Si ta mbani një raport të mirë me punëdhënësin?

24 Feb, 2020

Si ta mbani një raport të mirë me punëdhënësin?
	 	 

Marrëdhëniet e mira, produktive, ku nuk mungon respekti janë çelësi i suksesit për një kompani. Këtu përfshihet raporti që keni me punëdhënësin tuaj. Përderisa prioriteti kryesor i një punëdhënësi është të ketë punonjës të zellshëm që përmbushin vizionin e tij për kompaninë, përveç kësaj një punëdhënës do të donte të kishte më shumë se sa vetëm marrëdhënie profesionale me njerëzit me të cilët punon.

Në fund të fundit, punëdhënësi një pjesë të madhe të kohës e kalon me stafin, si rrjedhojë një raport i ftohtë dhe jo miqësor nuk do të kishte aspak kuptim për të dyja palët dhe do të ndikonte në performancën e kompanisë.
Punëdhënësi luan një rol kryesor në ngritjen tuaj në karrierë, kështu që sa më shumë që ai njeh personalitetin tuaj, punën tuaj dhe etikën tuaj të punës, aq më më të mëdha janë gjasat që të shpërbleheni.

Një marrëdhënie e shëndoshë dhe respektuese në raport me të, përmirëson moralin dhe produktivitetin tuaj, respektivisht raporti i tillë ndikon pozitivisht në karrierën tuaj.

Nëse keni interes për një marrëdhënie sa më të mirë me punëdhënësin tuaj, Akademi Pune ju ofron disa sugjerime për krijimin e një raporti sa më të mirë:

Merrni iniciativë të caktoni mbledhje mujore

Është e rëndësishme që punonjësit të ndërmarrin iniciativën për të mbajtur takime individuale me punëdhënësin e tyre gjatë muajit. Kjo ndihmon që të vlerësohet gjendja aktuale në kompani, të vihen në pah rezultatet e arritura si dhe prioritetet për të ardhmen.
Gjithashtu, gjatë mbledhjeve diskutoni gjendjen e projekteve aktuale, paraqitni idetë që keni për të ardhmen dhe kuptoni nëse jeni në të njejtin mendim me punëdhënësin tuaj dhe qëllimet që ka.

Shfaqni vlerat tuaja

Është me rëndësi ta kujtoni se jeni punësuar sepse posedoni aftësi të veçanta të cilat i vlerëson kompania. Si person i tillë, ju shpesh mund të ofroni perspektiva të ndryshme nga punëdhënësi juaj. Një punëdhënës i mirë nuk do të dëshironte që punonjësit të pajtohen gjithmonë me të, por gjithashtu të flasin për nevojat, realitetin dhe sfidat nëpër të cilat po kalon kompania e që duhet të adresohen, kësisoj ju shfaqni vendosmerinë që keni në atë që besoni.

Përpiquni të keni komunikim sa më të hapur

Sa herë i keni thënë punëdhënësit tuaj se një nga idetë e tij ose të saj nuk është aq e shkëlqyeshme? Ndoshta është bisedë e frikshme për çdo punonjës, por është e rëndësishme komunikimi i lirshëm pasi një punëdhënës mendje hapur do ta vlerësonte iniciativën tuaj për ide të reja inovative.

