Të kesh një ekuilibër të mirë të punës dhe jetës ka efekte të shumta pozitive. Këtu bëjnë pjesë zvogëlimi i stresit, lodhja nga puna, si dhe mirëqenja e përgjithshme. Kjo është e dobishme si për punonjësit ashtu edhe për punëdhënësit.
Shpesh, puna jonë mund të marrë primatin mbi gjithçka tjetër në jetën tonë. Dëshira jonë për të pasur sukses profesional mund të na bëjë të harrojmë mirëqenien tonë. Sidoqoftë, krijimi i një ekuilibri harmonik të punës dhe jetës private është thelbësor për të përmirësuar jo vetëm shëndetin tonë fizik, emocional dhe mendor, por edhe shëndetin tonë në karrierë.
Punëdhënësit që janë të angazhuar të ofrojnë ambiente që mbështesin ekuilibrin e punës dhe jetës private për punonjësit e tyre kanë përfitime të mëdha, pasiqë kësisoj ata kanë më pak raste mungesash dhe gëzojnë një fuqi punëtore më besnike dhe produktive. Kur krijoni një ekuilibër ndërmjet jetës dhe punës që funksionon për ju, kushtoni kohë vlerësimit të nevojave tuaja.
Të keni fleksibilitet, do të thotë që ka ditë kur duhet të punoni edhe jashtë orarit të punës, kësisoj ju krijoni kohë më vonë gjatë javës për të shijuar aktivitete të tjera. Pavarësisht se si e organizoni kohën tuaj, duhet t'i kushtoni rëndësi të madhe krijimit të një ekuilibri për të qenë të suksesshëm si në punë ashtu edhe në jetën tuaj personale.
Akademi Pune ju sjell disa mënyra për të krijuar ekuilibër më të mirë të punës dhe jetës private:
1. Pranoni që nuk ekziston ekuilibri 'perfekt' i punës dhe jetës private
Kur dëgjoni "ekuilibër punë-jetë", me siguri se imagjinoni të keni një ditë jashtëzakonisht produktive në punë dhe të largoheni herët për të kaluar gjysmën tjetër të ditës me miqtë dhe familjen. Kjo mund të duket ideale, por nuk është gjithmonë e mundur.
Mos kërkoni patjetër orarin e "përsosur", pasi është më e rëndësishme ta përpiloni një orar real që i përshtatet nevojave tuaja. Ka ditë kur ju jeni të përqendruar më shumë në punë, ndërsa ditëve tjera mund të keni më shumë kohë dhe energji për të ndjekur ndonjë hobi që keni ose ta kaloni kohën me të dashurit tuaj. Ekuilibri ideal arrihet me kalimin e kohës, jo brenda një dite.2. Gjeni një punë që e doni
Puna nuk është vetëm një mënyrë për të fituar para, por duhet t'ju shërbejë si financiarisht ashtu edhe emocionalisht. Nëse e urreni atë që bëni, kjo ndikon negativisht në zhvillimin tuaj emocional si dhe në produktivitetin tuaj. Ju nuk keni nevojë ta doni çdo aspekt të punës tuaj, por duhet të jetë sadopak emocionuese dhe të mos keni bezdi të zgjoheni nga shtrati çdo mëngjes për të shkuar në punë.
3. Jepni prioritet shëndetit tuaj
Shëndeti juaj i përgjithshëm fizik, emocional dhe mendor duhet të jetë prioriteti juaj. Nëse keni probleme me ankth ose depresion dhe mendoni se terapia do t'ju sjellë dobi, është tejet normale të konsultoheni të ndonjë psikolog që do t'ju ndihmonte. Prioriteti që i jepni shëndetit tuaj, para së gjithash ju bënë punonjës dhe person më të mirë. Pasiqë, një shëndet jo i mirë si mendor ashtu edhe fizik ka ndikim në performancën tuaj në punë.
4. Kushtoni më shumë kohë vetes dhe të afërmve tuaj
Edhe pse puna juaj është shumë e rëndësishme, ajo nuk është e gjithë jeta juaj. Nëse nuk planifikoni mirë për kohën që duhet t'ja kushtoni vetes dhe të afërmve tuaj, kurrë nuk do të keni kohë të bëni gjëra të tjera jashtë punës. Pavarësisht se sa i ngjeshur mund të jetë orari juaj, në fund të fundit ju vetë e keni kontrollin e kohës dhe jetës suaj. /Akademi Pune