Zëri i “Glam Radio”: Rrugëtimi 21-vjeçar i Arsim Limanit me radion

28 Mars '24

Zëri i “Glam Radio”: Rrugëtimi 21-vjeçar i Arsim Limanit me radion
	 	 

Rrugëtimi 21-vjeçar i Arsim Limanit është i bazuar në dashurinë e madhe për punën e radion. Ai është zëri që iu shoqëron në kolonat e gjata pasdite në emisionin “Drive Me Crazy” në “Glam Radio”, radio që mëton që të frymëzoj njerëzit, jo vetëm në baza ditore, që ta shohin botën në mënyra dhe përmes përvojave të ndryshme. Arsim Limani që është edhe Shef i Teknologjisë në këtë radio rrugëtoi me të që kur ishte vetëm një ide. Telefonatat janë specialiteti i tij e mijëra dëgjues janë komunikuesit e tij të vazhdueshëm. Se si është ta ruash këtë lidhje me dëgjuesit, tregon ai në këtë intervistë për AkademiPune.

AkademiPune: Cili ishte rrugëtimi me radion në përgjithësi dhe rrugëtimi juaj me Glam Radio?

Arsim Limani: Rrugëtimi im me radion ka filluar në moshën 17 vjeçare dhe tani më behën 21 vite rrugëtim në këtë profesion e pasion, qe atëherë e pash që kjo është ajo qe di ta bej më së miri dhe ju përkushtova 100%. Sa i përket Glam Radios, në këtë projekt jam qysh kur nisi si ide, pra  atëherë kur ishte vetëm një ide që të bëhet edhe një radio si Glami.  Me ftesën e mikut tim Gentit, qe kishim njohuri në këtë profesion edhe nga e kaluara pa asnjë hezitim pranova ...dhe ja ku jemi sot... 7 vite Glam 7 vite dashni për këtë radio.

AkademiPune: Glam Radio tashmë e ka bërë diferencën sa i përket radiove në vend, çfarë mendoni se e ka vendosur në pozicionin që është sot?

Arsim Limani: Përkushtimi, dashnia vullneti i gjithë ekipes qe e ka Glami sot ka bërë qe kjo të jetë ajo që është, diferenca është edhe në atë se çka servojmë ne: Muzika, informacione pozitive e besa edhe kualiteti i zërit pastaj emisionet që ju shoqërojnë kanë bërë që kjo radio të jetë në treg ndryshe nga ato qe ishin e kjo ka bërë që të kemi pozicionin që është sot.

AkademiPune: “Drive me Crazy” është bërë adresa e pasdites me shumë diskutime e telefonata. Si u zhvillua ky emision përgjatë viteve? Çfarë e bën një komunikim të mirë me dëgjuesit veçmas kur flasim në baza ditore?

Arsim Limani:“Drive Me Crazy” është emisioni i dyte qe ka filluar në Glam pas “Captain Fm” që është emisoni i parë qe filloi me Glam Radion. Koncepti i emisonit ishte ndërtuar qysh në fillim si emision interaktiv por që nuk doja që të kishim komunikim përmes telefonatave. Ideja ishte qe të i kontribuojmë kryeqytetit qe sadopak në kohen kur të githë janë duke u kthyer nga puna te i ndihmojmë me komunikacionin, dhe kështu vendosem qe komunikimi me dëgjuesit te bëhet përmes fotove qe ata dërgojnë për të na informuar për pjesët e ngarkuara në komunikacion, e qe ne nga informatat të i ndihmojmë  të tjerët qe mos te futeshin në kolonat që dinë të jenë në Prishtinë. Po ashtu brenda emisonit kemi dhe vazhdojmë të zhvillojmë edhe intervista biseda te karaktereve te ndryshme. E vitet e fundit me fillimin e bashkëpunimit edhe me KTV, atëherë emisoni ndryshoi pak në koncept dhe filluam ta pranojmë telefonata që janë specialiteti im! Mendoj qe komunikimin e mirë me dëgjuesit e bën thjeshtësia dhe afërsia ndaj atyre që çdo dite ndajnë nga koha e tyre për të dhënë një mendim rreth asaj teme qe ke vendosur. Kjo e bën qe ata (dëgjuesit) të lidhen dhe familjarizohen me ty si ti me ta dhe kjo e bën qe ata të tentojnë me mijëra e mijëra herë për të arritur në linjë që të diskutojnë me ty. Jam i bekuar qe kam telefonues të tillë të cilët për asnjë çast nuk lodhen së tentuari dhe me besoni që janë dëgjuesit/shikuesit më të mirë në botë, këtë e dëshmoj pasi qe për këto vite vetëm sa jemi munduar që të jemi afër njeri-tjetrit e asnjëherë të fyejmë njëri-tjetrin.

AkademiPune: Cili është suksesi i ambientimit nga radio me TV?

Arsim Limani: Unë vazhdoj të bëj radio. Po... bej radio në TV dhe kjo me ka bërë qe të adaptohem shumë shumë e lehtë. Normalisht që komoditetin që ta jep radio nuk ta jep TV, pasi që duhet në rastin tim më i humbë 15kg qe më të zanë kamera, për dallim që në radio është me rëndësi të jesh afër mikrofonit dhe ta dish se çfarë dëshiron të thuash.

Cili është mesazhi juaj për të gjithë ata që ju dëgjojnë dhe për ata që duan të punojnë në radio?

Arsim Limani: Ata qe na dëgjojnë mesazhi kish me qenë që është një adresë info@glamradio.fm ku munden të drejtohen me kritikat e tyre se ato në bëjnë më u permisu e përditësu që më vazhdu me na dëgju. Faleminderit secilit veç e veç qe vazhdoni e dëgjoni Glam Radion, ndërsa për ata që duan të punojnë në radio mesazhi kish më qenë që para se të vendosni të punoni në këtë profesion, dijeni që duhet të keni pasion për të dhe duhet të keni shumë dashni pasi që ky profesion kërkon dashi të madhe e nëse këtë e keni atëherë jeni personi ideal për radio. Faleminderit shumë juve për mundësinë dhe vazhdoni ta dëgjoni Glam Radio! / AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC