenë kujdes që të mos e shpiejnë bisedën kah negativiteti sepse këto gjëra nuk u pëlqejnë as intervistuesve. Arsyetimet në intervista nuk janë të mira, nuk i rekomandoj, duhet ta ruajmë neutralen dhe pozitiven”, theksoi ai. Mos tingëlloni sikur e doni atë vend pune me çdo kusht. Ka shumë kandidatë të cilët gjatë gjithë intervistës e potencojnë se sa e duan atë vend pune, çka nuk rekomandohet të bëhet. Shkumbini thotë se punëdhënësve duhet t’iu bëni pyetje në intervista, të interesoheni edhe ju pak rreth tyre dhe jo vetëm ata rreth jush. Kjo konsiderohet si diçka që e balancon intervistën. Mos shkoni të papërgatitur. Ndër gjërat tjera që intervistuesit nuk rekomandojnë është edhe shkuarja të papërgatitur në intervista të punës, dmth, pa lexuar pak rreth kompanisë, kulturës së tyre, produkteve, etj. Mirëpo, rol të rëndësishëm luan edhe paraqitja. “Unë jam dëshmitar i shumë intervistave dhe kandidatët nuk i pyes nëse kanë njohuri për kompaninë ose jo sepse ne nuk e përmendim klientin, mirëpo në rastin tonë, pas intervistave të para kandidatët veç informohen për klientin dhe unë pres prej tyre që në fazat tjera të vijnë të informuar rreth kompanisë” . Ai nënvizoi se edhe  paraqitja duhet po ashtu të jetë në nivel. Kur flet për paraqitjen, ai thotë se duhet të jetë profesionale. Edhe pse kompanitë kërkojnë talentin, ka edhe kompani që i kushtojnë goxha rëndësi paraqitjes, ndaj është mirë të keni një prezantim të duhur. Mos flisni keq për punëdhënësin e kaluar. Ka edhe raste kur kandidatët fajësojnë kompaninë ose kolegët apo i tregojnë vetëm anët negative të kompanisë ku kanë punuar në të kaluarën. Kjo nuk do t’i pëlqejë punëdhënësit potencial. Ibraimi këtu thekson se të gjithë punëdhënësit në raste të tilla mund të mendojnë se si do të flisni ju në të ardhmen për ta, në rast se bëheni pjesë e kompanisë. “Kur ju pyesin se pse dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë, më e mira që mund të thoni është se jeni të interesuar për një përvojë të re, në një industri të re por assesi të flisni keq për kompaninë ku keni punuar” . Mos u ndjeni të rezervuar në pyetje të vështira. Një ndër pyetjet më të zakonshme në intervista të punës por njëkohësisht edhe më e vështira për kandidatët, është : “Cilat janë dobësitë tuaja?”. “Mos jepni përgjigje klishe, p.sh unë jam punëtor shumë i madh, në asnjë mënyrë mos e shndërroni dobësinë tuaj në aftësi,më mirë do të ishte nëse e tregoni një përvojë kur keni dështuar në një rast dhe pastaj e tregoni se si keni arritur ta menaxhoni apo çka keni mësuar prej asaj përvoje”. Mos lini përshtypje se do të punoni për një kohë të shkurtë. Diçka që punëdhënësit nuk e pëlqejnë është nëse ua krijoni përshtypjen se do të qëndroni vetëm afatshkurtë në një ambient të punës.  Kjo mund të jetë edhe më e dukshme në Kosovë, pasi që emigrimi është akoma i shpeshtë. “Një prej pyetjeve që zakonisht mund të shtrohet në intervista të punës është edhe ku e sheh veten kandidati në 3 apo 5 vitet e ardhshme, e ka edhe prej atyre që thonë se duan të largohen nga shteti, të studiojnë jashtë, të hapin ndonjë dyqan online, etj. Në bazë të përvojës time, një punëdhënës kur e merr dikënd në punë, pret që ai person nuk do të largohet nga puna të paktën 3 deri në 5 vite”. Mos pyesni për pagën. Si e fundit por jo më pak e rëndësishme është edhe kureshtja për pagën. Sipas Shkumbin Ibraimit, intervistat ndahen në disa faza, prandaj kandidatët duhet të kenë durim të presin fazën kur shtrohet në tavolinë edhe çështja e pagës. Krejt në fund, ai theksoi se një intervistë e mirë konsiderohet të jetë ajo intervistë që zgjatë 30 deri në 40 minuta ani pse varet edhe nga pozita e punës për të cilën intervistohet personi. Pas 45 minutave, ai thotë se intervista mund të kalojë në monotoni.
Lexo më shumë
Rekrutimi online: Si realizohet intervistimi për punë?