Ofroni ndihmë

Shprehni gatishmëri për të ndihmuar në ndonjë projekt edhe nëse nuk kërkohet një gjë e tillë nga ju. Shumë punëdhënës janë të ngarkuar gjatë gjithë kohës dhe shpesh nuk flasin nëse kanë nevojë për ndihmë. Prandaj, gjatë bisedës tuaj pyetni ata nëse kanë nevojë për ndihmë në ndonjë projekt të caktuar.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Cili është kontinenti më i vogël sipas sipërfaqes?
    A
    Australia
    B
    Amerika Veriore
    C
    Evropa
    D
    Antarktika
  • Në cilin kontinent ndodhen pyjet tropikale të Amazonës?
    A
    Amerikën Veriore
    B
    Amerikën Jugore
    C
    Afrikë
    D
    Australi
  • Harta e cilit kontinent është paraqitur në foto?
    A
    Afrika
    B
    Amerika Jugore
    C
    Azia
    D
    Amerika Veriore
  • Cili është kontinenti i dytë më i madh sipas sipërfaqes?
    A
    Amerika Jugore
    B
    Azia
    C
    Afrika
    D
    Amerika Veriore
  • Cili nga këta kontinente është më i populluari me njerëz?
    A
    Afrika
    B
    Azia
    C
    Evropa
    D
    Amerika Jugore
  • Në cilin kontinent shtrihet lumi më i gjatë?
    A
    Azi
    B
    Evropë
    C
    Amerikën Veriore
    D
    Afrikë
  • Harta e cilit kontinent është paraqitur në foto?
    A
    Amerika Jugore
    B
    Afrika
    C
    Amerika Veriore
    D
    Australia
  • Sa përqind të sipërfaqes së përgjithshme të Tokës përfshin kontinenti i Azisë?
    A
    5.3%
    B
    8.7%
    C
    7.5%
    D
    6.2%
  • Në cilin kontinent ka më së shumti liqene?
    A
    Amerikën Veriore
    B
    Azi
    C
    Evropë
    D
    Australi
  • Sa është numri total i shteteve në kontinentin e Afrikës sipas Kombeve të Bashkuara?
    A
    60
    B
    52
    C
    54
    D
    65
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Si t'i bëni reklamë biznesit tuaj?
Pavarësisht se sa i vogël është biznesi juaj apo buxheti i tij, është thelbësore të shpenzoni para për reklama. Nëse sapo keni filluar një biznes të vogël dhe dëshironi rrjetëzim sa më të shpejtë dhe efikas, mund të përdorni disa medota efektive që biznesi juaj të rritet.Ekzistojnë mundësi të shumta që ta reklamoni biznesin tuaj edhe pa harxhuar shuma të mëdha parash. Merrni sa më shumë informata, këtë mund ta bëni duke hulumtuar tregun se çka po kërkohet më shumë, si dhe duke kontaktuar biznese tjera apo ndonjë ndërmarrës për këshillë. Krijoni një faqe interneti (website) Nëse ende nuk e keni krijuar një faqe interneti ku promovoni biznesin dhe produktet tuaja, atëherë është koha të bëni një gjë të tillë sa më shpejt. Sot shumica e bizneseve, qoftë ato të vogla ose të mëdha, promovojnë produktet e tyre nëpër rrjetet sociale dhe afrohen tek klienti më shpejt. Kësisoj, klientët kanë çasje më të lehtë në produktet tuaja dhe në rast të ndonjë pyetje apo sugjerimi ju kontaktojnë përmes rrjeteve sociale. Kërkoni rekomandime Pasi të keni krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme biznesi me ndonjë klient, gjeni mënyra për të kërkuar që ata ta rekomandojnë biznesin tuaj te klientët e rinj. Ju mund ta bëni programin tuaj të rekomandimit joformal, por patjetër sigurohuni që të vendosni disa mendime në të dhe t'ju drejtoheni klientëve tuaj me kujdes. Gjithashtu, mos harroni t’i shpërbleni klientët që e rekomandojnë biznesin tuaj. Reklamoni biznesin nëpër rrjete sociale Rrjetet sociale janë një formë shumë moderne dhe e shpejtë për të