Varësisht nga natyra e punës, shumica e bizneseve janë duke vazhduar punën nga distanca, si shkak i pandemisë që ka kapluar botën së fundmi. E ato biznese që mision i kanë njerëzit, mund ta kenë pasur pak më të vështirë praktikimin e punës në këtë formë, ani pse firmat e rekrutimit këtë mënyrë pune e kanë aplikuar edhe më parë. Zanë Havolli - Veseli, Senior Recruiter në kompaninë e rekrutimit HumanPower, tregoi për AkademiPune se si po menaxhohet i gjithë rekrutimi nga shtëpitë për kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare. Ajo thotë se ndonëse një gjendje e tillë e ka prekur pak procesin e rekrutimit vendor, në të njejtën kohë i ka mësuar njerëzit të praktikojnë dhe të gjinden edhe me metoda të tjera të punës. "Kriza e virusit korona na ka detyruar të gjithëve të përqafojmë mënyra të reja të punës. Thirrja për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar distancën sociale, nuk nënkupton që duhet ndëprerë punën. Kjo gjendje e ka vështirësuar pak procesin e rekrutimit dhe është diçka e re për të intervistuarit dhe intervistuesit. Shumë njerëz të cilët janë mësuar me intervista “face to face” do të duhet të kalojnë për herë të parë në proceset e shqyrtimit virtual dhe të zbulojnë mënyra të reja për të njohur më mirë veten dhe kompanitë për të cilat kanë aplikuar” Organizimi i intervistave online Rekrutuesit tashmë veç kanë kaluar në mbajtjen e të gjitha intervistave online. Aplikacionet që përdorën kryesisht janë: Skype, Google Meet, WhatsApp dhe të tjera. "Momentalisht, të gjitha intervistat jemi duke i zhvilluar online, nëpërmjet google.meet, por natyrisht që po përdorim edhe aplikacione të tjera si Skype dhe në rast nevoje edhe WhatsApp. Teknologjia mundëson që njerëzit të lidhen kudo në botë, me këdo, në çdo kohë. Kjo ndryshon mënyrën e punës së njerëzve por e bën më të lehtë punën konstante me kolegët që ndodhën në vende apo kontinente të ndryshme. Ne si HumanPower, e kemi databazën me kandidatë që veç kanë aplikuar online dhe kjo do të thotë që filtrimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve e bëjmë nëpërmjet softuerit që posedojmë” Sfidat kryesore gjatë intervistimit online të kandidatëve Zakonisht rekrutimi në këtë formë i ka edhe anët e mira por edhe ato të këqija. Havolli thotë se rekruterët mund ta shohin si sfidë rekrutimin vetëm nëpërmjet video-komunikimit, çka mund të marrë më shumë kohë dhe më shumë përpjekje. Mirëpo, ajo thotë se sfidë kryesore e rekrutimit online mund të jetë gjetja e kandidatëve të duhur. ”Unë si rekrutere mendoj që në keto raste kur edhe jemi duke punuar nga shtëpitë tona, një disavantazh i rekrutimit online është se kandidatët mund të mos e shfaqin veten njësoj dhe mund të na mashtrojnë. Kjo do të thotë që ne mund të përfundojmë duke u interesuar për dikë që nuk i plotëson kriteret e punës, por prapë e pretendon atë. Ndërkaq avazhtazhi është se tani është më e lehtë të kontaktosh kandidatët pasi që ata nuk janë të bllokuar në takime ose udhëtime“ Ndonëse filtrimi, selektimi, mbajtja e intervistave të punës si dhe përzgjedhja e kandidatëve final mund të bëhet edhe online, Havolli ka një këshillë për të gjithë kandidatët që intervistohen për punë në këtë periudhë. “Kandidatët dhe të gjithë të tjerët që janë duke punuar nga shtëpia të jenë të durueshëm pasi që e gjithë kjo situatë do të kalojë dhe patjetër që do t’i kthehemi jetës normale. Gjatë kësaj periudhe, shfrytëzojeni kohën për të ndjekur ndonjë webinar online, kurse online, që të jeni sa më produktivë dhe të mësoni gjëra të reja“ përfundoi Havolli. Disa këshilla për kandidatët: Sigurohuni që të keni internet. Testoni internetin dhe aplikacionet për video-komunikim, që të jenë duke funksionuar mirë para intervistës. Keni parasysh veshjen. Edhe pse intervistat do të mbahen online dhe me video, veshjes duhet t’i kushtoni rëndësi njësoj sikur ta kishit pasur intervistën ballë për ballë me rekruterët. Përgatituni. Bëni përgatitjet e njejta si për intervistat e mëhershme. Përgatitni përgjigjet në pyetjet që mund t’ju bëhen si dhe pyetjet që do t’ua bëni ju intervistuesve. Mos u shpërqëndroni. Fokusohuni plotësisht në intervistë dhe kujdesuni që të mos shpërqëndroheni me gjëra tjera në ambientin e shtëpisë apo me telefon. Falënderoni intervistuesit. Mos harroni të dërgoni edhe një e-mail për t’i falënderuar intervistuesit për kohën e tyre. Disa këshilla për intervistuesit: Përgatituni. Kujdesuni që të informoni edhe pjesëtarët e tjerë të panelit të rekrutimit rreth kandidatit, duke prezantuar CV-në e tij. Po njësoj informoni edhe kandidatin rreth intervistës, kohës, fazave të intervistimit. Kontrolloni internetin. Njësoj si kandidatët që do të intervistohen, edhe rekrutëret duhet të kontrollojnë teknologjinë para fillimit të mbajtjes së intervistave. Mos u shpërqendroni. Tregoni respekt për kandidatët sikur të ishit duke mbajtur intervistën ballë për ballë, largoni telefonat dhe gjithçka që mund t’ju shpërqëndrojë. Jepni kohë kandidatëve. Duke pasur parasysh edhe gjendjen, mos i bëni pyetjet njëra pas tjetrës, lejoni kandidatët të bëjnë pauza në mes të përgjigjeve. /AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.