arritur te klientët e rinj. Sot shumë biznese reklamojnë veten dhe produktet që kanë në Facebook, Instagram dhe platforma tjera. Facebook ka disa nga mjetet më të mira të shënjestrimit në reklamimin e mediave sociale. Përmes Facebook ju mund të përqendroheni dhe të synoni reklamën tuaj për të arritur pikërisht në grupin demografik që përputhet më mirë me interesat tuaja. Edhe nëse keni një biznes të vogël, ju kurrë nuk duhet të ndjeheni sikur buxheti juaj është shumë i vogël për të marrë rezultate të mira në reklamim. Pavarësisht se çfarë biznesi keni ose çfarë shisni, ka shumë mënyra për të përdorur zgjuarsi, këmbëngulje dhe punë të palodhur për të promovuar biznesin tuaj. /Akademi Pune
Lexo më shumë
5 arsye pse nuk duhet ta braktisni vendin e punës
A është koha për të lënë punën time? Kjo është një pyetje që të gjithë ia kemi parashtruar vetes në një moment të karrierës tonë. Shumica e njerëzve presin derisa të ndjejnë se duhet lënë punën ose organizatën e tyre, dhe kjo i vë ata në disavantazh. Mos merrni vendime të nxituara pa analizuar mirë situatën në të cilën ndodheni. Nëse nuk i shikoni mirë rrethanat para se të vendosni ta braktisni punën aktuale, ju mund edhe të dështoni duke e bër një hap të gabuar në karrierë. Mos lejoni që një gjë e tillë të ndodhë me ju. Përkundrazi, duhet të jeni aktiv dhe shfrytëzoni mundësinë, të paktën një herë në vit, të vlerësoni vendin e punës dhe pozicionin që keni, së bashku me arritjet tuaja personale. 1. Mos e merrni vendimin shpejtë Mos e merrni vendimin për ta lënë punën vetëm nëse keni pasur një ditë të mërzitshme në punë. Mos ndërmerrni veprime të pamenduara që do të prishin raportet tuaja me punëdhënësin tuaj aktual ose njerëzit me të cilët punoni. Duhet ta dini se bashkëpuntorët tuaj aktual janë referencë e juaja për punët e ardhshme dhe këta njerëz do t'i vlerësojnë, respektojnë dhe mbajnë mend daljet e pjekura dhe profesionale nga puna, si dhe ato jo profesionale. 2. Performanca e kompanisë nuk është aq e mirë Mendoni se kompania në të cilën punoni po fundoset ose është në drejtim të gabuar. Kjo nuk është koha e duhur për të dhënë dorëheqjen. Deri atëherë jepni kontributin tuaj dhe ndihmoni ekipin dhe punëdhënësin tuaj përderisa ende keni një punë. Kësisoj, ju ndërtoni marrëdhënie, përvojë dhe referencë të mirë për intervistat e ardhshme të punës. 3. Pas një dështimi Jeni duke menduar largimin pasi që projekti që ishit pjesë e tij dështoi. Për punëdhënësit e ardhshëm, një dorëheqje përballë dështimit do të duket sikur të jeni larguar nga puna pasi mund të keni qenë personi përgjegjës për atë dështim. Në vend se ta mendoni largimin bëni gjënë e duhur. Kthejuni punës, qëndroni përpara sfidës, merrni kritikat, mos u dorzoni lehtë dhe përqendrohuni që t’i ktheheni punës edhe me më shumë përkushtim. Marrja e përgjegjësisë në vend se ta drejtoni gishtin në drejtim të tjerëve në momente kritike tregon karakterin tuaj të një udhëheqësi. 4. Mos nxitoni pa pasur ofertën tjetër Tregu i punës pëson ndërrime të ndryshme dhe aplikimet për një vend të mirë pune janë tejet të mëdha. Prandaj, pa pasur ndonjë ofertë tjetër mos merrni vendime që mund të jenë të dëmshme për ju. Kur nuk keni punë, fuqia juaj e negociatave është shumë më e ulët dhe kërkimi i punës bëhet emocionalisht sfidues. 5. Nuk keni kursime të mjaftueshme Kursimet janë të domosdoshme për realizimin e planeve që keni në të ardhmen. Nëse nuk keni mjaftueshëm para të kursyera për t'ju mbajtur deri sa të gjeni një punë të re, patjetër që duhet të mendoni dy herë para se të hiqni dorë nga puna e tanishme që keni./AkademiPune
Lexo më shumë
5 gabimet më të shpeshta që mund t’i bëni në karrierë
Pavarësisht se sa të sigurt ndjeheni në pozitën tuaj aktuale, nuk duhet të bëheni kurrë shumë të rehatshëm. Në kohën që po jetojmë, si rrjedhojë e jetës dinamike, mund të ndodhin edhe gjëra të papritura si: kompanitë blihen, disa prej tyre falimentojnë, ndryshimet e pronësisë, si dhe ndryshimet e tregut të punës. Prandaj, në rast të ndonjë ndryshimi eventual në karrierën tuaj, është e domosdoshme ta gjeni veten të përgatitur dhe t'i evitoni disa gabime që mund t'i bëni. Nëse dëshironi të ndiqni rrugën më të mirë të karrierës dhe të jeni në gjendje të gjeni shpejt një punë të re kur është koha për ndryshime, shmangni këto pesë gabime potencialisht katastrofike në karrierë. 1. Ju gaboni kur nuk e sfidoni veten Nëse e shihni se keni ngecje në teknologji apo ndonjë fushë tjetër, dhe vazhdoni me kokëfortësi të mos ndërmerrni masa për ta përmirësuar veten, aftësitë tuaja përfundimisht do të vjetrohen dhe kësisoj rrezikoni ta humbni vendin e punës si dhe të mos jeni të gatshëm të përballeni me ndryshimet në të ardhmen. Prandaj, është e domosdoshme të jeni në hap me kohën, t’i zhvilloni aftësitë që keni si dhe të mësoni aftësi të reja, që janë thelbësore në punën që bëni. Këtë mund ta bëni duke e sfiduar veten në projekte të reja si dhe të jeni të përditësuar me programe të reja kompjuterike që lehtësojnë punën tuaj.2. Mos përditësimi i CV-së Shpesh njerëzit kur fillojnë një punë të re, harrojnë se CV-ja e tyre duhet përditësuar vazhdimisht. Ndërsa, kur vjen koha për një ndryshim pune të çfarëdo lloji, bëhet shumë e vështirë të rregulloni shpejt CV-në, si dhe të mbani mend të gjitha gjërat që keni realizuar nëse nuk keni mbajtur shënime në vazhdimësi. Shumë njerëz tani përdorin LinkedIn ose platforma tjera për të përditësuar CV-në e tyre, ku cekin pozitat, arritjet, arsimin dhe përgatitjen profesionale. 3. Mos rrjetëzimi dhe eksplorimi i mundësive Nëse refuzoni mundësitë për të marrë pjesë në ngjarje që organizohen nga kompania, kësisoj ju po izoloni veten tuaj. Nëse nuk zgjeroni rrjetin tuaj të njerëzve dhe distancoheni nga krijimi i miqve të rinj, ju nuk mund të prisni që të ju njohin se kush jeni dhe vlerat që shfaqni si person. Prandaj, është e nevojshme që të jeni sa më të shoqërueshëm dhe të takoni sa më shumë njerëz brenda industrisë dhe kompanisë ku aktualisht punoni. 4. Gaboni nëse nuk jepni maksimumin Nëse nuk shfaqni gatishmëri për të ndihmuar kompaninë tuaj ose një klient, ose duke mos kontribuar në ekipin e punës, në këtë mënyrë ju dërgoni mesazh të gabuar te bashkpunëtorët tuaj. Si rrjedhojë, ata krijojnë përshtypje jo të mira për ju duke menduar se jeni dembelë në punën që bëni dhe se nuk jeni të interesuar pë bashkëpunim. Prandaj, është mirë që të shfaqni interes për punë shtesë edhe nëse keni kryer detyrat e caktuara që keni pasur, si dhe të merrni pjesë në punën në grup duke shkëmbyer ide dhe përvoja me të tjerët. 5. Mungesa e vetëbesimit Nëse ju personalisht nuk besoni në veten tuaj, atëherë si mund të prisni që shefi apo kolegët tuaj të besojnë në ju? Bëni gjithçka që mundeni për të ndërtuar vetëbesimin tuaj. Filloni këtë duke i ndalur mendimet negative që mund t’i keni dhe të fokusoheni më shumë në pikat tuaja të forta dhe aftësitë që posedoni./AkademiPune
Lexo më shumë
Si të jeni produktivë edhe kur punoni nga shtëpia?
Rrethanat e ndryshme, qofshin ato të njohura apo të papritura, mund të ndikojnë rrjedhën normale të jetës sonë. Si rezultat i këtyre rrethanave, edhe veprimtaria e rregullt e punës ndonjëherë duhet të realizohet jashtë ambientit të punës, çka ndryshe njihet edhe si puna nga shtëpia. Mirëpo, sa efektive është puna nga shtëpia? Në një studim të realizuar kohëve të fundit nga ConnectSolutions, 77% e të anketuarve thanë se janë më produktivë kur punojnë nga distanca, krahasuar me punën në një ambient zyre. Ndërkaq, në një tjetër anketim, 82% e të anketuarve raportuan se ndjeheshin më të lumtur kur punonin nga distanca. Ani pse në vështrim të parë, realizimi i punës nga shtëpia mund të duket edhe si diçka e vështirë dhe shpesh e pamundur, ka edhe shumë mënyra se si punonjësit të jenë të fokusuar dhe mjaft produktiv. AkademiPune, ju sjellë disa këshilla për të lehtësuar përshtatjen tuaj edhe kur punoni nga distanca. Caktoni një orar të rregullt Puna nga shtëpia, vjen me shumë fleksibilitet. Mirëpo, ky fleksibilitet mund të ndikojë negativisht tek produktiviteti i punëtorit. Nëse nuk i caktoni vetes një orar të rregullt edhe kur punoni nga shtëpia, ju mund të përfundoni duke punuar ndoshta gjatë gjithë ditës, t'i përfundoni punët vonë, apo edhe të punoni përsëri gjatë orëve të vona. Prandaj, vendosni se kur do të punoni dhe kur jo. Gjeni një vend të përshtatshëm për të punuar Në mënyrë që të shmangni shpërqëndrimet dhe të jeni produktivë edhe kur punoni nga shtëpia, mundohuni të gjeni një vend të veçantë ku nuk keni komunikim me anëtarët e tjerë të familjes. Nëse nuk e keni një dhomë të veçantë ku nuk ju pengon askush, gjeni një hapësirë ku të paktën mund të jeni më të fokusuar. Mos e zhvendosni vëmendjen në gjëra të tjera Kur nuk mendoni për gjërat e tjera rreth shtëpisë, ju do të mund të përqëndroheni më shumë, kësisoj të rrisni edhe produktivitetin tuaj. Te gjitha detyrat / gjërat e tjera që nuk lidhen me punë, mund t'i përfundoni jashtë orarit të punës, siç do ta bënit zakonisht. Nëse është e mundur, rrini me një orar të rregullt në hapësirën ku keni vendosur të punoni dhe respektoni të njejtat orë, sikur të punonit në zyrë. Sigurohuni që pajisjet e telekomunikimit të jenë në rregull Që të jeni në koordinim me anëtarët e tjerë të ekipit dhe në dispozicion për thirrje me video apo konferenca, kontrolloni vazhdimisht pajisjet e telekomunikimit. Gjithashtu, planifikoni të bisedoni në baza të rregullta me pjesën tjetër të stafit, në mënyrë që të shkëmbeni ide, sepse një gjë e tillë do t’ju mbajë më produktivë. Parandaloni ndërhyrjet Ndonjëherë, miqtë, familjarët apo njerëzit përreth mund të mos e kuptojnë punën nga shtëpia. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mos lejoni ndërprerje në punë, sepse ndërprerjet mund të ndikojnë që ju të humbni fokusin, të mbeteni vonë në përfundimin e detyrave apo edhe të keni nevojë për kohë shtesë. Kësisoj, fillimisht informoni njerëzit përreth që jeni në orar të punës dhe keni nevojë për qetësi dhe përqëndrim.  Në fund të ditës, largoni mjetet elektronike Pas një dite pune, largoni pajisjet elektronike që të relaksoheni. Në këtë mënyrë do të jeni produktivë edhe ditën tjetër. /AkademiPune.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.